Tag: mbrapa

  • “Shtatë ngjarje njësoj”,Hoxha paralajmëron: SPAK duhet të marrë hetimin e atentatit në Rinas në dorë, shënjestra mund..

    “Shtatë ngjarje njësoj”,Hoxha paralajmëron: SPAK duhet të marrë hetimin e atentatit në Rinas në dorë, shënjestra mund..

    Atentati në dalje të Rinasit ishte një demonstrim i frikshëm i planifikimit dhe ekzekutimit të saktë, duke ngritur pyetje serioze për sigurinë dhe rrjedhjen e informacionit.
    Gazetari Artan Hoxha shpjegoi se mënyra e veprimit, e ngjashme me të paktën shtatë ngjarje të tjera, tregon për një grup me një “firmë” të qartë. Çelësi i suksesit të tyre ishte informacioni i saktë
    “Janë të paktën shtatë ngjarje. Shtatë ngjarje që janë njësoj? Janë të shtata ngjarje ata e kanë patur, e kanë realizuar për fat të keq objektivin, e kanë goditur pra, shënjestrën e tyre dhe fakti që janë të kujdesshëm, pra rikthehen dhe njëherë për t’u siguruar ndaj tek objektivi, dëshmon se cili është. Në fillim kur folëm ne ishte një i vdekur nga ajo ngjarje, tashmë kemi dy dhe ka marrë rrethana të tjera dhe kemi hetime, dy hetime. Kemi një hetim se si mundi një person i ndjeri Sheqeri të futej brenda radhëve të policisë dhe kemi një hetim tjetër. Unë mendoj që këtë ngjarje duhet ta marrë SPAK-u në fakt, dhe kemi një hetim tjetër që ka të bëjë direkt me atentatin. Por thashë dhe njëherë, shumë e rëndësishme është një ngjarje që duhet hetuar mirë dhe nëse e gjejnë këtë, ato kontrollet që u bënë në Nikël mbrapa, unë s’besoj shumë. Sa herë ka ndonjë ngjarje në Rinas, i bien Niklës. Por mbrapa, por mbrapa nuk del. Thuhet se, edhe policia e ndjen presionin dhe prokuroria e ndjen presionin. Pra gjithë ai presioni i opinionit publik, i medias, donte të shfrynte diku dhe lajmi që shikon se gjetëm një që mund të jetë i lidhur me ngjarjen, ngelet në memorien e publikut, shiko se ne e kapëm, e gjetëm diçka”, tha ai.

  • Ndryshimi i orës, akrepat kthehen 60 minuta mbrapa fundjavën e ardhshme

    Ndryshimi i orës, akrepat kthehen 60 minuta mbrapa fundjavën e ardhshme

    Ashtu si çdo vit, kalimi nga ora verore në atë dimërore do të ndodhë të dielën e fundit të tetorit.
    Këtë vit, ndryshimi do të bëhet në mëngjesin e së dielës, më 26 tetor. Në orën 04:00, akrepat do të kthehen një orë pas, duke shënuar përsëri 03:00. Kjo do të thotë një orë më shumë gjumë për të gjithë.
    Ndryshimi i orës zbatohet në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, si pjesë e një politike të përbashkët për kursimin e energjisë. Megjithatë, debati për heqjen e këtij sistemi është ende i hapur dhe, ndonëse është diskutuar prej vitesh, nuk është marrë ende një vendim përfundimtar.

  • Shqipëria mban gjallë ëndrrën për në Botëror, mund Letoninë dhe lë mbrapa Serbinë

    Shqipëria mban gjallë ëndrrën për në Botëror, mund Letoninë dhe lë mbrapa Serbinë

    Shqipëria ka fituar 1-0 ndaj Letonisë në “Air Albania”, duke marrë 3 pikë të arta në luftën për t’u kualifikuar në Botëror.
    Kuqezinjtë e nisën ndeshjen me shumë dëshirë, duke ushtruar presion në portën e kundërshtarit.
    Për të ardhur në gjysmën e pjesës së parë, ekipi i Sylvinhos fitoi penallti. Laçi futi një top në brëndësi të zonës dhe pas një prekje të topit me dorë nga kundërshtari, arbitri nuk hezitoi duke drejtuar gishtin nga pika e bardhë. Nuk fali Asllani, i cili e ekzekutoi me mjeshtëri penalltinë.
    Miqtë tentuan të reagojnë dhe “flirtuan” me golin e barazimit në fundin e fraksionit me Jurkovskis, por vetëm kaq.
    Në fillimin e pjesës së dytë, Bajrami iu afrua golit, Gjimshiti shpërdoroi një rast nga fare pranë, ndërsa Broja mbetej rrezik konstant me shpërthimet e tij nga krahët.
    Pavarësisht mundësive, rezultati mbeti i njëjtë. Shqipëria rikthhehet në vendin e dytë me 8 pikë, duke lënë mbrapa kështu Serbinë, e cila u mposht nga Anglia 0-4. Në krahun tjetër, Letonia është në vendin e katërt me katër pikë.

  • Do të ishte hapa mbrapa për shqiptarin, Ernest Muçi mund të përfundojë në Rusi

    Do të ishte hapa mbrapa për shqiptarin, Ernest Muçi mund të përfundojë në Rusi

    Ernest Muçi është pranë një kalimi që do të ishte hap mbrapa për të. Shqiptari nuk po gjen hapësirë te Beshiktashi dhe turqit nuk janë të bindur me të.
    Sipas raportimeve që vijnë nga mediat ruse, Muçi po kërkohet në huazim nga Rubin Kazan. Një kalim që mund të ndodh pasi Rubin Kazan është gati të paguajë gjysmën e rrogës së Ernest Muçit. Kështu ylli shqiptar do t’i bashkohej Mirlind Dakut, por padyshim që do të ishte një hap mbrapa për të në karrierë. /Sport Ekspres/

  • Pse koha shkon përpara, dhe jo mbrapa?

    Pse koha shkon përpara, dhe jo mbrapa?

    Ka shumë pasoja që fillojnë me marrjen më seriozisht të pyetjes “Pse koha kalon”?

    Kur Isak Njutoni botoi librin e tij të famshëm “Principia” në vitin 1687, 3 ligjet e tij mbi lëvizjen e objekteve zgjidhën shumë probleme. Pa to, ne nuk mund të kishim shkuar dot në Hënë 282 vjet më vonë. Por këto ligje sollën në fizikë edhe një problem të ri, i cili nuk u trajtua me shumë seriozitet dhe që i shqetëson ende sot kozmologët.

    Problemi është se ligjet e Njutonit funksionojnë rreth 2 herë më mirë sesa mund ta prisnim. Ato përshkruajnë botën ku jetojmë çdo ditë – botën e njerëzve, lëvizjen e akrepave të orës – por ato janë gjithashtu shumë të mira për një botë në të cilën njerëzit ecin mbrapa dhe koha kthehet pas.

    “Karakteristika më interesante e ligjeve të Njutonit, që nuk u vlerësua deri vonë, është se ato nuk bëjnë dallimin midis së kaluarës dhe së ardhmes. Por drejtimi i kohës është tipari më i dukshëm i saj, apo jo?

    Unë kam fotografi të së kaluarës, por nuk kam asnjë fotografi të së ardhmes”- thotë fizikani dhe filozofi teorik Shon Kerol, që e trajton natyrën e kohës në librin e tij të fundit me titull “Idetë më të mëdha në univers”.

    Problemi nuk kufizohet vetëm tek teoritë shekullore të Njutonit. Thuajse të gjitha teoritë bazë të fizikës kanë funksionuar po aq mirë, duke shkuar sa par pas në kohë, thotë fizikanti KarloRoveli i Qendrës për Fizikën Teorike në Marsejë, Francë, dhe autori i disa librave duke përfshirë “Rendi i kohës”.

    “Duke nisur nga Njutoni, dhe më pas me teorinë e Maksuell për elektromagnetizmin, më pas me punën e Ajnshtajnit, dhe më vonë me mekanikën kuantike, teorinë e fushës kuantike, Relativitetin e Përgjithshëm dhe madje edhe gravitetin kuantik, nuk ka dallim mes të kaluarës dhe së ardhmes. Kjo na duket si diçka e habitshme, sepse dallimi është kaq i dukshëm për të gjithë ne”- thotë Roveli.

    Siç thotë Marina Kortes, astrofizikante në Universitetin e Lisbonës: Ka shumë pasoja që fillojnë me marrjen më seriozisht të pyetjes “Pse kalon koha”? Një pjesë e përgjigjes qëndron tek Big Bengu i ndodhur gati 14 miliardë vjet më parë. Një tjetër vjen nga ekstremi i kundërt, nga vdekja përfundimtare e Universit.

    Por përpara se të nisim këtë udhëtim epik mbrapa dhe mbrapa përgjatë vijës kohore të Universit, ia vlen të ndalemi në vitin 1865. Gjatë shekullit XX-të, kur qymyri futej me lopatë nëpër furra për të gjeneruar energji përmes avullit, shkencëtarët dhe inxhinierët që shpresonin të zhvillonin motorë më të mirë, përqafuan një sërë parimesh që përshkruanin marrëdhëniet midis nxehtësisë, energjisë dhe lëvizjes.

    Atë vit në Gjermani, fizikani Rudolf Klausius deklaroi se nxehtësia nuk mund të kalojë nga një trup i ftohtë në një trup të nxehtë, nëse nuk ndryshon asgjë tjetër rreth tyre. Ai krijoi konceptin që e quajti “entropi” për të matur këtë sjellje të nxehtësisë.

    Siç e thekson Roveli në librin e tij “Rendi i kohës”, ky është i vetmi ligj bazë i fizikës që mund ta dallojë të kaluarën nga e ardhmja. Për ta ilustruar këtë ligj, Roveli merr stilolapsin dhe e lëshon nga njëra dorë tek tjetra. “Arsyeja pse ndalon në dorën time është se ka pak energji. Më pas energjia kthehet në nxehtësi dhe më ngroh dorën. Dhe fërkimi ndalon zhvendosjen. Përndryshe, nëse nuk do të kishte nxehtësi, do të zhvendosej përgjithmonë atje-këtu, dhe unë nuk do ta dalloja dot të kaluarën nga e ardhmja”- shprehet ai.

    Deri këtu, gjithçka duket shumë e qartë. Kjo derisa filloni të konsideroni se çfarë është nxehtësia në nivelin molekular. Dallimi midis gjërave të nxehta dhe atyre të ftohta, është se sa të trazuara janë molekulat e tyre. Në një motor me avull të nxehtë, molekulat e ujit janë shumë të shtypura, duke u përplasur me shpejtësi me njëra-tjetrën.

    Të njëjtat molekula të ujit janë më pak të trazuara kur bashkohen në formën e kondensimit në xhamin e dritares. Këtu qëndron dhe problemi: kur e zmadhon krahasimin në nivelin molekular, për shembull një molekulë uji që përplaset dhe kapërcehet nga një tjetër, zhduket shigjeta e kohës.

    Nëse do të shihnit një video mikroskopike të asaj përplasje, dhe më pas do ta kthenit mbrapsht, nuk do të ishte e qartë se cili drejtim ishte përpara dhe cili pas. Në shkallën më të vogël, fenomeni që prodhon nxehtësi – përplasjet e molekulave – është simetrik në kohë.

    Kjo do të thotë se shigjeta e kohës nga e kaluara në të ardhmen shfaqet vetëm kur bëni një hap prapa nga bota makroskopike në atë mikroskopike. Kjo dukuri u vu re për herë të parë nga fizikanti austriak Ludvig Bolcman. “Pra, drejtimi i kohës vjen nga fakti që ne shohim gjërat e mëdha, por nuk shohim detajet”- thotë Roveli.

    Por nëse ekziston vërtet një shigjetë e drejtimit të kohës, nga ka ardhur ajo? “Përgjigja është e ngulitur në fillimet e Universit. Big Bengu kishte entropi të ulët dhe ende, 14 miliardë vjet më vonë ne po notojmë në pasojat e atij cunami që filloi pranë Big Bengut. Kjo është arsyeja pse koha ka një drejtim për ne sot”- deklaron Kerol.

    Shigjeta e kohës që lind nga entropia, na sjell më pranë të kuptuarit pse koha shkon vetëm përpara. Por mund të ketë më shumë shigjeta të kohës se kjo që njohim. Dhe për t’i kuptuar këto, duhet të kalojmë nga fizika tek filozofia. “Mënyrat se si ne e kuptojmë dhe përjetojmë kohën në mënyrë intuitive nuk duhet të merren lehtë”- thotë Xhenan Ismael, profesore e filozofisë në Universitetin e Kolumbias, Nju Jork.

    Nëse mendoni mbi përvojën tuaj me kohën, mund të jeni në gjendje të dalloni disa nga shigjetat psikologjike që përbëjnë një pjesë thelbësore të përvojës njerëzore. Një nga këto shigjeta është ajo që Ismaeli e quan “rrjedha e kohës”.

    “Nëse shihni botën, nuk përjetoni një paraqitje thjesht statike të gjendjes së menjëhershme të botës, pra si në një film të përbërë nga një numër kornizash statike çdo sekondë. Ne e shohim drejtpërsëdrejti se bota po ndryshon”- thekson ajo.

    “Kjo përvojë e rrjedhës së kohës është ndërtuar në perceptimin tonë. Shikimi nuk është aspak si një aparat filmi. Në fakt ajo që ndodh është se truri juaj mbledh informacion gjatë një periudhe kohore. Dhe e integron atë informacion në një mënyrë të tillë që në çdo moment, ajo që shihni është një llogaritje që ka bërë truri.

    Kështu ju jo vetëm shihni gjërat që lëvizin, por edhe sesa shpejt dhe në cilin drejtim po lëvizin. Ndaj gjatë gjithë kohës, truri juaj e integron informacionin në intervale kohore dhe ju jep rezultatin. Kështu në një farë mënyre jeni duke e parë kohën që ecë n”-shton Ismael.

    Një veçori e dytë e kohës që Ismael e dallon nga rrjedha, të cilën ajo e quan “kalim i kohës”.

    Ideja e kalimit është e lidhur ngushtë me përvojat e orientuara nga koha, si kujtesa dhe pritshmëritë. Merrni shembullin e një martese apo ndonjë ngjarjeje të shumëpritur në jetë. Përvoja jonë e këtyre momenteve ka shumë shtresa – nga fazat e planifikimit të ndashëm, tek vetë intensiteti i ditës, dhe deri tek kujtimet që qëndrojnë me ne për vite. Në këto përvoja të ndryshme ka një drejtim: mënyra se si ne e parashikojmë një ngjarje në të ardhmen, është thelbësisht e ndryshme nga mënyra se si e kujtojmë atë kur ka kaluar.

    ObserverKult

    ——–

    Lexo edhe:

    ANNIE ERNAUX FITOI NOBELIN PËR LETËRSI 2022

    Çmimi Nobel në letërsi për vitin 2022 ju dha autores franceze Annie Ernaux.

    Në arsyetimin e akademisë thuhet se Ernaux shpërblehet “për guximin dhe mbrehtesinë klinike me të cilat ajo zbulon rrënjët, largimet dhe kufizimet kolektive të kujtesës personale”.

    Annie Ernaux u lind në Lillebonne, më 1940. Dhe është një nga zërat më autoritarë të panoramës kulturore franceze.

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ÇOHU BABA DHE EJA PRAPË…

    Nga: Georgios Vizyinos

    Zgjohu baba! se po agon,qielli nis e skuqet,mbarë toka sterrë nis flakëron.Çohu dhe ti tek zbardhëllon, e të dëgjojmë gushkuqët.

    Tok me mamanë në këtë orëmë vinit ju tek dhoma,më flisje m’ atë zë gazmor.E binte zilja si këmborë. Po ti si fle akoma?

    Çfarë ëndrre po shikon taninë errësirë të ndritur.Fjete, kur unë isha kërthi,e pa kuptuar qysh e si, shiko sa jam, i rritur!

    Zgjohu e shih, e rrudhur, plakë,e gjora nënë e mjerë!dhe gjyshe e shkretë ng’ai merak,u tret, u shua e u mpak dhe iku… për ngaherë!

    Baba, tregoma atë fshattë t’ vdekurve nën tokëe do të nisem një mesnatë,dy lule për atë të ngratë, të çoj t’ja vë mbi kokë!

    Më thonë se qenka natë e zezë,skëterrë, pis, errësirë,por unë qiririn do ti ndez,që të ndriçojë porsi mëngjez, tek gjyshja ime e mirë!

    Mban mend? Më puthe ti mjekrosh,një ditë duke lodruarmë the – sa vite do kalosh,të rritesh krahë, të fluturosh, të bëhesh burrë i shquar.

    ObserverKult

  • Një hap mbrapa për të bërë dy përpara! Armando Broja bën lëvizjen e duhur, largohet nga Premier League

    Një hap mbrapa për të bërë dy përpara! Armando Broja bën lëvizjen e duhur, largohet nga Premier League

    Ndonjëherë duhet të bësh një hap mbrapa për të shkuar dy hapa më para! Ky mund të jetë rasti edhe i Armando Brojës, që më në fund duket se është bindur për t’u larguar nga Premier League.
    Sulmuesi shqiptar nuk do të jetë më pjesë e Chelsea, ndërsa për të janë hedhur në garë dy ekipe gjermane. Leipzig dhe Shtutgart janë interesuar për shërbimet e Armando Brojës, por gjithcka do të varet sigurisht nga përgjigja e shqiptarit, por edhe nga merkato e verës, pasi në këto ekipe priten largime dhe kështu Broja do të jetë një afrim ku planifikohet të ketë vendin e titullarit.
    Një kalim i tillë do t’i bënte mirë Brojës për të gjetur golat, besimin në vete dhe më shumë minuta në fushën e blertë. Mbetet të shihet sesi do të shkojnë negociatat në ditët në vijim, por të paktën Armando duket më larg Anglisë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • “Nuk janë disa njerëz të shkretë”, Rama: Po hetohet kush është mbrapa pushtimit kriminal të zemrës së Thethit

    “Nuk janë disa njerëz të shkretë”, Rama: Po hetohet kush është mbrapa pushtimit kriminal të zemrës së Thethit

    Kryeministri Edi Rama ka komentuar shembjet në Theth, duke u shprehur se nuk janë ndërtuar nga njerëz të shkretë, por thekson se janë ngritur nga disa individë që s’janë as banorë të zonës.Edi Rama: Ka një teori për të keqardhur keq se kush e ka fajin, duket sikur një pjesë e atyre që komentojnë përpiqen që tia lënë fajin strukturave të shtetit.
    Kemi njerëz të shkretë që kanë hequr bukën e gojës për të ndërtuar disa banesa dhe nga ana tjetër kemi një shtet që i la ta bëjnë këtë në shkelje të ligjit dhe u kujtua ti godasin. Nuk janë disa të shkretë, por disa individë që janë ngritur deri atje, një pjesë nuk janë banorë, Bëhet fjalë për individë që nuk janë shfaqur të pretendojnë çfarëdo qoftë. Policia po merret me hetimin si ka ndodhur dhe kush është mbrapa pushtimit kriminal të zemrës së Thethit, që është kartolina e njohur, Bëhet fjalë për ndërtime që nuk janë për të futur kokën por për qëllime fitimi. Nuk di të ketë ndonjë teori që amniston shkelësin e ligjit.
    Struktura kanë përgjegjësinë e tyre dhe e kanë marrë këtë përgjegjësi, mbetet për të parë se #farë përgjegjësie do të marrë KLP në lidhje me zonjën Gjeli.
    Dua të them që në Theth janë goditur 40 subjekte se kanë pasur më shumë se 1 ngrehinë, por nga 2 dhe 3. Policia ka një numër të konsiderueshëm denoncimesh, prokuroria s’ka marrë hetime.

  • Ironia e gazetarit Hoxha: Do kemi një parlament që do ja kalojë çdo programi humoristik…

    Ironia e gazetarit Hoxha: Do kemi një parlament që do ja kalojë çdo programi humoristik…

    Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar legjislaturën e ardhshme në Parlament, teksa tha se do të mbyllen emisionet humoristike, pasi komedia do të jetë në Kuvend.
    Hoxha deklaroi se në Parlament do të ketë përfaqësues të botës së krimit dhe personazhe që janë nën hetim për korrupsion.
    Më tej Hoxha theksoi se të gjithë personazhet problematikë, janë vendosur në lista nga Rama.
    “Më pyete pak më parë për këtë punën e SPAK-ut, për parandalimin që duhej të bënte për zgjedhjet. Ne pritëm që ndikimi i atyre task-forcave. E mban mend se si u shpërndanë në të gjithë panelet në media dhe dilnin hartat, si hartat e luftës Iran – Izrael.
    Për atë ky qarku këtu do të jetë prokuror filani dhe ky do ketë kaq OPGJ nga mbrapa fdhe do ketë kaq SPZ nga mbrapa…dhe këtu të mos guxojë njeri se këta të bëjnë gjëmën.Në fakt listat ishin më qamet se në 2021. Sepse shiko fundin, rezultatin se na shkoi buza mbrapa duke fol se nuk ka nevojë për task – forcë e ke detyrim ligjor. Nuk ke nevojë që të ngresh një strukturë të posaçme. Çdo prokurori e vendit e ka për detyrë. Tani vetë e ngritëm pritshmërinë, meqenëse ishte edhe projekti, sidomos me financimin e ambasadës britanike, se raportonin edhe para ambasadorit. Në vend që tu thoshin partive që janë pjesëmarrëse në zgjedhje, se cilat janë shqetësimet tuaja dhe këto janë shqetësimet tona. Nuk bënë asnjë gjë. Dhe ne e pamë, listat që do të shikosh parlamentin do të shikosh parlamentin. Do të mbyllen të gjitha emisionet humoristike.Imagjino ne po shkojmë drejt 2030, do kemi atje ligjvënës dhe ligjbërës Tërmetin. Nuk do të bëjë me termet në atë segmentin që fillonte tek Ura e Leklit e mbaronte tek Ura e Memaliajt. Por do ta kemi këtu.
    Po do kesh deputete që do të përfaqësojë interesin publik, Zegjinenë.
    Më atë parlament që po na vjen, çfarë pret ti. Dhe këta të drejtësisë do të shkojnë të raportojnë fiks te ky parlamenti. Dhe ne pritëm parandalim. Parandalim nuk patëm. Pra listat jo vetëm që kishin brenda personazhe problematikë dhe përfaqësues të botës së krimit, por kishin subjekte direkte dhe ishin listat e mbyllura, persona që janë subjekte të dosjeve të hetimeve aktuale. Të dosjeve për korrupsion, madje edhe për përfshirje në krimin e organizuar, të ministrave të pushtetarëve të nivelit të lartë të mazhorancës. Dhe aty kush i futi të lista e mbyllur. I futi kryeministri.
    Pra nuk ndikuan dot dhe nuk na dhanë lista më të mira. Këtë nuk e bënë dot.
    Dhe tek pjesa tjetër, tek ajo që premtohej se do të luftohej krimi zgjedhor e ku di unë. Rezultati sot është zero“, tha Hoxha.

  • Qytetarja kërkon ta takojë, Rama sillet arrogant: Ik tani, mos më hajde nga mbrapa (Video)

    Qytetarja kërkon ta takojë, Rama sillet arrogant: Ik tani, mos më hajde nga mbrapa (Video)

    Një qytetare e moshuar që ka kërkuar që të takojë kryeministrin Edi Rama, është përballur me arrogancën e këtij të fundit gjatë një vizite në Vlorë.
    Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shfaqet qytetarja që i shkon nga pas Ramës, i cili i kthehet në mënyrë arrogante.
    “Ça do? Ik tani, mos më hajde nga mbrapa”,- ishin fjalët e Ramës drejtuar qytetares, e cila më pas u largua nga një nga shoqëruesit e kryeministrit.