Tag: ngrihet

  • VIDEOLAJM/ Masat e sigurisë brenda GJK, efektivi i policisë ngrihet në këmbë sa herë Veliaj i përgjigjet pyetjeve

    VIDEOLAJM/ Masat e sigurisë brenda GJK, efektivi i policisë ngrihet në këmbë sa herë Veliaj i përgjigjet pyetjeve

    Ish-kryebashkiaku Erion Veliaj po vijon t’i përgjigjet pyetjeve në Gjykatën Kushtetuese, në lidhje me shkarkimin nga posti drejtues. 
    Por ajo që u vu re gjatë seancës ishte polici, i cili qëndron në tavolinën pas Veliajt. 
    Ai ngrihet në këmbë sa herë që ish-kryebashkiaku merr fjalën dhe po ashtu ngrihet në këmbë. 
    Nën masa të rrepta sigurie u shoqërua edhe nga burgu i Durrësit drejt Tiranës, ku forcat policore blinduan ambientet e Kushtetueses. 
     
     
     
     

  • VIDEO-LAJM/ Masat e sigurisë brenda Kushtetueses, efektivi i policisë ngrihet në këmbë sa herë Veliaj i përgjigjet pyetjes së gjyqtarëve

    VIDEO-LAJM/ Masat e sigurisë brenda Kushtetueses, efektivi i policisë ngrihet në këmbë sa herë Veliaj i përgjigjet pyetjes së gjyqtarëve

    Ish-kryebashkiaku Erion Veliaj po vijon t’i përgjigjet pyetjeve në Gjykatën Kushtetuese, në lidhje me shkarkimin nga posti drejtues.

    Por ajo që u vu re gjatë seancës ishte polici, i cili qëndron në tavolinën pas Veliajt.
    Ai ngrihet në këmbë sa herë që ish-kryebashkiaku merr fjalën dhe po ashtu ngrihet në këmbë.
    Nën masa të rrepta sigurie u shoqërua edhe nga burgu i Durrësit drejt Tiranës, ku forcat policore blinduan ambientet e Kushtetueses.

    Top Channel

  • Zekthi merr në mbrojtje Leskajn: E pisët të ngrihet stuhi ndaj një deputeti pse ka pirë alkool

    Zekthi merr në mbrojtje Leskajn: E pisët të ngrihet stuhi ndaj një deputeti pse ka pirë alkool

    Nga Fitim Zekthi
    Manifestimi për të mbështetur drejtuesit e UÇK-së dhe për të mbrojtur pafajësinë e tyre ndaj akuzave për krime lufte në vitet 1998–2000 është i mrekullueshëm dhe ka qenë i tillë gjithmonë. Është marrëzi ose ligësi të ruash inatin politik ndaj drejtuesve të UÇK-së që u bënë qeveritarë të Kosovës pas viteve 2000 dhe të shash, kritikosh apo bojkotosh manifestimin.
    Është marrëzi dhe ligësi të bësh llogari politike se çfarë fiton një parti apo një politikan nga ai manifestim dhe ta shash apo bojkotosh mbi këto llogari. Është e ulët dhe e poshtër të vësh një çështje kaq të madhe dhe kaq historike, si nderi dhe lufta e drejtë e UÇK-së  e simbolizuar në luftën e një populli të masakruar për një shekull në funksion të llogarive apo inateve politike të ditës.
    Dhe është qesharake, por edhe e pistë, të ngrihet një stuhi kundër një deputeti që merr pjesë në manifestim dhe ka konsumuar alkool. Nuk është ndonjë krim penal pija, as ndonjë vepër shkatërruese ndaj qytetarëve të tjerë. Sigurisht që është një gjë e keqe që dëmton vetë personin që e pi, por asgjë për të sulmuar, lincuar apo masakruar dikë. Veprat shkatërruese ndaj shoqërisë dhe vendit, përgjithësisht, i kanë qeveritaret apo pushtetarët dhe ato nuk janë pirja e alkoolit.

  • “Pse PD nuk i do aleatët në komision?”, Balla i vendosur: Nesër do të ngrihet Reforma Zgjedhore! Shpresojmë me…

    “Pse PD nuk i do aleatët në komision?”, Balla i vendosur: Nesër do të ngrihet Reforma Zgjedhore! Shpresojmë me…

    Pas përfundimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka dalë në një deklaratë për mediat, ku foli lidhur me diskutimet e sotme për dy komisionet e posaçme, atë për Reformën Zgjedhore dhe atë për Ndarjen Territoriale.
    Balla tha se pavarësisht nëse do të ketë kundërshtime nga opozita, komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore nesër do të ngrihet në Kuvend.
    “Nesër do të ngrihet Reforma Zgjedhore, shpresojmë të ngrihet me konsensus,” deklaroi kryetari i grupit parlamentar të PS-së.
    Ai foli dhe për propozimin që PS ka bërë lidhur me ngritjen komisionit për Reformën Zgjedhore, duke thënë se duan barazi edhe për partitë e vogla që nuk kanë arritur të formojnë një grup parlamentar. Balla ironizoi Partinë Demokratike duke thënë se kandidatët “ua marrin borxh” aleatëve, por nuk duan përfaqësikm të barabartë të tyre në komisione.
    “Dua t’ju informoj, se nga ana e grupit parlamentar të PD-së informoheni përgjatë mbledhjes, se e para, ka një traditë parlamentare, i referohem këtu vendimit të Kuvendit të Shqipërisë të vitit 2017, për ngritjen e komisionit të posaçëm të Reformës Zgjedhore, për të garantuar përfaqësimin e të gjitha partive parlamentare në Kuvend. Propozimi ynë është ai që ka qenë gjithmonë: të jemi të barabartë. PS dëshiron dhe vazhdon të insistojë dhe prandaj e kemi lënë pezull vetëm këtë pikë të vendimit, në mënyrë që ta vendosim të gjithë së bashku.Kur shohim që PD-së këto partitë e vogla i duhen, madje u merr borxh edhe kandidatin se vetë nuk kanë, përse nuk i japin një vend në Komision parlamentar?Unë nuk kam asnjë kompetencë të vë në dyshim rezultatin e zgjedhjeve dhe përfaqësuesit e partive në këtë komision të rëndësishëm,” tha Balla.
    Kjo deklaratë vjen pas debateve që u zhvilluan sot në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ku PS prezantoi propozimet për dy komisionet e Posaçme, që priten të miratohen në seancën plenare të së enjtes.

  • Ngrihet flamuri shqiptar në Serbi, UEFA nuk i fal organizatorët

    Ngrihet flamuri shqiptar në Serbi, UEFA nuk i fal organizatorët

    Një ditë pas incidentit që tërhoqi vëmendjen e tifozëve, në stadiumin e Leskovacit është ngritur flamuri shqiptar, krahas atij serb.
    Drejtues të UEFA-s kanë konfirmuar se kjo është bërë gjatë mëngjesit të sotëm. Në fillim, mungesa e flamurit kuqezi kishte shkaktuar reagime në rrjetet sociale dhe ishte komentuar gjerësisht nga mediat.
    Autoritetet organizatore kanë ndërhyrë për të rregulluar situatën përpara ndeshjes së mbrëmjes.
    Ndërkohë, është konfirmuar se në stadium nuk do të ketë sektor të dedikuar për tifozët shqiptarë. Biletat për këtë përballje nuk janë hedhur në shitje të lirë.
    Siguria do të jetë maksimale, me qindra efektivë policie që do të monitorojnë ndeshjen dhe rrethinën e stadiumit.

  • Balla ftesë opozitës për bashkëpunim: Do të ngremë dy komisione të posaçme parlamentare

    Balla ftesë opozitës për bashkëpunim: Do të ngremë dy komisione të posaçme parlamentare

    Në një deklaratë për mediat këtë të hënë, 6 tetor, kreu i grupit parlamementar të Partisë Socialiste, Taulant Balla bëri me dije se do të ngrihet Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore.
    “Dua t’ju informoj se grupi parlamentar i PS-së do të institucionalizojë në orën 13:00 dy nisma që kanë të bëjnë me dy komisione, i pari për komisionin për reformën zgjedhore.
    Si traditë tanimë, që grupi i PS ka qenë nismëtar për këto komisione në legjislaturë. Uroj të udhëhiqet nga interesi i përbashkpët për të përmbyllur më në fund rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, duke sjellë në vëmendje edhe zgjedhjet e fundit ku formacione politike vunë në dyshim cilësinë e punës së këtyre komisioneve.
    PS ndër vite e ka mbështetur çështjen e depolitizimit”, tha ai.
    Po ashtu, bëri me dije se do të ngrihet Komisioni i Posaçëm i Reformës Administrative Territoriale.
    “Shpresoj që grupet politike të opozitës të provojnë vakancat në këtë komision. Do u bëj ftesë tre kryetarëve të grupeve të opozitës që të nisim me punën”, tha Balla.
    Po a mund të ndahet Shqipëria me rajone, me hartën e re?
    “Le t’i lëmë komisionet të bëjnë punën e tyre!”, u përgjigj Balla.

  • “Shtohen ankesat për ushqimet”, Denaj pezullon inspektorët e AKU-së, ngrihet komision vlerësimi

    “Shtohen ankesat për ushqimet”, Denaj pezullon inspektorët e AKU-së, ngrihet komision vlerësimi

    Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj njoftoi se ka urdhëruar pezullimin e aktiviteteve të AKU-së. Në një deklaratë për mediat Denaj tha se ky vendim vjen pas ankesave të rrituara nga subjektete tregtrae të lidhura me ushqimin.
    “Në reagim të menjëhershëm të detyrave të ngarkuara dhe duke marrë në konsideratë një rritje të ankesave të subjekteve të tregtimit të lidhura me ushqimin dhe qasjen e trupës inspektuese të AKU-së, mungesës së pajustifkuar të planeve të tyre operacionale, përgatitjen për zbatimin e ligjit për inspektimit, adresimin e praktikave abuzive në përmbushje të detyrave inspektuese , rishikimin e mekanizmit të koordinimit ndërmjet strukturave rajonale e qëndrore për të unifikuara e zbatuar një praktikë në frymë të ligjit, si edhe garantimit të transparencës e standardeve ligjore, kam urdhëruar  pezullimin e ushtrimit të aktivitetet të inspektimeve pa planifikim paraprak dhe atyre të pamiratuara”.
    Denaj tha se pas pezullimit do të ngrihet një komision me 5 anëtarë, 3 prej të cilëve do të jenë nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, i cili do të vlerësojë inspektorët dhe aplikantët.
    “Ky urdhër ka bazë ngritjen e një komisioni të posaçëm me 5 anëtarë”.
    Sipas ministres, ky komision do të sjellë një frymë të re, një qasje dhe mbi të gjitha një etikë të re.
    “Puna individuale e secilit person do të testohet dhe komisioni do të kryejë një analizë të masave që do të merren për aktivitetet”.

  • Zjarr pranë Pazarit të Ri në Tiranë, tym i dendur ngrihet nga një banesë

    Zjarr pranë Pazarit të Ri në Tiranë, tym i dendur ngrihet nga një banesë

    Një zjarr ka përfshirë një banesë në afërsi të Pazarit të Ri në Tiranë, duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës.
    Siç shihet nga pamjet, nga banesa ngrihet një sasi e madhe tymi i zi, që është dukshëm i dendur dhe i dukshëm nga një distancë e largët.

    Aktualisht nuk raportohet për të lënduar apo për dëme konkrete, ndërsa forcat zjarrfikëse janë në rrugë drejt vendngjarjes për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

  • “Më shumë se sa mirë, bën dëm”, Rama: AKU-ja duhet pezulluar dhe të ngrihet një Komision i Posaçëm

    “Më shumë se sa mirë, bën dëm”, Rama: AKU-ja duhet pezulluar dhe të ngrihet një Komision i Posaçëm

    Kryeministri Edi Rama në fjalën përmbyllëse në kuadër të ‘Dialogut për për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural’ ka njoftuar se do të pezullohet AKU-ja. Sipas tij, kjo agjenci duhet reformuar në bashkëpunim me Univerisitetin Bujqësor.
    “Kjo është diçka që e kemi thënë shpesh dhe e kemi përsëritur herë pas here në kohë, por nuk e kemi bërë, dhe tani duhet ta bëjmë, ashtu siç duhet. Duhet të angazhojmë menjëherë strukturat e Tatimeve për një sensibilizim, përpara se Tatimet të ndërhyjnë me sekuestro për qumështin e pafaturuar. Qumësht i pafaturuar apo ushqime të freskëta të tjera të pafaturuara që mund të jenë të rrezikshme. Edhe këtë gjë duhet ta kryejë Ministria e Financave, që të fillojë një proces sensibilizimi duke folur me bizneset e vogla. Duhet që për një periudhë dyjavore, pas sensibilizimit, të merren dhe të sekuestrohen këto materiale. Edhe në të njëjtën kohë, duhet të pezullohet veprimtaria e AKU-së. AKU-ja duhet ndaluar me urgjencë që të vazhdojë të veprojë, sepse më shumë se sa mirë, bën dëm. Duhet pezulluar AKU-ja dhe duhet të ngrihet një komision i posaçëm për të marrë në analizë të gjitha burimet njerëzore të AKU-së, dhe procesi i bashkimit të inspektoriateve që është vendosur me ligj, duhet të kalojë në proces seleksionimi. Edhe në komision duhet të jetë pjesë Universiteti Bujqësor i Tiranës.”-tha Rama

  • VIDEO/ Sulmet amerikane në Iran, tymi i dendur ngrihet pranë uzinës bërthamore Fordow

    VIDEO/ Sulmet amerikane në Iran, tymi i dendur ngrihet pranë uzinës bërthamore Fordow

    Videoja e transmetuar nga media shtetërore iraniane dhe e publikuar nga CNN tregon tym që ngrihet pranë centralit bërthamor në Fordow, pasi SHBA-të goditën tre centrale bërthamore të dielën, përfshirë Fordow.

    Videoja, e shpërndarë nga agjencia zyrtare e lajmeve të Iranit, IRNA, dhe e xhiruar nga një automjet në lëvizje në rrugë, tregon një re të madhe tymi të errët që ngrihet në horizont.

    Një zë dëgjohet duke thënë: “I vetmi tym i dukshëm në qiellin mbi Fordow është nga centrali bërthamor i Fordow.”
    CNN raporton se nuk e ka konfirmuar në mënyrë të pavarur burimin e tymit.

    Bazuar në gjeo-lokacionin e CNN, videoja është filmuar në autostradën Teheran-Qom, rreth 13 kilometra (8 milje) në perëndim të objektit Fordow.
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se objektet bërthamore në Fordow, Natanz dhe Isfahan ishin “shkatërruar plotësisht” nga sulmet. Por autoritetet iraniane e kanë minimizuar ndikimin, me një ligjvënës që tha se Fordow nuk ishte dëmtuar rëndë, dhe spikerët e mediave shtetërore raportuan se sulmet kishin dëmtuar vetëm tunelet e daljes dhe hyrjes së Fordow, jo vetë objektin.
    Fordow është varrosur thellë në disa male, afër qytetit të shenjtë të Qomit./vizionplus.tv