Tag: minnesota

  • Oklahoma mposht pa probleme edhe Minnesota, skuadra e Boston ndal Detroit, humbasin Bucks e Warriors

    Oklahoma mposht pa probleme edhe Minnesota, skuadra e Boston ndal Detroit, humbasin Bucks e Warriors

    Kanë nisur ndeshjet e NBA Cup, me Detroit që u mund 117-114 nga Boston, në një ndeshje të dueluar deri në fund. Cade Cunningham realizoi 42 pikë për Pistons, por që s’mjaftuan, ndërsa dyshja Brown-White për Celtics realizoi 60 pikë.
    Fiton edhe Oklahoma, që sot mposhti 113-105 Minnesota. Ndeshje e mirë për Alexander Shai, autor i 40 pikëve. Zhgënjen skuadra e Golden State, që në fushën e saj u mund 104-100 nga Houston (Reed Sheppard 31 pikë për miqtë).
    Skuadra e San Antonio mundi 115-102 Portland, ndeshje ku u dallua De’Aron Fox me 37 pikë. Pas kohës shtesë fiton Memphis, që mundi 133-128 New Orleans (Jackson-Wells 52 pikë së bashku), ndërsa Miami mundi 106-103 Milwaukee (Herro 29 pikë).
    NBA-Rezultatet e sotme
    Boston – Detroit, 117-114
    Charlotte – New York, 101-129
    Miami – Milwaukee, 106-103
    Oklahoma – Minnesota, 113-105
    Toronto – Indiana, 97-95
    New Orleans – Memphis, 128-133
    Golden State – Houston, 100-104
    Portland – San Antonio, 102-115
    Sacramento – Phoenix, 100-112

  • Plumbat ndaj politikanëve në Minnesota, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit Walz

    Plumbat ndaj politikanëve në Minnesota, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit Walz

    Autoritetet në Minnesota kanë shpallur në kërkim Vance Luther Boelter, 57 vjeç, një ish-anëtar i emëruar nga Guvernatori Tim Walz në vitin 2019, i dyshuar për sulmin ndaj politikanëve ditën e sotme.

    Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Sipas raportimeve, sulmuesi që besohet se ishte i maskuar si oficer policie, hyri në shtëpinë e senatorit John Hoffman dhe gruas së tij në Champlin, ku i qëlloi të dy duke i lënë në gjendje kritike.
    Dy orë më vonë, sulmuesi shkoi në Brooklyn Park, ku vrau ish-kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Melissa Hortman, dhe bashkëshortin e saj.
    Policia konfirmoi se në një nga automjetet e dyshuara është gjetur një listë ‘objektivash’ me emra politikanësh, si dhe materiale propagandistike kundër Donald Trump, shkruan Daily Mail.
    Hetuesit po shqyrtojnë mundësinë që sulmet të kenë qenë të motivuara politikisht dhe të lidhura me një protestë, e planifikuar për të njëjtën ditë me një paradë për ditëlindjen e Trump.
    Pasi u përfshi në një shkëmbim zjarri me policinë, autori arriti të arratisej dhe ende është në kërkim. Policia ka bërë thirrje për vigjilencë të lartë dhe ka vendosur urdhër për qëndrim në shtëpi në zonat ku ndodhi sulmi.
    Guvernatori Tim Walz reagoi menjëherë, duke e quajtur situatën “një akt të rëndë dhune kundër demokracisë” dhe ka aktivizuar Qendrën e Emergjencave të Shtetit. “Minnesota nuk do të tolerojë kurrë dhunën ndaj përfaqësuesve të saj të zgjedhur,” tha ai.
    Hetimet po vazhdojnë, ndërsa ende nuk është e qartë nëse të sulmet janë kryer nga një person i vetëm apo ka edhe të përfshirë të tjerë.

    Top Channel

  • Kush ishte Melissa Hortman, deputetja amerikane që humbi jetën nga atentati

    Kush ishte Melissa Hortman, deputetja amerikane që humbi jetën nga atentati

    Deputetja demokrate nga Minnesota, Melissa Hortman, u vra në orët e para të së shtunës, më 14 qershor, në një sulm të papritur në banesën e saj, së bashku me bashkëshortin, Mark Hortman.

    Ndërkohë, senatori John Hoffman dhe bashkëshortja e tij mbetën të plagosur rëndë pas një sulmi të ngjashëm në shtëpinë e tyre. Sipas guvernatorit Tim Ëalz, autori i sulmeve fillimisht shkoi në rezidencën e familjes Hoffman dhe më pas u drejtua drejt banesës së Hortman.

    Kush ishte Melissa Hortman?

    Melissa Hortman ishte një nga figurat më të rëndësishme të Partisë Demokrate në shtetin e Minnesota-s, me një karrierë të gjatë dhe të respektuar në politikë. Ajo shërbeu si Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve të Minnesota-s nga viti 2019 deri në janar të vitit 2025.

    E lindur në vitin 1970, Hortman ishte 55 vjeçe dhe përfaqësonte distriktin 34B, që përfshinte qytetet Brooklyn Park, Champlin dhe Coon Rapids, si dhe pjesë të qarqeve Anoka dhe Hennepin në zonën veriore të qyteteve të binjakëzuara të shtetit.

    Ajo kishte përfunduar studimet universitare në shkencat politike dhe filozofi në Universitetin e Bostonit, ndërsa diplomën Juris Doctor e mori nga Shkolla e Drejtësisë e Universitetit të Minnesota-s.

    Me profesion juriste, Hortman u zgjodh për herë të parë në Dhomën e Përfaqësuesve në vitin 2004.

    Melissa Hortman ishte e martuar me Mark Hortman dhe ishte nënë e dy fëmijëve, Colin dhe Sophie.

  • Vrasjet në Minnesota/ Reagon Shtëpia e Bardhë: Një dhunë kaq e tmerrshme nuk do të tolerohet në SHBA

    Vrasjet në Minnesota/ Reagon Shtëpia e Bardhë: Një dhunë kaq e tmerrshme nuk do të tolerohet në SHBA

    SHBA- Politikania e shtetit të Minesotës, Melissa Hortman, një demokrate, dhe bashkëshorti i saj u qëlluan dhe u vranë në shtëpinë e tyre herët të shtunën në mëngjes, tha guvernatori Tim Walz.
    Senatori i shtetit John Hoffman, gjithashtu demokrat, dhe gruaja e tij u shënjestruan në shtëpinë e tyre në një të shtënë të veçantë. Ata u qëlluan disa herë dhe nuk kanë dalë nga operacioni, shton Walz.
    Walz thotë se sulmet “duket të jenë një vrasje me motive politike” dhe se një kërkim për të dyshuarin është duke u zhvilluar.
    Pas ngjarjeve të rënda ka reaguar edhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ishte informuar për të shtënat në Minesota dhe siguroi se “një dhunë e tillë e tmerrshme nuk do të tolerohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
    Në një mesazh të lëshuar nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, Trump përsëriti se Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi dhe FBI-ja po hetonin dhe do ta ndiqnin autorin e krimit me “ashpërsinë më të madhe”.
    “Jam informuar për të shtënat e tmerrshme që ndodhën në Minnesota, të cilat duket të jenë një sulm i synuar kundër ligjvënësve të shtetit. Prokurorja jonë e Përgjithshme, Pam Bondi, dhe FBI-ja po hetojnë situatën dhe do të ndjekin penalisht këdo që është i përfshirë me të gjitha fuqitë ligjore. Një dhunë kaq e tmerrshme nuk do të tolerohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zoti i bekoftë njerëzit e mëdhenj të Minnesotës, një vend vërtet i mrekullueshëm!”, thuhet në reagim.

  • Atentati ndaj ligjvënësve demokratë në Minnesota, reagon Donald Trump: Sulm i tmerrshëm!

    Atentati ndaj ligjvënësve demokratë në Minnesota, reagon Donald Trump: Sulm i tmerrshëm!

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që tronditi Minnesota-n, ku përfaqësuesja demokrate Melissa Hortman dhe bashkëshorti i saj, Mark Hortman, humbën jetën në një sulm të armatosur, ndërsa senatori John Hoffman dhe bashkëshortja e tij mbetën të plagosur rëndë.
    Përmes një deklarate të shpërndarë në platformën X nga Sekretarja për Shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, Presidenti Trump e cilësoi ngjarjen si një “sulm të paramenduar kundër zyrtarëve të zgjedhur të shtetit”.

    “Sapo jam informuar për të shtënat tragjike në Minnesota, që duket se kishin si objektiv të drejtpërdrejtë ligjvënësit. Prokurorja e Përgjithshme, Pam Bondi, është duke bashkëpunuar me FBI-në për të hetuar plotësisht rastin dhe për të sjellë para drejtësisë të gjithë ata që janë përfshirë, në përputhje me ligjin,” thuhej në deklaratë.
    Trump theksoi gjithashtu se “akte të tilla të dhunshme dhe tronditëse nuk do të tolerohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, duke përfunduar mesazhin e tij me fjalë mbështetëse për banorët e Minnesotës, të cilët i quajti “njerëz të mrekullueshëm në një vend të jashtëzakonshëm”.
    Hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërsa autoritetet janë në ndjekje të autorit të dyshuar, i cili arriti të largohej pas përplasjes me armë me policinë.

  • Oklahoma shpallet kampione në Konferencën e Perëndimit, rikthehet në finalet e NBA pas 13 vitesh

    Oklahoma shpallet kampione në Konferencën e Perëndimit, rikthehet në finalet e NBA pas 13 vitesh

    Skuadra e Oklahoma City Thunder është shpallur sot kampione në Konferencën e Perëndimit. Ajo mundi 124-94 Minnesota në finalen e pestë play off, duke fituar 4-1 serinë e ndeshjeve.
    Një rikthim pas 13 vitesh i Oklahoma në finalet e NBA (viti 2012 hera e fundit), ku pret të mësojë emrin e ekipit rival, që do të dalë nga përballja mes Indiana e New York në Lindje. Më 5 qershor do të luhet finalja e parë.
    Triumf i merituar për Oklahoma në Perëndim, skuadra me rezultatin më të mirë në sezonin e rregullt dhe që do të ketë në favor faktorin fushë. Kjo do ta ndihmojë për titullin e parë kampion në NBA.
    Ndeshja e luajtur sot nuk pati histori, me Oklahoma ndjeshëm më superiore në fushë, ku u dallua Alexander Shai, autor i 34 pikëve. Randle realizoi 24 pikë për Minnesota, por që mbetën për statistikë.
    Konferenca e Lindjes-Finale
    New York – Indiana, (1-3)
    Konferenca e Perëndimit-Finale
    Oklahoma – Minnesota, 124-94 (4-1)

  • Minnesota mposht Oklahoma dhe rihap garën për titull në Perëndim

    Minnesota mposht Oklahoma dhe rihap garën për titull në Perëndim

    25 Maj 2025

    9:12

    Telesport

    Minnesota fitoi sot në fushën e saj 143-101 ndaj Oklahoma në finalen e tretë play off të Konferencës së Perëndimit në NBA.
    Ky është suksesi i parë për Minnesota, ndërkohë që Oklahoma vijon të udhëheqë serinë, tashmë me shifrat 2-1.
    Një ndeshje pa histori, komanduar nga vendasit, që dominuan në fushë ndaj skuadrës me rekordin më të mirë të sezonit të rregullt.
    Anthony Edwards me 30 pikë e Julius Randle me 24 pikë bënë diferencën në fushë për Minnesota, ndërsa Shai “ngeci”, duke realizuar vetëm 14 pikë.
    Edhe ndeshja e katërt do të luhet në fushën e Minnesota.
    Konferenca e Lindjes-Finale
    New York – Indiana, (0-2)
    Konferenca e Perëndimit-Finale
    Oklahoma – Minnesota, 101-143 (2-1)

  • Oklahoma nuk zhgënjen, mposht sërish Minnesota dhe udhëheq 2-0 serinë e finaleve

    Oklahoma nuk zhgënjen, mposht sërish Minnesota dhe udhëheq 2-0 serinë e finaleve

    23 Maj 2025

    8:13

    Telesport

    Ekipi i Oklahoma fitoi sot 118-103 ndaj Minnesota në finalen e dytë play off të Konferencës së Perëndimit, duke udhëhequr 2-0 serinë. Thunder i shfrytëzoi në maksimum dy ndeshjet në fushën e tij, duke i fituar të dyja.
    Edhe pse Minnesota luajti disi më mirë krahasuar me takimin e parë, sërish vendasit patën epërsi dhe e merituan fitoren. Anthony Edwards realizoi 32 pikë për Minnesota, por që s’mjaftuan për të fituar.
    Në kahun tjetër, i zakonshmi Alexander Shai shkëlqeu në fushë, duke realizuar 38 pikë, mbështetur edhe nga Jalen Williams me 26 pikë e Chet Holmgren me 22 pikë. Dy ndeshjet e radhës do të luhen në fushën e Minnesota.
    Konferenca e Lindjes-Finale
    New York – Indiana, (0-1)
    Konferenca e Perëndimit-Finale
    Oklahoma – Minnesota, 118-103 (2-0)
     

  • Minnesota përmbys Golden State, kampionët e Boston rihapin duelin me New York

    Minnesota përmbys Golden State, kampionët e Boston rihapin duelin me New York

    Në Konferencën e Lindjes, skuadra kampione e Boston fitoi 115-93 ndaj New York jashtë fushe, duke korrur fitoren e parë në gjysmëfinalet play off.
    Një ndeshje e komanduar nga skuadra e Celtics, ku u dalluan Pritchard me 23 pikë e Tatum me 22 pikë. Për New York u dallua Brunson me 27 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar, por nju-jorkezët kryesojnë ende 2-1 serinë.
    Në Konferencën e Perëndimit, pas humbjes në ndeshjen e parëm, ekipi i Minnesota përmbys shifrat duke fituar dy ndeshjet e tjera, përfshi atë sot, 102-97 ndaj Golden State.
    Skuadra e Warriors nuk përfitoi nga faktori fushë dhe munesa e Curry (i dëmtuar) u ndje shumë. Për vendasit u dallua Butler me 33 pikë, por që s’mjaftuan.
    Anthony Edwards për Minnesota, autor i 36 pikëve, bëri diferencën në fushë, mbështetur nga Randle me një “triple double” (24 pikë, 10 rebound, 12 asist).
    Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale
    Cleveland – Indiana, (1-2)
    Boston – New York, 115-93 (1-2)
    Konferenca e Perëndimit-Gjysmëfinale
    Oklahoma – Denver, (1-2)
    Minnesota – Golden State, 102-97 (2-1)

  • Mungesa e Curry penalizon Golden State, ekipi i Minnesota fiton dhe barazon serinë

    Mungesa e Curry penalizon Golden State, ekipi i Minnesota fiton dhe barazon serinë

    Vetëm një ndeshje e luajtur sot në NBA.
    Ekipi i Minnesota fitoi 117-93 ndaj Golden State, duke barazuar 1-1 serinë e ndeshje gjysmëfinale mes dy ekipeve në Konferencën e Perëndimit.
    Ndryshe nga sfida e parë, këtë herë në fushë dominoi skuadra vendase, që pati epërsi gjatë gjithë kohës.
    Mungesa e Stephen Curry u ndje te skuadra e Golden State, ndërkohë që për Minnesota u dallua Julius Randle me 24 pikë, mbështetur nga Edwards e Walker me nga 20 pikë secili.
    Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale
    Cleveland – Indiana, (0-2)
    Boston – New York, (0-2)
    Konferenca e Perëndimit-Gjysmëfinale
    Oklahoma – Denver, (1-1)
    Minnesota – Golden State, 117-93 (1-1)