Tag: paguar

  • Foto-Lajm/ Rama në avionin privat të paguar nga shqiptarët

    Foto-Lajm/ Rama në avionin privat të paguar nga shqiptarët

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Blendi Gonxhe paguan 2700 € për një natë në Dubai me lekët e shqiptarëve

    Blendi Gonxhe paguan 2700 € për një natë në Dubai me lekët e shqiptarëve

    Një darkë në restorantin luksoz të kuzhinierit Nusret disa vite më parë, ku të pranishëm ishin Arbjan Mazniku, Arben Ahmetaj, biznesmen dhe zyrtarë shqiptarë, solli një mori komentesh negative në Shqipëri dhe se si zyrtarët e një vendi të varfër si Shqipëria abuzonin në luksin e faturave të Nusret.
    Ahmetaj dhe Mazniku tek restoranti luksoz “Nusreti” në Dubai
    E teksa kjo darkë është thuajse harruar në opinionin publik, një tjetër ministër i kabinetit Rama ka shijuar gjumin dhe relaksin e Dubait me një faturë për afro 2700 euro.
    Kush e ka paguar faturën?
    Taksat e shqiptarëve kanë paguar plot 2700 euro me kursin e ditës, ose 2 milion e 680 mijë lekë.

    Fatura e paguar
    Ministri Blendi Gonxhe ka udhëhequr delegacionin me 4 emra të tjerë, me siguri vartës të tij.
    Aq sa kuptohet nga fatura është shënimi pagesë hotel Dubai por pa specifikuar vetëm një dhomë një natë apo disa dhoma dhe për disa ditë.
    Referuar postimeve të Gonxhes, ai ka qenë në Dubai në datat 28 dhe 29 tetor 2025.

    Ndoshta ka qenë edhe për më tepër ditë, por në publikimet zyrtare agjenda është dy ditë.
    Kultura e pasur e një vendi të varfër si Shqipëria këtë herë rezulton se ka paguar akomodim sheikësh për plot 2700 euro hotel për Gonxhen.
    Dubai në të vërtetë është ndër më të shtrenjtat vende për luksin dhe komoditetin që ofron. Por a fiton diçka kultura shqiptare nga kjo faturë vetëm për gjumin 2700 euro? Kjo faturë nga njohësit e çmimeve në Dubai konsiderohet edhe e lirë. Por duhet Gonxhe të sqaroj, ishte i ftuar zyrtarë? pse se mikëpriti homologu në Emirate?
    Vërtet janë paguar 2700 euro apo? Për pesë persona apo për një?
    Sipas weblajm, kjo faturë nuk është e plotë pasi mund të shkojë mbi 3000 mijë euro ku mungojnë biletat e avionit, dietat apo edhe ushqimi.
    Pas Dubait Ministri që shqiptarëve ju dhuroi kulturën e përçundhar të Mozaikut me mbivendosje pa flokë, ka udhëtuar në Riad, Itali e jo vetëm.
    Bukën Ahmetajt ja zunë në fyt tek Nusreti aq sa sot është në arrari si i kërkuar nga Spak, ndërsa Gonxhe një deklarues në Spak është ndër Ministrat që media ka bërë me dhjetra denoncime për abuzime./Publik.al

  • 10 futbollistët më të paguar në Europë: Real Madrid me 3 lojtarë, vetëm Yamal nga Barça

    10 futbollistët më të paguar në Europë: Real Madrid me 3 lojtarë, vetëm Yamal nga Barça

    12 Nëntor 2025

    18:20

    Telesport

    Kylian Mbappe është aktualisht lojtari më i paguar në Europë. Sipas vlerësimeve të CIES, superylli francez fiton një shumë marramendëse prej 22.8 milionë eurosh bruto në vit.
    Kjo analizë bazohet në një model statistikor që merr në konsideratë disa kritere sportive, të tilla si minutat e luajtura, niveli i ndeshjeve dhe shkalla e fillimit gjatë vitit të kaluar, duke marrë parasysh edhe pozicionin e lojtarit. Mohamed Salah dhe Jude Bellingham plotësojnë podiumin e yjeve më të paguar aktualisht në Europë.
    Thibaut Courtois është portieri më i paguar, Van Dik qendërmbrojtësi më i paguar, por dy yjet nuk bëjnë pjesë në top listën e 10-të më të paguarve.
    1. Mbappé (Real Madrid): 22.8 mln euro2. Salah (Liverpool): 17.9 mln euro3. Bellingham (Real Madrid): 17.5 mln euro4. João Neves (PSG): 17.3 mln euro5. Szoboszlai (Liverpool): 17.1 mln euro6. Dembélé (PSG): 16.9 mln euro7. Alvarez (Atlético): 16.9 mln euro8. Martínez (Inter Milan): 16.7 mln euro9. Yamal (Barça): 16.7 mln euro10. Vinicius (Real Madrid): 16.2 mln euro

  • Hetim tronditës në Itali, turistët akuzohen se kanë paguar 90 mijë $ për të vrarë civilët në Sarajevë

    Hetim tronditës në Itali, turistët akuzohen se kanë paguar 90 mijë $ për të vrarë civilët në Sarajevë

    Prokuroria e Milanos ka hapur një hetim ndaj disa turistëve italianë që dyshohet se kanë paguar deri në 70 mijë paund për të marrë pjesë në “safari njerëzore” gjatë rrethimit të Sarajevës në vitet ’90, me tarifa shtesë për vrasjen e fëmijëve, raportoi Daily Mail, duke iu referuar mediave italiane dhe spanjolle.
    Sipas hetimit, të pasurit italianë me lidhje në qarqe të së djathtës ekstreme, udhëtonin nga Trieste drejt Beogradit me linjën ajrore serbe Aviogenex, për t’u bashkuar për fundjavë me ushtarët serbë të Bosnjës, të cilët mbanin nën rrethim kryeqytetin boshnjak. Ata dyshohet se paguanin 90 mijë dollarë për të qëlluar mbi civilë të paarmatosur nga kodrat përreth qytetit.

    Gjatë rrethimit katërvjeçar të Sarajevës (1992–1996), mbi 10 mijë persona humbën jetën nga snajperët dhe bombardimet, në ngjarjen më të gjatë të këtij lloji në historinë moderne. Rrugë si Ulica Zmaja od Bosne dhe Bulevardi Meša Selimović u bënë të njohura si “Rruga e Snajperëve”, për shkak të rrezikut të përhershëm të goditjes nga plumbat.
    Hetimi nisi pas një padie 17-faqëshe të paraqitur nga shkrimtari dhe gazetari milanez Ezio Gavazzeni, me mbështetjen e ish-magjistratit Guido Salvini dhe ish-kryetares së Sarajevës Benjamina Karić (2021–2024). Rasti u frymëzua nga dokumentari “Sarajevo Safari” i regjisorit slloven Miran Zupanić, publikuar në vitin 2022, i cili përmbante dëshmi tronditëse mbi “turizmin e snajperëve”.

    Gavazzeni ka deklaruar për “La Repubblica se bëhet fjalë për “njerëz të pasur, me reputacion, biznesmenë që lanë Triesten për të marrë pjesë në një gjueti njerëzish dhe më pas u kthyen në jetën e tyre të respektuar”. Ai shtoi se mund të jenë deri në 100 turistë të përfshirë në këtë praktikë çnjerëzore.
    Prokurori Alessandro Gobbi thuhet se disponon lista me dëshmitarë që mund të japin prova. Njëri prej tyre, një agjent i inteligjencës boshnjake me inicialet E.S., ka pretenduar se shërbimet sekrete italiane ishin në dijeni të ngjarjes që në vitin 1993 dhe se ekzistojnë ende dosje të klasifikuara për këtë çështje.
    Konsulli boshnjak në Milano, Dag Dumrukçiq, konfirmoi për “La Repubblica” se qeveria e Bosnjës po bashkëpunon plotësisht me autoritetet italiane. “Ne jemi të vendosur të zbulojmë të vërtetën dhe të përballemi me këtë kapitull të errët të së kaluarës”, tha ai.

  • Kryemadhi: SPAK shkeli procedurat, letra nga SHBA zbardh gjithçka

    Kryemadhi: SPAK shkeli procedurat, letra nga SHBA zbardh gjithçka
    Seanca gjyqësore ndaj Monika Kryemadhit, e parashikuar të mbahej këtë të premte, është shtyrë për ditën e hënë në orën 09:00. Pas daljes nga Gjykata e Posaçme, Kryemadhi ka lëshuar akuza të forta ndaj SPAK, duke pretenduar se organi i akuzës ka shkelur procedurat hetimore dhe ka mbyllur hetimet në mënyrë të parakohshme.
    Në një prononcim për mediat, Kryemadhi deklaroi se në dosje nuk ka asnjë provë të re, por vetëm përgjigjen e një letër-porosie të ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas saj, ky dokument, i cili ka mbërritur më 1 tetor, vërteton se Prokuroria e Posaçme ka vepruar në kundërshtim me rregullat
    Nuk ka asnjë provë të re, po përkundrazi ishte kthimi i përgjigjes së letër-porosisë që ka bërë SPAK-u. Gjë që në një farë mënyre ka treguar që prokuroria ka shkelur procedurën duke mbyllur hetimet pa, për ta çuar dosjen në gjykim, pa mbyllur hetimet,” tha ajo, duke shtuar se e vetmja arsye për këtë nxitim ishte e lidhur me Ilir Metën.
    Kryemadhi bëri një paralele me çështjen “McKeon”, duke theksuar se edhe në atë rast u pretenduan pagesa fiktive, por më vonë u vërtetua e kundërta. Ajo këmbënguli se llogaritë bankare të firmës lobuese GSIS tregojnë qartë se Lëvizja Socialiste për Integrim ka paguar saktësisht aq sa ka deklaruar dhe jo shifra të tjera.
    “Edhe në këtë rast, përsëri llogaritë bankare të GSIS-së tregojnë haptas që janë paguar aq para sa çka deklaruar LSI-ja,” pohoi Kryemadhi, duke ironizuar se sipas logjikës së prokurorisë, faturën për LSI-në mund ta kishte paguar edhe “dhoma e tregtisë së Meksikës”.
    Duke u bazuar te dokumenti i ardhur nga SHBA, Kryemadhi konfirmoi se pala mbrojtëse do të kërkojë rikthimin e dosjes në SPAK për hetim të mëtejshëm. Ajo argumentoi se informacioni i ri zbardh përfundimisht të vërtetën dhe hedh poshtë pretendimet e prokurorisë, të cilat i cilësoi si pasojë e paaftësisë ose keqdashësisë.
    Deklarata e plotë:
    “Sot s’kishim, kishim vetëm një ndërhyrje nga avokati im Redi Llanaj, i cili kundërshtoi dorëzimin e letër-porosisë për të pasur një qartësi sepse në radhës së kaluar pati një informacion të gabuar për opinionin publik, ku thanë prova të reja.
    Nuk ka asnjë provë të re, përkundrazi ishte kthimi i përgjigjes së letër-porosisë që ka bërë SPAK-u në nëntor të vitit 2024 dhe ka ardhur me 1 tetor. Kjo ka treguar që prokuroria ka shkelur procedurën duke mbyllur hetimet për ta çuar dosjen në gjykim, pa i mbyllur, për të vetmin shkak që dihet shumë mirë që ishte e vetmja gjë që mund ta nxirrte Ilir Metën nga burgu.
    Unë që i kam marrë materialet e reja, do t’i shikojmë në seancën paraprake. Materialet e reja kanë fagma që do të nxjerrin në pah se kush janë keqdashësit ose shpërdoruesit e sabotuesit. Nuk po i quajmë falsifikatorët. Është i njëjti rast si me McKeon-in që pretendonin se janë paguar 1 milion dollarë dhe pastaj doli vërtetimi nga Amerika për herë të dytë, që është paguar 15,000 dollarë LSI-ja.
    Edhe në këtë rast, llogaritë bankare të GSIS-së tregojnë që janë paguar aq para sa ka deklaruar LSI-ja. Sipas SPAK-ut mund të rezultojë që edhe dhoma e tregtisë së Meksikës ta ketë paguar faturën për LSI-në. Por sigurisht kjo dosje do të kthehet përsëri mbrapsht si në rastin e McKeon-it, gjë që do të vendosë përpara drejtësisë ose përpara zbërthimit të çështjes GSIS-në, prokurorinë e posaçme apo dikë tjetër.
    Patjetër që do ta kërkojmë rikthimin, sepse vetë letër-porosia nga Shtetet e Bashkuara ka sjellë informacionin e saktë dhe zbardh njëherë e mirë se çfarë ka ndodhur me GSIS-në. Duke e lexuar me ekspertë financiarë dhe të sistemit bankar, është e faktuar që Lëvizja Socialiste për Integrim ka paguar aq fatura sa ka deklaruar dhe aq janë derdhur në llogarinë bankare të GSIS-së.
    Pretendimet nga prokuroria kanë të bëjnë ose me paaftësinë e lexuesit financiar, ose me keqdashësi, ose vendosen në një pozitë të vështirë për akuzën që kanë ngritur.
    Mos harroni, ky hetim ka filluar për të hetuar minierat e floririt, gradaçelat në Angli e Amerikë dhe milionat në offshore. Faktikisht po rezultojmë që kemi ngelur te heqja e mitrës së Monika Kryemadhit”.

  • VIDEO/ KLSH: Qeveria ka paguar 40.5 miliardë lekë kredi të kompanive që nuk kanë paguar bankat

    VIDEO/ KLSH: Qeveria ka paguar 40.5 miliardë lekë kredi të kompanive që nuk kanë paguar bankat

    Qeveria shqiptare në vitin 2024 ka paguar interesat e kredive për disa kompani private për të cilat ka dalë garant. Ky fakt është evidentuar nga kreu i KLSH, Alfred Shehu në Komisionin për Nismat Qytetare. Sipas Shehut, një pjesë e kompanive që kanë investuar në turizëm, infrastrukturë nuk iu janë përgjigjur bankave dhe qeveria shqiptare është detyruar të paguajë kreditë në një vlerë prej 40.5 miliardë lekësh

    Nga SYRI TV

    Qeveria shqiptare ka paguar rreth 40.5 miliardë lekë në vitin 2024 interesa të kredive që kompani të ndryshme të cilat kanë investuar në energji dhe infrastrukturë dhe nuk iu janë përgjigjur bankave.

    Këtë fakt e ka evidentuar kreu i KLSH, Alfred Shehu në Komisionin për Nismat Qytetare. Sipas Shehut, qeveria është garante e këtyre kreditorëve dhe në momentin që ato nuk janë përgjigjur bankave detyrimi është paguar nga shteti.

    Në analizën e buxhetit të vitit 2024, kreu i KLSH vuri në dukje se disa prokurorime të qeverisë shqiptare janë zhvilluar me vlera më të larta se fondet në dispozicion dhe se buxheti është ndryshuar disa herë nëpërmjet akteve normative.

  • Sali Berisha shpenzime marramendëse në fushatën e 11 majit, kontrata e LaCivita me PD afër 2 mln dollarë…

    Sali Berisha shpenzime marramendëse në fushatën e 11 majit, kontrata e LaCivita me PD afër 2 mln dollarë…

    Dita e djeshme ishte afati i fundit për dorëzimin e raporteve financiare në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për zgjedhjet e 11 majit.  Sipas raportit financiar të PD të depozituar në KQZ shuma totale që është derdhur në llogarinë e kompanisë Advancing Strategies te Chris LaCivita është plot 1 milionë e 670 mijë dollarë. Pagesat janë kryer në data 11 shkurt 2025, 16 mars 2025, 24 mars 2025, 26 maj 2025. Pagesa e fundit për LaCivitan ishte 15 ditë pas zgjedhjeve. LaCivita ishte angazhuar nga PD për fushatën e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, ku ka ofruar konsulencë strategjike dhe menaxhim të aktivitetit elektoral.
    1.100 euro akomodim dhe masazh për Chris LaCivita
    Nga raporti për shpenzimet dhe të ardhurat që kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dorëzoi në KQZ, u vu re se ishin paguar 1100 euro akomodim e masazhe indiane për Chris LaCivita. Partia Republikane reagoi dje në lidhje me këto shërbime. Në njoftim sqarohet se lajmet e shpërndara kanë qenë për qëllime manipulative politike. PR-ja thekson se ka paguar, sipas marrëveshjes së koalicionit opozitar, për akomodimin e LaCivita për 3 netë qëndrimi në Tiranë. Më tej PR-ja sqaron se çdo shpenzim e ka deklaruar sipas parashikimeve ligjore. “Masazhatorët mediatikë, të korrupsionit të qeverisë, kanë raportuar sot se Fatmir Mediu ka paguar një masazh në hotelin ku ka ndenjur strategu i fushatës së Trump dhe të koalicionit tonë ‘Shqipëria Madhështore”, Chris LaCivita, sikur të bësh masazh me vlerën 5900 lekë ishte krim, turp, apo “shfaqje e huaj”. Kjo bëhet për qëllime manipulative politike, nga shërbëtorëve të bindur të pushtetit. Sqarojmë opinionin publik se: Partia Republikane konform detyrimeve dhe marrëveshjes së koalicionit opozitar, ka paguar konform ligjit, shpenzimet e akomodimin në hotel Xheko Imperial në Tiranë, për akomodimin e ekipit Amerikan të fushatës z. Chriss LaCivtta, Paul Manaford dhe Lord Stewart Jackson nga Parlamenti Britanik për 3 netë qëndrimi në këtë hotel, pronë e një biznesmeni të respektuar shqiptar, me vlerën 27,300 lekë nata. Këto shpenzime nuk janë paguar nga Fatmir Mediu, por nga Partia Republikane. Të gjitha këto shpenzime janë deklaruar nga PR sipas ligjit”, thuhet në njoftimin e PR-së. Kujtojmë se LaCivita u prezantua më 10 shkurt nga Berisha dhe ka marrë pjesë në disa mitingje të Partisë Demokratike gjatë 11 majit, por shfaqjet e tij ishin të rralla. LaCivita ka marrë pjesë në disa mitingje të Partisë Demokratike gjatë 11 majit. Por, teksa për LaCivitan do të zbulohet kontrata, e paqartë është ende se si Berisha solli në Tiranë për fushatë Paul Manafort, një njeri i akuzuar në SHBA për lidhjet me Kremlinin, që ka bërë evazion fiskal, që ka pastruar para, ka bërë mashtrime bankare, ka kërcënuar dëshmitarë, ka gënjyer në dëshmi apo edhe krime të tjera federale. Në shkrimet e mediave amerikane flitet se Manafort u rekrutua nga LaCivita për fushatën e PD-së.
    SPAK dhe FBI në lojë
    Përveç kontratës me LaCivitën, ekziston edhe një tjetër marrëveshje lobimi në Shtetet e Bashkuara, me një vlerë që arrin në 6 milionë dollarë, e lidhur me përpjekjet për heqjen e “non gratës” së shpallur nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Këtu është futur në lojë SPAK dhe drejtësia amerikane, të cilat kanë thelluar hetimet. Berisha është përpjekur ta paraqesë si një “dhuratë” nga atdhetarët shqiptarë që jetojnë në Amerikë. Berisha ka deklaruar se Partia Demokratike nuk ka asnjë detyrim financiar ndaj kësaj kontrate dhe se pagesat do të mbulohen nga fondacioni “Make Albania Great Again”, një strukturë që ai e ka paraqitur si nismë private e mbështetësve të tij jashtë vendit. Qëllimi i këtij interpretimi është i qartë: shmangia e nenit 92/1 të Kodit Zgjedhor, i cili ndalon kontributet mbi 1 milion lekë dhe detyron çdo subjekt politik të raportojë çdo burim financimi dhe çdo shpenzim të kryer gjatë dhe përpara fushatës zgjedhore. Por edhe nëse Berisha ia del të zbatojë këtë skemë, do të jetë e vështirë që të deklarojë saktësisht burimin e të ardhurave, pasi Partia Demokratike nuk ka dhënë asnjë detaj mbi Make Albania Great Again, por nga kërkimet del se në fakt, ajo është krijuar vetëm 7 ditë para se Flamur Noka të vendoste firmën e tij, në kontratën marramendëse me kompaninë CONTINENTAL, e zotëruar dhe drejtuar nga njerëz pranë presidentit Donald Trump.  Dokumentet vërtetojnë se “Make Albania Great Again”, është regjistruar si Organizatë Jofitimprurëse më 27 mars 2025. Themeluesi i saj është shqiptaro amerikani Nuredin Seci, i cili do të jete dhe garantori i kontratës. Fondacioni, qartazi duket të jetë krijuar për të mbuluar marrëveshjen e lobimit. Kërkesa drejtuar pikërisht kompanisë “Continental Strategy LLC”, ka pasuar menjëherë aktin e krijimit të fondacionit. Sepse vetëm 3 ditë më pas, Seci, mori përgjigjen nga kompania e lobimit se ishte e gatshme të angazhohej në shërbime për Partinë Demokratike të Shqipërisë. Dhe 5 ditë më pas, më 4 prill Flamur Noka firmos si përfaqësuesi i Aleancës për Shqipërinë Madhështore. Nga dokumentet, përveç emrit të Nuredin Secit, nuk ka asnjë emër tjetër si themelues. Ndërkohë që duhet rikujtuar se nga momenti që një fondacion financon një forcë politike, edhe përmes një kontratë lobimi, janë të detyruar të deklarojnë anëtarët dhe donatorët sipas ligjeve edhe në Shtetet e Bashkuara por edhe në Shqipëri. Pra, mbetet e errët fakti se kush e financon dhe ku i gjen paratë një fondacion, i cili tre ditë pas themelimit ka arritur të mbledhë një shifër të tillë, të jashtëzakonshme.

  • Akomodim e ‘relax’ indian për Chris LaCivita! Reagon PR: Të bësh masazh nuk është krim

    Akomodim e ‘relax’ indian për Chris LaCivita! Reagon PR: Të bësh masazh nuk është krim

    Chris LaCivita dhe Fatmir Mediu

    TIRANË-Partia Republikane ka reaguar në lidhje me lajmet e raportuara sot se Fatmir Mediu ka paguar një masazh në hotelin ku ka ndenjur strategu i fushatës së Trump dhe i koalicionit “Shqipëria Madhështore”, Chris LaCivita. Konkretisht kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu pagoi 1800 euro akomodim e masazhe për Chris LaCivita për 4 ditë në Tiranë. Nga këto, 50 mijë euro kanë shkuar për financimin e mitingjeve në bashkëpunim me PD.

    Në reagim Partia Republikane thekson se ka paguar, sipas marrëveshjes së koalicionit opozitar, për akomodimin e LaCivita për 3 netë qëndrimi në Tiranë. Gjithashtu, sqaron se çdo shpenzim e ka deklaruar sipas parashikimeve ligjore.
    “Masazhatorët mediatikë të korrupsionit të qeverisë kanë raportuar sot se Fatmir Mediu ka paguar një masazh në hotelin ku ka qëndruar strategu i fushatës së Trump dhe i koalicionit tonë ‘Shqipëria Madhështore’, Chris LaCivita, sikur të bësh një masazh me vlerën 5900 lekë të ishte krim, turp apo ‘shfaqje e huaj’. Kjo bëhet për qëllime manipulative politike nga shërbëtorët e bindur të pushtetit. Sqarojmë opinionin publik se Partia Republikane, konform detyrimeve dhe marrëveshjes së koalicionit opozitar, ka paguar sipas ligjit shpenzimet e akomodimit në hotelin ‘Xheko Imperial’ në Tiranë për ekipin amerikan të fushatës: z. Chris LaCivita, Paul Manafort dhe Lord Stewart Jackson nga Parlamenti Britanik, për tre netë qëndrimi, me vlerën 27,300 lekë nata. Këto shpenzime janë paguar nga Partia Republikane dhe janë deklaruar sipas ligjit”, thuhet në regagimin e PR.
    Chris LaCivita drejtoi fushatën e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit./ZËRI

  • Zgjedhjet e 11 majit, sa i kushtoi PD-së fatura për Chris LaCivita?

    Zgjedhjet e 11 majit, sa i kushtoi PD-së fatura për Chris LaCivita?

    Drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, Chris LaCivita, është paguar për konsulencën e tij 139,111,686 lekë.

    Kjo sipas shifrave zyrtare të deklaruara në KQZ nga Partia Demokratike ditën e sotme.
    Sipas raportit zyrtar të KQZ, PD ka kryer katër pagesa për kompaninë e LaCivita, ku e para mban datën 11.02.2025, me një faturë që kap shifrën 482.000.00 lekë.
    Fatura e dytë paguar kompanisë së LaCivita, mban datën 24.03.2025, më shifrën 146.168.6 lekë.
    Fatura e tretë është paguar në datën 16.03.2025, më shifrën 459.500.00 lekë.
    Ndërsa fatura e fundit për kompaninë me emrin ‘Advancing Strategies’, e LaCivita, mban datën 26.05.2025, me shifrën 435.000.00 lekë.
     

    Top Channel

  • Akomodim e ‘relax’ indiane për Chris LaCivita! Reagon PR: Të bësh masazh nuk është krim

    Chris LaCivita dhe Fatmir Mediu

    TIRANË-Partia Republikane ka reaguar në lidhje me lajmet e raportuara sot se Fatmir Mediu ka paguar një masazh në hotelin ku ka ndenjur strategu i fushatës së Trump dhe i koalicionit “Shqipëria Madhështore”, Chris LaCivita. Konkretisht kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu pagoi 1800 euro akomodim e masazhe për Chris LaCivita për 4 ditë në Tiranë. Nga këto, 50 mijë euro kanë shkuar për financimin e mitingjeve në bashkëpunim me PD.

    Në reagim Partia Republikane thekson se ka paguar, sipas marrëveshjes së koalicionit opozitar, për akomodimin e LaCivita për 3 netë qëndrimi në Tiranë. Gjithashtu, sqaron se çdo shpenzim e ka deklaruar sipas parashikimeve ligjore.
    “Masazhatorët mediatikë të korrupsionit të qeverisë kanë raportuar sot se Fatmir Mediu ka paguar një masazh në hotelin ku ka qëndruar strategu i fushatës së Trump dhe i koalicionit tonë ‘Shqipëria Madhështore’, Chris LaCivita, sikur të bësh një masazh me vlerën 5900 lekë të ishte krim, turp apo ‘shfaqje e huaj’. Kjo bëhet për qëllime manipulative politike nga shërbëtorët e bindur të pushtetit. Sqarojmë opinionin publik se Partia Republikane, konform detyrimeve dhe marrëveshjes së koalicionit opozitar, ka paguar sipas ligjit shpenzimet e akomodimit në hotelin ‘Xheko Imperial’ në Tiranë për ekipin amerikan të fushatës: z. Chris LaCivita, Paul Manafort dhe Lord Stewart Jackson nga Parlamenti Britanik, për tre netë qëndrimi, me vlerën 27,300 lekë nata. Këto shpenzime janë paguar nga Partia Republikane dhe janë deklaruar sipas ligjit”, thuhet në regagimin e PR.
    Chris LaCivita drejtoi fushatën e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit./ZËRI