Tag: kontrolli

  • “Filtër kontrolli për investimet e huaja”, rregullorja e re: Shqyrtim i veçantë për ato që lidhen me…

    “Filtër kontrolli për investimet e huaja”, rregullorja e re: Shqyrtim i veçantë për ato që lidhen me…

    Shqipëria po vendos një mekanizëm të ri kontrolli për investimet e huaja që hyjnë në vend, sidomos ato që prekin sektorët më të ndjeshëm të sigurisë kombëtare. Është publikuar për konsultim publik projektvendimi për miratimin e një rregulloreje të posaçme, që përcakton për herë të parë rregulla të detajuara për vlerësimin, hetimin dhe miratimin e investimeve të huaja direkte. Sipas dokumentit, çdo investim i huaj që lidhet me infrastrukturën publike kritike – si energjia, transporti, infrastruktura digjitale, shëndetësia apo furnizimi me ujë – do t’i nënshtrohet një procedure të veçantë shqyrtimi. I njëjti vlerësim do të bëhet edhe për investimet që përfshijnë teknologji kritike, pajisje ose mallra me përdorim të dyfishtë, prej të cilëve një pjesë mund të përdoren edhe për qëllime ushtarake. Po ashtu, rregullorja e re përfshin çdo rast kur investitori i huaj mund të marrë akses në të dhëna të ndjeshme, informacione strategjike, apo kur investimi mund të ndikojë në lirinë e medias.
    Për zbatimin e këtyre rregullave krijohet një Komitet Ndërministror, i kryesuar nga Ministria e Ekonomisë, ku përfshihen edhe institucione të tjera të sigurisë dhe inteligjencës. Ky komitet ka të drejtë të kërkojë informacion, të hetojë investitorët dhe, nëse është e nevojshme, të vendosë kushte për vazhdimin e investimit ose ta bllokojë atë. Mekanizmi i ri parashikon edhe bashkëpunim të detyrueshëm me Bashkimin Evropian, në përputhje me rregulloren e BE-së për filtrimin e investimeve të huaja. Shqipëria duhet të njoftojë Komisionin Europian dhe vendet anëtare sa herë një investim i huaj mund të prekë sigurinë ose projektet me interes të përbashkët evropian. Projektvendimi parashikon gjithashtu sanksione të forta, përfshirë gjoba deri në dyfishin e vlerës së investimit, në rast se investitorët nuk deklarojnë transaksionet, japin informacion të rremë, ose nuk zbatojnë kushtet e vendosura. Qeveria thotë se ky mekanizëm synon të mbrojë ekonominë dhe sigurinë kombëtare, si dhe të harmonizojë legjislacionin shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian, në një kohë kur vendi po përgatitet për hapat e ardhshëm në procesin e anëtarësimit.

  • Skandali i madh, Korporata e Investimeve e Elira Kokonës një strukturë pa audit, pa departament kontrolli…

    Skandali i madh, Korporata e Investimeve e Elira Kokonës një strukturë pa audit, pa departament kontrolli…

    Korporata e Investimeve Shqiptare (KIS), e drejtuar nga Elira Kokona, është sot një nga entitetet më të fuqishme dhe njëkohësisht më pak transparente të shtetit shqiptar. Krijuar me ligjin nr. 71/2019 dhe regjistruar si shoqëri aksionare në korrik 2020, KIS u promovua si “model inovativ” për zhvillimin e pronave publike dhe tërheqjen e investimeve strategjike. Por pesë vite pas themelimit, korporata është shndërruar në një strukturë gjigante që administron qindra miliona euro pasuri publike pa audit, pa sistem kontrolli dhe pa asnjë mekanizëm real të llogaridhënies. Që në momentin e paraqitjes së projektligjit, FMN, Banka Botërore, BE, opozita dhe Presidenca paralajmëruan se KIS rrezikonte të bëhej një instrument qeveritar jashtë çdo kontrolli demokratik. Presidenti Ilir Meta në atë kohë e ktheu ligjin për rishqyrtim, duke e cilësuar të rrezikshëm për pronën publike dhe me struktura drejtimi të dobëta. FMN dhe Banka Botërore paralajmëruan qartë se: KIS do të varej drejtpërdrejt nga qeveria, do të përjashtohej nga ligji për prokurimet dhe do të krijonte rreziqe fiskale të mëdha për buxhetin e shtetit. Megjithatë, mazhoranca e miratoi pa ndryshime thelbësore, duke hapur rrugën për ndërtimin e një super-institucioni që vepron si një kompani private, por me asetet e shtetit shqiptar.
    Menaxhimi i pasurive publike jashtë çdo kontrolli
    KIS merr në administrim prona strategjike, toka bregdetare, stadiume, resorte, ndërtesa publike, ish-baza ushtarake, truall urban dhe i përdor si kapital për projekte me investitorë privatë. Ndryshe nga çdo institucion tjetër shtetëror: KIS nuk i nënshtrohet prokurimeve publike, mund të zgjedhë partnerët privatë pa garë, mund të përdorë pronat publike si kolateral për hua, mund të krijojë shoqëri bijë për çdo projekt, ndryshon rregullat e veta të funksionimit sipas interesit. Në praktikë, kjo i jep Elira Kokonës (Edi Ramës) një pushtet unik mbi pronat e Republikës së Shqipërisë.
    Projektet kryesore të ndërmarra
    Rikonstruksioni i stadiumeve dhe komplekseve sportive – KIS ka përfshirë disa prej stadiumeve kryesorë në vend në programin e saj të “rijetëzimit urban”. Projektet parashikojnë rindërtimin e stadiumeve nga investitorë privatë, në këmbim të tokës publike pranë tyre ku këtyre investitorëve u lejohet të ndërtojnë godina shumëkatëshe banimi apo biznesi. Kjo skemë po zbatohet për stadiumin “Niko Dovana” në Durrës, “Selman Stërmasi” në Tiranë, “Flamurtari” në Vlorë, “Skënderbeu” në Korçë, si dhe për pallatin e sportit “Asllan Rusi” në Tiranë. Në të gjitha këto raste, publiku pritet të përfitojë impiante sportive të reja, ndërsa privatët marrin pjesë të vlefshme të truallit publik për zhvillime komerciale. Shembull: Për “Niko Dovana” në Durrës u premtua një stadium i ri modern, por projekti real po shndërron gjithë zonën përreth në kompleks rezidencial dhe tregtar, duke ngritur pikëpyetje mbi përfitimin real publik nga ky zhvillim.
    Zhvillimi i resorteve turistike dhe pronave bregdetare
    KIS ka nisur t’i vërë në funksion investimesh disa pasuri shtetërore me vlerë të lartë turistike. Një ndër iniciativat më të bujshme është projekti për një resort luksoz turistik në ishullin e Sazanit, ish-bazë ushtarake e pabanuar, ku partner në zhvillim do të jetë Jared Kushner (dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump) me investitorë të tjerë. Po ashtu, qeveria ka miratuar transformimin e vilave qeveritare në Vlorë dhe Velipojë (prona publike në bregdet) në hotele me 5 yje; shteti do të marrë si kompensim disa suita në këto resorte për përdorim zyrtar, ndërsa pronësia kalon te kompanitë private zhvilluese. Kompanitë fituese për këto projekte janë biznesmenë të afërt me qeverinë, të njëjtët që kanë përfituar edhe nga ligji i Investimeve Strategjike. Një tjetër projekt strategjik është ai i quajtur “Vrina” – zhvillimi i një zone turistike prej qindra hektarësh në fshatin Vrinë, pranë Parkut Kombëtar të Butrintit (Sarandë). Ky projekt parashikon ndërtimin e resorteve dhe strukturave turistike brenda një zone të mbrojtur, gjë që ka ngritur shqetësime për ndikimin në mjedis dhe trashëgiminë kulturore të Parkut të Butrintit.
    Zhvillimi i zonave ekonomike dhe teknologjike
    Korporata ka krijuar një shoqëri filial të quajtur “Durana Tech Park” për ndërtimin e një parku teknologjik në periferi të Durrësit. Ky park synon të tërheqë kompani inovative dhe investime në sektorin e teknologjisë, duke shfrytëzuar një truall publik. Gjithashtu, në Tiranë planifikohet projekti “Expo Albania”, një qendër e madhe ekspozitash dhe panaire, në kuadër të projekteve strategjike të KIS. Ndërkaq, në fund të vitit 2023 KIS krijoi entitetin “Albanian State Development & Real Estate”, për të administruar portofolin e pronave të marra në zotërim dhe për t’u futur vetë në tregun e pasurive të paluajtshme.
    Riorganizimi i pasurive publike urbane
    Në maj 2024, me vendim të qeverisë, një paketë prej 17 pronash shtetërore (kryesisht toka dhe ndërtesa në zona me rëndësi) u transferuan zyrtarisht në pronësi të KIS, duke kaluar nga ministritë/agjencitë e ndryshme tek kjo korporatë. Po ashtu, u transferuan 8 godina publike ekzistuese (si p.sh. godina të administratës në Tiranë), me idenë që KIS t’i zhvillojë ato. Një shembull është projekti për “Korpusin e Inspektoriateve” – ndërtimi i një godine të re qendrore për disa inspektoriate shtetërore. Për këtë, KIS mori truallin dhe godinat ekzistuese të disa agjencive në Tiranë (të vendosura në zona me vlerë të lartë), të cilat do të shemben për t’i hapur rrugë ndërtimit të godinës së re. Godinat aktuale publike ndodhen në truall të shtrenjtë dhe pas prishjes pritet që pjesa e truallit të lirohet për zhvillime të tjera (p.sh. objekte komerciale) nga vetë Korporata, megjithëse ende pa projekte transparente se çfarë do të ndërtohet aty. Një tjetër pronë emblemë, “Pallati i Brigadave” (një objekt historik në Tiranë), iu transferua KIS-së në korrik 2024, duke shkaktuar debat publik pasi nuk është sqaruar qartë ç’plan ka korporata për këtë monument shtetëror.
    Iniciativa “Copëzat”
    KIS ka njoftuar edhe një nismë kreative për pronat urbane të shpërndara: sipas drejtueseve të saj, “Copëzat” nënkupton fragmente të vogla tokash shtetërore brenda qyteteve, të cilat do t’u ofrohen investitorëve privatë nëse këta të fundit kanë projekte zhvillimi ngjitur me to. Qëllimi është që pronat e vogla publike të mos pengojnë zhvillimet private përreth, por t’u bashkëngjiten atyre – një lloj bashkimi parcelash – me arsyetimin se kështu nxisin investimet. Megjithatë, kjo ka ngritur pikëpyetje, pasi ende nuk dihet cilat prona konkrete përfshihen, dhe ka shqetësime se mund të përdoret për t’iu dhënë privilegje të padrejta disa zhvilluesve privatë.
    Auditimi i KLSH
    Auditimi i parë i KLSH ekspozoi një skandal të plotë: KIS ska departament auditimi të brendshëm, ska strukturë kontrolli financiar, nuk bën analiza fizibiliteti, nuk ka metodologji për përzgjedhjen e projekteve, ndryshon strategjinë dhe listën e projekteve pa asnjë argument teknik, nuk ka standarde për vlerësimin e partnerëve privatë. KLSH zbuloi gjithashtu se korporata ka bërë shkelje të rënda financiare, përfshirë dhënien e një huaje të paligjshme prej 2.2 miliardë lekësh për Albcontrol. Pas katër vitesh, KIS ka: përthithur miliona euro nga buxheti, marrë nën kontroll pasuri që kalojnë qindra milionë euro në vlerë, por nuk ka përfunduar thuajse asnjë projekt madhor, pra është shndërruar në një strukturë administrative të kushtueshme dhe të paefektshme.
    Skandali
    Pra modeli i KIS,  i ndërtuar me ndërhyrjen direkte të qeverisë dhe i drejtuar sot nga Elira Kokona i ka hapur rrugë një praktike të rrezikshme: Menaxhimi i pasurive më të çmuara të shtetit pa asnjë transparencë, pa audit, pa kontroll parlamentar dhe pa detyrim për të ndjekur rregullat e prokurimit publik. Në thelb, KIS është sot një nga strukturat më të fuqishme ekonomike në vend, por gjithashtu një nga institucionet më të errëta dhe më pak të kontrollueshme. Transferimi masiv i pronave, projektet pa garë, partneritetet e padeklaruara, shkeljet financiare të zbuluara dhe mungesa e plotë e llogaridhënies e vendosin KIS në qendër të një skandali të hapur institucional.

  • Vrasja në Elbasan, “blindohet” juglindja, policia në kërkim të autorëve

    Vrasja në Elbasan, “blindohet” juglindja, policia në kërkim të autorëve

    Me tepër se 4 postblloqe janë ngritur në Korçë, Pogradec e Devoll pas ngjarjes ku mbeti i vrarë biznesmeni nga Elbasani.
    Direktivat që oficerët e policisë kanë marrë është kontrolli i mjeteve “Audi” me ngjyrë të zezë, pasi dyshohet se pas ngjarjes autorët e vrasjes të kenë lëvizur drejt Librazhdit ndaj juglindja mbetet një “derë” kryesore në rast se do duan të kalojnë drejt Greqisë.
    Burime nga policia bëjnë me dije se kontrolli do të vijojë edhe për personat që disponojnë armë pa leje apo mjete të tjera të ndaluara.

  • Vrasja e Elbasanit: “Blindohet” juglindja, kontrolle e mbi 4 postblloqe të ngritura

    Vrasja e Elbasanit: “Blindohet” juglindja, kontrolle e mbi 4 postblloqe të ngritura

    Me tepër se 4 postblloqe janë ngritur në Korçë, Pogradec e Devoll pas ngjarjes ku mbeti i vrarë biznesmeni nga Elbasani.
    Direktivat që oficerët e policisë kanë marrë është kontrolli i mjeteve Audi me ngjyrë të zezë, pasi dyshohet se pas ngjarjes autorët e vrasjes të kenë lëvizur drejt Librazhdit ndaj juglindja mbetet një “derë” kryesore në rast se do duan të kalojnë drejt Greqisë.
    Burime nga policia bëjnë me dije se kontrolli do të vijojë edhe për personat që disponojnë armë pa leje apo mjete të tjera të ndaluara.

  • Vrasja e Elbasanit: ‘Blindohet’ juglindja, kontrolle e mbi 4 postblloqe të ngritura

    Vrasja e Elbasanit: ‘Blindohet’ juglindja, kontrolle e mbi 4 postblloqe të ngritura

    Me tepër se 4 postblloqe janë ngritur në Korçë, Pogradec e Devoll pas ngjarjes ku mbeti i vrarë biznesmeni nga Elbasani.
    Direktivat që oficerët e policisë kanë marrë është kontrolli i mjeteve Audi me ngjyrë të zezë, pasi dyshohet se pas ngjarjes autorët e vrasjes të kenë lëvizur drejt Librazhdit ndaj juglindja mbetet një “derë” kryesore në rast se do duan të kalojnë drejt Greqisë.
    Burime nga policia bëjnë me dije se kontrolli do të vijojë edhe për personat që disponojnë armë pa leje apo mjete të tjera të ndaluara.

  • “Vitet kalojnë, projektet shiten”/Tabaku akuza të ashpra: Skandal i dokumentuar, qeveria përgatiti një tunel të fshehtë

    “Vitet kalojnë, projektet shiten”/Tabaku akuza të ashpra: Skandal i dokumentuar, qeveria përgatiti një tunel të fshehtë

    Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka akuzuar qeverinë se përmes Korporatës së Investimeve të Shqipërisë (KIS) ka krijuar një strukturë të paqartë dhe të rrezikshme që administron pasuri publike me mungesë transparence dhe kontrolli.
    Me anë të një postimi në Facebook, deputetja demokrate theksoi se edhe FMN ka shprehur rezerva për këtë model, duke paralajmëruar se KIS nuk ofron mekanizmat e nevojshëm të transparencës dhe llogaridhënies.
    Sipas Tabakut, auditimi i fundit i KLSH-së ka zbuluar probleme serioze në funksionimin e KIS, përfshirë: mungesë të njësisë së auditimit të brendshëm, operim me dy versione bilancesh, tenderime të pasurive publike në kundërshtim me parimet e MSA-së, mungesë departamentesh të kontrollit dhe strukturave bazë të qeverisjes së mirë.
    Postimi i Jorida Tabakut:
    Shtatë vjet më parë, socialistët votuan në kuvend një ligj special që I hapte rrugë krijimit të Korporatës së investimeve (KIS). Duke I dhënë jetë një Golemi që do të kishte kontroll thuajse okult mbi pronat publike dhe që do të manaxhonte pa tendera dhe procedura brenda ligjeve milarda euro pasuri kombëtare.
    Rreziku i kësaj krijese qe shumë i dukshëm dhe i prekshëm për të gjithë. Jo vetëm për ne që e kundërshtuam me forcë por edhe për FMN që e kritikoi haptazi një projekt që nuk ofronte as transparencë dhe as llogaridhënie por që kontrollonte pasurinë e gjithë shqiptarëve.
    Vitet kalojnë, projektet e KIS u shiten shqiptarëve si prezantime futuriste ndërkohë që vetë ky institucion nuk ka lidhje me zhvillimin ekonomik të vendit. Në të kundërt, sa më shumë kalon koha dhe auditohet funksioni tij, aq më e qartë bëhet realiteti i një strukture pa kontroll, auditk dhe transparencë. Një ngrehinë e madhe ku operohet në fshehtësi dhe heshtje totale.
    Në një auditim të kryer pak kohë më parë nga KLSH u zbuluan disa të vërteta që për vite janë folur dhe tretur në oqeanin e madh të abuzimeve të kësaj shumice dhe qeverie. Korporata Investimeve, si një kompani që fsheh bilancet operon me dy versione bilancesh (e më pas ankohen për informalitetin). Dhe kjo nuk është aspak e rastësishme. Që prej krijimit, KIS nuk ka pasur asnjë njësi auditimi të brendshëm. Asnjë mekanizëm të brendshëm kontrolli. Asnjë strukturë që të garantojë mbrojtjen e pronës publike. Vetë KLSH nënvizon se mungesa e auditit “rrit ndjeshëm rrezikun operacional dhe financiar” dhe bën të pamundur kontrollin minimal të aktivitetit. Kjo është e paimagjinueshme për një entitet që administron qindra miliona euro pasuri publike.
    Po kështu tenderimet që KIS bën për pasuritë publike, bien në kundërshtim me parimet e MSA duke i hapur dyert abuzimit dhe njëkohësisht duke dëshmuar se KIS është ajo masha e errët që qeveria përdor për t’i ikur detyrimeve të integrimit. Duke dëshmuar sjelljen hipokrite të qeverisjes socialiste ku në mëngjes i këndojnë procesit të integrimit ndërsa në darke përmes KIS ndajnë tenderat në kundërshtim me MSA.
    Struktura organizative e KIS është një tjetër skandal i dokumentuar. KLSH konstaton se organigrama e miratuar në vitin 2019 nuk përmban funksione kyçe, nuk ka departament kontrolli, nuk ka audit të brendshëm dhe nuk siguron as bazën minimale të qeverisjes së mirë.
    Mirëpo ndonëse ka gjithë këto mangësi, në realitet KIS operon shpesh si një bankë financiare (ndonëse kjo nuk është e lejuar) duke i dhënë hua institucioneve publike dhe duke i krijuar vetes një risk të lartë financiar si për veten dhe për pronat publike që administron. Në ndërkohë paratë publike që ajo grumbullon shpenzohen në qira të shtrenjta dhe abuzive pa asnjë analizë çmimi dhe në kundërshtim me VKM që duhet të mbronin buxhetin e shtetit.
    Qartësisht KIS është një ngrehinë ku projektet ndryshojnë sipas interesave pa e vrarë mendjen për implikimet në buxhet apo arkën e shtetit. Ndërsa flasim janë zbuluar projekte nga KIS pa analiza, planifikim pa argumente dhe mospërputhje masive me realizimet. Pasi po sipas saj, projektet si Godina e Kadastrës, Kompleksi Qeveritar janë produkt i analizave të cekëta, të projekteve mbi tokë publike pa llogari të qeruara mirë dhe me procedura të shpejtuara në shkelje të ligjit.
    Dyert që hapi krijimi KIS në vitin 2018 ishin rruga përmes të cilës qeveria përgatiti një tunel të fshehtë për të trajtuar pasurinë kombëtare dhe miliarda euro projekte në errësirë totale. Dhe jo më kot edhe FMN e deklaroi qartazi skepticizmin për KIS.
    Detyra jonë, më parësore, është që Korporatën e Investimeve ta nxjerrim nga terri dhe ta auditojmë. Do të qe e udhës që Kuvendi Shqipërisë të propozojë mekanizma ligjorë për të audituar atë dhe për t’i ofruar kuvendit një mënyrë kontrolli mbi të. Shqipëria nuk mund të lejojë një korporatë shtetërore të veprojë në errësirë, pa rregulla dhe pa llogari, ndërsa pronat e qytetarëve kthehen në mall tregu për një rreth të ngushtë vendimmarrjeje.
    Prona publike është pasuria e shqiptarëve. Dhe nuk mund të preket në heshtje, në fshehtësi dhe me struktura që KLSH vetë i ka cilësuar të pambrojtura dhe të rrezikshme.

  • Privatësia në prag kolapsi/Çfarë ndryshon me rregulloren e re të BE

    Privatësia në prag kolapsi/Çfarë ndryshon me rregulloren e re të BE

    Prej më shumë se dy vitesh në Bashkimin Europian po zhvillohet një debat i madh, por shumë pak i kuptuar nga publiku i gjerë. Ai lidhet me një propozim ligjor që njihet si ChatControl, një rregullore që synon të luftojë abuzimin seksual ndaj fëmijëve online. Qëllimi është i drejtë, por mjeti që propozohet rrezikon të çojë Europën në një epokë të re kontrolli, ku privatësia e komunikimeve mund të zbehet deri në zhdukje.
    Gjithçka nisi në vitin 2021, kur Komisioni Europian propozoi që platformat digjitale të kenë detyrim të skanojnë mesazhet e përdoruesve për të zbuluar përmbajtje të paligjshme. Ishte hera e parë që u kërkua publikisht ndërtimi i një mekanizmi që, në praktikë, hap derën për survejim të gjerë të komunikimeve private.
    Debati shpërtheu menjëherë. Ekspertë të teknologjisë, organizata të të drejtave të njeriut dhe madje edhe figura brenda institucioneve europiane paralajmëruan se një mjet i tillë është jashtëzakonisht i rrezikshëm. Sepse nëse mesazhet tona, të çdokujt, mund të skanohen nga një algoritëm, atëherë bie parimi bazë i komunikimit privat dhe i enkriptimit. Dhe kur bie ky parim, hapet një precedent që vështirë se ndalet.
    Ditët e fundit, shtetet anëtare të BE kanë rënë dakord për ndryshimet e fundit të rregullores. Pika më e diskutuar, skanimi i detyrueshëm i mesazheve private, është hequr. Por rreziku nuk është zhdukur. Kompanive u lejohet ende të kryejnë skanim masiv vullnetar dhe përjashtimi që u jep këtë të drejtë do të zgjatet përtej vitit 2026. Në praktikë, kjo do të thotë se teknologjia e mbikëqyrjes mbetet aty, funksionale dhe mund të zgjerohet me vendim politik në çdo moment.
    Kritikët paralajmërojnë se kjo është faza më e rrezikshme: kur një mekanizëm vendoset në sistem, ai rrallë kthehet mbrapsht. Fillon si mjet për të luftuar një krim të rëndë, por më pas mund të përdoret për arsye të tjera, duke prekur gazetarë, aktivistë, opozita politike, apo thjesht qytetarë të zakonshëm që kërkojnë privatësi.
    Ky debat na shqetëson edhe ne, sepse teknologjitë e komunikimit nuk njohin kufij. Rregullat e BE-së prekin edhe platformat globale që përdorim çdo ditë. Sepse një Europë me standarde të dobësuara të privatësisë përfundon duke krijuar modele kontrolli që mund të përhapen më tej. Dhe sepse liria digjitale është sot një pjesë thelbësore e lirisë individuale.
    ChatControl është një pikë kthese për të ardhmen e komunikimit. Është pyetja nëse pranojmë që mesazhet tona, fotot, bisedat, mendimet më intime, të mund të kalojnë në filtrat e një sistemi skanimi, sado i sofistikuar apo qëllim-mirë të jetë.
    Në emër të një qëllimi të drejtë nuk duhet të normalizohet një mjet që cenon lirinë themelore të njeriut: privatësinë.
    Kjo është arsyeja pse debati po rritet, pse kritikat po shtohen dhe pse shumë qytetarë europianë thonë se BE po largohet nga parimi i të qenit “e popullit, nga populli, për popullin”.
    Sepse kur kontrolli mbi komunikimet bëhet i mundur, gjithçka tjetër mund të ndryshojë pa zhurmë.

  • Raporti i KLSH-së për Institutin e Sigurimeve Shoqërore: Në 2024, 11 mijë raste të dhënies të pensionit pas vdekjes. Mungojnë ende 36 milionë lekë pa u arkëtuar

    Raporti i KLSH-së për Institutin e Sigurimeve Shoqërore: Në 2024, 11 mijë raste të dhënies të pensionit pas vdekjes. Mungojnë ende 36 milionë lekë pa u arkëtuar

    Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar gjetjet e një auditimi të thelluar mbi Institutin e Sigurimeve Shoqërore, ku janë zbuluar probleme serioze në menaxhimin e pagesave për përfituesit.

    Verifikimet e realizuara nga strukturat përkatëse kanë evidentuar një sërë parregullsish, që nga pagesat e dyfishta e deri te raste kur janë kryer pagesa edhe pas ndarjes nga jeta të përfituesve.
    Për vitin 2024, në të gjithë territorin janë regjistruar 821 raste me problematika të tilla, duke shkaktuar një humbje financiare prej 36.9 milionë lekësh. Sipas të dhënave zyrtare, deri më 31 dhjetor është arritur të rikuperohet pjesa më e madhe e dëmit, rreth 29 milionë lekë, falë arkëtimeve të kryera përmes postës, bankave dhe urdhër-xhirimeve.
    “Nga kontrolli i kryer nga Sektori i Kontrollit për rastet që kanë përfituar të ardhura pas vdekjes progresivisht, për periudhën Janar – Dhjetor 2024, është konstatuar një dëm financiar prej 11,030 raste me vlerë 114,885,368 lekë, (ku përfshihen të gjitha rastet e tërheqjes pas datës së vdekjes, gjithashtu edhe rastet kur përfituesi i pensionit e ka tërhequr vetë pensionin, por ka ndërruar jetë në po atë muaj. Meqënëse pensioni është një pagesë që merret paradhënie, pjesa pas datës së vdekjes duhet mbajtur nga granti), të raportuar për të gjitha rajonet nga Gjendja Civile, ku krahasuar me vitin 2023, ka pësuar nje ulje prej 1,171 rastesh me vlerë 157,697 lekë”, thuhet në raport.
    Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, nga 11.030 raste, 232 raste, janë pa efekte financiare; 10,798 raste, janë me efekte financiare. Nga këto 10,151 raste, janë arkëtuar deri më datë 31.12.2024, në shumën 100,158,608 lekë.
    “Nga Sektori i Kontrollit të Pagesave në ISSH, vazhdon kontrolli për rikthimin e fondeve të dëmtuara, por ende mbeten fonde të pa arkëtuara në vlerën 36,304,350 lekë të cilat kërkojnë vëmendje të shtuar, për t’u shlyer plotësisht”, thekson raporti.

    Top Channel

  • Gara për kreun e BKH-së, përfundon kontrolli i pastërtisë së figurës për 7 kandidatët!

    Gara për kreun e BKH-së, përfundon kontrolli i pastërtisë së figurës për 7 kandidatët!

    Ka përfunduar vettingu dhe kontrolli i pastërtisë së figurës për 7 kandidatët që garojnë për kreun e Byrsë Kombëtare të Hetimit.

    Rezultatet i janë dërguar Komisionit që përbëhet nga Altin Dumani, kreu i SPAK, Arben Kraja dhe Behar Dibra.

    Në garën për Drejtorin e BKH-së janë 7 kandidatë:
    Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta.
    Mësohet se Komisioni për përzgjedhjen e drejtorit të BKH do të shikojë rezultatet përfundimtare të Komisionit të Posaçëm dhe do të bëj renditjen përfundimtare.
     

  • Dyshohet për të shtëna me armë në Vlorë, policia ngre pika kontrolli në zonën e Plazhit të Vjetër

    Dyshohet për të shtëna me armë në Vlorë, policia ngre pika kontrolli në zonën e Plazhit të Vjetër

    Policia e Vlorës ka ngritur disa pika kontrolli në zonën e Plazhit të Vjetër, pas dyshimeve se një person është qëlluar me armë.
    Menjëherë pas njoftimit, policia ka nisur kontrollet në terren dhe ka ngritur pika kontrolli në disa zona të qytetit për të bërë të mundur identifikimin e autorit.
    Hetimet vijojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë./vizionplus.tv