Tag: muajsh

  • E rëndë në Greqi, pit bulli sulmon për vdekje fëmijën 18 muajsh të shqiptarit, po luante në oborrin e shtëpisë

    E rëndë në Greqi, pit bulli sulmon për vdekje fëmijën 18 muajsh të shqiptarit, po luante në oborrin e shtëpisë

    Një fëmijë me baba shqiptar dhe nënë britanike, u sulmua për vdekje nga një qen në oborrin e shtëpisë teksa po luante.

    Ngjarja tragjike ka ndodhur në Agios Leontas, në ishullin Zakynthos të Greqisë.

    “Protothema” informon se një fëmijë 18-muajsh u sulmua për vdekje nga një pit bull.

    Sipas informacioneve, fëmija dyvjeçar ishte në oborrin e shtëpisë së tij kur iu afrua qenit të familjes, i cili, për një arsye të panjohur, e sulmoi me egërsi të madhe, duke i shkaktuar lëndime të rënda.

    Pak pas orës 13:00, prindërit të tmerruar telefonuan shërbimet e urgjencës, fëmija u dërgua në spital, por ishte tepër vonë, pasi aty u shpall i vdekur.

    Babai i fëmijës 18-muajsh është me origjinë shqiptare, ndërsa nëna e tij është britanike dhe të dy kanë jetuar në ishullin e Zakinthosit prej vitesh.

    Komuniteti vendas është i tronditur nga incidenti dhe autoritetet kompetente janë mobilizuar tashmë për të hetuar rrethanat e sulmit. Prindërit po mbahen nga autoritetet.

  • Tragjedi/ Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje fëmijën 18 muajsh, dhe babain

    Tragjedi/ Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje fëmijën 18 muajsh, dhe babain

    Një fëmijë me baba shqiptar dhe nënë britanike, u sulmua për vdekje nga një qen në oborrin e shtëpisë teksa po luante. Ngjarja tragjike ka ndodhur në Agios Leontas, në ishullin Zakynthos të Greqisë.
    “Protothema” informon se një fëmijë 18-muajsh u sulmua për vdekje nga një pit bull.
    Sipas informacioneve, fëmija dyvjeçar ishte në oborrin e shtëpisë së tij kur iu afrua qenit të familjes, i cili, për një arsye të panjohur, e sulmoi me egërsi të madhe, duke i shkaktuar lëndime të rënda.
    Pak pas orës 13:00, prindërit të tmerruar telefonuan shërbimet e urgjencës, fëmija u dërgua në spital, por ishte tepër vonë, pasi aty u shpall i vdekur.
    Babai i fëmijës 18-muajsh është me origjinë shqiptare, ndërsa nëna e tij është britanike dhe të dy kanë jetuar në ishullin e Zakinthosit prej vitesh.
    Komuniteti vendas është i tronditur nga incidenti dhe autoritetet kompetente janë mobilizuar tashmë për të hetuar rrethanat e sulmit. Prindërit po mbahen nga autoritetet.

  • E rëndë në Greqi/ Fëmija 18-muajsh me baba shqiptar sulmohet për vdekje nga qeni pit bull

    E rëndë në Greqi/ Fëmija 18-muajsh me baba shqiptar sulmohet për vdekje nga qeni pit bull

    Një fëmijë me baba shqiptar dhe nënë britanike, u sulmua për vdekje nga një qen në oborrin e shtëpisë teksa po luante.
    Ngjarja tragjike ka ndodhur në Agios Leontas, në ishullin Zakynthos të Greqisë.
    “Protothema” informon se një fëmijë 18-muajsh u sulmua për vdekje nga një pit bull.
    Sipas informacioneve, fëmija dyvjeçar ishte në oborrin e shtëpisë së tij kur iu afrua qenit të familjes, i cili, për një arsye të panjohur, e sulmoi me egërsi të madhe, duke i shkaktuar lëndime të rënda.
    Pak pas orës 13:00, prindërit të tmerruar telefonuan shërbimet e urgjencës, fëmija u dërgua në spital, por ishte tepër vonë, pasi aty u shpall i vdekur.
    Babai i fëmijës 18-muajsh është me origjinë shqiptare, ndërsa nëna e tij është britanike dhe të dy kanë jetuar në ishullin e Zakinthosit prej vitesh.
    Komuniteti vendas është i tronditur nga incidenti dhe autoritetet kompetente janë mobilizuar tashmë për të hetuar rrethanat e sulmit. Prindërit po mbahen nga autoritetet.

  • Goli i parë pas 18 muajsh për yllin portugez, por Man. United i kthehet avazit dhe mjaftohet me një pikë ndaj West Ham  (video)

    Goli i parë pas 18 muajsh për yllin portugez, por Man. United i kthehet avazit dhe mjaftohet me një pikë ndaj West Ham (video)

    4 Dhjetor 2025

    22:51

    Telesport

    Manchester United ka barazuar 1-1 ndaj West Ham në “Old Trafford”, në ndeshjen e fundit të javës së 14-të në Premier League. “Djajtë e Kuq” e nisën vrullshëm takimin, duke pretenduar në dy raste për penallti, por arbitri kryesor i takimit nuk mendonte kështu.
    Pjesa e parë u mbyll në shifrat 0-0. Rezultati do të zhbllokohej në minutën e 58-të, ku Diego Dalot do të gjente golin aps 18 muajsh. Një goditje e Casemiro-s e devijuar nga mbrojtësit miq dhe topi shkon në këmbët e Dalot, i cili ndodhej në një pozicion tepër të favorshëm për të shënuar dhe nuk gaboi.
    Barazimi i londinezëve do të vinte në minutën e 83-të, ku Magassa do të shënonte pas një topi të ardhur nga goditja e këndit dhe mbrojtësi francez ishte lënë komplet i lirë nga futbolistët e United. REzultati final 1-1.
    Pas këtij barazimi, Manchester United renditet në vendin e 8-të me 22 pikë, West Ham në vendin e 18-të me 12 pikë.
    SHIHGOLAT

  • 43-vjeçari iku para 3 muajsh në Kroaci, familja në alarm denoncon zhdukjen e tij: Nuk kemi asnjë kontakt

    43-vjeçari iku para 3 muajsh në Kroaci, familja në alarm denoncon zhdukjen e tij: Nuk kemi asnjë kontakt

    Një 43-vjeçar nga Fieri është larguar para 3 muajsh për në Kroaci.
    Gjatë kësaj kohe, burri nuk ka pasur asnjë kontakt me familjen e tij.
    Të alarmuar, nëna e tij ka bërë denoncim në polici.

    “Në Komisariatin e Policisë Fier kallëzoi shtetasi M. A., se kishte humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin E. A., 43 vjeç, i cili ishte larguar në Kroaci, 3 muaj më parë. Punohet për gjetjen e 43-vjeçarit”, njofton policia./vizionplus.tv

  • Prag tragjedie/ Përfshihet nga flakët banesa në Fier, lëndohet foshnja 2 muajsh

    Prag tragjedie/ Përfshihet nga flakët banesa në Fier, lëndohet foshnja 2 muajsh

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “15 Tetori” në Fier. Një banesë është përfshirë nga flakët, ku për pasojë është lënduar një foshnjë 2 muajsh, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në lagjen “15 Tetori”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit L. L., dhe për pasojë është dëmtuar një fëmijë 2 muajsh, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.“, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Përfshihet nga flakët banesa në Fier, lëndohet një foshnjë, Policia nis hetimet

    Përfshihet nga flakët banesa në Fier, lëndohet një foshnjë, Policia nis hetimet

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku një foshnjë vetëm 2 muajsh ka mbetur e dëmtuar pas një zjarri të rënë në banesë.
    Burime zyrtare nga policia bënë me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në lagjen “15 Tetori”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit L. L., dhe për pasojë është dëmtuar një fëmijë 2 muajsh.
    Foshnja është transportuar në QSUT dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

  • Përfshihet nga flakët banesa në Fier, lëndohet foshnja 2 muajsh

    Përfshihet nga flakët banesa në Fier, lëndohet foshnja 2 muajsh

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “15 Tetori” në Fier.

    Një banesë është përfshirë nga flakët, ku për pasojë është lënduar një foshnjë 2 muajsh, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në lagjen “15 Tetori”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit L. L., dhe për pasojë është dëmtuar një fëmijë 2 muajsh, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.“, thuhet në njoftimin e policisë.

    Top Channel

  • 40-vjeçari plagoset me armë, autor shoku i tij, prej tre muajsh nuk flisnin! 36-vjeçari në kërkim

    40-vjeçari plagoset me armë, autor shoku i tij, prej tre muajsh nuk flisnin! 36-vjeçari në kërkim

    Marilen Jata 40 vjeç, u paraqit mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:20 në spital i plagosur me armë zjarri.
    Policia e Tiranës ka identifikuar autorin e plagosjes së 40-vjeçarit, ngjarje e ndodhur në zonën e Institutit.
    Marilen Jata është qëlluar me armë zjarri në këmbë nga shoku i tij. Ata më përpara kanë qenë shokë, por prej tre muajsh nuk flisnin me njëri-tjetrin.

    Mbrëmjen e së dielës i plagosuri sapo është futur në rrugicë, aty i ka dalë para autori dhe e ka qëlluar me pistoletë. Menjëherë pas kësaj, autori është arratisur.
    “Falë veprimeve hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit F. F., 36 vjeç, i cili, pas një konflikti për motive të dobëta, rreth orës 22:20 të mbrëmjes së djeshme, plagosi me armë zjarri në këmbë shtetasin M. J”, njofton policia.
    Pritet që oficerët e policisë të marrin në pyetje të plagosurin në Spitalin e Traumës për motivet dhe përplasjet që kishte me autorin.
    Jata ndodhet jashtë rrezikut për jetën./vizionplus.tv

  • Befasuese, Pol Pogba kthehet në fushë pas 26 muajsh mungesë dhe bashkohet me Monakon

    Befasuese, Pol Pogba kthehet në fushë pas 26 muajsh mungesë dhe bashkohet me Monakon

    Adriatik BALLA
    Më shumë se dy vjet kishte Pol Pogba që ishte pezulluar nga garat e futbollit pasi u gjet fajtor për përdorim dopingu dhe u pezullua nga VADA, agjencia ndërkombëtare e antidopingut. Në fakt, shumë peripeci kaloi mesfushori francez, i cili atëherë ishte pjesë e Juventusit, por tani ai mund të gëzohet që është kthyer në fushë dhe mund të luajë sërish. Janë vetë mediat sportive që shkruajnë se Pol Pogba pritet të përfshihet në skuadrën e Monakos për ndeshjen ndaj Renes këtë të shtunë, duke shënuar rikthimin e tij në fushë pas 26 muajsh mungesë. Mesfushori francez, 32-vjeçar, nuk ka luajtur që nga 3 shtatori 2023, kur u aktivizua për 28 minuta me Juventusin kundër Empolit. Ky do të jetë debutimi i tij në Ligue 1, pasi ka lënë Le Havre për Mançester Junajtid në moshën 16-vjeçare.
    Pogba ishte i pezulluar për përdorim të DHEA, një substancë që rrit nivelin e testosteronit, dhe dënimi i tij fillestar prej katër vitesh u reduktua nga CAS në 18 muaj, duke e bërë të mundur rikthimin e tij nga marsi 2025. Francezi me 91 ndeshje dhe 11 gola për kombëtaren ka stërvitur normalisht gjatë javës dhe, nëse gjithçka shkon sipas planit, do të grumbullojë minutat e para për të rikuperuar ritmin dhe formën e plotë. Plani i klubit është që Pogba të rrisë gradualisht minutat në fushë, deri sa të jetë gati të luajë 90 minuta radhazi. Trajneri i ri i Monakos, Sebastien Pokognoli, e sheh Pogbën si një udhëheqës të rëndësishëm për një skuadër të re që aktualisht renditet e gjashta në Ligue 1, pesë pikë pas Marsejës dhe shtatë pas liderit PSG.
    Që nga nënshkrimi i kontratës dyvjeçare në qershor 2025, Monako ka zhvilluar një program të plotë rikuperimi dhe përgatitjeje fizike për Pogbën, duke përfshirë analiza biokimike, teste kognitive dhe stërvitje intensive për të shmangur rrezikun e lëndimeve. Pogba do të vesh fanellën me numrin 8 dhe pritet të nisë kapitullin e ri të karrierës së tij këtë fundjavë, duke sjellë eksperiencën dhe udhëheqjen e tij në një skuadër të rinovuar dhe ambicioze. Rikthimi i Pol Pogba në fushë tregon se ai ka vullnet dhe ka ende energji për të treguar cilësi në fushë. mediat e presin me interes angazhimin e tij në lojë, por mbetet për t’u parë a e gëzon formën e tij më të mirë sportive. Një qëndrim kaq i gjatë larg fushave mund të ketë pasoja, ose të paktën do të kërkojë shumë kohë të kapë nivelin e vet më të mirë. Në këtë moshë duket e vështirë, por ai është kthyer gjithsesi dhe mund të jetë kthimi më mbresëlënës i karrierës së tij të gjatë në fushat e blerta.