Tag: messi

  • E BUJSHME! Messi do të luajë ndeshje miqësore kundër… Barcelonës

    E BUJSHME! Messi do të luajë ndeshje miqësore kundër… Barcelonës

    11 Dhjetor 2025

    14:17

    Alfred Lleshi

    Lionel Messi do të zbarkojë në Ekuador më 7 shkurt, ku Inter Miami do të zhvillojë një ndeshje miqësore kundër Barcelonës së Guayaquil, si pjesë e turit të klubit amerikan në disa qytete të Amerikës së Jugut. Lajmi u konfirmua të mërkurën nga vetë skuadra ekuadoriane përmes Instagramit.
    “Ndeshja e historisë, Inter Miami kundër Barcelonës, që do të zhvillohet më 7 shkurt në stadiumin ‘Banco Pichincha’”, – njoftoi klubi i Guayaquil.
    Kjo do të jetë një nga ndalesat më të rëndësishme të turit të Inter Miami, duke marrë parasysh interesin e madh që Messi gjeneron në çdo vend ku luan. Për Barcelonën e Guayaquil, përballja me kampionin botëror është një mundësi unike për të rritur imazhin ndërkombëtar dhe tërhequr tifozë në shkallë të gjerë.
    Ndeshja pritet të gjenerojë një atmosferë festive në Quito dhe Guayaquil, ku pritshmëritë për të parë Messin në veprim janë jashtëzakonisht të larta.
     
     

  • Zbulohet nofka e panjohur, që Messi kishte në akademinë e Newell’s

    Zbulohet nofka e panjohur, që Messi kishte në akademinë e Newell’s

    11 Dhjetor 2025

    13:05

    Alfred Lleshi

    Portieri i Huracán, Hernán Galíndez, kujtoi përballjet e tij me Lionel Messin kur të dy ishin fëmijë dhe Messi luante për Newell’s. “U takuam shumë herë”, – tha Galíndez, i cili lunate për Rosario Central, ndërsa “Pulga” për Newell’s. Ai zbuloi edhe nofkën e Messit si fëmijë: “I thoshin gjithmonë ‘lojtari i Colorado që mban numrin 10’. Me të në fushë e filloje ndeshjen 3-0 në disavantazh”.
    Galíndez, 38 vjeç, ish-lojtar i Universidad Católica (Kili) dhe Rangers (Skoci), shtoi: “Ishte një gjeni. Videot e tregojnë qartë talentin e tij qysh në atë kohë; të tërhiqte vëmendjen në atë moshë se si e kontrollonte topin”. Ai kujtoi edhe golin e parë që pësoi si portier nga Messi, duke kaluar 5 lojtarë, përfshirë edhe atë vetë.
    Portieri i Ekuadorit përmendi se të përballej me Messin si profesionist ishte krenari dhe se shkëmbyen fanellat pas fitores 1-0 të Argjentinës ndaj Ekuadorit në “Monumental”, për të realizuar dëshirën e djalit të tij 8-vjeçar për fanellën e Messit.

  • Kryeson Lionel Messi, ja 10 lojtarët me më shumë tituj në historinë e futbollit

    Kryeson Lionel Messi, ja 10 lojtarët me më shumë tituj në historinë e futbollit

    Pas fitimit të MLS nga Leo Messi dhe Inter Miami, sulmuesi argjentinas e ka rritur edhe më shumë legjendën e tij, duke arritur titullin e 48-të. Ja lojtarët me më shumë tituj në histori:

    Leo Messi – 48 titujMe këtë të fundit në MLS, ylli argjentinas vazhdon të rrisë legjendën e tij në historinë e futbollit.

    Dani Alves – 43 titujKalimi i tij te Sevilla, Barcelona dhe Juventusi, ndër të tjera, e bën një nga lojtarët më të dekoruar. Me Brazilin nuk ka fituar Botëror, por ka një medalje ari olimpike.

    Andrés Iniesta – 39 titujShumica e titujve janë me Barcelonën dhe përfaqësuesen e Spanjës. Goli i tij në Afrikën e Jugut është më i përfaqësueshmi.

    Hossam Hassan – 39 titujLojtari i parë që nuk ka luajtur në Europë, në këtë listë. Ligat në Egjipt dhe Champions-i afrikan ishin kyç për të.

    Hossam Ashour – 39 titujI barabartë me bashkëkombësin për të njëjtat arsye. Të dy janë udhëheqës absolutë të futbollit afrikan.

    Maxwell – 37 titujI papritur në listë, por kalimi te skuadra fituese si Ajax, Barcelona dhe Inter e bënë të ketë një vitrinë të lakmueshme trofesh.

    Cristiano Ronaldo – 36 titujPortugezi nuk mund të mungonte. Palmaresi i tij ka shumë larmi: Premier League, La Liga, Serie A dhe një Europian me Portugalinë. I mungon vetëm Botërori.

    Gerard Piqué – 36 titujI barabartë me Ronaldon. Pas një karriere të gjatë dhe të suksesshme me Barcelonën, Piqué është qendërmbrojtësi kryesor i kësaj liste.

    Di María – 36 titujKa fituar disa nga ligat më të mëdha të Europës: La Liga, Ligue 1 dhe Liga Portugeze. Botërori me Argjentinën është titulli më i dëshiruar.

    Benzema – 36 titujVitet e vështira me Francën i lanë shenjë, por me Real Madridin arriti të fitojë një numër të madh Champions League.

  • Messi pati një vit 2025 plot gola dhe asiste, tani e pret 2026-ta me sfida “botërore”

    Messi pati një vit 2025 plot gola dhe asiste, tani e pret 2026-ta me sfida “botërore”

    “Këtë vit u ndjeva shumë mirë, pata fatin të luaja shumë ndeshje”, – tha Leo Messi pasi fitoi “MLS Cup”. Me dy asistet e tij u shpall MVP i finaleve dhe kandidat për MVP të “MLS 2025”. Pas një 2024-re të mbushur me dëmtime, Messi pati një vit 2025 madhështor në plan individual, duke rritur shpresat e Argjentinës për Botërorin 2026 dhe mundësinë e fitimit të dy Kupave radhazi (2022–2026).
    Në “MLS 2025” ai fitoi titullin, Konferencën e Lindjes me Inter Miami, u shpall MVP i finaleve, “Këpuca e Artë” (35 gola) dhe asistuesi më i mirë (23), duke luajtur 34 ndeshje: 35 gola, 28 asistime, 63 kontribute në gola, 101 driblime dhe 36 raste të krijuara. Në total më 2025, në të gjitha kompeticionet dhe me kombëtaren, luajti 54 ndeshje, shënoi 46 gola dhe dha 26 asistime.
    Me Inter Miami u fut në 1/8 e Botërorit të Klubeve dhe fitoi titullin nr.47 të karrierës. Me Argjentinën: 5 ndeshje, 3 gola. Sfidat 2026 janë të mëdha: MLS, “Leagues Cup”, “ConcaChampions”, stadiumi i ri në mars dhe Botërori 2026 (nis më 11 qershor). Messi s’ka konfirmuar, por gjithçka të çon te Kupa e gjashtë e Botës për Leon.
     

  • Leo Messi ia del, Inter Miami fiton Kupën e MLS-së (video)

    Leo Messi ia del, Inter Miami fiton Kupën e MLS-së (video)

    6 Dhjetor 2025

    22:49

    Telesport

    Inter Miami mposhti 3-1 Vancouver Whitecaps në finalen e amdhe në “Chase Stadium” në Florida dhe fiton Kupën e MLS-së. Finalja u zhbllokua që në minutën e 8-të, ku pas një aksioni të shpejtë të Inter Miami, Tadeo Allende pason në zonë për të gjetur shokun e skuadrës, por Edier Ocampo e dërgon atë në portën e tij. SHIKOGOLIN
    Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Inter Miami. Thomas Muller & Co kanë edhe 45 minuta të tjerë në dispozicion për të ndryshuar fatin e kësaj finaleje.
    Barazimi i Vancouver Whitecaps do të vinte në minutën e 60-të, ku Ali Ahmed do të shënonte me një goditje të bukur me të djathtën brenda zonës. Në minutën e 71-të, Inter Miami gjen sërish avantazhin. Këtë herë me Rodrigo de Paul, i cili shënoi pas asistit që mori nga Leo Messi. SHIKOGOLIN
    Goli që do të vuloste fitoren e madhe do të vinte në minutën e 90+6, nga Tadeo Allende, i cili mori një asist fantastik nga Leo Messi, pas kombinimit të përkryer me Jordi Alba-n. Rezultati final 3-1 për Inter Miami. Leo Messi fiton kështu trofeun e 48-të në karrierë. SHIKOGOLIN

  • “Mund të fitojmë Botërorin”, Messi: Nuk do jetë e lehtë, të gjithë duan të na mposhtin

    “Mund të fitojmë Botërorin”, Messi: Nuk do jetë e lehtë, të gjithë duan të na mposhtin

    Leo Messi dhe Argjentina e tij mbeten mes ekipeve favorite për të triumfuar në Botëror, por “pleshti” është i vetëdijshëm se të fitosh Botërorin nuk është e lehtë, duhet të kesh edhe shumë fat pasi në një turne të tillë, ku rivaliteti është shumë i fortë, diferencën në fund e bëjnë vetëm detajet:
    “Besoj se kemi një skuadër shumë të fortë dhe do të përpiqemi ta fitojmë sërish Botërorin. Por në këtë kompeticion, momentet më të vogla mund të të eliminojnë. Edhe pse fituam me penallti në finalen e vitit 2022, ndaj Holandës dhe Francës ishim skuadra më e mirë, megjithatë ndeshjet përfunduan te penalltitë. Emiliano Martinez ishte vendimtar, por një seri penalltish mund të të penalizojë në çdo moment. Është jashtëzakonisht e vështirë të fitosh një Botëror. Sidoqoftë, jam i bindur për vendosmërinë e skuadrës sonë. Tani luajmë pa peshën e asaj që na mungonte prej vitesh, por kjo nuk do të thotë se fitorja vjen lehtë. Të gjithë duan të mposhtin kampionët e botës”, përfundoi ylli i Argjentinës.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • A do ta shohim Messin në Botërorin 2026?

    A do ta shohim Messin në Botërorin 2026?

    Në një intervistë të plotë me ESPN, ylli i Argjentinës dhe Inter Miami, Lionel Messi, foli për pjesëmarrjen e tij të mundshme në Kupën e Botës 2026, ndërsa vlerësoi ish-trajnerin e tij Pep Guardiola.
    Messi përsëriti dëshirën e tij për të garuar në Kupën e Botës 2026, por shmangu konfirmimin e pjesëmarrjes së tij, duke deklaruar se kjo do të varet nga gjendja e tij fizike.
    “Shpresoj të jem atje. E kam thënë edhe më parë se do të doja shumë të isha”, tha Messi, duke shtuar: “Në rastin më të keq, do të jem atje duke e parë drejtpërdrejt, por do të jetë e veçantë.
    Kupa e Botës është e veçantë për të gjithë, për çdo vend – veçanërisht për ne, sepse e jetojmë në një mënyrë krejtësisht të ndryshme”.
    Messi, i cili e udhëhoqi Argjentinën drejt fitores në Katar në vitin 2022, vlerësoi gjithashtu ekipin aktual kombëtar:
    “Ne kemi lojtarë të shkëlqyer dhe kjo ka qenë e dukshme prej vitesh veçanërisht zelli dhe entuziazmi që kur Scaloni mori drejtimin. Është një skuadër plot fitues, me një mentalitet të fortë, që duan të fitojnë më shumë dhe kjo është ngjitëse”.
    Gjatë intervistës, Messi vlerësoi ish-trajnerin e tij të Barcelonës, Pep Guardiola, të cilin e përshkroi si më të mirin.
    “Për mua, Guardiola është unik”, tha Messi për trajnerin aktual të Manchester City-t. “Ka trajnerë jashtëzakonisht të mirë, por ai ka diçka të ndryshme. Për mua, ai është më i miri nga të gjithë”.
    Messi ishte një shtyllë kyçe e Barcelonës së Guardiolës, e cila fitoi 14 tituj të mëdhenj midis viteve 2008 dhe 2012. Ai theksoi gjithashtu se suksesi i Guardiolës nuk u kufizua vetëm në Barcelonë, por la gjurmë edhe në vende të tjera, si Gjermania me Bayernin dhe Anglia me Cityn, duke ndryshuar mënyrën se si luhen kampionatet.
    Së fundmi, Messi iu referua vështirësisë së Kupës së Botës, duke kujtuar humbjen tronditëse nga Arabia Saudite në vitin 2022 dhe penalltitë vendimtare në ndeshjet me Holandën dhe Francën.
    “Një Kupë Bote është shumë e vështirë. Çdo ekip mund të të shkaktojë probleme, mund të të eliminojë… Në ndeshjen e fundit, patëm fat që, edhe pse ishim ekipi më i mirë si në Holandë ashtu edhe në Francë, na u desh të shkonim te penalltitë, dhe aty patëm bishën që ishte [Emiliano] Dubou [Martinez] i cili na bëri të fitonim.”
    Shorti për Kupën e Botës 2026, në të cilën Argjentina do të marrë pjesë si kampione në fuqi, do të zhvillohet të premten në Uashington.

  • Nuk di të ndalet, Messi bën arritjen historike

    Nuk di të ndalet, Messi bën arritjen historike

    Inter Miami siguroi finalen e madhe të MLS-së pasi fitoi 5-1 ndaj Neë York Cityt në finalen e Konferencës Lindore.
    Skuadra e Lionel Messit do të përballet me Vancouver-in e Thomas Muller në duelin vendimtar. Messi regjistroi një tjetër arritje historike, duke u bërë lojtari me më shumë asiste në historinë e futbollit, 405 në total.
    Ai theu rekordin e mëparshëm të Ferenc Puskas me 404 asiste. Argjentinasi fitoi gjithashtu trofeun e 47-të në karrierë. Inter Miami shkon në finale me moral të lartë pas një paraqitjeje bindëse.
    Vancouver mbërrin në ndeshjen e fundit në formë të mirë dhe shihet si një kundërshtar i fortë. Finalja pritet të jetë një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit në MLS.

  • Miami në finale, Leo Messi shkruan historinë, futbollisti me më shumë asiste

    Miami në finale, Leo Messi shkruan historinë, futbollisti me më shumë asiste

    Lionel Messi ka shkruajtur sërish historinë e futbollit botëror. Ylli argjentinas asistoi në fitoren e thellë të Inter Miamit 5-1 këtë fundjavë ndaj New York City-t, në gjysmëfinalen e kampionatit MLS në Amerikë.
    “Pleshti| me asistimin për Silvettin, arriti shifrën e 405 asistimeve në karrierë, duke parakaluar legjendën hungareze Ferenc Puskas. Ndërkaq sa i takon ndeshjes, ajo ishte pa shumë histori, me ekipin nga Florida që nuk e pati aspakt të vështirë të triumfonte ndaj  Inter Miami arriti finalen e MLS Cup në një ndeshje ku shkëlqeu Tadeo Allende me 3 gola. Sulmesu argjentinas ishte i papërmbajtshëm, ndërsa te goli për Inter Miamin shkuan edhe Silvetti dhe Segovia.

    Kundështar i skuadrës se Messit në finale do të jetë Vancouver Whitecaps ku aktivizohet Thomas Muller, skuadër e cila mposhti 1-3 San Diegon.
    Finalja e këtij edicioni të MLS, Inter Miami-Vancouver Whitecaps do të luhet të shtunën në orën 20:30, në Florida.

  • Lionel Messi ngre trofeun e 47-të të karrierës, vendos edhe një rekord historik në futboll (Video)

    Lionel Messi ngre trofeun e 47-të të karrierës, vendos edhe një rekord historik në futboll (Video)

    “Pulga” dhe skuadra e tij e shndërruan finalen e Konferencës Lindore të Kampionatit të SHBA -së në një… festë.
    Inter Miami mposhti New York Cityn me rezultatin 5-1 dhe u kualifikua për në finalen e madhe të MLS-së, ku do të përballet me Vancouver-in e Thomas Muler në orët e para të së dielës së ardhshme.
    Lionel Messi fitoi titullin e 47-të të karrierës së tij të jashtëzakonshme, duke arritur njëkohësisht një arritje historike .
    “Ylli” argjentinas me asistin që i dha Silvetti-t në minutën e 67- të arriti në 405 dhe u bë futbollisti me më shumë pasime “përfundimtare” në historinë e sportit , duke tejkaluar gjigantin Ferenc Puskas (shih 404) .
    Tadeo Allende ishte mbresëlënës, duke shënuar një tregolësh (14′, 23′, 89′), ndërsa dy golat e tjerë u shënuan nga Silvetti (67′) dhe Segovia (83′).