Tag: mungesës

  • Studiuesit zbulojnë lidhje komplekse gjenetike midis ADHD-së dhe kortizolit në mëngjes

    Studiuesit zbulojnë lidhje komplekse gjenetike midis ADHD-së dhe kortizolit në mëngjes

    Një studim i ri sugjeron se lidhja midis Çrregullimit të Mungesës së Vëmendjes/Hiperaktivitetit (ADHD) dhe hormonit kryesor të stresit në trup, kortizolit, nuk është një lidhje e drejtpërdrejtë shkak-pasojë. Në vend të kësaj, të dy duket se ndajnë një themel gjenetik kompleks, duke treguar drejt rrugëve të përbashkëta biologjike që rregullojnë zgjimin dhe sjelljen.
    Hulumtimi, i botuar në revistën Psychoneuroendocrinology, ndihmon në rafinimin e kuptimit shkencor të bazave fiziologjike të ADHD-së.
    Çrregullimi i Mungesës së Vëmendjes/Hiperaktivitetit është një gjendje e zakonshme neurozhvillimore e karakterizuar nga modele të vazhdueshme të mungesës së vëmendjes, impulsivitetit dhe hiperaktivitetit. Për njëfarë kohe, studiuesit kanë hetuar marrëdhënien e saj me sistemin e reagimit ndaj stresit të trupit, i njohur zyrtarisht si boshti hipotalamik-hipofizë-adrenal.
    Produkti kryesor i këtij sistemi është kortizoli, një hormon që ndjek një ritëm natyror ditor, zakonisht duke arritur kulmin në mëngjes për të nxitur zgjimin dhe duke rënë gjatë gjithë ditës. Meqenëse ky sistem rregullon edhe nivelet e përgjithshme të zgjimit, të cilat mendohet se rregullohen ndryshe tek individët me ADHD, shkencëtarët kanë eksploruar nëse nivelet e kortizolit mund të jenë të lidhura me gjendjen. Disa analiza të mëparshme të studimeve të shumta treguan se njerëzit me ADHD, veçanërisht të rinjtë, kanë tendencë të kenë nivele bazë më të ulëta të kortizolit në mëngjes.
    Megjithatë, rezultatet në studime individuale kanë qenë të paqëndrueshme, duke e lënë natyrën e kësaj marrëdhënieje të paqartë. Nuk ishte e qartë nëse ndryshimet e kortizolit kontribuan në ADHD, nëse vetë ADHD ndryshoi rregullimin e kortizolit, apo nëse një faktor tjetër i lidhi të dyja.
    Për të hetuar këtë pyetje, një ekip studiuesish nga institucione në Brazil dhe Danimarkë iu drejtua gjenetikës. I udhëhequr nga shkencëtarë në Universitetin e São Paulo dhe Universitetin Federal të Rio Grande do Sul, grupi përdori të dhëna gjenetike në shkallë të gjerë për të analizuar lidhjen biologjike midis ADHD dhe niveleve të kortizolit në mëngjes. Qasja e tyre ishte projektuar për të shkuar përtej korrelacionit të thjeshtë dhe për të testuar lidhjet shkakësore dhe arkitekturën e përbashkët gjenetike.

  • Besnik Mustafaj: Ti erdhe, kur s’të prisja erdhe

    Besnik Mustafaj: Ti erdhe, kur s’të prisja erdhe

    Ti erdhe, kur s’të prisja erdhe.

    Gjatë mungesës tënde munda të bëhem Eol,Të gjitha erërat i mblodha në kacek,i mbylla mirë.Tani është prill, bota ëndërron gjelbërim.Pranvera dhe vera dhe shumë vite të ardhmeS’do të kishin më shtrëngata,Deti do të qe i qetë e i bukur për njerëzit,Qielli i kaltër dhe tërë vendi me lule,Vjeshta do të vinte jo me gjethe të verdha,me çelje sythesh të rinj do të vinte.

    Gjatë mungesës tënde, aq e gjatë kjo mungesë,U bëra Odise, i munda sirenat e tmerrshmeDhe Çirçen e bukurE detyrova t’i kthente në njerëz sërishTë gjithë udhëtarët e mjerë, derra tashmëTë nisur prej vitesh dhe pa mbërritur kurrëte gratë e tyre të dashura.

    Gjatë mungesës tënde, aq e gjatë kjo mungesëUnë arrita shumë, veç kryesoren jo:harrimin për ty.

    E pra, me t’u shfaqur ti, unë Eol s’isha më,Më shpartalluan erërat,Vërshuan detit, tokës dhe qiellit stuhitë,I mbetur pa vullnetin e Odisesë,Isha një pre e lehtë për magjitë e mbrapshta të Çirçes.Unë, duke fshehur plagët, -nuk doja t’i shihje ti, –Ti, që tek unë të sjell veç rastësia!Ndjeva ngrirjen dhe shkrirjen e vrullshmetë gjakut në zemër,Kuptova…në fakt, nuk kuptova asgjë,Përsëri nuk kuptova nëse ti je forca ime apo dobësia.

    1987

    *Titulli i origjinalit: Gjatë mungesës tënde

    ObserverKult

    ————–

    Lexo edhe:

    BESNIK MUSTAFAJ: KU E DIJA QË S’ISHE, UNË SOT TË KËRKOVA

  • “Poema e mungesës”, romani në vargje prezantohet nga shkrimtarja Rita Petro

    “Poema e mungesës”, romani në vargje prezantohet nga shkrimtarja Rita Petro

    ‘Poema e Mungesës’ ka lindur pesë vite më parë në kokën time dhe e mbaj gjallë…”

    Rita Petro ka hedhur në vargje ndjesitë e saj për mungesën dhe vetminë. Në veprën e fundit të poetes, koncepti i vetmisë zbërthehet në të gjitha dimensionet.
    “Në raportin e të qenit vetëm, atë boshllëk, por nga ana tjetër, është bosh apo është tepër. E kam parë vetminë edhe si refleks brenda vetes, e kam parë si paqe”, shprehet Petro.
    Nga prologu për dashurinë, poema e shtratit gjysmëmosh apo poema e shpirtit dhe trupit, kjo vepër vjen si një roman në vargje, ku çdo krijim është emocion i përjetuar nga vetë poetja.
    “Humbjet e dashurive të mëdha lenë gjurmët e veta. Unë e nisa si rrëke poemën, ajo u bë lumë, vura re që u degëzua shumë dhe kur mbaroi, u fut në det. Humba se çdo gjë që ishte imja personale zgjerohej dhe më dilnin shumë tema“, thotë shkrimtarja.
    Por poetja shkon më tej duke tejkaluar rrafshin personl dhe duke ftuar lexuesin në një bshkëbisedim për lirinë, vdekjen, bukurinë natyrale e artificiale, forcën e pushtetit.
    “Kam dashur ta kapërcej personalen, për të sjellë atë mungesë që ndiej unë dhe që e ndjejnë edhe njerëzit e tjerë”, deklaroi Rita Petro.
    Poema e Rita Petros nuk përpiqet të zbukurojë asgjë, nuk ka metafora të tepërta, por përjetime të sinqerta që të çojnë në reflektim.

    Top Channel

  • “Ngjarjet e sotme tregojnë krizën e thellë në Shqipëri”, Gjekmarkaj: Siguria publike nuk është luks, qeveria të ndalojë propagandën e të përballet me realitetin

    “Ngjarjet e sotme tregojnë krizën e thellë në Shqipëri”, Gjekmarkaj: Siguria publike nuk është luks, qeveria të ndalojë propagandën e të përballet me realitetin

    Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka reaguar pas ngjarjeve të rënda që ndodhën ditën e sotme në vend.

    Përmes një postimi në Facebook Gjekmarkaj shkruan se ngjarjet e rënda të orëve të fundit tregojnë më qartë se kurrë, krizën e thellë të sigurisë publike në vend. Nënkryetaria i Kuvendit ndër të tjera shkroi se siguria publike nuk është luks dhe se qeveria duhet të ndalë propagandën dhe të përballet me realitetin.
    Postimi i plotë i Gjekmarkajt:
    Ngjarjet e rënda që kanë ndodhur gjatë orëve të fundit tregojnë më qartë se kurrë krizën e thellë të sigurisë publike në Shqipëri.
    Në Vlorë, një kamarier i ri humbi jetën pasi u përplas nga një automjet që ecte me shpejtësi. Në Tiranë, një kuzhinier u vra nga picieri. Në Durrës, një baba nga i biri. Në Berat, një turist i huaj nga qiraxhiu i kuajve. Në Shkodër, një punonjës shteti u bë “viktimë” e tritolit.
    Pesë ngjarje tragjike brenda një dite nuk janë rastësi, janë pasojë direkte e mungesës së shtetit, e mungesës së kontrollit, e mungesës së rendit dhe e dështimit të institucioneve përgjegjëse për sigurinë publike.
    Në vend që të garantojë jetën e qytetarëve, qeveria ka zgjedhur të mbyllë sytë përballë shkatërrimit të rendit, arrogancës në rrugë, lirimit të elementëve të rrezikshëm dhe mungesës totale të zbatimit të ligjit.
    Kur drejtësia hesht, kur policia shndërrohet në aparat propagande, kur jeta e qytetarit humbet çdo vlerë, atëherë shteti ka dështuar në misionin e tij themelor.
    Shqipëria nuk mund të prezantohet si “një nga vendet më të sigurta në Europë” ndërkohë që qytetarët e saj vriten në rrugë, në punë e në shtëpi.
    Siguria publike nuk është luks, është detyrim kushtetues i shtetit. Është koha që qeveria të ndalë propagandën dhe të përballet me realitetin.
     
    Top Channel

  • “Pesë ngjarje tragjike brenda një dite nuk janë rastësi”/ Reagon Gjekmarkaj: Dështim total i qeverisë

    “Pesë ngjarje tragjike brenda një dite nuk janë rastësi”/ Reagon Gjekmarkaj: Dështim total i qeverisë

    Në një postim në Facebook, deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj, reagoi ndaj ngjarjeve tragjike që shokuan vendin sot, duke akuzuar qeverinë për dështim total në mbrojtjen e sigurisë publike.
    Ai theksoi se pesë vdekje në Vlorë, Tiranë, Durrës, Berat e Shkodër nuk janë rastësi, por pasojë e mungesës së kontrollit, të zbatimit të ligjit dhe të injorimit të jetës së qytetarëve nga institucionet shtetërore.
    Postimi i plotë:
    Ngjarjet e rënda që kanë ndodhur gjatë orëve të fundit tregojnë më qartë se kurrë krizën e thellë të sigurisë publike në Shqipëri.Në Vlorë, një kamarier i ri humbi jetën pasi u përplas nga një automjet që ecte me shpejtësi. Në Tiranë, një kuzhinier u vra nga picieri. Në Durrës, një baba nga i biri. Në Berat, një turist i huaj nga qiraxhiu i kuajve. Në Shkodër, një punonjës shteti u bë “viktimë” e tritolit.
    Pesë ngjarje tragjike brenda një dite nuk janë rastësi, janë pasojë direkte e mungesës së shtetit, e mungesës së kontrollit, e mungesës së rendit dhe e dështimit të institucioneve përgjegjëse për sigurinë publike.
    Në vend që të garantojë jetën e qytetarëve, qeveria ka zgjedhur të mbyllë sytë përballë shkatërrimit të rendit, arrogancës në rrugë, lirimit të elementëve të rrezikshëm dhe mungesës totale të zbatimit të ligjit.
    Kur drejtësia hesht, kur policia shndërrohet në aparat propagande, kur jeta e qytetarit humbet çdo vlerë, atëherë shteti ka dështuar në misionin e tij themelor.
    Shqipëria nuk mund të prezantohet si “një nga vendet më të sigurta në Europë” ndërkohë që qytetarët e saj vriten në rrugë, në punë e në shtëpi.Siguria publike nuk është luks, është detyrim kushtetues i shtetit. Është koha që qeveria të ndalë propagandën dhe të përballet me realitetin.

  • 23 shenjat që nuk duhen injoruar, si të kuptoni që trupit tuaj i mungon hekuri

    23 shenjat që nuk duhen injoruar, si të kuptoni që trupit tuaj i mungon hekuri

    Nëse keni dyshime se mund të vuani nga mungesa e hekurit në trupin tuaj, ky artikull shpjegon shenjat e para që sjell kjo e fundit.
    Sipas mjekëve shenjat e para të mungesës së hekurit në trup janë lodhje, zbehti në fytyrë ku shkak për këtë bëhet edhe humbja e gjakut gjatë menstruacioneve ose shtatzënisë.
    Për këtë arsye, “viktimat” më të shpeshta të anemisë nga mungesa e hekurit janë gratë në moshë riprodhuese.
    Në çdo rast, mungesa e hekurit trajtohet në mënyrë natyrale nëpërmjet dietës, konsumimit të ushqimeve të pasura me hekur, por edhe me suplemente medicinale të hekurit.
    Tek gratë, menstruacionet e rënda, që barazohen me humbje të mëdha gjaku, ose shtatzënia janë arsyet e zakonshme të mungesës së hekurit. Në shtatzëni , faktori kryesor që çon në anemi është dieta e cila shpesh është “e varfër” me hekur.
    Natyrisht, çdo faktor tjetër që shkakton trupin të humbasë gjak mund të çojë në mungesë hekuri. Simptomat e zakonshme të mungesës së hekurit përfshijnë ndjenjën e lodhjes dhe mungesës së energjisë, gulçim, palpitacione dhe zbehje.
    Si të matni nivelin e hekurit në trupin tuaj?
    Një test i thjeshtë gjaku mund të konfirmojë një problem me hekurin. Analiza e gjakut tregon nivelet e hekurit në gjak. Nëse nivelet e hekurit janë të ulëta, nivelet e ferritinës ka të ngjarë të jenë gjithashtu të ulëta (ferritina pasqyron nivelin e hekurit të depozituar në trup). Hemoglobina zvogëlohet edhe në gjak kur kemi mungesë hekuri, ndërsa masa totale e rruazave të kuqe të gjakut është më e vogël se normalja në anemi. Nëse diagnostikohet mungesa e hekurit, është e mundur që mjeku të rekomandojë suplemente hekuri (në tableta ose ampula). Zakonisht, trajtimi zgjat rreth 6 muaj, por ju mund t’i merrni suplementet më pak ose më gjatë, në varësi të shkallës së mungesës që keni.
    Këto suplemente si produkte të tjera farmaceutike, mund të kenë efekte anësore . Ju mund të përjetoni diarre ose dhimbje barku, por është e rëndësishme të vazhdoni t’i merrni ato. Për të shmangur efektet anësore dhe për të siguruar një përthithje më të mirë, preferohet të konsumoni suplementet para ose pas vaktit tuaj, ndërsa një gotë me lëng portokalli natyral do të funksionojë gjithashtu për shkak të vitaminës C që përmban.
    Përveç kësaj, është e mundur që mjeku të kërkojë analiza të përsëritura gjaku pas disa muajsh nga fillimi i trajtimit, për të monitoruar efektivitetin e tij dhe për të vendosur nëse do t’ju rekomandojë të vazhdoni trajtimin apo jo.
    A janë suplementet zgjidhja e vetme për të plotësuar nevojën e hekurit në trup?
    Suplementet e hekurit nuk janë zgjidhja e vetme për të përballuar aneminë, pasi ka praktika që mund t’i zbatojmë vetë. Për shembull, një faktor kryesor që përcakton nivelet e hekurit në gjak është dieta. Pra, duhet të vini re nëse në dietën tuaj ditore ka mjaft ushqime të pasura me hekur dhe nëse jo, të bëni ndryshimet përkatëse.
    Për shembull, nëse doni të përfitoni sa më shumë nga hekuri që ofron ushqimi, mos anashkaloni të hani perime me gjethe jeshile, mish të kuq, fruta të thata si kajsi, kumbulla të thata dhe rrush të thatë, por edhe bishtajore (fasule, thjerrëza). Njëkohësisht, do të ishte mirë të shmangeshin ushqimet që nuk favorizojnë përthithjen e hekurit nga organizmi, si çaji, kafeja, produktet e qumështit, si dhe ushqimet e pasura me acid fitik, si drithërat.

  • Këto janë 4 simptomat e para që shfaqen në trupin tuaj nga mungesa e hekurit

    Këto janë 4 simptomat e para që shfaqen në trupin tuaj nga mungesa e hekurit

  • SYRI TV/ Maliq, tonelata me qepë drejt kalbjes, fermerët: Prodhimi stok, s`ka treg

    SYRI TV/ Maliq, tonelata me qepë drejt kalbjes, fermerët: Prodhimi stok, s`ka treg

    Tonelata me qepë dhe prodhime të tjera bujqësore në Maliq po kalben në ara, për shkak të mungesës së tregut. Fermerët thonë se tregtarët nuk po blejnë prodhimin vendas, ndërsa edhe kur shfaqin interes, çmimi ofruar është nën kosto.

    Banorët e fshatrave në zonën e Maliqit tregojnë se qepa po u kalbet në fusha dhe rreziku që të mos shesin asgjë është shumë i madh.
    Braktisjes që shteti i ka bërë bujqësisë, fermerët po i përgjigjen me të njëjtën gjuhë, duke paralajmëruar se nuk do të jetë e largët dita kur tokat do të mbeten djerrë.

    Situata në Maliq është një tregues i qartë i krizës që po përjetojnë fermerët në çdo produkt bujqësor. Mes shpenzimeve të larta dhe mungesës së tregut, ata po shohin si u kalbet mundi para syve, pa asnjë mbështetje apo zgjidhje nga institucionet.

  • Pagjumësia është problem për ju? Provoni në shtëpi ‘testin me lugë’

    Pagjumësia është problem për ju? Provoni në shtëpi ‘testin me lugë’

    Shumica e njerëzve e dinë se gjumi është thelbësor për shëndetin e përgjithshëm, por nuk është gjithmonë e lehtë të kuptohet kur na mungon gjumi.

    Rregulli “tetë orë gjumë” nuk konsiderohet më i detyrueshëm, por ekspertët pajtohen se të rriturve u duhen mes shtatë dhe nëntë orë gjumë cilësor për të funksionuar normalisht.Në realitet, shumë njerëz nuk e arrijnë këtë numër, ndaj gjatë ditës ndihen të lodhur, të rraskapitur ose u vështirësohet përqendrimi. Për të ndihmuar në zbulimin e mungesës së gjumit, doktori Nathaniel Kleitman shpiku një eksperiment të thjeshtë të njohur si “testi me lugë”.

    Si funksionon testi me lugë?

    Testi me lugë mat se sa kohë ju duhet për të fjetur. Edhe pse shumë njerëz mendojnë se fjetja e shpejtë është tregues i higjienës së mirë të gjumit, e vërteta është e kundërta. Nëse flini për më pak se pesë minuta, kjo mund të jetë shenjë e mungesës serioze të gjumit. Koha ideale për të rënë natyrshëm në gjumë është mes 10 dhe 20 minutash.

    Ja si ta provoni testin në shtëpi: ju nevojitet një lugë, një tabaka metalike dhe një orë. Shtrihuni në një ambient të qetë dhe të rehatshëm dhe mbajeni lugën lirshëm në dorë mbi tabakanë e vendosur në dysheme, pranë krevatit ose karriges. Para se të mbyllni sytë, shikoni orën dhe shënoni kohën.

    Ndërsa filloni të dremisni, dora do t’ju lirohet dhe luga do të bjerë mbi tabaka me një tingull që do t’ju zgjojë. Qëllimi është të kontrolloni sa kohë ka kaluar.

    Sipas hulumtimeve të Kleitman:
    nëse qëndroni zgjuar më shumë se 15 minuta, gjasat janë që po flini mjaftueshëm,
    nëse flini për më pak se 10 minuta, ndoshta ju mungon gjumi,
    nëse flini për më pak se 5 minuta, kjo është shenjë e mungesës serioze të gjumit.

    Një variant më i thjeshtë është të vendosni alarmin në 15 minuta – nëse flini para se të bjerë zilja, ka shumë të ngjarë që ju nevojitet më shumë pushim nga sa mendoni.

    Shenja të tjera të mungesës së gjumit

    Edhe pse testi me lugë është praktik, trupi në shumë mënyra dërgon sinjale se ju mungon gjumi cilësor.

    Sipas një studimi të publikuar në revistën Sleep Research, simptomat përfshijnë:

    përgjumje të vazhdueshme gjatë ditës,
    probleme me përqendrimin,
    nervozizëm,
    kujtesë të dobët,
    tonus të ulët muskulor.

    Nëse vëreni se shpesh dremitni në takime, ju vështirësohet të përqendroheni ose reagoni më ashpër ndaj të afërmve, shkaku mund të jetë mungesa e gjumit.

    Mungesa kronike e gjumit ndikon edhe në shëndetin afatgjatë. Ajo dobëson imunitetin dhe rrit rrezikun e depresionit, ankthit, sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru. Mund të prishë metabolizmin dhe hormonet, duke çuar në shtim peshe dhe probleme me nivelin e sheqerit në gjak. Madje edhe rregullimi i emocioneve mund të dëmtohet, ndaj lodhja shpesh çon në ndjenjë nervoze dhe tensioni.

  • Gjesti zbulon arsyen e mungesës nga muzika: Po përballem me një padrejtësi

    Gjesti zbulon arsyen e mungesës nga muzika: Po përballem me një padrejtësi

    Gjesti ka folur për herë të parë rreth mungesës së tij në skenën muzikore, duke ndarë me ndjekësit një mesazh të ndjerë dhe plot emocione. Në një postim në rrjetet sociale, ai shpjegoi se arsyeja e largimit të përkohshëm nga projektet lidhet me një problem personal. “
    Edi jom zhduk këto ditë për arsye personale. Nuk jam aktiv as me projekte as sen, po shumë shpejt besoj që kryhet ky problem edhe kom me kon pranë juve, si gjith me dek sistemin,” – shkroi ai, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e fansave.
    Gjesti theksoi se po përballet me një padrejtësi që po e pengon të ecë përpara, duke preferuar të mos zbulojë detaje:
    “Jon do sene që unë s’po du mi nda në media se nuk ja vlen… Po për juve ni sqarim t’vogël: deri sa të përfundojë ni padrejtësi që mu ka bo, nuk muj me kon aktiv.”