Kuvendi zhvillon sot seancën plenare të radhës ku parashikohen dy interpelanca, projektligjet për buxhetin 2026 dhe paketën fiskale, si edhe zgjedhja e Avokatit të Popullit.
Fillimisht pritet të zhvillohet interpelanca me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, kërkuar nga deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa lidhur me projektin për restaurimin dhe rikualifikimin urban të zonës TID në Durrës.
Më pas rendi i ditës parashikon një tjetër interpelancë, këtë radhë të kërkuar nga deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj me Kryeministrin Edi Rama, në lidhje me prishjen e ndërtimeve pa vendime të formës së prerë dhe pa respektuar proc.edurat ligjore
Më pas Kuvendi pritet të shqyrtojë disa projektligje të rëndësishme të lidhura me paketën fiskale dhe buxhetin e vitit 2026.
Tag: kuvendi
-

Priten debate në Kuvend/ Nga Avokati i Popullit, tek interpelanca me Ramën dhe raporti i OSBE për 11 Majin
-

Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë paralajmëron protestën para Kuvendit të Enjten..
Një tjetër protestë është thirrur në Tiranë nga opozita, kësaj radhe nga partia Lëvizja Bashkë me në krye Arlind Qorin dhe do të zhvillohet përpara godinës së Kuvendit të Shqipërisë këtë të enjte. I ftuar në ‘Studio Live’ me gazetarin Ermal Qori, kryetari i Lëvizjes Bashkë theksoi se kjo protestë ka për qëllim rikthimin e Kuvendit në nivelin e duhur, atë të shërbimit të qytetarëve si dhe për të kërkuar shkarkimin e kryeministrit Edi Rama dhe të zv.ministres së pezulluar, Belinda Balluku.
Duke marrë parasysh numrin e pakët të qytetarëve që së fundmi kanë marrë pjesë në protestat e organizuara nga partitë opozitare, Qori tha se asgjë nuk është e parealizueshme dhe se bashkimi i mijëra qytetarëve të enjten përpara Kuvendit, do të detyronte një pjesë të madhe të socialistëve të diskutonin vijimësinë e tyre në politikë.
“Nuk me duket sikur rrogat e gjyqtarëve, ministra e deputetë janë përparësia e vendit tonë. Ditën e enjte në orën 18 Lëvizja Bashkë ka thirrur të gjithë qytetarët që të shkojmë tek Kuvendi i Shqipërisë, si institucioni më i rëndësishëm. Do të mblidhemi te Kuvendi për t’i kërkuar që të bëj detyrën në kushtet e një krize të madhe morale të qeverisjes, në kushtet e korrupsionit të gjithanshëm. Kuvendi duhet të votojë shkarkimin e Ramës dhe të Ballukut. Fundja Kuvendi ishte ai që i mandatoi këta abuzues. Nën presionin e qytetarëve kërkojmë që Kuvendi t’i shkarkojë. Nuk ka gjëra të parealizueshme nëse dhjetëra mijëra qytetarë i bashkohen kësaj proteste. Nëse të enjten mblidhen shumë qytetarë, të siguroj që Rama nuk do të ketë më shumicën parlamentare”, tha Arlind Qori.
Teksa komentoi numrin gjithnjë e më të pakët të pjesëmarrësve në protestën e çdo të hëne të Berishës përpara kryeministrisë, Qori tha se Partia Demokratike është një parti e vdekur ndërsa tha se e njëjtë do të ishte dhe nëse Rama do të organizonte një miting.
“Ne e kemi thirrur protestën të hënën paradite, si e vetja parti me reputacion moral për të thirrur protestë, do parti tjetër është pjesë e sistemit të pandershëm. Ne gjerat i planifikojmë dhe përpiqemi t’i realizojmë. Shumica e Ramës nuk është e shkruar në gurë. 83 deputetët janë 83 njerëz që nga një vesh i kap Rama dhe tjetrin e kanë bosh. Nëse në protestën e të enjtes do të marrin pjesë mijëra qytetarë, një pjesë e madhe e deputetëve të PS do të fillojnë të bëjnë llogari, ja vlen të rrimë në një varkë që po mbytet, apo të kërcej e të iki.
Do të protestojmë në mënyrë periodike. Do ti tregojmë Shqipërisë sesi mund të bëhet një vend i jetueshëm ku nuk largohen 50-60 mijë të rinj në vit. Nuk më habit përmasa e protestës së PD se ajo është një parti e vdekur. Sikur dhe Rama të thërrasë një miting dhe mos të marrë njeri me dhunë nga administrata, përfundon dhe më keq se PD. Njerëzit janë të neveritur, e tregojnë zgjedhjet e fundit lokale”, tha Qori.
Arlind Qori gjithashtu komentoi dhe protestën e nisur që prej mbrëmjes së djeshme nga Adriatik Lapaj përpara kryeministrisë. Ai tha se Lapaj nuk mund të protestojë si një qytetar i thjeshtë pasi është kryetar i një partie dhe ka përgjegjësi. I u bëri thirrje qytetarëve për të marrë pjesë në protestën e tij duke thënë se Lëvizja Bashkë është e vetja parti me integritet dhe moral.
“Më habit që kryetari i një partitë thotë nuk jam kryetar dhe dal si qytetar. Kur je kryetar duhet të marrësh të gjitha përgjegjësitë. Secili zgjedh mënyrën e vet. Qytetarëve iu them vetëm mos shkoni në mitingjet e Ramës. Duhet të vijnë tek ne sepse e kemi seriozisht politikën, idealet, i qëndrojmë zotimeve tona, nuk bëjmë kompromise as me Berishën e as me Ramën. Jemi të gatshëm të bëjmë çdo sakrificë në mënyrë që idealet tona të pastra të bëhen realitet”, tha Qori.
Ndër të tjera, Qori sqaroi dhe termin ‘komunizëm’ i përdorur për t’iu referuar partisë së tij. Ai tha se kjo lëvizje i përket traditës të së majtës së social-demokrate evropiane dhe se termi ‘komunizëm’ është gjetje e kundërshtarëve me qëllim për t’i sulmuar. -

“Të enjten nis lëkundja e qeverisë”, Qori thërret protestën vendimtare: Kuvendi të heqë mandatin e Ramës dhe Ballukut
Një tjetër protestë është thirrur në Tiranë nga opozita, kësaj radhe nga partia Lëvizja Bashkë me në krye Arlind Qorin dhe do të zhvillohet përpara godinës së Kuvendit të Shqipërisë këtë të enjte. I ftuar në një studio televizive, kryetari i Lëvizjes Bashkë theksoi se kjo protestë ka për qëllim rikthimin e Kuvendit në nivelin e duhur, atë të shërbimit të qytetarëve si dhe për të kërkuar shkarkimin e kryeministrit Edi Rama dhe të zv.ministres së pezulluar, Belinda Balluku.
Duke marrë parasysh numrin e pakët të qytetarëve që së fundmi kanë marrë pjesë në protestat e organizuara nga partitë opozitare, Qori tha se asgjë nuk është e parealizueshme dhe se bashkimi i mijëra qytetarëve të enjten përpara Kuvendit, do të detyronte një pjesë të madhe të socialistëve të diskutonin vijimësinë e tyre në politikë.
“Nuk me duket sikur rrogat e gjyqtarëve, ministra e deputetë janë përparësia e vendit tonë. Ditën e enjte në orën 18 Lëvizja Bashkë ka thirrur të gjithë qytetarët që të shkojmë tek Kuvendi i Shqipërisë, si institucioni më i rëndësishëm. Do të mblidhemi te Kuvendi për t’i kërkuar që të bëj detyrën në kushtet e një krize të madhe morale të qeverisjes, në kushtet e korrupsionit të gjithanshëm. Kuvendi duhet të votojë shkarkimin e Ramës dhe të Ballukut. Fundja Kuvendi ishte ai që i mandatoi këta abuzues. Nën presionin e qytetarëve kërkojmë që Kuvendi t’i shkarkojë. Nuk ka gjëra të parealizueshme nëse dhjetëra mijëra qytetarë i bashkohen kësaj proteste. Nëse të enjten mblidhen shumë qytetarë, të siguroj që Rama nuk do të ketë më shumicën parlamentare”, tha Arlind Qori.
Teksa komentoi numrin gjithnjë e më të pakët të pjesëmarrësve në protestën e çdo të hëne të Berishës përpara kryeministrisë, Qori tha se Partia Demokratike është një parti e vdekur ndërsa tha se e njëjtë do të ishte dhe nëse Rama do të organizonte një miting.
“Ne e kemi thirrur protestën të hënën paradite, si e vetja parti me reputacion moral për të thirrur protestë, do parti tjetër është pjesë e sistemit të pandershëm. Ne gjerat i planifikojmë dhe përpiqemi t’i realizojmë. Shumica e Ramës nuk është e shkruar në gurë. 83 deputetët janë 83 njerëz që nga një vesh i kap Rama dhe tjetrin e kanë bosh. Nëse në protestën e të enjtes do të marrin pjesë mijëra qytetarë, një pjesë e madhe e deputetëve të PS do të fillojnë të bëjnë llogari, ja vlen të rrimë në një varkë që po mbytet, apo të kërcej e të iki.
Do të protestojmë në mënyrë periodike. Do ti tregojmë Shqipërisë sesi mund të bëhet një vend i jetueshëm ku nuk largohen 50-60 mijë të rinj në vit. Nuk më habit përmasa e protestës së PD se ajo është një parti e vdekur. Sikur dhe Rama të thërrasë një miting dhe mos të marrë njeri me dhunë nga administrata, përfundon dhe më keq se PD. Njerëzit janë të neveritur, e tregojnë zgjedhjet e fundit lokale”, tha Qori.
Arlind Qori gjithashtu komentoi dhe protestën e nisur që prej mbrëmjes së djeshme nga Adriatik Lapaj përpara kryeministrisë. Ai tha se Lapaj nuk mund të protestojë si një qytetar i thjeshtë pasi është kryetar i një partie dhe ka përgjegjësi. I u bëri thirrje qytetarëve për të marrë pjesë në protestën e tij duke thënë se Lëvizja Bashkë është e vetja parti me integritet dhe moral.
“Më habit që kryetari i një partitë thotë nuk jam kryetar dhe dal si qytetar. Kur je kryetar duhet të marrësh të gjitha përgjegjësitë. Secili zgjedh mënyrën e vet. Qytetarëve iu them vetëm mos shkoni në mitingjet e Ramës. Duhet të vijnë tek ne sepse e kemi seriozisht politikën, idealet, i qëndrojmë zotimeve tona, nuk bëjmë kompromise as me Berishën e as me Ramën. Jemi të gatshëm të bëjmë çdo sakrificë në mënyrë që idealet tona të pastra të bëhen realitet”, tha Qori.
Ndër të tjera, Qori sqaroi dhe termin ‘komunizëm’ i përdorur për t’iu referuar partisë së tij. Ai tha se kjo lëvizje i përket traditës të së majtës së social-demokrate evropiane dhe se termi ‘komunizëm’ është gjetje e kundërshtarëve me qëllim për t’i sulmuar. -

Kuvendi hap procedurën për zëvendësimin e Elsa Toskës në GJK! Mazhorancës i duhen 84 vota
Dorëheqja e Elsa Toskës nga detyra si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese, i hapi rrugën Kuvendit të Shqipërisë të nisë zyrtarisht procedurat për plotësimin e vendit vakant. Toska ishte larguar nga posti vitin e kaluar.
Sipas procedurave kushtetuese, kandidatët që shprehin interes do të shqyrtohen fillimisht nga Komisioni i Ligjeve, ndërsa më pas vlerësohen dhe renditen përmes pikëzimit nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED). Afati i aplikimeve është një muaj nga momenti i hapjes së garës.
“Njoftim për rishpalljen nga Kuvendi të hapjes së procedurës së aplikimit për vendin vakant për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, për shkak të mbarimit të mandatit të ish-gjyqtares Elsa Toska”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Përzgjedhja në Kuvend kërkon 84 vota. Në rast se asnjë kandidat nuk arrin këtë shumicë të cilësuar, automatikisht emërohet kandidati që ka marrë më shumë pikë nga KED.
Gjyqtari i ri që do të zgjidhet nga Kuvendi do të ketë mandat të plotë 9-vjeçar.
-

Dorëheqja e Elsa Toskës, Kuvendi hap procedurën për vendin vakant në Kushtetuese! Përzgjedhja kërkon 84 vota
gjykata kushtetuese
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar zyrtarisht nisjen e procedurës për zëvendësimin e saj pas dorëheqjes së Elsa Toskës nga posti i anëtares së Gjykatës Kushtetuese, shtatorin e vitit 2024.
“Njoftim për rishpalljen nga Kuvendi të hapjes së procedurës së aplikimit për vendin vakant për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, për shkak të mbarimit të mandatit të ish-gjyqtares Elsa Toska,” thuhet në deklaratën zyrtare të Kuvendit.
Mësohet se aplikimet e kandidatëve do t’i nënshtrohen shqyrtimit nga Komisioni i Ligjeve ditën e nesërme, ndërsa bëhet me dije se të interesuarit kanë afat njëmujor për të dorëzuar dokumentacionin. Hapi i radhës i takon Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) për të vlerësuar dhe renditur me pikë kandidatët. Më pas, Kuvendi duhet të miratojë kandidaturën me shumicë të cilësuar prej 84 votash. Nëse i ka 84 votat, atëherë Kuvendi mund të zgjedhë një nga 3 emrat me më shumë pikë, përndryshe automatikisht gjyqtar bëhet kandidati që KED ka renditur të parin.Elsa Toska u zgjodh si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese në nëntor të vitit 2019 me 105 vota të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska dha dorëheqjen nga posti i saj më 19 shtator 2024. Toska dorëzoi dorëheqjen kryetares së Kushtetueses, Holta Zaçaj, me arsyetimin se do të largohej për arsye personale. Elsa Toska u zgjodh si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese në nëntor të vitit 2019 me 105 vota të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë./ZËRI
-

Largimi i Elsa Toskës, Kuvendi hap garën për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese
Kuvendi i rikthehet punës për të plotësuar karrigen e fundit që është bosh në Gjykatën Kushtetuese, atë të Elsa Toskës, dorëhequr nga detyra shtatorin e vitit 2025.
Komisioni i Ligjeve do të hapë garën nga e para ditën e nesërme, dhe mandati i gjyqtarit të ri që do të zgjedhë Kuvendi, do të jetë i plotë, 9 vjecar.
“Njoftim për rishpalljen nga Kuvendi të hapjes së procedurës së aplikimit për vendin vakant për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, për shkak të mbarimit të mandatit të ish gjyqtares Elsa Toska”,-do të jetë dokumenti që do të miratojë nesër komisioni.
Vendi i Elsa Toskës është i fundit, nga treshja e tre gjyqtarëve që këtë vit ishte pjesë e skemës së ripërtëritjes (vec ikjes së Holta Zacajt dhe Sonila Bejtes).
Zëvendësimi i Elsa Toskës shkaktoi përplasje dhe debate vitin e shkuar, kur Kuvendi hapi garën për një zëvendësim me mandat të plotë, por që u pezullua pas padive në Gjykatë Kushtetuese.
Kuvendi ndali procedurat, deri kur Gjykata Kushtetuese dha një vendim final, dhe tregoi se edhe Toska, si Zacaj dhe Bejtja duhet të mos gëzonin mandat të plotë, por të pjesshëm, për të garantuar ripërtëritjen apo rifreskimin e pjessëhm të GJK, me 3 anëtarë për cdo tre vjet, sipas Kushtetutës.
Kuvendi priti që GJK ta arsyetonte këtë vendim, por teksa vendimi i zbardhur nuk ka ardhur ende zyrtarisht, Kuvendi vendos të mos humbasë kohë, por të përdorë dispozitivin e atij vendimi që është publik, për të ecur përpara.
Kuvendi hap garën dhe kandidatët kanë 1 muaj kohë të shprehin interes. Pastaj ata vlerësohen, renditen me pikë nga KED.
Kuvendi, nëse ka 84 vota, mund të zgjedhë një nga 3 emrat me më shumë pikë, përndryshe automatikisht gjyqtar bëhet kandidati që KED ka renditur të parin. -

Çështja Berisha dhe rasti Balluku/ Balla: Liria e deputetit nuk preket pa u shprehur Kuvendi
Kreu i grupit të PS Taulant Balla i ftuar në një studio televizive ka krahasuar rastin e arrestimit të Berishës dhe vendosjen e masave për Ballukun.
Sipas Ballës Kushtetuta e ka thënë që asnjë formë lirie e deputetit nuk preket pa u shprehur Kuvendi.
“Unë jam besnik i parimit që liria nuk mund të preket pa u shprehur Kuvendi. Edhe për shkak të ashpërsise së marrëdhënies dhe konfliktit të interesit se unë kam bërë kallëzimin për personin në fjalë, në vlerëismin tim Gjykata Kushteuese nuk ka dhënë interpretimin më të mirë se edhe pasaporta dhe lëvizja jashtë vendit është një formë lirie. Kushtetuta ka thënë se asnjë formë lirie e deputetit nuk preket pa u shprehur Kuvendi.
Po flasim për një ankesë të subjektit në Gjykata Kushtetuese nuk e di nëse parlamenti është palë ose jo.
Kuvendi kur thirret si palë, thirren sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit ose dikush tjetër që e merr këtë fuqi. Në rast se do kisha qenë unë përfaqësues i Kuvendit do të thoja që liria e deputetit nuk preket pa u shprehur Kuvendi”, tha Balla. -

Gara në PD, kur mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri/ Demokrati zbulon afatet
Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Indrit Hoxha, i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ka zbuluar se kur pritet të zhvillohet Kuvendi i PD-së, duke bërë të ditur edhe afatet ligjore të brendshme të partisë.
Hoxha u shpreh se në muajin prill përfundon mandati katërvjeçar i kryetarit, Këshillit Kombëtar dhe Kryesisë së PD-së, ndaj brenda këtij muaji do të zhvillohen zgjedhjet e reja në parti.
Ai theksoi se Sali Berisha e ka konfirmuar pjesëmarrjen në garë.
“Në prill është e sigurt se mbarojnë afatet si për kryetarin, ashtu edhe për Këshillin Kombëtar dhe për Kryesinë e Partisë Demokratike. Mbushet katërvjeçari i mandatit dhe do të ketë garë. Zoti Berisha e ka thënë: “Ka garë, unë jam në garë, do të rikandidoj. Tani, kush do të kandidojë le të futet ta sfidojë. Po fitoi, unë do të shkoj i pari t’i jap dorën për këtë gjë”, tha Hoxha.
Sipas Hoxhës, Kuvendi është parashikuar të mbahet në prill megjithatë, ai la të hapur mundësinë që Kuvendi të zhvillohet edhe më herët, nëse situatat politike brenda partisë apo zhvillime të tjera e kërkojnë një gjë të tillë.
“Kuvendi është i përcaktuar që do të mbahet në prill, pasi është organi që mund të përmbysë dhe të ndryshojë statutin e PD-së. Nuk e di, PD mund të mbajë edhe një kuvend më herët se prilli, pasi mund të kemi ngjarje më herët”, tha Hoxha. -

Kuvendi mblidhet në seancë plenare! PD kërkon më shumë minuta, Peleshi: Do të diskutojmë 5 orë
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-Kuvendi është mbledhur sot në senacë plenare, pas Javës së Gjelbërt. Opozita ka kërkuar më shumë minuta për të diskutuar problematikat që kanë konstatuar gjatë takimeve me qytetarët në zonat përkatëse të deputetëve, pas Javës së Gjelbër.
Kryeparlamentari Niko Peleshi në përgjigje për demokratët u shpreh se koha dhe montazhi janë të parashikuara në Kushtetutë, ku nga katër orë diskutim do të jetë 5 orë.
“Ato minutat a mund të na i shtoni, dhe bie në dakordësi nuk ka nevojë që të mblidhet Komisioni. Ne takojmë ca qytetarë që kanë halle, këta tonët kanë shumë probleme, katër orë t’i ndajmë në 140 deputetë nuk më duket serioze. Se për të dëgjuar njëri tjetrin kot”,-tha deputeti i PD Klevis Balliu.
“Nga katër orë do të jetë 5 orë diskutimi sot”,- tha kreu i Kuvendit, Niko Peleshi.
