Tag: mbështetjes

  • Abuzime me skemën e mbështetjes për fermerët, pezullohen 2 inspektorë të AZHBR-së dhe 6 veterinerë

    Abuzime me skemën e mbështetjes për fermerët, pezullohen 2 inspektorë të AZHBR-së dhe 6 veterinerë

    Dy inspektorë të AZHBR-së dhe 6 veterinerë të Drejtorisë së Bujqësisë në Pogradec janë pezulluar nga detyra për shkak të abuzimeve me skemën e mbështetjes për fermerët. Policia e Korçës thotë se në kuadër të operacionit të koduar “Green Code” u shpall në kërkim edhe një inspektor tjetër i AZHBR-së.
    Keta persona thote policia, pasqyronin të dhëna të rreme në aktet e verifikimit gjatë kontrollit në fermat e përfituesve nga skema kombëtare e mbështetjes për fermerët.
    Njoftimi
    Finalizohet nga Sektori i Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë, pas një periudhe hetimi prej 18-muajsh, operacioni policor i koduar “Green Code”.
    Pasqyronin të dhëna të rreme në aktet e verifikimit gjatë kontrollit në fermat e përfituesve nga skema kombëtare e mbështetjes për fermerët, pezullohen nga detyra 2 inspektorë të AZHBR-së dhe 6 veterinerë të DBP-së. Shpallet në kërkim 1 inspektor i AZHBR-së.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, pas një hetimi 18-mujor të kryer me metoda speciale të hetimit, finalizuan operacionin policor të koduar “Green Code”, si rezultat i të cilit:
    u pezulluan nga detyra, për veprat penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi i dokumentave, i kryer në bashkëpunim”, shtetasit A. M., 33 vjeç dhe J. Z., 36 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektorë në AZHBR;
    D. Ç., 57 vjeç, dhe F. I., 54 vjeç, banues në Pogradec, me detyrë veterinerë pranë Drejtorisë së Bujqësisë Pogradec.
    për veprën penale “Falsifikimi i dokumentave, i kryer në bashkëpunim”, ndaj shtetasve E. Gj., 56 vjeçe, banuese në Pogradec, me detyrë veterinere kontrolli, dhe P. R., 66 vjeç, B. B., 28 vjeç, dhe E. F., 33 vjeç, banues në Pogradec, me detyrë veterinerë shërbimi pranë Drejtorisë së Bujqësisë Pogradec.
    Si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. B., 48 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor i AZHBR-së, për veprat penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi i dokumentave”.

  • 21 milionë euro u “dorëzohen” fermerëve, 52,589 përfitues marrin financimin nga skema kombëtare e subvencioneve

    21 milionë euro u “dorëzohen” fermerëve, 52,589 përfitues marrin financimin nga skema kombëtare e subvencioneve

    52.589 fermerë në total në të gjithë vendin kanë marrë financim nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, pasi janë shpallur fitues në Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësisë. Referuar të dhënave zyrtare nga ky institucion disbursimi i fondeve të Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2025 vijon intensivisht, ku deri më tani janë shpërndarë 2.1 miliardë lekë apo rreth 21 milionë euro, nga 3.2 miliardë lekë total që është fondi i akorduar për fermerët. Ndërsa pagesat për përfituesit e tjerë janë në proces.
    Masat e Skemës Kombëtare 2025 përfshijnë 8 masa në total: tufën bazë të matrikulluar (gjedhë dhe të imta); zhvillimin e bletarisë; mbështetje për farë, fidanë dhe inpute të tjera; kultivimin e bimëve mjekësore-aromatike; fermat organike; certifikimin Global GAP; ⁠mbështetje me naftë për punimet e mekanizuara në bujqësi. Numri më i lartë i përfituese i takon skemës së naftës në bujqësi, ku mbi 37 mijë femerë kanë përfituar fondet në llogaritë e tyre bankare. 69.917 aplikime janë regjistruar në e-Albania nga fermerët apo Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor për të pasur akse nga fondet e vëna në dispozicion për financimin e sektorit bujqësor përmes Skemës Kombëtarë të Mbështetjes 2025. Më shumë aplikime janë regjistruar për skemën e naftës, me afro 52.837 aplikime, ndërsa interes të lartë ka pasur edhe për blegtorinë dhe bletarinë. Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural,  për masat 1-7 janë në total janë 7272 fermerë përfitues. Përmes Skemës Kombëtare të Mbështetjes 2025, synohet ulja e kostove të prodhimit për fermerët, rritja e rendimentit dhe fuqizimi i  prodhimit MadeinAlbania duke forcuar konkurrueshmërinë e sektorit bujqësor dhe zhvillimin e qëndrueshëm rural.
    Aplikimet e Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi janë hapur më 14 Prill  dhe janë mbyllur me 30 maj 2025. Skema Kombëtare i ka dhënë më shumë prioritet financimit të shoqërive të bashkëpunimit bujqësor, të cilat përfitojnë në masën 100%. Ndërsa, mbi 67 mijë fermerë në të gjithë vendin kanë përfituar financim nga Skema e Subvencioneve në bujqësi përgjatë vitit 2024.

  • 21 milionë euro u ‘dorëzohen’ fermerëve, ja sa përfitues marrin financimin nga skema kombëtare e subvencioneve

    21 milionë euro u ‘dorëzohen’ fermerëve, ja sa përfitues marrin financimin nga skema kombëtare e subvencioneve

    52.589 fermerë në total në të gjithë vendin kanë marrë financim nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, pasi janë shpallur fitues në Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësisë.
    Referuar të dhënave zyrtare nga ky institucion disbursimi i fondeve të Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2025 vijon intensivisht, ku deri më tani janë shpërndarë 2.1 miliardë lekë apo rreth 21 milionë euro, nga 3.2 miliardë lekë total që është fondi i akorduar për fermerët. Ndërsa pagesat për përfituesit e tjerë janë në proces.
    Masat e Skemës Kombëtare 2025 përfshijnë 8 masa në total: tufën bazë të matrikulluar (gjedhë dhe të imta); zhvillimin e bletarisë; mbështetje për farë, fidanë dhe inpute të tjera; kultivimin e bimëve mjekësore-aromatike; fermat organike; certifikimin Global GAP; ⁠mbështetje me naftë për punimet e mekanizuara në bujqësi.
    Numri më i lartë i përfituese i takon skemës së naftës në bujqësi, ku mbi 37 mijë femerë kanë përfituar fondet në llogaritë e tyre bankare.
    69.917 aplikime janë regjistruar në e-Albania nga fermerët apo Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor për të pasur akse nga fondet e vëna në dispozicion për financimin e sektorit bujqësor përmes Skemës Kombëtarë të Mbështetjes 2025.
    Më shumë aplikime janë regjistruar për skemën e naftës, me afro 52.837 aplikime, ndërsa interes të lartë ka pasur edhe për blegtorinë dhe bletarinë.
    Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural,  për masat 1-7 janë në total janë 7272 fermerë përfitues.
    Përmes Skemës Kombëtare të Mbështetjes 2025, synohet ulja e kostove të prodhimit për fermerët, rritja e rendimentit dhe fuqizimi i  prodhimit MadeinAlbania duke forcuar konkurrueshmërinë e sektorit bujqësor dhe zhvillimin e qëndrueshëm rural.
    Aplikimet e Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi janë hapur më 14 Prill  dhe janë mbyllur me 30 maj 2025.
    Skema Kombëtare i ka dhënë më shumë prioritet financimit të shoqërive të bashkëpunimit bujqësor, të cilat përfitojnë në masën 100%.
    Ndërsa, mbi 67 mijë fermerë në të gjithë vendin kanë përfituar financim nga Skema e Subvencioneve në bujqësi përgjatë vitit 2024.

  • Skema e naftës pa taksa, shpërndahen 6,5 milionë euro për 32 mijë fermerë

    Skema e naftës pa taksa, shpërndahen 6,5 milionë euro për 32 mijë fermerë

    Skema e mbështetjes me naftë pa taksa për bujqësinë po jep efektet e saj në terren. Deri tani, 32.627 fermerë në të gjithë Shqipërinë kanë marrë fondet në llogaritë e tyre bankare, me një vlerë totale prej 634 milionë lekësh, ose rreth 6,5 milionë euro. Për fermerët që zotërojnë mbi 10 hektarë tokë, skema parashikon 50% të mbështetjes për çdo hektar të mbjellë. Ndërkohë, grupimet e Bashkimit të Fermerëve përfitojnë të parët, dhe secili anëtar i grupimit merr masën e financimit në një llogari të veçantë në nivelin maksimal 100%. Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural (AZHBR), interesi i fermerëve për këtë skemë ka qenë mjaft i lartë. Në platformën “e-Albania” janë regjistruar 69.917 aplikime nga fermerë dhe Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor, të cilët kërkojnë të përfitojnë nga fondet e Skemës Kombëtare të Mbështetjes 2025.
    Pjesa më e madhe e aplikimeve, rreth 52.837, i përket skemës së mbështetjes me naftë pa taksa, që ka si synim të ulë kostot e punimeve bujqësore dhe të nxisë prodhimin vendas. Përmes Skemës Kombëtare të Mbështetjes 2025, qeveria synon të rrisë rendimentin e prodhimit bujqësor, të fuqizojë produktet “Made in Albania” dhe të garantojë zhvillim të qëndrueshëm rural, duke forcuar më tej konkurrueshmerinë e sektorit.

  • 6.5 milionë euro shpërndahen për naftën në bujqësi, përfitojnë mbi 42 mijë fermerë

    6.5 milionë euro shpërndahen për naftën në bujqësi, përfitojnë mbi 42 mijë fermerë

    Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural ka mbështetur deri më tani me financim  42,667 fermerë në të gjithë vendin, pasi janë shpallur fitues në Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi.
    Referuar të dhënave zyrtare nga ky institucion disbursimi i fondeve të Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2025 vijon intensivisht, ku deri më tani janë shpërndarë rreth 1,84 miliard lekë apo 19 milionë euro, ndërsa pagesat për përfituesit e tjerë janë në proces.
    Skema Kombëtare 2025 përfshin 8 masa në total: tufën bazë të matrikulluar (gjedhë dhe të imta); zhvillimin e bletarisë; mbështetje për farë, fidanë dhe inpute të tjera; kultivimin e bimëve mjekësore-aromatike; fermat organike; certifikimin Global GAP; ⁠mbështetje me naftë për punimet e mekanizuara në bujqësi.
    Ndërsa sa i takon vetëm skemës së naftës, deri më tani kanë përfituar fondet në llogaritë e tyre bankare 32.627 fermerë në të gjithë Shqipërinë, për të cilët janë disbursuar 635.5 milionë lekë, apo rreth 6.5 milionë euro.
    69.917 aplikime janë regjistruar në e-Albania nga fermerët apo Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor për të pasur akses nga fondet e vëna në dispozicion për financimin e sektorit bujqësor përmes Skemës Kombëtarë të Mbështetjes 2025.
    Më shumë aplikime janë regjistruar për skemën e naftës, me afro 52.837 aplikime, ndërsa interes të lartë ka pasur edhe për blegtorinë dhe bletarinë.
    Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural,  për masat 1-7 janë në total janë 7272 fermerë përfitues.
    Përmes Skemës Kombëtare të Mbështetjes 2025, synohet ulja e kostove të prodhimit për fermerët, rritja e rendimentit dhe fuqizimi i  prodhimit MadeinAlbania duke forcuar konkurrueshmërinë e sektorit bujqësor dhe zhvillimin e qëndrueshëm rural.
    Aplikimet e Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi janë hapur më 14 Prill  dhe janë mbyllur me 30 maj 2025.
    Fondi është 3.2 miliardë lekë dhe i është dhënë më shumë prioritet në financim shoqërive të bashkëpunimit bujqësor, të cilat do mund të përfitojnë në masën 100%.
    Mbi 67 mijë fermerë në të gjithë vendin kanë përfituar financim nga Skema e Subvencioneve në bujqësi përgjatë vitit 2024.

  • 11 milionë euro për fermerët shqiptarë, 23 mijë përfitues nga Skema e Bujqësisë. Interes të lartë skema e naftës, blegtorisë dhe bletarisë

    11 milionë euro për fermerët shqiptarë, 23 mijë përfitues nga Skema e Bujqësisë. Interes të lartë skema e naftës, blegtorisë dhe bletarisë

    Më shumë se 23 mijë fermerë në të gjithë vendin janë shpallur fitues në Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësisë. Më shumë aplikime janë regjistruar për skemën e naftës me 52.837 aplikime ndërkohë që interes të lartë ka pasur edhe blegtorinë dhe bletarinë.
    Sipas Ministrisë së Bujqësisë, për vitin 2025, janë vënë në dispozicion rreth 11 milionë euro.
    Masat e Skemës Kombëtare përfshin tufën bazë të matrikulluar, zhvillimin e bletarisë, mbështetje për farë, fidanë dhe inpute të tjera, kultivimin e bimëve mjekësore-aromatike, fermat organike, certifikimin Global GAP, ⁠mbështetje me naftë për punimet e mekanizuara në bujqësi.
    69.917 aplikime janë regjistruar në e-Albania nga fermerët apo Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor për të pasur akse nga fondet e vëna në dispozicion për financimin e sektorit bujqësor përmes Skemës Kombëtarë të Mbështetjes 2025.
    Përmes Skemës Kombëtare të Mbështetjes 2025, synohet ulja e kostove të prodhimit për fermerët, rritja e rendimentit dhe fuqizimi i prodhimit “Made in Albania” duke forcuar konkurrueshmërinë e sektorit bujqësor dhe zhvillimin e qëndrueshëm rural.

  • Qeveria hap “thesin”, 11 milionë euro për fermerët shqiptarë, ja kush përfiton nga subvencionet rekord 2025

    Qeveria hap “thesin”, 11 milionë euro për fermerët shqiptarë, ja kush përfiton nga subvencionet rekord 2025

    Rreth 23,396 fermerë në të gjithë vendin kanë arritur të marrin financim, pasi janë shpallur fitues në Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësisë.
    Referuar të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë,  disbursimi i fondeve të Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2025 vijon intesivisht, ku deri më tani janë shpërndarë rreth 1,13 miliard lekësh apo 11 milionë euro, ndërsa pagesat për përfituesit e tjerë janë në proces.
    Masat e Skemës Kombëtare 2025 përfshijnë: tufën bazë të matrikulluar (gjedhë dhe të imta); zhvillimin e bletarisë; mbështetje për farë, fidanë dhe inpute të tjera; kultivimin e bimëve mjekësore-aromatike; fermat organike; certifikimin Global GAP; ⁠mbështetje me naftë për punimet e mekanizuara në bujqësi.
    69.917 aplikime janë regjistruar në e-Albania nga fermerët apo Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor për të pasur akse nga fondet e vëna në dispozicion për financimin e sektorit bujqësor përmes Skemës Kombëtarë të Mbështetjes 2025.
    Më shumë aplikime janë regjistruar për skemën e naftës, me afro 52.837 aplikime, ndërsa interes të lartë ka pasur edhe për blegtorinë dhe bletarinë.
    Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural,  për masat 1-7 janë në total janë 7272 fermerë përfitues.
    Përmes Skemës Kombëtare të Mbështetjes 2025, synohet ulja e kostove të prodhimit për fermerët, rritja e rendimentit dhe fuqizimi i  prodhimit MadeinAlbania duke forcuar konkurrueshmërinë e sektorit bujqësor dhe zhvillimin e qëndrueshëm rural.
    Aplikimet e Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi janë hapur më 14 Prill dhe janë mbyllur me 30 maj 2025.
    Fondi është 3.2 miliardë lekë dhe i është dhënë më shumë financimit të shoqërive të bashkëpunimit bujqësor, të cilat do mund të përfitojnë në masën 100%.
    Mbi 67 mijë fermerë në të gjithë vendin kanë përfituar financim nga Skema e Subvencioneve në bujqësi përgjatë vitit 2024, nga të cilët 14,937 përfitues nga skema kombëtare si dhe 52,195 të planifikuar nga skema e subvencionimit të naftës për bujqësinë.

  • Zjarri në Markat të Konispolit, bluzat e bardha të Batalionit të Mbështetjes pranë qytetarëve në terren

    Zjarri në Markat të Konispolit, bluzat e bardha të Batalionit të Mbështetjes pranë qytetarëve në terren

    Mjekë dhe infermierë ushtarakë të Batalionit të Mbështetjes ishin dje në terren për t’u gjendur pranë qytetarëve që kishin nevojë për ndihmë mjekësore në Konispol për shkak të zjarrit të rënë në zonën e Markatës.

    Ministria e Mbrojtjes shprehet se ‘përkushtimi i tyre është një shembull i mbështetjes gjithëpërfshirëse që Forcat e Armatosura ofrojnë në situata emergjente.’
    Zjarri në këtë zonë shkaktoi djegien e një banese duke rrezikuar seriozisht të tjera objekte të banuara në zonë.
    Në terren u angazhuan zjarrfikësja e Konispolit, e Finiqit dhe ajo e Sarandës, si dhe dy mjete të Forcave të Armatosura. Po ashtu, në ndihmë kanë shkuar efektivë të Policisë së Sarandës, ndërkohë që për shkak të terrenit të vështirë, mjetet zjarrfikëse nuk arrijnë të depërtojnë në lartësinë e kodrave, dhe shuarja po kryhet me mjete rrethanore.
     

    Top Channel

  • Të paktën 300 të vrarë në sulmet e milicisë në Sudan

    Të paktën 300 të vrarë në sulmet e milicisë në Sudan

    Të paktën 300 persona janë vrarë në sulmet e Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) në shtetin e Kordofanit të Veriut, tha një grup avokatësh që luftojnë për rivendosjen e demokracisë në Sudan .

    Grupi tha se RSF nisi sulme në disa fshatra pranë qytetit të Bara të shtunën. Në njërin prej tyre, në Sag Alnom, vlerësohet se kanë vdekur rreth 200 persona. Bastisjet në fshatrat fqinje vranë të paktën 38 civilë, tha i njëjti burim, duke shtuar se dhjetëra banorë ende rezultojnë të zhdukur.

    Të dielën, paraushtarakët e SDF sulmuan fshatin Hilat Hamid, duke vrarë 46 persona të tjerë, përfshirë gra dhe fëmijë, tha grupi i Avokatëve të Emergjencave.

    Më shumë se 3,400 civilë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, thanë Kombet e Bashkuara.

    Shtetet e Bashkuara dhe grupet e të drejtave të njeriut kanë akuzuar Forcat e Mbështetjes së Shpejtë për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid.

    Sudani është zhytur në kaos nga një luftë midis forcave besnike të Gjeneralit Abdel Fattah al-Burhan, kreut të forcave të armatosura dhe udhëheqësit de facto të vendit, dhe milicisë së Gardës Revolucionare Sudaneze (SRG) të udhëhequr nga Mohamed Hamdan Daglo, një ish-zëvendëskomandant i juntës ushtarake. Konflikti i armatosur që shpërtheu më 15 prill 2023, ka shkaktuar dhjetëra mijëra vdekje dhe një krizë të madhe humanitare, me numrin e personave të zhvendosur që tejkalon 12 milionë, sipas shifrave të OKB-së.

    Edhe pse milicitë e Forcave të Mbështetjes së Shpejtë kanë humbur kontrollin e kryeqytetit sudanez, vendi i tretë më i madh i Afrikës mbetet i ndarë në dysh. Ushtria kontrollon pjesët veriore dhe lindore të Sudanit, ndërsa SDF dominon pjesën jugore dhe pothuajse të gjithë rajonin e gjerë të Darfurit (perëndim).

  • Vengu në Bazën e Mbështetjes dhe Emergjencave Civile:Hapat e parë drejt modernizimit

    Vengu në Bazën e Mbështetjes dhe Emergjencave Civile:Hapat e parë drejt modernizimit

    Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, i shoqëruar nga zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral brigade Altin Kurti, vizitoi Bazën e Mbështetjes për Emergjencat Civile, ku u takua me efektivët e Forcave të Armatosura, që angazhohen çdo ditë në ndihmë të komunitetit për përballimin e situatave të vështira emergjente.
    Gjatë kësaj vizite, ministri Vengu vlerësoi investimet e kryera në dy vitet e fundit në infrastrukturë, pajisje moderne dhe trajnime të specializuara, të cilat kanë sjellë një rritje të dukshme të kapaciteteve operacionale të kësaj baze.
    Ai theksoi se, këta janë vetëm hapat e parë drejt një modernizimi të plotë, ndërsa garantoi vijimësinë e mbështetjes nga qeveria shqiptare për fuqizimin e mëtejshëm të strukturës:
    “Baza e Mbështetjes për Emergjencat Civile luan një rol kyç në sistemin kombëtar të reagimit ndaj fatkeqësive natyrore. Më shumë se 500 efektivë angazhohen çdo vit, në mbi 50 operacione, duke dëshmuar profesionalizëm dhe përkushtim në shërbim të qytetarëve”, u shpreh ministri Vengu.
    Ai vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, si një element thelbësor për një reagim të koordinuar dhe efektiv në kohë reale ndaj çdo emergjence.
    Në përfundim të vizitës, ministri i Mbrojtjes, shprehu mirënjohje për trupën e BMEC, duke falënderuar efektivët për përkushtimin, sakrificën dhe besimin që përcjellin tek qytetarët shqiptarë.