Tag: pagës

  • Ina Zhupa paraqet amendament të buxhetit për përfshirjen e pagës së 13-të për mësuesit

    Ina Zhupa paraqet amendament të buxhetit për përfshirjen e pagës së 13-të për mësuesit

    Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka depozituar në Kuvend një amendament për projektbuxhetin e vitit 2026, i cili parashikon vendosjen e pagës së 13-të për të gjithë mësuesit e arsimit parauniversitar.

    Amendamenti kërkon krijimin e një fondi prej 2.54 miliard lekësh për këtë qëllim, si dhe miratimin e një vendimi të Këshillit të Ministrave brenda qershorit 2026 për mënyrën e kompensimit financiar.

    Sipas relacionit shoqërues, nisma synon rritjen e motivimit profesional të mësuesve, përmirësimin e kushteve ekonomike dhe afrimin e Shqipërisë me praktikat evropiane që aplikojnë shpërblime vjetore për stafin arsimor.

    Zhupa thekson se paga e 13-të do të reduktojë largimet nga profesioni dhe do të ndikojë pozitivisht në cilësinë e arsimit.

    Postimi i plotë:

    Amendament i buxhetit me qëllim përfshirjen e pagës së 13-të si shpërblim vjetor i detyrueshëm për të gjithë mësuesit e sistemit arsimor parauniversitar publik.

    Ky amendament synon: • Rritjen e motivimit profesional të mësuesve përmes një skeme të qartë shpërblimi.

    • Vlerësimin e rolit të mësuesve në formimin e brezit të ri, në përputhje me standardet e vendeve europiane.

    • Përmirësimin e kushteve ekonomike të mësuesve, duke ulur presionin financiar dhe nxitur qëndrueshmërinë në profesion.

    • Reduktimin e largimeve nga profesioni dhe të deficitit të mësuesve në disa profile.

    Në skemën aktuale të pagave për mësuesit, pavarësisht shtesave për kualifikimin dhe vjetërsinë, nuk parashikohet një shpërblim vjetor i standardizuar në formën e pagës së 13-të.

    Mësuesit përballen me: • rritje të kostove të jetesës, • barrë të madhe pune jo të paguar (korrigjime, përgatitje mësimore, punë administrative), • veçanërisht mungesë motivimi financiar krahasuar me profesione të tjera të sektorit publik.

    Shumë vende europiane parashikojnë forma të shpërblimeve vjetore, bonuse apo paga të 13-ta për punonjësit e sektorit publik, veçanërisht në arsim, si mjet për të ruajtur cilësinë dhe për të motivuar stafin. Ky amendament e afron Shqipërinë me praktikat e vendeve të BE-së.

    Paga e 13-të llogaritet mbi pagën bazë vjetore të mësuesit.

    Ky amendament përbën një hap të domosdoshëm drejt rritjes së vlerësimit profesional të mësuesve dhe forcimit të cilësisë së sistemit arsimor.

    “>http://
     

  • Ina Zhupa paraqet amendament mbi përfshirjen në buxhet të pagës së 13-të për mësuesit

    Ina Zhupa paraqet amendament mbi përfshirjen në buxhet të pagës së 13-të për mësuesit

    Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka depozituar në Kuvend një amendament për projektbuxhetin e vitit 2026, i cili parashikon vendosjen e pagës së 13-të për të gjithë mësuesit e arsimit parauniversitar.
    Amendamenti kërkon krijimin e një fondi prej 2.54 miliard lekësh për këtë qëllim, si dhe miratimin e një vendimi të Këshillit të Ministrave brenda qershorit 2026 për mënyrën e kompensimit financiar.
    Sipas relacionit shoqërues, nisma synon rritjen e motivimit profesional të mësuesve, përmirësimin e kushteve ekonomike dhe afrimin e Shqipërisë me praktikat evropiane që aplikojnë shpërblime vjetore për stafin arsimor.
    Zhupa thekson se paga e 13-të do të reduktojë largimet nga profesioni dhe do të ndikojë pozitivisht në cilësinë e arsimit.
    Postimi i plotë:
    Amendament i buxhetit me qëllim përfshirjen e pagës së 13-të si shpërblim vjetor i detyrueshëm për të gjithë mësuesit e sistemit arsimor parauniversitar publik.
    Ky amendament synon: • Rritjen e motivimit profesional të mësuesve përmes një skeme të qartë shpërblimi.
    • Vlerësimin e rolit të mësuesve në formimin e brezit të ri, në përputhje me standardet e vendeve europiane.
    • Përmirësimin e kushteve ekonomike të mësuesve, duke ulur presionin financiar dhe nxitur qëndrueshmërinë në profesion.
    • Reduktimin e largimeve nga profesioni dhe të deficitit të mësuesve në disa profile.
    Në skemën aktuale të pagave për mësuesit, pavarësisht shtesave për kualifikimin dhe vjetërsinë, nuk parashikohet një shpërblim vjetor i standardizuar në formën e pagës së 13-të.
    Mësuesit përballen me: • rritje të kostove të jetesës, • barrë të madhe pune jo të paguar (korrigjime, përgatitje mësimore, punë administrative), • veçanërisht mungesë motivimi financiar krahasuar me profesione të tjera të sektorit publik.
    Shumë vende europiane parashikojnë forma të shpërblimeve vjetore, bonuse apo paga të 13-ta për punonjësit e sektorit publik, veçanërisht në arsim, si mjet për të ruajtur cilësinë dhe për të motivuar stafin. Ky amendament e afron Shqipërinë me praktikat e vendeve të BE-së.
    Paga e 13-të llogaritet mbi pagën bazë vjetore të mësuesit.
    Ky amendament përbën një hap të domosdoshëm drejt rritjes së vlerësimit profesional të mësuesve dhe forcimit të cilësisë së sistemit arsimor.

  • Tatim “afrofe” mbi pagat/ Tatimet shtrijnë aksionin në të gjitha bizneset. Punonjësit duhet të plotësojnë deklarimet

    Tatim “afrofe” mbi pagat/ Tatimet shtrijnë aksionin në të gjitha bizneset. Punonjësit duhet të plotësojnë deklarimet

    “Kjo është një ndër shembujt e deklaratave qe administrata tatimore po përdor për nxitjen e formalizimit në paga si dhe ndërtimin e një liste pagash reference.

    Në këtë deklaratë kërkohet gjithashtu të përcaktohet se sa është paga minimale dhe maksimale qe ky individ që po e nënshkruan ka marrë. Në pamje të parë duket e thjeshtë… por që ngre shumë pikëpyetje: A është vullnetare? Dhe a pasqyron realisht pagesën që marrin?”
    “Në kuadër të nismave që marrin tatimet se s’ka dalë ndonjë VKM, është menduar që të bëhet ky lloj deklarimi që  të kuptohet se pagat shpërndahen një pjesë të pagës ta japin në bankë dhe një pjesë në cash”, shprehet Etleva Treska, eksperte kontabël.
    Pas publikimit të listës së referencave në ndërtim, tatimet po e shtrijnë aksionin dhe në sektor të tjerë. Ekspertët këtë deklarim përtej formalizimit e lidhin ndjeshëm me vjeljen e të ardhurave për të mbushur kështu arkën e shtetit duke u drejtuar kështu direkte bizneseve.
    “Në momentin që kemi dedikim më të lartë të buxhetit për pjesën e sigurimeve, e vetmja mënyrë e drejtpërdrejtë është rritja e sigurimeve shoqërore dhe mënyra për ta realizuar është shtrëngimi i bizneseve për ta bërë sa më reale të pagës.“, shton ajo.
    Këto mënyra të orientimit të biznesit drejt deklarimit real dhe formalizimit të tregut s’duhet të jenë të vetmet sipas analistëve.
    “Dhe jam e mendimit që jo vetëm të shikohet rritje pensionesh dhe shtrëngim të pagës duhet parë më gjerë se ku kemi mundësi ti ofrojmë biznesit që të jetë sa më real në deklarimet e tij.”, thekson Treska.
    Tatimi mbi të ardhurat personale është një zë i rëndësishëm në të ardhurat tatimore ku në 10 muaj u mblodhën 69.6 mld lekë, 25% se e njëjta periudhë në 2024.
    TATIMI MBI TË ARDHURAT PERSONALE
    (Burimi: Drejtoria e Tatimeve)
    10 mujori
    69.6 mld lekë
    +25%
     

    Top Channel

  • RRITJA E PENSIONEVE E PAGËS MINIMALE/ Gjokutaj: Vendim pozitiv, por ende larg realitetit

    RRITJA E PENSIONEVE E PAGËS MINIMALE/ Gjokutaj: Vendim pozitiv, por ende larg realitetit

    Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, të gjithë qytetarët që përfitojnë pensione do të marrin më shumë para.
    Rritja do të përfshijë pensionet e pleqërisë, të invaliditetit dhe ato familjare, si pjesë e politikave sociale të qeverisë për përmirësimin e jetesës së shtresave në nevojë.
    Ndërkohë, në qershor, qeveria ka paralajmëruar miratimin e vendimit për rritjen e pagës minimale, nga 40 mijë lekë që është aktualisht, në 50 mijë lekë në muaj.
    Sipas përllogaritjeve të bëra bazuar në të dhënat e Institutit të Statistikave, nga kjo masë pritet të përfitojnë të paktën 185 mijë punonjës, që aktualisht paguhen deri në 40 mijë lekë.
    Në një intervistë për Ora News eksperti i ekonomisë Eduard Gjokutaj e vlerëson pozitivisht rritjen e pensioneve, duke theksuar se buxheti po orientohet më shumë drejt aktivizimit ekonomik të fuqisë blerëse dhe jo vetëm kompensimit social.
    Por edhe pse e vlerëson si një hap në drejtimin e duhur, ai thotë se ende nuk mjafton për të përballuar koston reale
    Sa i përket pagës minimale, eksperti thekson se ky vendim do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetesës së shtresave më vulnerabël, duke mundësuar përballimin e nevojave bazike të qytetarëve.
    Vendimet pritet të hyjnë në fuqi më 1 janar 2026, duke sjellë një efekt pozitiv si për të moshuarit, ashtu edhe për punonjësit me të ardhura të ulëta.

  • Paga minimale 500 €/ Si i mashtroi Rama bizneset dhe përgjysmoi ndihmën e premtuar

    Paga minimale 500 €/ Si i mashtroi Rama bizneset dhe përgjysmoi ndihmën e premtuar

     

    Në një nga daljet e tij të fundit në rrjetet sociale mbi buxhetin e vitit të ardhshëm, kryeministri Edi Rama reklamoi rritjen e pagës minimale në 500 euro nga viti 2026 dhe kujtoi edhe një premtim të bërë gjatë fushatës elektorale për bizneset, që preken direkt nga ky vendim.
    “Siç e kemi premtuar qeveria do të subvencionojë për një periudhë nëntë mujore me 90 milionë euro edhe shtesën e kostos të sigurimeve për të punësuarit në sektorin privat”, deklaroi Rama më 5 nëntor.
    Në fakt, premtimi fillestar për subvencionimin e bizneseve ishte për një periudhë 18 mujore. Gjatë fushatës për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, Rama u kishte premtuar sipërmarrësve këtë lehtësi për një vit e gjysmë.
    “Sipërmarrësit do të jenë detyruar të rrisin pagën minimale, por ne do t’u japim një lehtësi që gjatë 18 muajve pas pagës së parë, shteti atyre nuk do t’u kërkojë asnjë detyrim tatimor mbi shtesën prej 100 eurosh”, premtoi Rama më 29 mars.
    Goditje për biznesin
    Kryetari i Shoqatës së Eksportuesve, Alban Zusi, paralajmëron rritje të vështirësive për bizneset pas përgjysmimit të periudhës së subvencionit. Ai thekson se periudha 18-mujore ishte e domosdoshme për të amortizuar ndikimin e rritjes së pagës minimale.
    “Afati 18 muaj ishte si një amortizator që biznesi të përshtasë kostot e tija dhe çmimet e shitjes me këtë rritje të detyruar. Veçanërisht kjo është shumë e ndjeshme për bizneset prodhuese dhe ato eksportuese,” thotë Zusi.
    Sipas tij, përgjysmimi i periudhës e detyron biznesin të përballojë gjithë barrën në kohë më të shkurtër dhe rrit rrezikun për ulje prodhimi dhe presion mbi eksportet.
    “Ulja në 9 muaj, shto këtu edhe rënien e pandalshme të euros që e rrit në tërësi koston e pagës së punonjesit duke i shtuar pas 9 muajsh edhe gjithë barrën fiskale që e shoqëron këtë rritje çfarë do prodhojë tjetër veçse rënie të mëtejshme të prodhimit vendas e veçanërisht vazhdimin e trendit rënës të eksporteve të viteve të fundit”, argumenton ai.
    Aktualisht të dhënat e Eurostat tregojnë se paga minimale në Shqipëri llogaritet 408 euro (45,540 lekë). Pavarësisht rritjeve graduale të dekadës së fundit, vendi mbetet i fundit në rajon dhe në Evropë, si në vlerë nominale, ashtu edhe në standardin e fuqisë blerëse.
     
    Burimi: Eurostat

    Edhe kur merret në konsideratë fuqia blerëse, Shqipëria renditet e fundit në Evropë. Çmimet e ushqimeve, energjisë dhe qirave janë ndër më të lartat në rajon, ndërsa të ardhurat minimale nuk mjaftojnë për të përballuar kostot bazë të jetesës.
    Përfundim
    Mbështetja për biznesin pas rritjes së pagës minimale pritet të realizohet pjesërisht por jo në përputhje me premtimin fillestar.
    Nisur nga këto të dhëna, premtimin e kryeministrit Edi Rama se ‘qeveria do të subvencionojë për një periudhë nëntë mujore me 90 milionë euro edhe shtesën e kostos të sigurimeve për të punësuarit në sektorin privat’ e kategorizojmë pjesërisht të mbajtur, pasi fillimisht qeveria u angazhua për një periudhë 18- mujore./ Esmeraldo Topi, Faktoje.al

  • “Rritja e pagës minimale do të vazhdojë deri në fund të mandatit”/ Rama: Do të arrijë në 700 euro

    “Rritja e pagës minimale do të vazhdojë deri në fund të mandatit”/ Rama: Do të arrijë në 700 euro

    Kryeministri EdI Rama e nisi podcastin e tij “Flasim” me rritjen e pagës minimale, deri në fund të mandatit të partisë Socialiste.
    Ai u shpreh se paga minimale do të arrijë deri 700 euro, teksa u ndal edhe tek kostot e sigurimeve për të punësuarit në sektorin privat.

    ““Rritja e pagës minimale në 500 euro, do të thotë me ligj askush nuk do të ketë pagë më të ulët se kaq në Republikën e Shqipërisë, s’do jetë rritja e fundit, gjatë mandatit të katërt paga minimale do të arrijë siç e kemi premtuar në 700 euro. Qeveria do të subvencionojë me 90 mln euro edhe shtesën e kostos së sigurimeve për të punësuarit në sektorin privat që do të kenë pagë minimale 500 euro. 
    Rritja e re të pagave e përshkruan buxhetin për 10 600 punonjës shërbimi që do të përfitojnë nga rritja e pagës me 10 mijë lekë të rinj muaj, për specialistë do jetë 5 mijë lekë të reja në muaj, për mësuesit 3 mijë lekë më shumë në muaj. Përveç indeksimit vjetor, për herë të parë për të gjithë punonjësit në sektorin publik do të futet praktika e indeksimit të pagës në bazë të inflacionit”, kështu deklaroi kryeministri Rama. 
     
     

  • “Rritja e pagës minimale do të vazhdojë deri në fund të mandatit”/ Rama në podcastin “Flasim”: Do të arrijë në 700 euro

    “Rritja e pagës minimale do të vazhdojë deri në fund të mandatit”/ Rama në podcastin “Flasim”: Do të arrijë në 700 euro

    ““Rritja e pagës minimale në 500 euro, do të thotë me ligj askush nuk do të ketë pagë më të ulët se kaq në Republikën e Shqipërisë, s’do jetë rritja e fundit, gjatë mandatit të katërt paga minimale do të arrijë siç e kemi premtuar në 700 euro. Qeveria do të subvencionojë me 90 mln euro edhe shtesën e kostos së sigurimeve për të punësuarit në sektorin privat që do të kenë pagë minimale 500 euro.
    Rritja e re të pagave e përshkruan buxhetin për 10 600 punonjës shërbimi që do të përfitojnë nga rritja e pagës me 10 mijë lekë të rinj muaj, për specialistë do jetë 5 mijë lekë të reja në muaj, për mësuesit 3 mijë lekë më shumë në muaj. Përveç indeksimit vjetor, për herë të parë për të gjithë punonjësit në sektorin publik do të futet praktika e indeksimit të pagës në bazë të inflacionit”, kështu deklaroi kryeministri Rama.
    Vijon…

    Top Channel

  • Rritje pagash në administratë, qeveria hap “thesin”, ja sa do të rriten rrogat për mësuesit, infermierët dhe policët…

    Rritje pagash në administratë, qeveria hap “thesin”, ja sa do të rriten rrogat për mësuesit, infermierët dhe policët…

    Rigels Seliman
    Punonjësit e administratës, qoftë në nivel qendror apo vendor, për herë të parë do të përfitojnë nga indeksimi i pagës me 2.5%. Kryeministri Edi Rama në një komunikim në rrjetet sociale shpjegoi edhe se si do të jetë rritja për secilën kategori, ndërsa theksoi se krahas indeksimit, nga muaji janar paga minimale në vend do të rritet nga 40 mijë lekë të rinj në 50 mijë lekë të rinj. Kryeministri Rama thotë se rritja do të reflektojë ndjeshëm sipas tij tek paga mujore për 10.600 punonjës shërbimi. “10 600 punonjës shërbimi do të përfitojnë nga rritja e pagës minimale me 10 mijë lekë të reja në muaj. Specialistët e administratës publike 5 mijë lekë të reja në muaj. Mësuesit 3 mijë lekë në muaj”, theksoi dje Rama.
    Kjo faturë vetëm për vitin 2026 do t’i kushtojë buxhetit të shtetit 100 mln euro, ndërsa kryeministri Rama thotë se korrektimi i pagave do të bëhet çdo vit në bazë të vlerës së inflacionit. “Fillimi i praktikës së indeksimit vjetor edhe për pagat e punonjësve të sektorit publik, qoftë nivel qendror apo vendor, të cilit do të korrektohen çdo vit në bazë të inflacionit. Kjo është një praktikë e re pagash që kombinuar me rritjen e përgjithshme si rezultat i rritjes së pagës minimale për të gjithë i shton gati 100 mln euro qysh në vitin e parë 2026, shumës që mandati i 4 do të vërë në dispozicion të rritjes së fuqisë blerësve të të gjitha kategorive shoqëror”, u shpreh ai.
    Detajet
    Rritje si pasojë e kësaj skeme të re, pra reflektimit që sjell rritja e pagës minimale dhe indeksimi i përvitshëm, do të përfitojnë edhe bluzat e bardha. Sektor për të cilin, bashkë me policinë, do t’u llogaritet edhe vjetërsia në punë. “Për herë të parë në sektorin e shëndetësisë, përveç indeksimit vjetor, do të fillojë dhe llogaritja e vjetërsisë në punë. Si mesatare për mjekët e përgjithshëm, nga 131 700 lekë në 143 500 lekë të reja në muaj. Për mjekët në spitale nga 174 mijë lekë në 186 mijë lekë të të reja në muaj. Për infermierët nga 87 mijë lekë në 92 500 lekë në muaj.
    Po ashtu dhe për punonjësit e policisë, përveç indeksimit do të ketë rritje për vjetërsinë në punë. Për gradat më të ulëta përkthehet në rritje mesatare me 5 mijë lek të reja në muaj. Për një punonjës me vjetërsi mesatare 15 vite, sipas gradave, për inspektorët e thjeshtë nga 80500 në 84500 lekë të reja plus shtesa që e çon pagën mesatarisht në 100 mijë lekë të reja. Për nënkomisarët nga 95500 në 101 mijë lekë të reja, plus shtesa shkon në 116 mijë lekë të reja. Për komisarët nga 105 000 mijë në 110 600 mijë shkon në 125 600 lekë të reja”, nënvizoi kryeministri Rama. Ndërkohë kujtojmë se dy ditë më parë, kryeministri Rama njoftoi edhe rritjen e pensioneve të detajuar në buxhetin e vitit 2026-të.
    Pagat për sektorin publik
    10 600 punonjës shërbimi + 10 mijë lekë/muaj
    Specialistët e administratës publike + 5 mijë lekë/muaj
    Mësuesit + 3 mijë lekë/muaj
    Pagat në sektorin shëndetësor
    Mjekët e përgjithshëm nga 131.700 në 143.500 lekë/muaj
    Mjekët në spitale nga 174.000 në 186.000 lekë/muaj
    Infermierët nga 87.000 në 92.500 lekë/muaj
    Pagat për punonjësit e policisë
    Inspektorët nga 80.500 në 84.500 lekë/muaj
    Nënkomisarët nga 95.500 në 101.000 lekë/muaj
    Komisarët nga 105.000 në 110.600 lekë/muaj
    Drejtuesit e thjeshtë nga 130.500 në 141.450 lekë/muaj

  • Rama: Ky do jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve mbi logjikën e bonusit

    Rama: Ky do jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve mbi logjikën e bonusit

    Kryeministri Edi Rama, në episodin e radhës të podkastit “Flasim”, përsëriti sërish rritjen e pensioneve në bazë bonusi mujor. 
    “Ky do të jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve, përveç se do të marrin këtë dhjetor bonusin e plotë, nga janari do të kenë rritje më të shtrirë muaj për muaj bazuar mbi logjikën e bonusit përmbi indeksimin e përvitshëmn. Ky moment do të vazhdojë vit pas viti dhe pensioni do të rritet duke shkuar dhe përputhur me objektivat ambicioze të vendosura dhe të shpallura gjatë fushatës elektorale. Konkretisht, pensioni urban me vitet e plota të punës do të shkojë 40 mijë lekë të reja nga 27 350 sot. I pjesshëm mesatarisht në 22 mijë lekë të reja nga 15 850. Rurali në 18 mijë lekë të reja nga 11 500 sot. Familjari 18 mijë në 14 sot. I invadilitetit në 30 mijë nga 20 sot. Për të qenë konkert sa i përket vitit që vjen, nga janari 2026, pensionet do rriten cdo muaj si vijon. Këtu nuk hyn indeksimi vjetor. Urbani në vitet e plota të punës do të rritet me 1800 lekë të reja, urbani i pjesshëm me 800 lekë të reja, rurali me 1 mijë lekë…Në vitet në vijim projeksioni financiar dhe i dakordësuar në të gjithë procesin e buxhetimi do të jetë me shifra të dyfishuara për secilë në 2027, të trefishuara në 2028 dhe të pesë fishuara në 2030. Vlera e zotuar do të jetë e realizuar në respekt të 83 mandateve që na janë dhënë pikërisht duke besuar se ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi.”, tha Rama. 
    Sa i përket rritjes së pagës minimale tha: 
    “Rritja e pagës minimale në 500 euro, do të thotë me ligj askush nuk do të ketë pagë më të ulët se kaq në Republikën e Shqipërisë, s’do jetë rritja e fundit, gjatë mandatit të katërt paga minimale do të arrijë siç e kemi premtuar në 700 euro. Qeveria do të subvencionojë me 90 mln euro edhe shtesën e kostos së sigurimeve për të punësuarit në sektorin privat që do të kenë pagë minimale 500 euro. Rritja  e re të pagave e përshkruan buxhetin për 10 600 punonjës shërbimi që do të përfitojnë nga rritja e pagës me 10 mijë lekë të rinj muaj, për specialistë do jetë 5 mijë lekë të reja në muaj, për mësuesit 3 mijë lekë më shumë në muaj. Përveç indeksimit vjetor, për herë të parë për të gjithë punonjësit në sektorin publik do të futet praktika e indeksimit të pagës në bazë të inflacionit.” 

  • Qeveria premton rritje të pagës minimale, por Shqipëria mbetet e fundit në Rajon!

    Qeveria premton rritje të pagës minimale, por Shqipëria mbetet e fundit në Rajon!

    “Paga minimale është dyfishuar. Në hyrje të vitit që po troket do të jetë 500 euro, s’kemi pse të mos e pranojmë”, deklaroi Delina Ibrahimaj, ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit, tetor 2025.
    Deklarata u bë në një dalje publike, ku ministrja theksoi se rritja e pagës minimale është një prej arritjeve kryesore të qeverisë, duke e konsideruar si tregues të suksesit ekonomik të vendit.
    Ana tjetër e medaljes
    Por të dhënat më të fundit të Eurostat (korrik 2025), tregojnë se paga minimale në Shqipëri është rreth 408 euro (45,540 lekë). Pavarësisht rritjeve graduale të dekadës së fundit, vendi mbetet i fundit në rajon dhe në Evropë, si në vlerë nominale, ashtu edhe në standardin e fuqisë blerëse.
     Burimi: Eurostat 
    Mali i Zi mban vendin e parë me 670 euro, më tej vjen Serbia me 618 euro dhe Maqedonia e Veriut me 584 euro.
    Po ashtu, sipas Eurostat, paga minimale në vendet e BE-së varion nga 551 € në muaj në Bullgari deri në 2 704 € në muaj në Luksemburg.
    Edhe kur merret në konsideratë fuqia blerëse, Shqipëria renditet e fundit në Evropë. Çmimet e ushqimeve, energjisë dhe qirave janë ndër më të lartat në rajon, ndërsa të ardhurat minimale nuk mjaftojnë për të përballuar kostot bazë të jetesës.
    Kjo tregon se “dyfishimi” i pagës minimale, ndonëse real në terma nominalë (nga 24 mijë lekë në 2015 në 45,540 lekë në 2025), nuk përkthehet në përmirësim real të standardit të jetesës.
    Propagandë dhe premtim i përsëritur
    Deklarata e ministres vjen disa muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, ku paga minimale u përdor si kartë elektorale.
    Në nisje të fushatës, kryeministri Edi Rama kishte shpallur premtimin për rritjen e pagës minimale në 500 euro, që sipas tij do të miratohej në qershor të 2025 dhe do të hynte në fuqi nga janari 2026.
    “Në qershor do ta bëjmë pagën minimale 500 euro dhe do të hyjë në efekt nga janari i 2026-ës,”  deklaroi Rama në prill 2025, pak para zgjedhjeve, duke shtuar se kjo rritje nuk do të rëndonte mbi biznesin.
    Por një verifikim i Faktoje tregoi se vendimi për rritjen e pagës minimale nuk u miratua në qershor sikurse u premtua.
    Kjo nuk ishte hera e parë që rritja e pagës minimale përdorej si mjet propagande. Edhe në zgjedhjet vendore të 2023, kryeministri premtoi se paga minimale do të shkonte në 450 euro, premtim që nuk u mbajt.
    Përfundim
    Është e vërtetë që paga minimale në Shqipëri është dyfishuar nominalisht në dekadën e fundit,  nga 24 mijë lekë në 2015 në mbi 45 mijë lekë në 2025. Por kjo rritje nuk ka ndryshuar renditjen e vendit, i cili vijon të mbetet i fundit në rajon dhe në Evropë, si për nivelin e pagës minimale, ashtu edhe për fuqinë blerëse.
    Nisur nga këto të dhëna, deklaratën e ministres Delina Ibrahimaj, do ta kategorizojmë si gjysmë të vërtetë.