Futbollisti i Barcelonës, Lamine Yamal, shkroi faqe të reja në historinë e Champions League. Në fitoren e Barcelonës ndaj Eintrachtit 2-1, Yamal regjistroi një asist për golin e fitores dhe kështu u bë lojtari më i ri në historinë e garës që merr pjesë drejtpërdrejt në 14 gola. Me shtatë gola dhe shtatë asistime, Yamal theu rekordin e francezit Kylian Mbappe.
Ajo që duhet të kujtojmë është fakti se Mbappe regjistroi 10 gola dhe tre asistime në moshën e vogël. Duke pasur parasysh faktin se Yamal nuk do të festojë ditëlindjen e tij të 19-të deri në verë, ka ende shumë kohë për ta thyer këtë rekord mbresëlënës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Tag: lamine
-

“Nuk do të jetë një Lamborghini”; Yamal nuk mendon të imitojë CR7 kur të blejë makinë
6 Dhjetor 2025
9:12
Alfred Lleshi
Lamine Yamal, që ka mbushur 18 vjeç më 13 korrik, ende nuk ka patentë dhe për këtë arsye nuk ka marrë ende makinën që iu dha gjithë skuadrës së Barcelonës në qershor. Në një intervistë për “CBS News” zbuloi idetë e tij për makinën e parë, pasi iu bë një pyetje me tendencë, duke qenë se futbollistët e elitës shpesh blejnë makina mbi 300 mijë euro.
Yamal e mohoi kategorikisht këtë qasje: “Dua ta ndjej lirinë e drejtimit të makinës vetë. Makina ime do të jetë ajo që duan edhe miqtë e mi, që ta shijojnë. Nuk do të jetë Lamborghini; më mjafton një Audi, Mercedes ose Cupra”. Është interesante që thotë se zgjedhja e tij do të ndikohet nga mendimi i shokëve, ndërsa përfshin edhe Cupra, sponsorin e Barcelonës.
Nëse mban fjalën, Lamine nuk do të ndjekë shembullin e Cristiano Ronaldos apo Zlatan Ibrahimovic, të apasionuar pas makinave luksoze. Ibrahimovic ka modele të rralla të Ferrarit, ndërsa Ronaldo zotëron rreth 50 makina, mes tyre një Bugatti Centodieci me vlerë rreth 10 milionë euro. Megjithatë, edhe shijet e Yamalit mund të ndryshojnë me kohën. -

Maresca: Estevao dhe Lamine do të jenë si Messi dhe Cristiano Ronaldo
26 Nëntor 2025
8:10
Alfred Lleshi
Enzo Maresca, trajner i Chelseat, i cili triumfoi ndaj PSG-së në finalen e Botërorit të Klubeve në korrik, fitoi ndeshjen ndaj Hansi Flick dhe Barçës. Ai tregoi modestinë pas fitores 3-0: “Është një fitore e madhe, sepse kundërshtar ishte Barcelona, por nuk ka ndryshuar asgjë për ekipin tonë dhe atë që mund të arrijmë. Tani fokusi është tek Arsenali”.
Maresca theksoi rëndësinë e posedimit: “Barcelona ndihet mirë me topin, nëse nuk e ka, i vështirësohet gjithçka. Ne përpiqemi ta ruajmë topin dhe të krijojmë raste. Edhe me 11 lojtarë përballë, ekipi ynë po luante shumë mirë”. Ai vlerësoi atmosferën festive: “Ishte një natë fantastike për lojtarët, klubin dhe tifozët”.
Për Estevao dhe Lamine Yamal: “Siç tha Raphinha, do të jenë Messi dhe Ronaldo e rinj. Estevao është një lojtar special, 18 vjeç, i thjeshtë dhe me të ardhme të madhe për klubin”. Ai përmendi edhe rëndësinë e mbrojtjes: “Mbrojtja është kyçe për balancë; në muajin e fundit i kemi mbyllur ndeshjet pa pësuar gola”. -

Yamal nuk i vendos vetes asnjë limit: Dua t’i fitoj gjithçka, trofe ekipor dhe individualë
21 Nëntor 2025
10:44
Alfred Lleshi
Lamine Yamal, 18 vjeç, vazhdon të grumbullojë suksese me ritme të mahnitshme. Sulmuesi i Barcelonës mori çmimin prestigjioz “Di Stéfano” nga “MARCA” si lojtari më i mirë i sezonit, duke lënë pas emra si Mbappé, Vinicius dhe bashkëlojtarë si Pedri e Raphinha. Për të, çmimi ka një kuptim kolektiv: “Të gjithë trofetë individualë tregojnë se ka qenë një sezon i madh për ekipin. Për mua është lumturi dhe krenari. Do të vazhdoj të punoj dhe luftoj për të arritur gjëra të tilla”.
Rikthimi në “Spotify Camp Nou” këtë të shtunë për ndeshjen kundër Athletic Club do të jetë një mbështetje emocionale dhe sportive e madhe: “Tifozët janë të rëndësishëm. Montjuïc ishte mirë, por nuk ishte ajo që dëshironim. ‘Camp Nou’ do të jetë një mbështetje e madhe dhe do të ndikojë shumë në pjesën e mbetur të sezonit”.
Ambicia e tij është e pakufizuar. Lamine nuk kënaqet vetëm me një çmim. Për vitin 2026 ai synon gjithçka; La Liga, Champions, Botërorin me kombëtaren dhe çmime individuale: “Nuk hezitoj, dua të fitoj gjithçka. Shpresoj t’ia arrij. Përderisa mundem të luaj futboll, është e mundur”. -

Yamal: Stadiumi në Montjuïc ishte fillimi, në “Camp Nou” do të zhkruhet historia
Lamine Yamal (18 vjeç) mezi pret të rikthehet të luajë në “Spotify Camp Nou”. Pas postimit të së shtunës, ku shprehu emocionin e tij me një foto të stadiumit të rinovuar dhe mesazhin “netë të veçanta po vijnë”, talenti i ri ka ndryshuar edhe foton e profilit në Instagram, duke treguar me dorë stemën e Barçës, të shoqëruar me një tjetër mesazh ambicioz për të ardhmen.
“Montjuïc ishte fillimi. ‘Camp Nou’ është vendi ku do të shkruhet historia”, – citon Lamine Yamal, duke lënë të qartë se synon të mbretërojë në tempullin blaugrana.
Duhet kujtuar se Lamine Yamal ka luajtur vetëm një herë në “Spotify Camp Nou”, para rinovimit të tij. Ishte dita e debutimit me ekipin e parë të Barçës, më 29 prill 2023, kur luajti shtatë minutat e fundit në fitoren 4-0 ndaj Betis. Tani, i konsoliduar si një nga yjet më të mëdhenj të futbollit botëror, ai kërkon të bëjë histori në shtëpinë e re të Barcelonës.Lamine Yamal do të luajë vetëm ndeshjen e tij të DYTË në “Camp Nou”, këtë të shtunë, ndërsa Barcelona do të kthehet në stadiumin e saj ikonik.
29 prill 2023: Lamine luajti ndeshjen e tij të parë në “Camp Nou”.
22 nëntor 2025: Lamine dhe Barça do të kthehen në shtëpinë e tyre. -

Skandali, Lamine Jamal një nga lojtarët më të abuzuar në baza racore në rrjetet sociale
Adriatik BALLA
Një studim për racizmin në futboll ka gjasa të zbulojë një megaskandal të futbollit botëror, ku lojtarë me ngjyrë janë viktima të thirrjeve raciste si në fushë, në rrugë dhe në rrjetet sociale. Duket e pabesueshme por në rrjetën e dhunuesve kanë rënë edhe yje të futbollit botëror, përfshi dhe një nga talentet më premtuese të futbollit botëror të viteve të fundit. Kështu, një studim ka arritur në përfundimin se Lamine Jamal merr më shumë abuzime racore në rrjetet sociale sesa të gjithë lojtarët e tjerë të La Ligës së bashku. Sulmuesi i Barcelonës, i cili u shënjestrua nga tifozët e Real Madridit në “Santiago Bernabeu” në vitin 2024, është figura kryesore e urrejtjes online në Spanjë. Fenomeni i racizmit është rritur si në stadiume ashtu edhe online vitet e fundit në futbollin spanjoll, dhe kohët e fundit është përballur me më shumë vëmendje publike dhe dënime penale. Fytyra e fushatës kundër tij ka qenë Vinicius Junior, i cili merr numrin e dytë më të lartë të sulmeve racore online.
Studimi, i kryer nga Observatori Spanjoll i Racizmit dhe Ksenofobisë (Oberaxe), përdor një sistem AI të quajtur FARO për të zbuluar sulmet racore. Gjatë sezonit të kaluar u regjistruan gjithsej 33,438 sulme me përmbajtje të raportueshme. “El País” ka publikuar gjetjet, dhe rezultatet tregojnë se Lamine Jamal ka marrë 60% të të gjithë abuzimeve racore online. Mes yllit të Barcelonës dhe Viniciusit (29%), ata përbëjnë gati 90% të të gjitha sulmeve, me Kilian Mbape, Alejandro Balde, Brahim Diaz dhe Inaki Uilliams si shënjestrat e tjera kryesore.
Studimi zbuloi se lojtarët e Barcelonës (32%) dhe Real Madridit (34%) janë më të shënjestruarit, të ndjekur nga Real Valadolid (17%), Valencia (8%), Athletic Club (6%), Real Sociedad (5%) dhe Atletiko Madrid (5%). Nga platformat e analizuara, “Oberaxe” zbuloi se “Facebook” është platforma më aktive në luftimin e racizmit. Komentet apo postimet abuzive u hoqën në 62% të rasteve, ndërsa platforma më e keqe në kontrollimin e gjuhës së urrejtjes është “Tëitter”/”X”. Platforma e Elon Musk heq vetëm 10% të përmbajtjeve të raportuara me abuzim racor. La Liga ka rritur përpjekjet për të luftuar racizmin në stadiume, por në një kontekst global, shumë mendojnë se dënimet e dhëna nga autoritetet spanjolle nuk janë mjaftueshëm të qëndrueshme apo të ashpra për të vepruar si pengesë. Kërkohet rritje e vigjilencës dhe ndëshkimi i rasteve. -

Spanja, më shumë se gjysmë viti pa Yamal. Rikthimi i yllit blaugrana pritet kundër… Messit
12 Nëntor 2025
13:55
Alfred Lleshi
Pas mungesës për shkak të trajtimit të pubalgjisë, Lamine Yamal do të kalojë më shumë se gjysmë viti pa luajtur me kombëtaren spanjolle. Aktivizimi i tij i fundit me “La Roja” ishte në shtator, ndërsa mungoi në tetor për shkak të problemeve në pubis. Meqë pushimi tjetër i kombëtareve është në mes të marsit 2026, Lamine do të ketë plot 6 muaj pa veshur fanellën e Spanjës.
Edhe pa yllin e Barcelonës, skuadra e Luis de la Fuente është pranë sigurimit të vendit të parë në grupin kualifikues për Botërorin 2026, përballë Gjeorgjisë dhe Turqisë. Spanja do të ketë mundësinë të luajë në mars “Finalíssima” kundër Argjentinës, ndoshta në Katar.
Nëse ky skenar realizohet, do të shohim për herë të parë përballjen mes Lamine Yamal dhe Lionel Messit, një ndeshje që do të tërhiqte vëmendjen e gjithë botës së futbollit, disa muaj para Botërorit, ku të dy kombëtaret janë favorite.



