Bashkëshortja e tashmë artistit të ndjerë, Shpat Kasapi, Selvije Jao, i ka bërë një dedikim motrës së tij.
Një dedikim ku Selvia ka marrë rastin të shpreh mirënjohje për përkrahjen qëi ka dhënë motra e Shpatit.
Ajo thekson se ishte një motër e vërtetë, që e ka përkrahur në çdo sfidë.
“Edhe pse je motra e madhe e Shpatit, ti për mua ka qenë gjithmonë si motër e vërtetë…më ke dhënë dashuri pa kushte dhe më ke qëndruar afër në çdo hap”, u shpreh ajo.
Më tej tha: “Urime magjistratura, zemra ime. Suksese në çdo rrugë që do ndjekësh, dhe e di me shpirt që Shpati është pafund krenar për ty për forcën, për zemrën dhe për faktin që nuk u dorëzove kurrë. Të dua shumë Jehona”.
Shpati ndërroi jetë në fund të muajit nëntor pas një sulmi në zemër.
Ai u shua në moshën 40-vjeçare, kur ndodhej me familjen në Itali.
Tag: kushte
-

“Më ke dhënë dashuri pa kushte”, dedikimi i ndjerë i Selvio Jaos ndaj motrës së Shpat Kasapit
-

Lufta në Ukrainë/ Zelensky i gatshëm për zgjedhje, por me kushte
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyj u shpreh i hapur për zgjedhje të reja në Ukrainë, por vetëm nëse ka kushte për zgjedhje demokratike. Më parë presidenti i SHBA-së Trump pati kërkuar zgjedhje të reja.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyj mund të përfytyrojë zgjedhje në Ukrainë edhe në kushtet e luftës. Por për këtë duhet të përmbushen dy kushte: Duhet të krijohet një bazë ligjore dhe të garantohet siguria e zgjedhjeve, tha Zelenskyj para gazetarëve në Kiev.
Nëse plotësohen këto kushte, ai mund t’i kërkojë parlamentit që të përgatisë propozimet për një ndryshim të mundshëm të ligjit. Sepse në kushtet e ligjit të luftës, që është në fuqi, nuk janë të mundura zgjedhjet.
SHBA-së dhe partnerëve europianë Zelenskyj u kërkoi mbështetje që të mund të garantojnë sigurinë e zgjedhjeve. Nëse plotësohen këto kërkesa presidenti ukrainas mendon, se brenda 60 apo deri në 90 ditë mund të zhvillohen zgjedhjet.
Pezullimi i zgjedhjeve gjatë luftës sulmuese të Rusisë është kritikuar nga Rusia dhe së fundi edhe nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Në një intervistë për platformën Politico në SHBA Trump i është imponuar Ukrainës për zgjedhje të reja.
Ky vend po arrin “në një pikë, që nuk është më demokraci, tha Trump. Edhe Rusia vazhdimisht përhap pretendimin, se Zelenskyj për shkak të pezullimit të zgjedhjeve nuk ka më legjitimitet në post.
Shumë njerëz në Ukrainë i refuzojnë zgjedhjet gjatë luftës – edhe pse aktualisht është e paqartë, se sa mund të garantohen zgjedhjet në territoret e pushtuara nga Rusia ose në rajonet me luftime. -

Kushte atmosferike të qëndrueshme, por temperatura të ulëta/ Ja parashikimi i motit për sot
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët në pothuajse të gjithë territorin, ndërsa vranësirat të pakta kalimtare, në formën e reve të mesme e të larta transparente.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8m/sek, Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë. -

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në pothuajse të gjithë territorin, ndërsa vranësirat të pakta kalimtare, në formën e reve të mesme e të larta transparente.Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8m/sek,Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.
Top Channel
-

E moshuara u gjet e pajetë në banesë, flet fqinja për TCH: Jetonte e vetme dhe në kushte të vështira, djalin e kishte në burg
70-vjeçarja, Bajame Memetali u gjet e pajetë në banesën e saj në Korçë.
Fqinja e saj, e cila denoncoi rastin në polici, pasi nuk e kishte parë prej ditësh, tha për gazetaren e Top Channel, Dhorjela Çule se e ndjera jetonte e vetme dhe në kushte të vështira.
Ajo zbuloi se 70-vjeçarja vuante nga probleme shëndetësore dhe se djalin e kishte në burg.
“U shqetësuam se nuk e kishim parë dhe hymë në shtëpi disa fqinjë. E pamë që kishte ndërruar jetë. Ajo jetonte vetëm, djalin e kishte në burg, bashkëshorti kishte ndërruar jetë dhe nuk kishte njeri tjetër këtu. Një motër e kishte në Tiranë, por ajo vinte rrallë ta shihte. Kishte probleme shëndetësore pasi disa kohë më parë ishte rrëzuar nga kati 4 dhe nuk dilte dot nga shtëpia. Jetonte në kushte të vështira.“, u shpreh fqinja.Top Channel
-

Skandal në Maternitetin e Lushjes, muret dhe tavanet i mbulon myku dhe lagështia
Një situatë skandaloze është regjistruar në Maternitetin e qytetit të Lushnjes, aty ku dhjetëra nëna drejtohen për të lindur të vegjëlit e tyre.
Në një video të publikuara nga nje qytetare, shihet se muret e spitalit dhe tavani janë të mbuluara nga myku dhe lagështia, duke rrezikuar kështu jetën e nënave dhe foshnjave të porsalindura.
Në një kohë kur qeveria Rama flet për shëndetësi falas dhe kushte europiane, asnjëra nga këto nuk përputhet me realitetin dhe ky nuk është rasti i parë që nxjerr zbuluar propagandën.
Qytetarja e cila denoncon rastin, thotë se kjo situatë është një alarm serioz dhe kërkon reagim të menjëhershëm.
“Video që ju nisa është Spitali i Lushnjes në kushte të tmerrshme, duket sikur jemi në ato filmat Resident Evil. Materniteti i Lushnjës, aty ku nis jeta!” Nëse hyrja dhe shkallët e një reparti kaq të rëndësishëm janë në këtë gjendje dramatike, me të drejtë lind pyetja: Si mund të jetë brenda? Çfarë standardesh kanë dhomat ku nënat sjellin në jetë fëmijët e tyre? Kjo situatë është një alarm serioz dhe kërkon reagim të menjëhershëm të institucioneve, sepse asnjë qytet, e aq më pak një maternitet, nuk duhet të funksionojë në kushte që rrezikojnë shëndetin e nënave dhe foshnjave”,- shprehet qytetarja. -

Skandal në Maternitetin e Lushjes/ Muret dhe tavani, të mbuluara nga myku dhe lagështia
Një situatë skandaloze është regjistruar në Maternitetin e qytetit të Lushnjes, aty ku dhjetëra nëna drejtohen për të lindur të vegjëlit e tyre.
Në një video të publikuara nga nje qytetare, shihet se muret e spitalit dhe tavani janë të mbuluara nga myku dhe lagështia, duke rrezikuar kështu jetën e nënave dhe foshnjave të porsalindura.
Në një kohë kur qeveria Rama flet për shëndetësi falas dhe kushte europiane, asnjëra nga këto nuk përputhet me realitetin dhe ky nuk është rasti i parë që nxjerr zbuluar propagandën.
Qytetarja e cila denoncon rastin, thotë se kjo situatë është një alarm serioz dhe kërkon reagim të menjëhershëm.
“Video që ju nisa është Spitali i Lushnjes në kushte të tmerrshme, duket sikur jemi në ato filmat Resident Evil. Materniteti i Lushnjës, aty ku nis jeta!” Nëse hyrja dhe shkallët e një reparti kaq të rëndësishëm janë në këtë gjendje dramatike, me të drejtë lind pyetja: Si mund të jetë brenda? Çfarë standardesh kanë dhomat ku nënat sjellin në jetë fëmijët e tyre? Kjo situatë është një alarm serioz dhe kërkon reagim të menjëhershëm të institucioneve, sepse asnjë qytet, e aq më pak një maternitet, nuk duhet të funksionojë në kushte që rrezikojnë shëndetin e nënave dhe foshnjave”,- shprehet qytetarja. -

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore shi dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura, kryesisht përgjatë relieveve malore të cilat pas orëve të mëngjesit pritet shpërbërja graduale e tyre. Në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes vranësirat në relievet malore në lindje do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët.Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri 12m/sekValëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-3 ballë.
Top Channel
-

Kushte atmosferike të paqëndrueshme/ Parashikimi i motit për ditën e sotme
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Sipas SHMU, moti parashikohet me kthjellime të herëpashershme dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura, të cilat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët, kryesisht përgjatë zonës lindore të territorit, përqendruar në relievet malore.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri 15m/sek.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-4 ballë. -

“Nuk luhet në këto kushte”, u dhunuan në Fushë-Krujë, reagon klubi i Skënderbeut
Ngjarja e rendë e ndodhur në Fushë-Krujë, ku lojtarët e Skënderbeut dhe trajneri Ernest Gjoka u dhunuan përpara sfidës kundër KF Iliria, ka detyruar klubit korçar të mos zbres në fushë. Me anë të një reagimi për mediat, klubi i Skënderbeu pranoi ngjarjen e rendë, ndërsa shtoi se në këto kushte nuk mund të luhet futboll:
DEKLARATËReagim i klubit KF Skënderbeu.
Dhunohen futbollistët e KF Skënderbeu dhe trajneri Gjoka nga stafi dhe futbollistët e KF Iliria përpara sesa të futen në dhomat e zhveshjes.
Ky nuk është futboll.
Në këto kushte nuk mund të luhet futboll.
Në Korçë mikrpritja është kult, ndaj të njëjtën gjë presim dhe ne nga ekipet kundërshtare.