Tag: largua

  • Dhunoi të atin dhe u largua nga banesa, arrestohet 29-vjeçari në Lezhë

    Dhunoi të atin dhe u largua nga banesa, arrestohet 29-vjeçari në Lezhë

    Policia e Kurbinit ka finalizuar operacionin e koduar “Violent”, pas një rasti të rëndë dhune në familje. Ngjarja u raportua pasi R. Gj., 29 vjeç, ushtronte dhunë fizike ndaj babait të tij, K. Gj., 66 vjeç, dhe më pas u largua me shpejtësi nga banesa, duke u konsideruar person me rrezikshmëri të lartë.
    Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin mbërritën në vendngjarje dhe nisën hetimet e para. Për shkak të sjelljes së dhunshme të të riut dhe precedentëve të tij (i dënuar më parë për dhunë në familje), Policia kërkoi mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë.
    Pas disa orësh kërkimesh intensive dhe operacione të koordinuara mes Policisë së Kurbinit dhe Njësisë së FKS në Tiranë, 29-vjeçari u lokalizua dhe u vu në pranga.
    Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet edhe 105 gramë kanabis, çka shton akuzat ndaj tij.

  • Dolce u largua nga BBVK, Edi shpërthen në lot, i dërgon mesazh

    Dolce u largua nga BBVK, Edi shpërthen në lot, i dërgon mesazh

    Largimi i papritur i Dolces nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova ka krijuar një situatë të pazakontë brenda lojës, duke lënë pas një boshllëk të madh, sidomos tek Edi, banori me të cilin ajo ndërtoi lidhjen më të ngushtë.
    Brenda shtëpisë, konkurrentët janë të bindur se Dolce u largua për një urgjencë familjare. Por jashtë, publiku e di të vërtetën: Dolce ka udhëtuar drejt Italisë për t’u bërë pjesë e “Grande Fratello”-s, ku do të qëndrojë për një javë në kuadër të një bashkëpunimi mes produksioneve.
    Ky informacion, i fshehur nga banorët, ka sjellë tension dhe konfuzion, ndërsa mungesa e saj ka rënë më rëndë pikërisht mbi Edin.
    Edi është shfaqur i mërzitur, i tërhequr dhe emocionalisht i tronditur. Edi u pa në zonën e lavanderisë, duke fshirë lotët. Në një çast të ngarkuar emocionalisht, ai mori një laps që dyshohet të jetë laps grimi dhe shkroi një mesazh prekës për Dolcen:
    “Më mungon shumë. Pritëm jashtë”.
    Ndërkohë që banorët presin informacion nga produksioni, publiku po ndjek me vëmendje dinamiken e re të krijuar nga mungesa e Dolces dhe gjendja emocionale e Edit.
    Tani pritet që në ditët në vijim loja të marrë një tjetër ritëm, teksa Dolce shfaqet në Itali dhe Edi përpiqet të përballojë boshllëkun që ajo la pas.

  • Balluku, 8 orë në kryeministri/ Projektohet mbledhje qeverie të premten, zv.kryeministrja u largua me makinë tjetër

    Balluku, 8 orë në kryeministri/ Projektohet mbledhje qeverie të premten, zv.kryeministrja u largua me makinë tjetër

    Zv.kryeministrjja Belinda Balluku qëndroi për rreth 8 orë e 15 minuta në godinën e Kryeministrisë këtë të enjte, vetëm pak orë pasi Gjykata e Posaçme vendosi pezullimin e saj nga detyra dhe ndalimin e udhëtimit jashtë vendit.

    Balluku hyri në zyrë rreth orës 12:15 dhe u largua pas orës 20:30, ndërsa pak minuta më herët nga godina kishte dalë kryeministri Edi Ramma.
    Ndryshe nga kreu i qeverisë, që përdori hyrjen kryesore, Balluku zgjodhi një dalje anësore. Edhe automjeti me të cilin u largua nuk ishte makina e saj zyrtare, por një tjetër mjet i vënë në dispozicion.
    Në kryeministri ishte i pranishëm prej orës 15:00 edhe ish-ministri i drejtësisë, Ulsi Manja. Sipas burimeve, ai është thirrur për të dhënë mendim juridik lidhur me situatën e krijuar pas vendimit të GJKKO-së.
    Po nga të njëjtat burime bëhet e ditur se nuk përjashtohet mundësia që paraditen e së premtes të mbahet një mbledhje e qeverisë, përpara se Rama dhe kabineti i tij të marrin pjesë në në samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor që zhvillohet në Tiranë, me praninë edhe të Komisioneres për Zgjerimin e BE, Marta Kos.

    Top Channel

  • VIDEO/ Vinicusi nuk i besoi syve kur Xabi e nxorri nga loja, braziliani u tërbua nga vendimi dhe u largua menjëherë në dhomën e zhveshjes

    VIDEO/ Vinicusi nuk i besoi syve kur Xabi e nxorri nga loja, braziliani u tërbua nga vendimi dhe u largua menjëherë në dhomën e zhveshjes

    Reali i Madridit ka festuar sot fitoren e parë në “El Klasiko” për këtë sezon, teksa ka mposhtur Barcelonën me shifrat 2-1. Por jo të gjithë madrilenët janë larguar të qeshur nga fusha e lojës. Viniciusi nuk e kapërdiu dot lehtë zëvendësisim. Xabi Alonsoja vendosi ta largonte nga loja në minutën e 72-të, çka erdhi si një rrufe në qiell të hapur për sulmuesin brazilian.
    Ky i fundit nuk po arrinte t’i besonte dot syve kur pa numrin e tij të shënuar në tabelën elektronike. Ai shpërtheu menjëherë në kundërshti, ndërsa pasi kaloi vijën anësore shkelmoi një shishe me ujë. Viniciusi nuk pranoi të shkonte drejt stolit të rezervave, por u largua menjëherë drejt dhomave të zhvjeshjes, duke shfaqur kështu hapur zemërimin e tij me trajnerin./Sport Ekspres/

  • Zelensky u largua duarbosh nga Shtëpia e Bardhë, zhgënjim në Kiev

    Zelensky u largua duarbosh nga Shtëpia e Bardhë, zhgënjim në Kiev

    Takimi mes Donald Trump dhe Volodymyr Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë këtë radhë u mbyll pa tension e bujë, por edhe pa lajme të mira për Ukrainën.

    Zelensky shkoi për të marrë raketat tomahawk, por u largua duarbosh nga Uashingtoni, duke ngjallur zhgënjim në Kiev. Biseda me Trump “ishte e mprehtë”, shkroi Zelensky, por ky nuk ishte takimi që pala ukrainase priste, megjithatë negociatat do të vazhdojnë javën e ardhshme në Budapest të Hungarisë, ku do të ketë takime diplomatike mes SHBA dhe Rusisë, si dhe një takim të dy presidentëve Donald Trump e Vladimir Putin.
    Megjithatë, pas takimit në Shtëpinë e Bardhe, Zelensky nuk përjashtoi mundësinë që Trump të ndryshojë sërish mendim në të ardhmen për raketat. “Është mirë që presidenti Trump nuk tha ‘jo’, por për sot ai nuk tha ‘po’ për dhënien e tomahawk-ëve Kievit,” tha Zelensky për televizionin amerikan NBC të premten.
    Pas takimit me Zelensky, Trump shkroi në rrjetet sociale se bisedimet e tyre ishin “shumë interesante dhe miqësore, por i thashë atij, ashtu siç i sugjerova me forcë edhe presidentit Putin, se ka ardhur koha të ndalet vrasja dhe të bëhet një MARRËVESHJE!” “Ata duhet të ndalen aty ku janë. Le të pretendojnë të dy se fituan dhe le ta vendosë historia,” postoi ai në internet, ndërsa udhëtonte drejt rezidencës së tij në Florida. Pas uljes atje, ai u tha gazetarëve se Ukraina dhe Rusia duhet të “ndalen menjëherë në vijën e frontit.”

    Top Channel

  • U largua pas përplasjes në Kuvend, Bido i përgjigjet Berishës: Ika se më ndodhi…

    U largua pas përplasjes në Kuvend, Bido i përgjigjet Berishës: Ika se më ndodhi…

    Deputeti i PS, Ardit Bido, ka reaguar pas akuzave për shpifje të kreut të opozitës Sali Berisha. 
    Ai tha se Berisha, bën ose nuk dëgjon se ccfarë thonë deputetët e tij. Bido shtoi se nga Kuvendi u largua për arsye të një fatkeqësie familjare 
    “Doktori i bllofeve nuk dëgjon as të vetët. Për shkak të një fatkeqësie familjare, mu desh të largohem nga seanca e Parlamentit dhe nuk pata mundësi t’i bëja replikë Berishës, i cili nuk dëgjon më as kolegët e vet dhe i djeg nën kësulë, pa kuptuar as për kë flitet. 
    Në fjalën time u ndala te njëri nga përfaqësuesit e opozitës së tij, i cili dha një deklaratë të papranueshme për liderët e UÇK-së, një deklaratë që nuk e ka bërë as vetë Serbia. 
    Por kryetari i opozitës nuk e kupton, ose bën sikur nuk e kupton se çfarë flasin deputetët e tij, sepse e ka mendjen vetëm te shpifjet.Është më se e qartë pse kjo opozitë nuk bind askënd! ”, shkruajti Bido në një postim në Facebook. 
     

  • U largua nga Kuvendi pas debatit me Berishën që e akuzoi për shpifje, reagon Ardit Bido: Ika për arsye…

    U largua nga Kuvendi pas debatit me Berishën që e akuzoi për shpifje, reagon Ardit Bido: Ika për arsye…

    Deputeti i PS, Ardit Bido, ka reaguar pas akuzave për shpifje të kreut të opozitës Sali Berisha.
    Ai tha se Berisha, bën ose nuk dëgjon se ccfarë thonë deputetët e tij. Bido shtoi se nga Kuvendi u largua për arsye të një fatkeqësie familjare
    “Doktori i bllofeve nuk dëgjon as të vetët. Për shkak të një fatkeqësie familjare, mu desh të largohem nga seanca e Parlamentit dhe nuk pata mundësi t’i bëja replikë Berishës, i cili nuk dëgjon më as kolegët e vet dhe i djeg nën kësulë, pa kuptuar as për kë flitet.
    Në fjalën time u ndala te njëri nga përfaqësuesit e opozitës së tij, i cili dha një deklaratë të papranueshme për liderët e UÇK-së, një deklaratë që nuk e ka bërë as vetë Serbia.
     
     
    Por kryetari i opozitës nuk e kupton, ose bën sikur nuk e kupton se çfarë flasin deputetët e tij, sepse e ka mendjen vetëm te shpifjet.Është më se e qartë pse kjo opozitë nuk bind askënd! ”, shkruajti Bido në një postim në Facebook.

  • Përplasi për vdekje një 44-vjeçar dhe u largua nga aksidenti, arrestohet shqiptari në Greqi

    Përplasi për vdekje një 44-vjeçar dhe u largua nga aksidenti, arrestohet shqiptari në Greqi

    Policia greke ka arrestuar Olget Kolën, 46 vjeç pasi në rrethana që ende nuk dihen, ka përplasur dhe ka braktisur në vendin e aksidentit një 44 vjeçar nga Bangladeshi me të cilin u përplas.

    Sipas policisë greke Kola po udhëtonte me motoçikletën e tij në rrugën “Petro Rali” në qendër të Athinës, kur para tij është shfaqur pa drita një patin eletrik mbi të cilin udhëtonte 44 vjecari.
    Të dy mjetet u përplasën dhunshëm dhe 44 vjeçari humbi jetën në vend.
    Menjëherë pak kësaj Kola u largua me motorin e tij dhe u arrestua vetëm mbas 3 ditësh kërkime intensive. U desh vëzhgimi i kamerave të sigurisë në zonë për të evidentuar dhe zbuluar autorin e ngjarjes.
    Ai do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie në akuzën e braktisjes së viktimës në vendin e aksidentit dhe vrasje pa dashje.

  • Përplasi këmbësoren në vija e bardha dhe u largua, arrestohet shoferi

    Përplasi këmbësoren në vija e bardha dhe u largua, arrestohet shoferi

    Policia në Vlorë ka zbardhur një aksident të ndodhur në qytet, ku drejtuesi i automjetit pasi përplasi një këmbësore në vijat e bardha, u largua nga vendi i ngjarjes.
    “Më datë 30.09.2025, rreth orës 16:00, në segmentin rrugor “Gjergj Kastrioti”, një shtetas, gjatë drejtimit të automjetit të tij, aksidentoi këmbësoren Z. M., 55 vjeçe, e cila ishte duke kaluar në vendkalimin e këmbësorëve dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Si pasojë 55-vjeçarja mbeti e dëmtuar dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
    Pas këqyrjes së kamerave të sigurisë dhe mbledhjes së dëshmive nga shërbimet e Policisë Rrugore Vlorë, u bë e mundur identifikimi i automjetit që shkaktoi aksidentin dhe drejtuesit të tij.
    “Në vijim të veprimeve, u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit Xh. R, 29 vjeç, banues në Vlorë, i cili pasi kishte aksidentuar shtetasen Z. M, tentoi t’i shmangej përgjegjësisë duke fshehur edhe automjetin, i cili u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, bën me dije policia.

  • Përplasi këmbësoren në vija të bardha dhe u largua, pranga drejtuesit të mjetit në Vlorë

    Përplasi këmbësoren në vija të bardha dhe u largua, pranga drejtuesit të mjetit në Vlorë

    Një 24-vjeçar u vu në pranga të Policisë së Vlorës pasi aksidentoi një qytetare në vendkalimin e këmbësorëve dhe u largua nga vendi i ngjarjes.
    Si pasojë 55-vjeçarja mbeti e dëmtuar dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
    Ai akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.