Tag: mësuar

  • ‘Jam mësuar me gënjeshtrat e…’/ Bardhi: Amendamenti për amnistinë synon të kundërtën e asaj që thotë Grida me shokë

    ‘Jam mësuar me gënjeshtrat e…’/ Bardhi: Amendamenti për amnistinë synon të kundërtën e asaj që thotë Grida me shokë

    Mbrëmjen e së mërkurës, në emisionin “Top Story”, u diskutua çështja e amnistisë fiskale.

     

    Panelistët e ftuar nga moderatorja Grida Duma spekuluan mbi dakordësitë mes mazhorancës dhe opozitës lidhur me amnistinë fiskale dhe Avokatin e Popullit.

     

    Reagimi i kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka ardhur menjëherë nga SHBA, ku ai ndodhet për një vizitë zyrtare, pasi emri i tij është përmendur në studio.

     

    Përmes një postimi në Facebook, Bardhi ironizoi moderatoren dhe panelistët, duke thënë se “janë lodhur duke analizuar diçka që as nuk dinë ta lexojnë, as ta kuptojnë”.

     

    Më tej, Bardhi akuzoi median me licencë kombëtare se shfrytëzon hapësirën publike për “të hedhur baltë mbi një të pavërtetë”.

     

    Ai theksoi se reagimin e tij të mëhershëm e kanë injoruar, pasi “janë të interesuar për gënjeshtrën, jo për të vërtetën”.

     

    Sipas Bardhit, amendamenti i depozituar në Komisionin e Ekonomisë ka një version final, ku shoqëritë që shfrytëzojnë fushat naftëmbajtëse përjashtohen automatikisht nga përfitimet e ligjit, pavarësisht nëse kanë apo jo çështje në hetim. Ai shtoi se kjo është e kundërta e asaj që u prezantua në emision.

     

    Bardhi e mbylli reagimin me ironi, duke thënë se është “mësuar me gënjeshtrat e Gridës” dhe se i sheh si të pavlefshme, ndërsa shtoi me humor se në SHBA “gënjeshtrat vijnë me vonesë”.

     

    Postimi i Bardhit:

     

    Qenka lodhur shumë Grida sot, duke analizuar një dokument, me të ftuar që as dinë çfarë flasin dhe as kuptojnë çfarë lexojnë! Thjesht thonë çfarë i kanë dhënë të thonë!

     

    Ndërkohë në emër të gënjeshtrës shfrytëzon hapësirën kombëtare mediatike për të hedhur baltë bazuar në një të pavërtetë, që dikush e prezanton me shprehjen “më thotë dikush”! 

     

    Ndërkohë që reagimin tim që në mëngjes për këtë gënjeshtër të shpërndarë nga një tjetër TV, bëjnë sikur nuk e kanë lexuar, sepse janë të interesuar për gënjeshtrën, jo për të vërtetën! 

     

    E vërteta është që amendamenti i depozituar në Komisionin e Ekonomisë (dhe në seancë sot) ka një version final të propozuar, ku shoqëritë tregtare që shfrytëzojnë fushat naftëmbajtëse përjashtohen automatikisht nga përfitimi sipas ligjit, pavarësisht nëse kanë apo skanë çështje në hetim!!

     

    Pra, ekzaktësisht amendamenti synon të kundërtën e asaj që Grida me shokë në studio i paraqitën shqiptarëve për minuta të tëra sikur të kishin zbuluar botën. Mirëpo unë tashmë jam mësuar me gënjeshtrat e Gridës në një TV kombëtar dhe e vërteta është që smë bëjnë hiç përshtypje, veçse qesh me to për sa qesharak duken në gënjeshtrat e tyre të vogla dhe duke menduar gabimisht se po më barazojnë me sojin e tyre. 

     

    p.s: Ndjesë për orën e vonë, por në SHBA gënjeshtrat vijnë me vonesë! 😂

  • Kosova mëson axhendën e plotë, ja ku do të luhen ndeshjet

    Kosova mëson axhendën e plotë, ja ku do të luhen ndeshjet

    Kosovës ka mësuar edhe orarin për Kupën e Botës 2026, gjithnjë në rast kualifikimi.  “Dardanët” që fillimisht duhet të fitojnë dy përballje në muajin mars për ta siguruar një vend në Botëror, ka mësuar se mund të jetë në grupin B me Australinë, Paraguain dhe SHBA-në. 
    Tashmë, FIFA ka zbuluar edhe orarin e Kupës së Botës, ku Kosova fillimisht mund të përballet me Australinë në Kanada, më saktësisht në stadiumin “Vancouver”, më 13 qershor. 
    Gjashtë ditë më vonë, Kosova ndeshjen e dytë do ta ketë kundër Paraguait në “Santa Clara”, ndërsa grupin do ta përmbyllë me SHBA-në në “Inglewood” më 25 qershor. 

    Kosova fillimisht duhet të fokusohet te play-offi i muajit mars, ndaj Sllovakisë dhe në rast fitores atëherë finalen e zhvillojmë në Prishtinë me fituesin e takimit Turqi – Rumani.  Ndeshja e parë zhvillohet në Bratsilavë më 26 mars, ndërsa finalja më 31 mars 2026. 

  • “Je mësuar në jetimore”, këshilltari i PS flet pas sherrit me Mziun: Ka bërë thirrje për vrasje njerëzish

    “Je mësuar në jetimore”, këshilltari i PS flet pas sherrit me Mziun: Ka bërë thirrje për vrasje njerëzish

    Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, nga radhët e PS, Alfred Muharremi ka rrëfyer jetën e tij të vështirë, si i rritur jetim në fshatin SOS dhe sesi ia ka dalë të gjejë prindërit e tij biologjikë dhe të ndërtojë një raport të afërt me ta.
    Muharremi kujtoi edhe incidentin me deputetin demokrat Xhelal Mziu në studion e “Off the Record” pak kohë më parë, ku ky i fundit iu drejtua me gjuhë fyese dhe denigruese, duke thënë: “Je mësuar në jetimore ti”.
    “Po ishte vërtetë ishte një episod jo i lehtë për mua. Unë përgjithësisht jam përballur me këto episode, por kryesisht jam përballur në gjatë momentit që rritem dhe duke u etiketuar gjithmonë si dikush që vij nga një komunitet i cili është, pra fëmijët që e rriten pa kujdesin prindëror por nuk është se unë u shqetësova më shumë për veten, por më shumë shqetësohem për ato motra dhe vëllezër të fatit të cilin unë jam rritur dhe unë të falenderoj ty që gjatë emisionit po dhe pas emisionit tregove një kujdes maksimal që edhe unë mos të ndihesha në atë formën e diskriminimit që përpiqen që gjithmonë që ta bëjnë”, tha Muharremi.
    Ai në vijim teksa rrëfente pjesë nga jeta e tij e vështirë, e akuzoi deputetim demokrat se ka bërë thirrje për vrasje njerëzish, ndaj për këtë arsye nuk mund ta kuptojë jetën e vështirë të dikujt që është rritur pa prindër.
    “Është e vërtetë që personi në fjalë nuk e meritonte respektin tim të vazhdimit të debatit edhe unë të kërkoj ndjesë ndoshta që nuk duhet ndoshta nuk duhet të isha çuar, duhet të isha përballur, por ndonjëherë respekti ndaj komunitetit edhe ndaj familjes time të fatit që unë jam rritur është shumë herë më i lartë se dhënia e një përgjigje të një individi i cili më ka kujtuar dhe ka mësuar që deri para shumë kohësh thirrjet e tjera edhe politike ishin për vrasje njerëzish, por harroj që me atë mesazh ai vrau disa opinione ose vrau disa vogëlushë të cilët sot e vuajnë fatin e të qenit një fëmijë, i cili rritet pak kujdesin prindëror. Dhe unë edhe sot e kësaj dite jetoj me këpucët e tyre pasi është një rrugëtim që më ka shoqëruar të gjithë jetën dhe nëse unë sot jam babai i një fëmije. Sot unë kam gjetur prindërit e mirë biologjikë. Unë sot vazhdoj dhe e citoj në gjithë shoqërinë e të gjithë komunitetin që jam njeriu më me fat në botë, pasi unë kam tre familje. Është ajo familja ime e fatit, pra motrat dhe vëllezërit e mi që për shkak të historive të cilët na bashkon i njëjti përkufizim që nuk mundemi, nuk mundeshim dot të thonim nënë dhe baba, po mundeshim të thonim vëlla dhe motër për shkak të fatit dhe jo të gjakut. Rruga ime nis nga një braktisje më saktë e nënës time, të cilën edhe sot e kësaj dite nuk kam arritur kurrë ta kuptoj, por arrij të kuptoj vitet e tranzicionit që kanë qenë shumë të vështira për shumë familje shqiptare dhe ndoshta këto vite kanë qenë dhe të pasigurta edhe për shumë familje dhe unë jam dhe një ndër to. Dhe kjo kjo rrugë ka nisur duke qenë unë përfitues i shërbimeve që merrja nga institucionet e përkujdesit rezidencial. Ka qenë një rrugë shumë e vështirë,, një rrugë me shumë sakrificë”, rrëfeu Muharremi.

  • Çfarë mund të mësojmë ne nga njerëzit e mençur?

    Çfarë mund të mësojmë ne nga njerëzit e mençur?

    Nga Simon Kuper

    E kam kuptuar që herët në jetë, edhe në familje, se kishte njerëz shumë më të zgjuar se unë. (Komentuesve ju lutem ti vendosin shakatë e tyre këtu.) Por njëkohësisht kuptova se inteligjenca nuk ishte diçka statike. Kur njerëzit thonë “X është i shkëlqyeshëm”, bazuar në gradën e tij universitare të moshës 21 vjeç, është një thënie e pakuptimtë – sepse X mund të mos ketë mësuar më që atëherë. Çdokush mund ta bëjë veten më inteligjent. Një mënyrë është të studiosh njerëzit më të mençur. Po rendis disa nga zakonet e tyre:

    Ata e trajtojnë çdo situatë si mundësi për të mësuar. Nëse bie në bisedë me njërin prej tyre, pavarësisht nga statusi më i ulët apo niveli i budallallëkut që ti ke, ata e dëgjojnë me vëmendje atë që thua. Ata nuk përpiqen të “fitojnë” takimin duke të goditur me shprehje, figura, batuta apo recitime që i kanë mësuar vite më parë. Njëherë bisedova në një dasëm me një burrë më të vjetër se unë të quajtur Bob. Diskutuam në lidhje me kujdesin shëndetësor në SHBA. Më vonë, motra e nuses më pyeti çfarë mendimi kisha për Bobin. “Ai nuk ishte memec,” i thashë bujarisht. “Jo”, pranoi ajo, “ai ka fituar Nobelin në ekonomi”. Cili është specializmi i tij? e pyeta. “Shëndetësia,” më tha ajo. E megjithatë Robert Fogel më kishte dëgjuar mua me më shumë vëmendje sesa kisha treguar unë për të.

    Ata e drejtojnë mendjen për të parë personin përballë. Njerëzit që e kanë dhuratën për të parë botën e jashtme zakonisht i mbajnë kamerat e tyre të drejtuara nga jashtë. Neurotikët dhe narcistët nuk e bëjnë këtë gjë, pavarësisht se ata mund të jenë artistë të shkëlqyer në brendësinë e tyre (mendoni Woody Allen).

    Ata shpesh e anashkalojnë mërzinë dhe ankthin që shkakton jeta sociale. Ata mendojnë se ka shumë gjëra për të mësuar dhe se nuk ka kohë për të humbur me biseda në rrugë, rinovimin e kuzhinës, çmimet e pasurive të patundshme, thashethemet në lidhje me shkollat ​​lokale, ose bisedat që mbarojnë me shprehjet “Interesante!” apo “Qesharake!”.

    Ata janë specialistë, por gjithnjë mundohen të bëhen mjeshtra dhe në fusha tjera. Jam njohur me Walter Mischel, psikologu që ndihmoi në ndryshimin e të kuptuarit të personalitetit, në vitin e tij të fundit të jetës, kur ai ishte 88 vjeç. Ai rrinte atje me kokën ulur, duke dëgjuar me vëmendje gjithçka që thoshin të gjithë. Në muret e apartamentit të tij, vareshin piktura të mrekullueshme që i kishte bërë vetë në vitet tetëdhjetë. Në mënyrë të ngjashme, Edward Said, studiuesi i njohur në fushën e studimeve postkoloniale, ishte një kritik i rëndësishëm i muzikës. Këta njerëz respektojnë ekspertizën, sepse ata e dinë nga përvoja se është shumë e çmuar. Ata nuk janë si biznesmeni që hyn në politikë duke supozuar se me rregulla që do të aplikojë, pasi është më i zgjuar se idiotët që janë aty, ka për të zgjidhur papunësinë. Por ata kërkojnë të fitojnë ekspertizë edhe në një fushë tjetër. Francis Crick zbuloi kodin ADN pjesërisht për shkak se ai kishte ardhur në biologji nga fizika, duke sjellë me vete një palë sy të freskët.

    Ata mbledhin njohuri nga shumë fusha të ndryshme. Libri më i mirë jo-fiction që njoh është ai i Hannah Arendt: Jeruzalem: Një Raport mbi Banalitetin e së Keqes (1963). Është një përzierje e historisë, filozofisë, reportazheve të saj (nga salla e gjyqit në Jeruzalem, në gjyqin e Adolf Eichmann) dhe – megjithëse kjo është e paqartë – edhe përvojë e saj personale si refugjate në Gjermaninë e Hitlerit.

    Ata bëjnë punën që duan të bëjnë, jo ato punë që bota kërkon t’u imponojë, madje edhe nëse ka një kosto për karrierën ose të ardhurat e tyre. Në kushtet e Warren Buffett, ata përdorin një “vlerësim të brendshëm” (një matës i brendshëm i meritës) dhe jo një “vlerësim të jashtëm” (vlerësimi i meritës nga shoqëria). Ata nuk kanë asnjë interes për të spikatur, për t;u bërë të pasur apo të famshëm. Ata kanë tendencë të mos qëndrojnë në hierarkinë e lartë të organizatave publike ose korporatave, ku ata duhet të ndjekin një vijë të caktuar partiake dhe të bëjnë punët që u caktojnë shefat. Në pjesën më të madhe të shekullit të kaluar, të mençurit mblidheshin nëpër akademi, por kjo po ndryshon: gjithnjë e më shumë, akademikët shpërblehen për thellësi të njohurive në disiplinat e tyre vetiake, pasi fushat po bëhen më teknike dhe të specializuara.

    Ata kanë imagjinatën për të prodhuar ide, por edhe përulësinë teknike për t’i provuar për të kundërtën e tyre. Hortense Powder në kujtimet e saj klasike antropologjike “Stranger and Friend” (1966), përshkruan një fundjavë të gjatë të kaluar në New Hampshire në 1932 në shtëpinë verore të antropologut Edward Sapir. “Rrjedha e mrekullueshme e bisedës” midis mikpritësit dhe një tjetër mysafiri të shtëpisë, psikanalisti Harry Stack Sullivan, e befasoi atë. Ajo ia atribuon veprën pjesërisht “personaliteteve të tyre”. “Çdo njeri duket se kombinon brenda vetes diçka prej shkencëtari dhe poeti”, thotë ajo. Poeti ka idetë; shkencëtari i provon ato. Falë këtij testimi, njerëzit e mençur në botën moderne mësojnë se nuk ka asnjë ide të madhe që shpjegon gjithçka. Esther Duflo, i cili ishte bërë fituesi më i ri i Nobelit në ekonomi, më tha në 2015: “Idetë e mëdha janë shumë joshëse. Unë besoj në ide të vogla”. Njerëzit e mençur thonë atë që mendojnë se është e vërtetë – jo atë që është e përshtatshme për shoqërinë, ose që i shërbën mençurisë konvencionale, apo që është e dobishme politikisht. (Ata nuk i përmbahen ortodoksisë). Të gjithë mund të jemi pak më shumë të ngjashëm me ta, nëse e provojmë.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    “BUKËSHKALË?!”, POEZI NGA TEODOR KEKO

  • “Jam mësuar të flas përpara hajdutëve në Parlament”/ Korreshi në protestë: Ka ardhur dita t’i varen prangat…

    “Jam mësuar të flas përpara hajdutëve në Parlament”/ Korreshi në protestë: Ka ardhur dita t’i varen prangat…

    Protesta e Partisë Demokratike para Kryeministrisë vijoi me fjalimin e deputetit Saimir Korreshi, i cili u ngjit në foltoren e improvizuar përballë godinës së qeverisë, duke artikuluar akuza të forta ndaj kryeministrit Rama dhe kabinetit të tij.
    Korreshi tha se ndjente një emocion të veçantë teksa fliste para qytetarëve, ndërsa theksoi se ishte “mësuar të fliste para hajdutëve në Parlament”. Ai u bëri thirrje qytetarëve për bashkim kundër, siç u shpreh, “korrupsionit që ka mbërthyer vendin”.
    “Ka ardhur dita që prangat t’u varen në mes të këtij sheshi nga ju,” deklaroi ai, duke iu drejtuar protestuesve. Korreshi solli në vëmendje kategoritë e ndryshme të shoqërisë që, sipas tij, po vuajnë pasojat e qeverisjes aktuale: nënat që u mungojnë fëmijët e larguar nga vendi, bujqit që punojnë në kushte të vështira, minatorët në greva, studentët që gjejnë universitetet të mbyllura dhe qytetarët që përballen me mungesë shërbimi në spitale.
    Deputeti demokrat përsëriti thirrjen “Rama ik”, duke e akuzuar kryeministrin dhe ministrat për “vjedhje të përditshme” të buxhetit të shtetit. “Rama me 40 hajdutë e kemi thënë, por po bëhen 500. Nuk ka mbetur gjë pa vjedhur,” u shpreh ai.
    Korreshi kritikoi gjithashtu trajtimin e buxhetit dhe ndihmës ekonomike, duke e cilësuar si nënçmues për qytetarët që jetojnë me vështirësi. “Është dita jonë që t’i japim fund kësaj makutërie,” u tha ai protestuesve, duke i ftuar të vijojnë presionin ndaj qeverisë.

  • Deputeti i PD, Korreshi nuk i mban batutat në protestë: Ndjesë për emocionet se jam mësuar të flas para…

    Deputeti i PD, Korreshi nuk i mban batutat në protestë: Ndjesë për emocionet se jam mësuar të flas para…

     
    Protesta e Partisë Demokratike para Kryeministrisë vijoi me fjalimin e deputetit Saimir Korreshi, i cili u ngjit në foltoren e improvizuar përballë godinës së qeverisë, duke artikuluar akuza të forta ndaj kryeministrit Rama dhe kabinetit të tij. 
    Korreshi tha se ndjente një emocion të veçantë teksa fliste para qytetarëve, ndërsa theksoi se ishte “mësuar të fliste para hajdutëve në Parlament”. Ai u bëri thirrje qytetarëve për bashkim kundër, siç u shpreh, “korrupsionit që ka mbërthyer vendin”. 
    “Ka ardhur dita që prangat t’u varen në mes të këtij sheshi nga ju,” deklaroi ai, duke iu drejtuar protestuesve. Korreshi solli në vëmendje kategoritë e ndryshme të shoqërisë që, sipas tij, po vuajnë pasojat e qeverisjes aktuale: nënat që u mungojnë fëmijët e larguar nga vendi, bujqit që punojnë në kushte të vështira, minatorët në greva, studentët që gjejnë universitetet të mbyllura dhe qytetarët që përballen me mungesë shërbimi në spitale. 
    Deputeti demokrat përsëriti thirrjen “Rama ik”, duke e akuzuar kryeministrin dhe ministrat për “vjedhje të përditshme” të buxhetit të shtetit. “Rama me 40 hajdutë e kemi thënë, por po bëhen 500. Nuk ka mbetur gjë pa vjedhur,” u shpreh ai. 
    Korreshi kritikoi gjithashtu trajtimin e buxhetit dhe ndihmës ekonomike, duke e cilësuar si nënçmues për qytetarët që jetojnë me vështirësi. “Është dita jonë që t’i japim fund kësaj makutërie,” u tha ai protestuesve, duke i ftuar të vijojnë presionin ndaj qeverisë. 
     

  • “Broja nuk është problem…”, Sylvinho: Nuk njoh asnjë ekip nga vazo e dytë. Deri tani jam mësuar të…

    “Broja nuk është problem…”, Sylvinho: Nuk njoh asnjë ekip nga vazo e dytë. Deri tani jam mësuar të…

    16 Nëntor 2025

    21:04

    Telesport

    Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, në një intervistë për Digitalb pas humbjes 0-2 ndaj Anglisë, ka vlerësuar kundërshtarin dhe është krenar për paraqitjen e kuqezinjve.
    “Anglia është një kundërshtar që nuk të lejon të reagosh. Është një skuadër që nëse ti i hap lojën pas pësimit të një goli, mund të pësosh dhe tre apo më shumë gola të tjerë.
    Nga ndeshja e parë ndaj Anglisë në “Wembley” te ajo e sotmja, sigurisht që skuadra jonë ka ndryshuar dhe është rritur shumë. Kjo ka ardhur falë punës sime, Dorivës dhe Zabaletës.
    Përsa i përket play-offit nuk njoh asnjë ekip nga vazo e dytë. Deri tani jam mësuar të analizoj ekipet që kemi pasur punë në këtë grup dhe nuk kam menduar për ekipet e tjera.
    Broja? Jo, asnjëherë lojtari nuk është problem, por zgjidhje. Ende nuk kam folur me mjekët për gjendjen e tij. Gjithmonë është mirë kur lojtari kthehet me klubin e tij dhe aktivizohet sa më shumë”, tha Sylvinho.

  • Conte i zhgënjyer: Frankfurti i kishte mësuar mirë katenaçon, po të kishim luajtur ne kështu…

    Conte i zhgënjyer: Frankfurti i kishte mësuar mirë katenaçon, po të kishim luajtur ne kështu…

    5 Nëntor 2025

    8:11

    Alfred Lleshi

    Barazimi në shtëpi ndaj Eintracht Frankfurtit la shumë pakënaqësi te Napoli, që renditet në vendin e 19-të të fazës së ligës me vetëm 4 pikë. Fitorja e vetme daton nga muaji i kaluar kundër Sporting Lisbona.
    Për trajnerin Conte, rruga drejt kualifikimit në Champions është bërë shumë e vështirë: “Kur nuk shënon, nuk fiton. Për fat të keq, luajtëm kundër një skuadre gjermane që ka mësuar mirë si bëhet katenaço italiane. Po të kishim luajtur ne kështu në Gjermani, do të flitej për futboll të vjetër. Megjithatë, ne mbetemi mësues të mirë”.
    Conte u shpreh i kënaqur me përkushtimin e lojtarëve: “Krijuam raste të mëdha, nuk kam çfarë të qortoj. Po përpiqemi të rritemi, por është e vështirë”. Ai pranoi se mungesa e De Bruyne po ndikon: “Pa Kevin duhet të shpikim zgjidhje, si sot me Elmas në rolin e organizatorit. Djemtë dhanë gjithçka. Duhet që ‘Maradona’ të ndizet bashkë me ne”.

  • “Allegri ka kuptuar si ta shërojë Milanin e sëmurë, iu ka mësuar lojtarëve artin e vuajtjes”

    “Allegri ka kuptuar si ta shërojë Milanin e sëmurë, iu ka mësuar lojtarëve artin e vuajtjes”

    4 Nëntor 2025

    11:42

    Alfred Lleshi

    Luciano Moggi komentoi momentin delikat të Fiorentinës, ku Stefano Pioli rrezikon shkarkimin: “Fiorentina është në konfuzion total, peshojnë 10 javët pa fitore dhe vendi i parafundit në klasifikim. Ndërsa presin zëvendësuesin e Piolit, i këshilloj tifozët e revoltuar të ndihmojnë në vend që të protestojnë”.
    Moggi gjithashtu përmendi situatën e Milanit me Allegrin në stol: “Max duket se ka kuptuar si ta shërojë Milanin e sëmurë. Ai iu ka mësuar lojtarëve të tij artin e vuajtjes, për t’i mbajtur nën kontroll kundërshtarët, pastaj për të rikuperuar dhe kërkuar fitoren”.
    Ndërsa për Romën, e cila u mund nga Milani, shtoi: “Ndërrimet e Gasperinit nuk ishin bindëse, akoma mbetet zhgënjimi për penalltinë e gabuar të Dybala. Për të qenë konkurruese deri në fund, Roma duhet të zgjidhë enigmën e sulmuesit”.

  • Marcelo kujton “rivalin e përjetshëm”: Me Barcelonën ndodh gjithmonë e njëjta gjë…, jemi mësuar

    Marcelo kujton “rivalin e përjetshëm”: Me Barcelonën ndodh gjithmonë e njëjta gjë…, jemi mësuar

    3 Nëntor 2025

    9:32

    Alfred Lleshi

    Marcelo është rikthyer të luajë pas njoftimit të tërheqjes nga futbolli, duke marrë pjesë në dy ndeshje të “Kings League” me ekipin e tij, Skull FC, për ta ndihmuar të fitojë. Në ndeshjen e parë kundër Rayo de Barcelona humbi pa shumë polemika. Në ndeshjen ndaj XBuyer Team, Marcelo u zemërua shumë me gjykimin e arbitrit Ángel, që i kujtoi gjykimet e “El Clasico” ndaj Barcelonës.
    Ai postoi në X një mesazh shoqëruar me video nga ndeshja: “Në BARCELONË gjithmonë ndodh e njëjta gjë prej shumë kohësh…, jemi mësuar. A duhet të them diçka tjetër?” Ky postim ndezi rrjetet sociale, duke marrë reagime pro dhe kundër, me referenca për “Negreira” dhe pretendime për “vjedhje” të Real Madridit.
    Marcelo i ka entuziazmuar fansat e “Kings League” me lojën e tij dhe ka mobilizuar ndjekësit e Real Madridit e Barcelonës vetëm me një publikim në rrjetet sociale.