Tag: krerët

  • “UÇK-ja ka qenë një organizatë e decentralizuar”, Robert Bosch: Ish-krerët, të pafajshëm

    “UÇK-ja ka qenë një organizatë e decentralizuar”, Robert Bosch: Ish-krerët, të pafajshëm

    Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, beson se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, që prej gati 5 vitesh po mbahen në paraburgim në Hagë, do të shpallen të pafajshëm.
    “Procesi po ecën shumë ngadalë, siç dihet, por tani të paktën po mundohen ta finalizojnë me dëshmitarët e prokurorisë. Sipas asaj që mbaj mend dhe di, kjo fazë do të përfundojë në fund të këtij muaji, ndërsa aktgjykimi pritet vitin e ardhshëm. Megjithatë, siç e kam thënë edhe më herët, mendoj se aktgjykimi do të rezultojë me lirimin e të gjithëve.”
    Në një intervistë për Ekonomia Online, ai thekson se edhe dëshmia e ish-komandantit të NATO-s, Wesley Clark, do të konfirmojë se UÇK nuk ishte një organizatë e centralizuar që merrte urdhëra nga Thaçi.
    “Ai do të përsërisë të njëjtën gjë që kanë thënë edhe të tjerët: se brenda UÇK-së nuk ka pasur një organizim të tipit hierarkik, nga lart-poshtë apo çfarëdo forme tjetër të centralizuar. UÇK-ja ka qenë një organizatë e decentralizuar. Këtë do ta konfirmojë me siguri, sepse natyrisht nuk do t’i kundërvihet kolegëve të tij.”
    Ish-ambasadori holandez foli edhe për ngërçin politik në Kosovë, duke shprehur çudinë e tij sesi një forcë politike mund të propozojë 56 herë një kandidate për kryetare të Kuvendit.

  • “5 vjet pa drejtësi”, OVL e UÇK protestë simbolike para zyrave të EULEX

    “5 vjet pa drejtësi”, OVL e UÇK protestë simbolike para zyrave të EULEX

    Këshilli Drejtues i OVL UÇK-së ka zhvilluar ditën e sotme një protestë simbolike pranë bazës së EULEX-it në Prishtinë në pesëvjetorin që prej kur ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, ndodhen në Qendrën e Paraburgimit në Hagë pasi ata akuzohen nga Dhomat e Specializuara të Kosovës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
    Ata thanë se këtë aksion e organizuar “pikërisht aty ku para pesë vitesh u vetëdorëzuan ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
    “Ky aksion u zhvillua në shenjë kujtese dhe proteste ndaj padrejtësisë që po u bëhet çlirimtarëve tanë, të cilët prej pesë vitesh vazhdojnë të mbahen në paraburgim në Hagë, pa drejtësi dhe pa vendim përfundimtar”.

    Ata mbajtën në duar pankarta ku shkruhej “5 vjet padrejtësi e organizuar” dhe një shirit të verdhë me të njëjtin mesazh.

  • “Barazia Gjinore”: ta kenë “gëlltitur” krerët fetarë?!

    “Barazia Gjinore”: ta kenë “gëlltitur” krerët fetarë?!

    Nga mazhoranca pretendohet se krerët e komuniteteve kryesore fetare në Shqipëri janë pajtuar me projektligjin e “Barazisë Gjinore”, një ditë para votimit të tij në parlament.
    Këtë lë të kuptuar Taulant Balla, numri dy i PS, pas një takimi me ta.
    “Më vjen mirë që edhe udhëheqësia e mençur e komuniteteve tona fetare, pasi u njoh me propozimet dhe amendamentet tona, vlerësoi këto formulime që burojnë pikërisht nga kjo traditë familjare”, citohet të ketë deklaruar Balla.
    Më herët, kjo figurë e lartë socialiste do shpallte se në projektligj nuk do njihej as një gjini tjetër veç burrit dhe gruas. /tesheshi.com/  

  • Raportojnë krerët e drejtësisë, debat mes palëve për pyetjet. Çela: U hetuan krimet zgjedhore

    Raportojnë krerët e drejtësisë, debat mes palëve për pyetjet. Çela: U hetuan krimet zgjedhore

    Kuvendi i kësaj të hëne e ktheu fokusin tek krerët e institucioneve të drejtësisë.
    Në parlament, Kreu i SPAK, Altin Dumani, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, drejtuesit e ILD, KLP e KLGJ do të raportojnë punën e institucionit si çdo vit ku pritet të japin llogari edhe përpara ligjvënësve.
    I pari në radhë ishte Çela, i cili raportoi dhe ecurinë e hetimeve për krimet zgjedhore.

    “Janë një sërë çështjesh penale për të cilat ka nisur hetimi. Edhe vepra penale që ju i referoheni nga të dhënat e 2025r rezulton se prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm janë disa çështje penale që lidhen me përdorimin e fondeve publike gjatë fushatës, dhe përdorimin e administratës publike. Përdorimi i administartës, është objekt i hetimeve që ka nisur nga disa prej prokurorive”
    Megjithatë përplasjet nisën përpara raportimeve, ku shkak u bë mënyra se si do të shtrohen pyetjet e deputetëve.
    Ishte kryeparlamentari Niko Peleshi, i cili u shpreh se në bazë të rregullores së Kuvendit, do të jenë krerët e institucioneve të drejtësisë që do t’i lexojnë pyetjet pa qenë nevojë të përsëriten nga ligjvënësit.
    “Më besoni se unë dhe kushdo tjetër, s’ka interes të mos ecë procedura, të ngec apo të prishet një seancë parlamentare. S’kam ardhur në këtë institucion, të punimeve të Parlamentit për të penguar parlamentarizmin”
    Kjo solli pakënaqësinë e opozitës, që akuzoi Peleshin për censurë.
    “Juve keni rënë në një kompromis për të vendosur errësirën, ne kërkojmë të bëjmë pyetjet, ka një manual që nuk thotë se asnjë fjalë nuk bëhen me gojë pyetjet, ai që pyete duhet të këtë kohën për tu përgatitur, por kjo nuk përjashton autorin e pyetjes ta lexojë siç e ka bërë dhe me qëllimin që e ka bërë”.Sqarimet i dha kreu i grupit parlamentar i socialistëve Taulant Balla, i cili rikujtoi se ishin të djathtët ata që ranë dakord për kohën e debatit si dhe procedurat që do të ndiqen.
    “Kemi rënë dakord sipas rregullores dhe janë depozituar për dy pikat e para 25 dhe 57, 82 pyetje. Të paktën me matematikën jemi më mirë se ju… 7×7. Për këto kemi dakordësi të plotë. U sqarua më së miri, imagjoni 82 pyetje herë 3 minuta për prezantim, i bie 246 minuta ose 4 orë e pak. Ndërkohë, që merreni procesverbalin e Konferencës së Kryetarëve se ju keni problem të madh, bini dakord për të mos rënë dakord.”
    Nga ana tjetër, gjatë përplasjeve politike, krerët e institucioneve po përgatiteshin për raportimet e tyre.
    Pas debateve që zgjatën rreth 3 orë, PS dhe PD u dakordësuan që pyetjet do t’i lexojnë vetë krerët e institucioneve të drejtësisë dhe më pas çdo deputet që ka adresuar pyetje ka të drejtë 2 minuta kohë që të replikojë.
    /vizionplus.tv

  • FOTOT- 2 orë në pritje! Krerët e drejtësisë në llozhat e Kuvendit, PS kërkon të pyeten me shkrim, PD me gojë

    FOTOT- 2 orë në pritje! Krerët e drejtësisë në llozhat e Kuvendit, PS kërkon të pyeten me shkrim, PD me gojë

    altin dumani, adnan xholi dhe klodian braho

    TIRANË- Prej më shumë se dy orësh, krerët e institucioneve të drejtësisë presin në llozhat e Kuvendit, për të nisur raportimin e tyre vjetor përpara deputetëve. Shkak për pritjen e gjatë është bërë përplasja mes PS dhe PD për mënyrën se si deputetët do të pyesin krerët e institucioneve. PS kërkon që pyetjet të bëhen vetëm me shkrim, ndërsa PD kërkon që ato të artikulohen me gojë, nga secili prej ligjvënësve të interesuar.
    Kreu i SPAK, Altin Dumani, mbërriti në Kuvend i shoqëruar nga dy prej prokurorëve, Adnan Xholi dhe Klodian Braho. Të dy ata janë kandidatë për t’i zënë vendin në krye të Prokurorisë së Posaçme.

    Pas diskutimeve që zgjatën më shumë se dy orë, pa një marrëveshje, Taulant Balla në cilësinë e kreut të grupit parlamentare kërkoi 15 minuta pushim nga seanca, për të pasur mundësinë e diskutimit me Belind Këlliçin nga PD. Nëse nuk gjendet një marrëveshje se si do iu drejtohen pyetjet krerëve të institucioneve të drejtësisë, Balla tha se çështja do të kalojë në votim, për të vendosur me shumicë. /ZËRI 

  • Protesta për ish-krerët e UÇK në Tiranë/ Ilir Meta reagon nga qelia: Një komb, një qëndrim, liri për çlirimtarët

    Protesta për ish-krerët e UÇK në Tiranë/ Ilir Meta reagon nga qelia: Një komb, një qëndrim, liri për çlirimtarët

    Presidenti i PL Ilir Meta, ka reaguar pas protestës së zhvilluar sot në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa ka ndarë edhe foto nga protesta, Meta ka bërë thirrje për liri për ata që çliruan Kosovën.
    ‘Një komb, një qëndrim. Liri për çlirimtarët’, shkruan Meta.

  • Në prag të tubimit për ish-krerët e UÇK, mblidhen protestuesit e parë në Sheshin Skënderbej (VIDEO)

    Në prag të tubimit për ish-krerët e UÇK, mblidhen protestuesit e parë në Sheshin Skënderbej (VIDEO)

    Teksa jemi në prag të protestës për ish-krerët e UÇK- në sheshin Skënderbej janë mbledhur qytetarët e parë. 

    Ndërkohë nga që prej orëve të para të mëngjesit dhjetëra persona nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë mbërritur në Tiranë me autobusa dhe automjetet e tyre personale. 

    “Ata njerëz nuk e meritojnë të vuajnë atje dënimin. Mendoj se kjo protestë do të ngrejë alarmin për lirimin e tyre”, tha një qytetare. 

    “Çlirimitarët tanë po mbahen atje padrejtësisht. E gjithë bota e dinë se ata janë të pafajshëm”, tha një tjetër. 

    “Na kanë marrë njerëzit më të shenjtë që ne kemi, padrejtësi më të madhe nuk ka”, tha një qytetar tjetër. 

    “Po shkojmë në mënyrë paqësore për të protestuar”, theksoi një protestues. 

  • “Rama s’do të jetë në protestën për ish-krerët e UÇK”, Balla-opozitës: Bashkohuni me ne, ose bëjeni në Shqup

    “Rama s’do të jetë në protestën për ish-krerët e UÇK”, Balla-opozitës: Bashkohuni me ne, ose bëjeni në Shqup

    Më 17 tetor, në sheshin “Skënderbej” do të mbahet një protestë për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së të cilët ndodhen në Hagë. Pjesë e kësaj proteste do të jenë edhe ministra, deputetë dhe kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.
    Ndonëse organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së i kërkoi edhe Partisë Demokratike t’i bashkohet në protestë, nga selia blu përgjigja është negative. PD tha se nuk do të marrë pjesë sepse i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama.
    Por Taulant Balla deklaroi se shefi i qeverisë nuk do të marrë pjesë, ndaj ftoi opozitën t’i bashkohet protestës.

    Balla: Kryeministri nuk do të jetë nesër në protestë. Hajdeni! Pse nuk vini? Nëse nuk doni të vini me ne, bëni një tuajën. Mos hajdeni në sheshin “Skënderbej”, bëjeni në Shqup. Kjo është një çështje që na bashkon. Është një çështje që populli shqiptar e quan një komb një qëndrim. Rastësia mund të ndoëdhë një herë, dy herë, por jo gjithmonë./vizionplus.tv

  • “A jeni gati…”/ Protesta më 17 tetor në Tiranë për ish-krerët e UÇK, djali i Thaçit shpërndan mesazhin

    “A jeni gati…”/ Protesta më 17 tetor në Tiranë për ish-krerët e UÇK, djali i Thaçit shpërndan mesazhin

    Endriti Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar në rrjetet sociale duke shpërndarë thirrjen për pjesëmarrje në protestë që do të mbahen këtë të premte në Tiranë.
    “A jeni gati?”, shkruan ai në një postim në ‘Instagram’, ndërsa i bën thirrje qytetarëve nga të gjitha trojet shqiptare t’i bashkohen tubimit që kërkon drejtësi për ish-udhëheqësit e UÇK-së.
    Ish-krerët e UÇK, ndodhen në paraburgim në Hagë. Protesta do të mbahet në sheshin “Skënderbej”, në orën 17:00 të pasdites. Të pranishëm në tubim do të jenë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ish-presidenti Alfred Moisiu, si dhe lideri i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti.
    Organizatorët presin pjesëmarrje masive nga të gjitha trojet shqiptare, në një akt solidariteti për ata që konsiderohen figura kyçe të luftës për çlirim të Kosovës.