Tag: mario

  • Vrasja e Martin Canit, merret vendimi, gjykata dënon me 16 vite burg Mario Përlleshajn

    Vrasja e Martin Canit, merret vendimi, gjykata dënon me 16 vite burg Mario Përlleshajn

    Gjykata e Shkallës së Parë ka dënuar me 16 vite burg, Mario Përlleshaj për vrasjen e Martin Canit.

    Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat raporton se i mituri është dënuar edhe për vrasjen e e mbetur në tentativë ndaj Luis Meçja.
    Në seancë morën pjesë vetëm babai i të ndjerit Martin Cani dhe Luis Meçja.
    Pas seancës, babai i Martin Canit u shpreh “Ngjarjen e Martinit e di gjithë Tirana. Ne heshtim dhe shpesh herë heshtja vret. Shkolla nuk ka kërkuar as pendesë, asgjë. Kur flasim për çështjen qysh të premten dhe me një SMS mund të shpëtonim jetë… shkolla nuk na njoftuar”.
    Ndërsa avokati i familjes Cani tha “Kemi një vendim gjykate që është i drejtë, Janë cilësuar dy vrasje në vendim. Ne mendojmë që nuk është çështje dënimi, por drejtësie”.

    Top Channel

  • Vrasja e Martin Canit/ Gjykata e Tiranës dënon me 16 vite burg Mario Përlleshajn

    Vrasja e Martin Canit/ Gjykata e Tiranës dënon me 16 vite burg Mario Përlleshajn

    Gjykata e Tiranës ka shpallur vendimin për ngjarjen e rëndë të ndodhur në nëntor të vitit të kaluar, ku mbeti i vrarë Martin Cani dhe u plagos bashkëmoshatari i tij, Luis Meçja.

    Trupi gjykues vendosi dënimin me 16 vite burg për adoleshentin 15-vjeçar Mario Përlleshaj të akuzuar si autor i krimit. Vendimi erdhi pas shqyrtimit të kërkesës së mbrojtjes, e cila në seancën e kaluar kishte kërkuar rikualifikimin e veprës penale nga “vrasje në rrethana cilësuese” në “vrasje në kushtet e tronditjes së fortë psikike”.

    Ndërkohë, prokuroria kishte kërkuar 25 vite burg, por në përfundim gjykata aplikoi kufizimet që parashikon neni 97 i Kodit Penal, sipas të cilit të miturve nuk mund t’u jepet më shumë se gjysma e dënimit maksimal për veprën përkatëse.

  • Vrasja e e Martin Canit, Gjykata e Tiranë dënon me 16 vite burg Mario Përlleshajn

    Vrasja e e Martin Canit, Gjykata e Tiranë dënon me 16 vite burg Mario Përlleshajn

    Mario Përlleshaj dhe Martin Cani

    TIRANË- Gjykata Tiranës ka dënuar me 16 vite burg Mario Perlleshajn, autori i vrasjes së Martin Canit, ngjarje e ndodhur një vit më parë. 
    Si ndodhi krimi?
    Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 nëntorit 2024 pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Sherri mes të miturve kishte nisur që të premten. Të hënën ishin riparë dhe ishin zënë gjatë orarit të pushimit të gjatë në oborrin e shkollës. Pas përfundimit të mësimit, të dy kishin mbledhur shokët për t’u përballur, por situata ka agravuar në përdorimin e thikës. Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës.
    Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. Ndërsa shoku i tij, Luis Meçe, mori 4 goditje me thikë, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Autori gjithashtu mbeti i plagosur në dorë, por kjo nuk e pengoi që pak çaste pas krimit të rëndë autori të pozonte për “Snapchat”. Sipas Policisë, fotoja i është bërë nga një shok i papërfshirë në përplasje teksa ishin duke shkuar me taksi për në spital. Pas ngjarjes, pasi mori mjekimin në një spital privat, 14-vjeçari u shoqërua në institucionin për të miturit në Kavajë, në pritje të verdiktit për dënimin e tij./ZËRI

  • EMRI+FOTO/ 14 vite burg për Mario Canaj, tentativa për të grabitur një shtëpi bari shkaktoi përplasje mes bandave

    EMRI+FOTO/ 14 vite burg për Mario Canaj, tentativa për të grabitur një shtëpi bari shkaktoi përplasje mes bandave

    Mario Canaj është dënuar me 14 vite burg për rolin e tij në tentimin për të hyrë me forcë në një fabrikë kanabisi në Luton, një incident që shkaktoi përleshje të dhunshme mes bandave rivale. Policia u thirr në orët e hershme të mëngjesit të 3 marsit 2021, pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri dhe persona të përfshirë në një konflikt me armë të ftohta në zonën e Hallwicks Road.

    Përleshja shpërtheu pasi disa burra tentuan të depërtonin në një banesë aty pranë që po përdorej si fabrikë kanabisi.

    Mario Canaj, 39 vjeç, me adresë në St James Court, Coventry, u dënua të hënën (1 dhjetor) nga Gjykata e Kurorës në Luton. Ai u shpall fajtor për: konspiracion për prodhim kanabisi, posedim arme zjarri me qëllim rrezikimin e jetës dhe pjesëmarrje në dhunë të rëndë.

    Tre persona të tjerë u dënuan më herët në vitin 2023 në lidhje me të njëjtin incident, përfshirë Gezim Brahimaj, 38 vjeç, nga Somersby Close, Luton.

    Detective Sergeant Jo Goodson, nga Njësia e Krimeve të Rënda e Bedfordshire, Cambridgeshire dhe Hertfordshire, tha: Ky rast tregon vendosmërinë e jashtëzakonshme të oficerëve tanë. Kanë qenë pesë vite punë të palodhur për të siguruar këto dënime, duke përfshirë hetime të detajuara dhe bashkëpunim të gjerë ndërmjet ekipeve të ndryshme.

    Ajo shtoi se dhuna e asaj nate ishte “tronditëse” dhe se policia ishte e vendosur të sillte para drejtësisë të gjithë përgjegjësit.

    “Këto dënime japin një mesazh të qartë: krimi i organizuar dhe përdorimi i armëve të zjarrit nuk do të tolerohen në Bedfordshire.”

  • Përplasje mes bandave në shtëpitë e barit, dënohet me 14 vite burg Mario Canaj

    Përplasje mes bandave në shtëpitë e barit, dënohet me 14 vite burg Mario Canaj

    mario canaj

    BRITANI E MADHE- Shqiptari Mario Canaj është dënuar me 14 vite burg, për rolin që pati në një përleshje në një shtëpi bari në Britaninë e Madhe. Canaj tentoi që të hynte me forcë në një fabrikë kanabisi, duke shkaktuar më pas një përplasje të dhunshme mes bandave. Ngjarja ndodhi në 3 Mars të vitit 2021, ndërsa u kërkua dhe ndërhyrja e policisë, pas raportimit për të shtëna.
    Përleshja shpërtheu pasi disa burra tentuan të depërtonin në një banesë aty pranë që po përdorej si fabrikë kanabisi.
    Mario Canaj, 39 vjeç, me adresë në St James Court, Coventry, u dënua të hënën (1 dhjetor) nga Gjykata e Kurorës në Luton. Ai u shpall fajtor për: konspiracion për prodhim kanabisi, posedim arme zjarri me qëllim rrezikimin e jetës dhe pjesëmarrje në dhunë të rëndë.
    Tre persona të tjerë u dënuan më herët në vitin 2023 në lidhje me të njëjtin incident, përfshirë Gezim Brahimaj, 38 vjeç, nga Somersby Close, Luton.
    Autoritetet që dhanë vendimin u shprehën: Ky rast tregon vendosmërinë e jashtëzakonshme të oficerëve tanë. Kanë qenë pesë vite punë të palodhur për të siguruar këto dënime, duke përfshirë hetime të detajuara dhe bashkëpunim të gjerë ndërmjet ekipeve të ndryshme.
    Autoritetet shtuan se dhuna e asaj nate ishte “tronditëse” dhe se policia ishte e vendosur të dërgonte para drejtësisë të gjithë përgjegjësit.
    “Këto dënime japin një mesazh të qartë: krimi i organizuar dhe përdorimi i armëve të zjarrit nuk do të tolerohen në Bedfordshire.”

  • Vrasja e Martin Canit, më 9 dhjetor jepet vendimi për Mario Përlleshajn

    Vrasja e Martin Canit, më 9 dhjetor jepet vendimi për Mario Përlleshajn

    mario perlleshaj-martin cani

    TIRANË- Gjykata e Tiranës pritet të shpallë më datë 9 dhjetor vendimin përfundimtar për autorin e dyshuar, Mario Përlleshaj, të vrasjes së Martin Canit, ngjarje e ndodhur më 18 nëntor 2024 pranë shkollës “Fan Noli”. Ndëkrohë, në seancën e sotme, mbrojta ligjore e 15-vjeçarit kërkoi rikualifikim të veprës penale për të miturin Marjo Perlleshaj nga “vrasje në rrethana cilësuese” në “vrasje në kushtet e tronditjes së fortë psikike”.
    Prokuroria e Tiranës kërkoi 25 vite burg për autorin, ndërsa Gjykata do të vlerësojë dënimin përfundimtar duke i kujtuar kodin penal për të mitur përkatësisht nenin 97, i cili përcakton se dënimi në këto kushte nuk i kalon 12 vite. Nëse gjykata merr parasysh këto rrethana, autori i vrasjes së Martin Canit dhe plagosjes së Luis Meçes mund të dënohet me më pak se gjysma e dënimit fillestar, pra me 12 vite.

    Si ndodhi krimi?
    Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 nëntorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Sherri mes të miturve kishte nisur që të premten. Të hënën ishin riparë dhe ishin zënë gjatë orarit të pushimit të gjatë në oborrin e shkollës. Pas përfundimit të mësimit, të dy kishin mbledhur shokët për t’u përballur, por situata ka agravuar në përdorimin e thikës. Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës.
    Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. Ndërsa shoku i tij, Luis Meçe, mori 4 goditje me thikë, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Autori gjithashtu mbeti i plagosur në dorë, por kjo nuk e pengoi që pak çaste pas krimit të rëndë autori të pozonte për “Snapchat”. Sipas Policisë, fotoja i është bërë nga një shok i papërfshirë në përplasje teksa ishin duke shkuar me taksi për në spital. Pas ngjarjes, pasi mori mjekimin në një spital privat, 14-vjeçari u shoqërua në institucionin për të miturit në Kavajë, në pritje të verdiktit për dënimin e tij./ZËRI

  • “Ka driblim të thjeshtë dhe pasim të bukur”! Plori flet me bindje: Elton Fikaj është Mario Mitaj i ri i Shqipërisë

    “Ka driblim të thjeshtë dhe pasim të bukur”! Plori flet me bindje: Elton Fikaj është Mario Mitaj i ri i Shqipërisë

    Një tjetër Mario Mitaj po i vjen Shqipërisë! Sikur të mos mjaftonte një talent i madh si Mario, një tjetër futbollist po aq i mirë pritet që t’i bashkohet Kombëtares tonë. Fikaj është pjesë e Panathinaikosit dhe pjesë e Shqipërisë U-21. Roli i tij është mbrojtës krahu i majtë dhe qendërmbrojtës, ndërsa Elvis Plori, në një intervistë për “Koha Shtesë” në “Youtube” tregoi bindjen e tij se përse Fikaj do të ketë të njëjtat hapa dhe pse ka të njëjtat cilësi.
    “Fikajt i kishin vendosur një teleskop, e shihnin me shumë vëmendje. Flisnin të gjithë mirë për të në Greqi, e kam parë nga afër dhe jam shumë i bindur kur them se do të jetë një tjetër Mario Mitaj. Cfarë vecoj nga ai? Qetësia që e karakterizon, mënyra si e mbron topin, pasimin e ka të bukur, driblimin e ka të thjeshtë, ecën me majë gishtash që t’i mendon se e merr topin, por nuk e merr kurrë. është talent i madh dhe do të jetë luks për ne. Janë cilësi të lindura këto, jo të mësuara”, tha Plori. /Sport Ekspres/
    ?

  • VIDEO/ Super Mario jep pasim si me telekomandë, Mitaj ia bën golin një lojë fëmijësh Benzemasë

    VIDEO/ Super Mario jep pasim si me telekomandë, Mitaj ia bën golin një lojë fëmijësh Benzemasë

    Al Itihadi ka mposhtur sot Al Shababin me shifrat e thella 4-1. Kontribut në këtë rezultat të thellë dha edhe Mario Mitaj. Mbrojtësi shqiptar hyri nga stoli në pjesën e dytë të lojës, ndërsa në minutën e 86 dha asistin për golin e 4-t të takimit.
    “Super Mario” ka dhënë një pasim si me telekomandë për Karim Benzemanë, i cili u gjend i vetëm përballë portierit. I gjendur në një pozicion të tillë në zonën kundërshtare, goli ishte si një lojë fëmijësh për ish-lojtarin e Realit të Madridit./Sport Ekspres/

  • “Po na vjen një tjetër lojtar si Mario Mitaj te Shqipëria”, Plori entuziazmon tifozët e Kombëtares: është Fikaj i Panathinaikosit

    “Po na vjen një tjetër lojtar si Mario Mitaj te Shqipëria”, Plori entuziazmon tifozët e Kombëtares: është Fikaj i Panathinaikosit

    Elvis Plori ishte i ftuar në emisionin “Mega Sport” që transmetohet në “A2 CNN”. Plori ka komentuar sa i përket shortit të Shqipërisë në Play Off të Botërorit, por njëkohësisht ka bërë edhe një koment shumë interesant. I pyetur për cilësitë fantastike të Mario Mitajn, pas një krahasimi me Zmijanin, Plori ka thënë se edhe Fikaj, lojtari i Shqipërisë U-21, është një lojtar i ngjashëm me cilësitë e Mario Mitaj.
    “Nuk është as i pari dhe as i fundit që vjen nga Shkodra me të tilla lëvizje Mario Mitaj. Hysen Zmijani ishte njësoj, vetëm se ka qenë me këmbën e djathtë. Ka kundër kohën, ka driblimin, ka pasimin e thjesht, është luks ta mbash si mbrojtës. Domethënë ta shoh dikush sesi luan me atë teknikë të admirueshme dhe të thuash që është mbrojtës i majtë, është luks. Por ngjason shumë edhe me Fikajn, janë të ngjashëm, Fikaj po rritet te Panathianikosi”, tha Plori. /Sport Ekspres/?

  • Mario Mitaj në 11-shin më të mirë të FIFA-s për kualifikueset e Botërorit në Europë

    Mario Mitaj në 11-shin më të mirë të FIFA-s për kualifikueset e Botërorit në Europë

    Adriatik BALLA
    Mbrojtësi i përfaqësueses tonë të futbollit, Mario Mitaj, është një nga lojtarët që ka shkëlqyer me kuqezinjtë gjatë fushatës kualifikuese të Botërorit 2026. Paraqitjet e tij mbresëlënëse me fanellën kuqezi kanë marrë vlerësimin e merituar në arenën ndërkombëtare. Platforma e njohur e statistikave “SofaScore” e ka përfshirë Mitajn në formacionin ideal të edicionit kualifikues për zonën e Europës, duke e renditur si mbrojtësin më të mirë të majtë të këtij cikli. Ai gjendet në një 11-shen elitare ku bëjnë pjesë yje nga Franca, Portugalia, Holanda, Belgjika, Spanja dhe Anglia. Mitaj është vlerësuar me notën mesatare 7.62 për ndeshjet e luajtura për këtë fushatë kualifikuese. Ai luajti në 6 nga 8 ndeshjet e kuqezinjve, duke munguar vetëm në duelet ndaj Anglisë. Në të parën për shkak dëmtimi dhe në të dytën u la në tribunë për arsye kartonësh nga trajneri Silvinjo. Në të gjitha ndeshjet ku ishte në fushë, Mario Mitaj ka qenë titullar i padiskutueshëm dhe një nga lojtarët më të rëndësishëm të Kombëtares kuqezi. Talenti i kuqezinjve është zgjedhur në formacionin më të mirë në këto kualifikuese, duke u vënë përkrah yjeve europianë si Kevin de Bryjn, Pedri, Odegard dhe Kilian Mbape. Padyshim që ky vlerësim është shenjë e mirë për lojtarin që të kthehet në Europë dhe të luajë për një klub të madh. Ai e zgjodhi Arabinë Saudite, pra një klub të saj (Al Itihad), për ofertën financiare, por në Europë do të kishte mundësi të rritej.
    Shqipëria humb dy vende në FIFA, Kosova fiton 4
    Kualifikimi për herë të parë në “play-off” të Botërorit nuk i ka mjaftuar Kombëtares shqiptare që të ngjitë shkallë në renditjen e FIFA-s. Fitorja me Andorrën ka sjellë pikë minimale, të cilat janë neutralizuar nga humbja në shtëpi ndaj Anglisë. Kësisoj, kuqezinjtë kanë humbur 0,27 pikë në krahasim me renditjen e një muaji më parë dhe kanë rënë nga vendi i 61-të, në atë të 63-tin. Ndërkaq, bie në sy se Kosova ka vendosur një rekord të ri të saj pas fitores ndaj Sllovenisë dhe barazimit ndaj Zvicrës, që e shtynë drejt kualifikimit në “play-off” të Botërorit gjithashtu. Tashmë ajo është 4 vende më lart në klasifikimin e FIFA-s, duke u pozicionuar e 80-ta. Klasifikimi i muajit nëntor në FIFA është ai tek i cili do të bazohen shortet për “play-off” të Botërorit, por edhe për fazën finale të tij. Renditja e FIFA-s për zonë e Europës mban Shqipërinë në vazon e tretë në short që do të thotë se do të luajë në transfertë.
    Skautët e Barcelonës ndjekin Fisnik Asllanin e Kosovës
    Skautët e Barcelonës ishin të pranishëm në ndeshjen Slloveni – Kosovë, për ta përcjell nga afër paraqitjen e Fisnik Asllanit i cili shkëlqeu duke shënuar njërin nga golat e fitores me rezultat 0-2. Kështu raportojnë mediat spanjolle. Paraqitjet e tij me Hofenheimin dhe klauzola e lirimit që pritet të jetë nën 25 milionë euro e bëjnë Asllanin një objektiv tepër tërheqës për Barçën. Vetë futbollisti ka shprehur hapur ëndrrën për të luajtur në “Camp Nou”. Megjithatë, Barcelona nuk është e vetme në garë. Bajerni i Mynihut ka kontaktuar tashmë përfaqësuesit e lojtarit për të mësuar detajet e klauzolës.