Tag: këngën

  • Shuhet këngëtari Jimmy Cliff, legjenda e muzikës “Reggae”

    Shuhet këngëtari Jimmy Cliff, legjenda e muzikës “Reggae”

    Këngëtari legjendar xhamajkan Jimmy Cliff, i cili së bashku me Bob Marley popullarizoi muzikën “Reggae”, përgjatë një karriere që zgjati gjashtë dekada, ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeç.
    Lajmin e hidhur e njoftoi në Facebook bashkëshortja e tij, Latifa Chambers. Siç tha ajo, shkaku i vdekjes së tij ishte një krizë epileptike e ndjekur nga pneumonia.
    I lindur me emrin James Chambers më 30 korrik 1944, gjatë një uragani në famullinë e Shën Xhejmsit, në Xhamajkën veriperëndimore, ai u zhvendos nga ferma familjare në kryeqytetin e vendit, Kingston, me të atin në vitet 1950, i vendosur të kishte sukses në industrinë e muzikës.
    Në moshën vetëm 14 vjeç, ai u bë i famshëm në vend me këngën që shkroi, “Uragani Hattie”.
    Më pas ai regjistroi mbi 30 albume dhe interpretoi këngë në të gjithë botën – nga Parisi dhe Brazili deri në Panairin Botëror të Nju Jorkut në vitin 1964.

    Cliff më vonë e provoi veten në aktrim dhe u shfaq në filmin e vitit 1972 “The Harder They Come” me regji nga Perry Henzel, i cili ia prezantoi muzikën reggae një audience ndërkombëtare.
    Dy nga këngët më të famshme të Cliff ishin “You Can Get It If You Really Want It” dhe “Many Rivers To Cross”. Cliff përcolli pikëpamjet e tij humanitare në këngët e tij. Sipas Bob Dylan, kënga “Vietnam” e Cliff ishte kënga më e madhe e protestës e shkruar ndonjëherë.
    Në vitin 2012, Cliff u vlerësua me një çmim Grammy për albumin më të mirë reggae për këngën “Rebirth” dhe në vitin 1984 me një tjetër çmim Grammy për këngën “Cliff Hanger”.
    Ai mori çmimin më të lartë për artet dhe shkencat nga qeveria xhamajkane, “Urdhrin e Meritës”, ndërsa në vitin 2010 fitoi një vend në Sallën e Famës së Rock & Roll-it.

  • Ellie Goulding publikon këngën e re “Destiny”, me të dashurin në videoklip

    Ellie Goulding publikon këngën e re “Destiny”, me të dashurin në videoklip

    Ellie Goulding është gati për epokën e saj të re!
    Këngëtarja britanike, 38 vjeçe, ka lançuar të premten, më 14 nëntor, këngën e saj më të re “Destiny”, së bashku me një video muzikore, ku shfaqet i dashuri i saj, Beau Minniear.
    Kënga është pjesë e projektit të saj të ri muzikor dhe shënon debutimin e saj solo pas albumit të pestë Higher Than Heaven, i cili doli në vitin 2023. Kjo është gjithashtu kënga e saj e parë pas ndarjes nga burri Caspar Jopling, me të cilin ishte martuar për katër vjet e gjysmë dhe që shpalli ndarjen në vitin 2024.
    “Kur e regjistrova këtë këngë, ndjeva një pastrim shpirtëror. Më bëri të ndihem më e mirë, sikur shpërblimi ishte vetë unë,” tha Ellie Goulding në një deklaratë. “Në vend që të investoja gjithçka tek këta burra, kjo këngë ishte e para që më dha ndjenjën e lirisë dhe fuqisë. Kur e dëgjova për herë të parë, e dashurova menjëherë. Për mua, ajo tingëllon si dorëzim, si një ‘le të ndodhë’. Prandaj e quajta ‘Destiny’, sepse tingëllon si ‘çfarëdo që të ndodhë, le të ndodhë’, dhe pranimi i tij.”
    Në videoklipin e këngës, të drejtuar nga Floria Sigismondi, Goulding këndon ndërsa shëtit në një vilë elegante në fshat, duke kaluar kohë me Minniear, 28 vjeç, fytyra e të cilit nuk shfaqet. Ata shijojnë një darkë luksoze, ndërsa Goulding provokon me një thikë dhe më pas e prek trupin e tij, dhe ata puthen.
    Goulding dhe Minniear e bënë lidhjen e tyre publike në shtator, pas një fotografie të nxehtë që ai kishte postuar në Instagram, ku ajo shfaqej e zhveshur në shtrat.
    Në një intervistë për NME, Goulding ka folur për momentin kur dëgjoi për herë të parë këngën “Destiny”, gjatë periudhës së ndarjes nga Jopling, me të cilin ka një djalë, Arthur, 4 vjeç. Ajo e quajti periudhën pas ndarjes si një nga momentet më të vështira të jetës së saj, dhe theksoi se e gjithë kjo e shtyu të krijonte muzikë për të kaluar këtë kohë të turbullt.

    The post Ellie Goulding publikon këngën e re “Destiny”, me të dashurin në videoklip appeared first on iconstyle.al.

  • “Rreze zjarr” shpallet fituese! Arsi Bako triumfon në skenën e RTK-së

    “Rreze zjarr” shpallet fituese! Arsi Bako triumfon në skenën e RTK-së

    Arsi Bako është shpallur fituese e edicionit të tretë të Festivalit të Këngës në RTK, duke marrë trofeun “Diamanti i Kaltër” me këngën “Rreze zjarr”, një krijim me frymë rock dhe interpretim energjik që arriti të ngjallë emocion dhe duartrokitje në sallë. Pas shpalljes së rezultatit, atmosfera në skenë u mbush me entuziazëm, ndërsa Arsi u përqafua nga ekipi i saj dhe kolegët pjesëmarrës.
    “Nuk e kam pritur. Ndihem shumë e lumtur. Shumë faleminderit,” u shpreh ajo e emocionuar, duke nënvizuar se kjo fitore për të përfaqëson një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e saj artistik.

    Në renditjen finale, vendi i dytë shkoi për Florent Abrashin me këngën “Unë dhe Ti”, një baladë e fuqishme vokale, ndërsa Arjeta Palushaj siguroi vendin e tretë me “Andrra”, e cila u vlerësua për atmosferën e saj të veçantë.
    Përveç çmimit kryesor, Arsi Bako u vlerësua edhe me “Çmimin e Kryeqytetit”, një tjetër dëshmi e ndikimit të përformancës së saj tek publiku dhe juria.
    Në natën finale u ndanë edhe disa çmime të tjera:• Çmimi i Orkestrës – Art Lokaj me këngën “Ty”• “Pena e Argjendtë” për tekstin më të mirë – Teutë Halili me “Amin”
    Finalja e edicionit të sivjetshëm solli në skenë 10 finalistët e përzgjedhur nga gjysmëfinalja, duke krijuar një mbrëmje të pasur artistikisht. Përveç garës, spektakli u gjallërua edhe nga performancat e të ftuarve specialë: Gjon’s Tears, Dren Abazi, Elvana Gjata dhe Tuna, të cilët ndezën atmosferën me interpretimet e tyre, duke e kthyer natën në një festë të muzikës live dhe skenës shqiptare.

  • Kosovë/ Arsi Bako triumfon në Festivalin e Këngës në RTK me ‘Rreze zjarr’

    Kosovë/ Arsi Bako triumfon në Festivalin e Këngës në RTK me ‘Rreze zjarr’

    Arsi Bako është shpallur fituese e edicionit të tretë të Festivalit të Këngës në RTK, duke marrë trofeun “Diamanti i Kaltër” me këngën “Rreze zjarr”, një krijim me frymë rock.
    “Nuk e kam pritur. Ndihem shumë e lumtur. Shumë faleminderit”, u shpreh Bako pas marrjes së çmimit kryesor.
    Në vendin e dytë u rendit Florent Abrashi me këngën “Unë dhe Ti”, ndërsa Arjeta Palushaj me “Andrra” zuri vendin e tretë.
    Përveç çmimit të madh, Arsi Bako u vlerësua edhe me “Çmimin e Kryeqytetit”.
    Në skenën finale performuan 10 finalistët e përzgjedhur nga gjysmëfinalja ndërsa të ftuar specialë ishin Gjon’s Tears, Dren Abazi, Elvana Gjata dhe Tuna, që e ngjallën atmosferën me performancat e tyre.

  • VIDEO/ Rikthehet Dafina Zeqiri, publikon këngën ”Ku shkove natën”. Një krijim rrënqethës

    VIDEO/ Rikthehet Dafina Zeqiri, publikon këngën ”Ku shkove natën”. Një krijim rrënqethës

    Showbiz E Enjte, 6 Nëntor 2025 18:46
    Dafina Zeqiri është rikthyer pas pauzës së ëmbël, dhe sot ka publikuar projektin e shumëpritur, këngën e saj më të re “Ku shkove natën”. Ky projekt i paralajmëruar kohë më parë nga vetë artistja u prit me padurim dhe entuziazëm të madh nga fansat e saj. Kënga përmban një kombinim të veçantë të ritmeve nostalgjike dhe një teksti emocional.
    “Ku shkove natën” shfaq Dafinën në një dimension më të thellë artistik, duke treguar aftësinë e saj për të lidhur emocionet me muzikën në mënyrë autentike dhe magjepsëse.

    Përveç këngës, projekti është shoqëruar edhe me një videoklip tërheqës, ku Dafina shfaqet në disa paraqitje të ndryshme, secila më elegante dhe e mrekullueshme se tjetra.

     

  • Refleksion për këngën fituese në Festivalin “Luleborë”

    Refleksion për këngën fituese në Festivalin “Luleborë”

    “Ta dish” nën interpretimin e këngëtarit Glerdit Trumetaj,  me tekst dhe muzikë të autorit Leon Lekaj, pruri diçka të re në kohët e vështira, në të cilat arti i vërtetë kërkon me ngulm mbijetesën. Nuk dua të ndalem gjatë as në kurorëzimin me çmimin e parë, e as në performancën e këngëtarit, apo gjykimin e drejtë të jurisë, sepse sipas mendimit tim, kjo këngë, që në dëgjimin e parë, do të ishte fituese.

    Nga Aleksander Paloli

    Pse këmbëngul për këtë? 

    E para, sepse në poezinë e saj, lexohet qartë malli për vendlindjen,  shkruar nga Leon Lekaj, që lindi dhe u edukua në një familje me tradita të njohura artistike i cili, siç thotë G. Krasniqi, është “…një poet që ka hyrë në letërsi nga dera e duhur”.

    Zgjedhja e tonalitetit (la minor) nuk do të ishte rastësi. Duke qenë se muzikantët, qofshin dhe amatorë, i kanë fillimet e tyre pikërisht në tonalitet e para, kjo e bën këngën të jetë më afër dhe më në dispozicion të dëgjuesit për t’u kënduar e shoqëruar me çfarëdo instrumenti. 

    Introduksioni i fillimit të këngës, i shkurtër, i thjeshtë si një parathënie, që krijon atmosferën e duhur për dëgjimin e materialit muzikor.

    Introduksioni i strofës dytë paraqitet me një material muzikor më të gjatë dhe me harmoni më të zhvilluar. Kjo jo rastësisht. Do t’i jepte mundësinë dëgjuesit për të impostuar në memorie e për të shijuar mirë këngën.

    Strofa, tepër melodioze, shkon në sinkron me poezinë. Ajo fillon në një regjistër vokal mesatar, duke u rritur drejt refrenit. Titulli i saj “Ta dish” është një tregues i qartë se autori është njohës i mirë i traditës. Kompozitori është frymëzuar nga këto dy fjalë dhe tre nota të një kënge (jare) shkodrane, nga më të bukurat, (normale kjo në një krijimtari), por kënga në mënyrë lineare zhvillohet harmonishëm me shumë muzikalitet në të tria pjesët e saj.

    Refreni është çasti më emocionues. Një fillim me citimin e një motivi të njohur….me tre nota në dominantë, Mi settima të bën të qëndrosh “pezull”, në pritje të një zgjidhjeje në tonikë. Më pas kemi një zhvillim të natyrshëm të melodisë dhe që kadencon në mënyrë klasike duke i vënë pikë mendimit muzikor.

    Në një këngë, shkrirja e tekstit me muzikën është një prej fazave më të rëndësishme të krijimit por, Leon Lekaj, duke qenë njohës i mirë i të dyja zhanreve, e kapërcen lehtësisht këtë barrierë.

    Pra, në përfundim do të thosha se kjo këngë e mbarsur me këtë gamë elementësh, i ka të gjitha mundësitë për të vazhduar rrugën e nisur drejt suksesit.

    Aleksander Paloli- Maestro-Accademia Musicale “Gustav Mahler”, Italy

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    “TA DISH” FITON ÇMIMIN E PARË NË FESTIVALIN E KËNGËS “LULEBORË”

  • Edicioni i dhjetë i “Luleborë”, Glerdit Turmetaj me këngën “Ta dish” shpallet fitues i festivalit

    Edicioni i dhjetë i “Luleborë”, Glerdit Turmetaj me këngën “Ta dish” shpallet fitues i festivalit

    Glerdit Turmetaj, me këngën “Ta dish”, një krijim me tekst dhe muzikë të Leon Lekaj dhe orkestrim të Ilirian Zogës u shpall fitues i ediconit të dhjetë jubile të festivalit “Luleborë” në Shkodër.
    Kënga e krijuar pas një shkëputje 38 vjecare të muzikantit Lekaj, u veçua për finesën melodike, emocionin e brendshëm dhe interpretimin plot ndjeshmëri, duke fituar zemrat e publikut dhe vlerësimin e jurisë profesioniste.
    Për dy netë me radhë skena e teatrit “Migjeni” u kthye në një festë të bukur muzikore, ku u ngjitën 16 krijime të reja artistike, si dhe emra që ndër vite kanë ruajtur e kultivuar këngën qytetare.

    Një tjetër element që i dha këtij edicioni një shkëlqim të veçantë ishte drejtimi artistik i sopranos me famë botërore Inva Mula dhe mjeshtrit të madh Zef Çoba.
    Çmimi i dytë i festivalit shkoi për Laorjan Ejlli me këngën “Shkodër Loce” dhe çmimi i tretë për Martina Serreqi me këngën “Në rrugicat e Shkodrës”.
    Kjo larmi krijimesh e shndërroi festivalin në një mozaik emocionesh, ku muzika e re takoi traditën, dhe ku çdo këngë u bë një dëshmi e përkushtimit ndaj artit, gjuhës dhe identitetit shqiptar./vizionplus.tv

  • Armend Rexhepagiqi: Çka do të ndodhë me ne? (teksti dhe kënga)

    Armend Rexhepagiqi: Çka do të ndodhë me ne? (teksti dhe kënga)

    Armend Rexhepagiqi është këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur. Familja e tij është me prejardhje nga Plava (Mali i Zi).  Ai ka shkruar dhe kompozuar shumë këngë siç janë: “Qaforja”,” Edhe një herë”, “Ajo”, “Dashurinë ku e kam”. “Kujt do t’ia shpreh pikëllimin tim”, “Ti nuk më meriton”, “Harrova”, “Shko” e shumë këngë të tjera.

    Në vitin 1990 ai përfaqësoi denjësisht Kosovën në Jugovizion (festival që mbahej në ish-Jugosllavi) për zgjedhjen e këngës për garën e Eurovizionit, kënga ishte në shqip dhe quhej “Mami, mami”.  

    Në vitin 2006 ai doli fitues në festivalin “Kënga Magjike” me këngën “Kur dashuria vdes” si dhe arriti të marr Çmimin e Kantautorit më të mirë.

    Në vazhdim e gjeni tekstin dhe këngën e tij “Çka do të ndodhë me ne”:

    Në tavolinën tonë më lulet nuk qëndrojnë,Ke harruar në toShikimet s’i kryqëzojmë për ne nuk bisedojmëDhe koha kalon ngadalëPor nuk ndahemi edhe pse s’jemi të lumturSa herë unë të shikoj dhe ti kur më shikonunë ndihem aq keqPastaj të flas ngadalë edhe pse mirë e diSe fjalët asgjë nuk ndryshojnëTi më shikon me dashuriPor shumë shpejt ne përsëri do t’grindemi.Çka do të ndodhë me neS’dua të ndahemi taniS’dua t’vazhdojmë kështu o dashuriÇka do të ndodhë dhe pseKur e di se askush nuk ka fajKur s’ka kuptim të thuhet “m’fal”

    Çka do të ndodhë me ne?

    Në tavolinën tonë më lulet nuk qëndrojnë,Ke harruar në toShikimet s’i kryqëzojmë për ne nuk bisedojmëDhe koha kalon ngadalëTi më shikon me dashuriPor shumë shpejt ne përsëri do t’grindemiÇka do të ndodhë me neS’dua të ndahemi taniS’dua t’vazhdojmë kështu o dashuriÇka do të ndodhë dhe pseKur e di se askush nuk ka fajKur s’ka kuptim të thuhet m’falÇka do të ndodhë me ne…

    Këngën mund ta dëgjoni KËTU

    E përgatiti: K. B.- ObserverKult

    ————————

    Lexo edhe:

    ARMEND REXHEPAGIQI: KUR DASHURIA VDES… (TEKSTI DHE KËNGA)

  • Caruso, historia prekëse e këngës së bukur të Lucio Dallas (teksti në shqip dhe video)

    Caruso, historia prekëse e këngës së bukur të Lucio Dallas (teksti në shqip dhe video)

    Lucio Dalla është një nga kompozitorët më të njohur italianë, aktor dhe regjisor, me shumë suksese që u adhuruan dhe kënduan shumë. Në vitin 1986, shkroi një këngë që sado vite të kalojnë do të mbetet e dashur … Caruso …

    Vetëm me dëgjimin e melodisë, provokon ndjenja, emocione, nostalgji … Duke dëgjuar vargjet udhëton në kohë … në një tjetër periudhë, ku jetoi tenori i madh italian, Enrico Caruso dhe për të cilin u shkruajt kënga. Duke dëshiruar ta nderojë, e pagëzon me mbiemrin e tij dhe përshkruan momentet e fundit, dhe dhimbjen që e çon ngadalë dhe në mënyrë të pashmangshme drejt fundit.

    Një dhimbje që shuhet kur sheh një grua në sy. Megjithatë, nuk është bërë e qartë nëse është gruaja apo vajza e Carusos. Sigurisht, megjithatë, është një person shumë i dashur i tij. E gjithë skena zhvillohet në një taracë në Sorrento Napoli, nga ku ka prejardhjen dhe tenori i madh. Më 25 shkurt, 1873, erdhi në botë një djalë, britmat e të cilit gjatë lindjes, zgjuan lagjet e varfëra të Napolit. Ishte vogëlushi Enrico, ashtu si e pagëzuan të nesërmen e lindjes. Mund të ishte i destinuar të bëhej mjeshtër-metalurg, duke ndjekur gjurmët e babait të tij, por një zë hyjnor e udhëhoqi në Opera.

    Enrico Caruso

    Operën e tij të adhuruar, të cilës i shërbeu me besnikëri gjatë gjithë jetës së tij të shkurtër. Emri i tij, u zgjodh prej tij: Enrico Caruso. Tenori i madh italian i Operës, interpretoi me sukses të madh në Operat e mëdha të Evropës dhe Amerikës, një shumëllojshmëri të gjerë të roleve nga opera italiane dhe franceze. Repertori i tij shkonte nga lirik në dramatik. Caruso bëri rreth 290 incizime nga viti 1902 deri në 1920 dhe mori shumë çmime nderi nga monarkë, qeveri dhe institucione të ndryshme kulturore të vendeve të ndryshme në të cilat këndoi.

    Përveç çmimit të Kalorësisë Italiane, pasi ndërroi jetë, iu dha në vitin 1987 çmimi “Lifetime Achievement Grammy”. Në të njëjtin vit, Shërbimi Postar i SHBA qarkulloi një pullë me vlerë nominale 22 cent në nder të tij …… “CARUSO”.

    Teksti në shqip

    Ku deti shkëlqen, dhe fryn erë e fortë, mbi një tarracë të vjetër, përballë gjirit të Sorrento, një burrë përqafon një vajzë pasi ka qarë. Më pas pastron zërin e tij dhe vazhdon këngën. Të dua kaq shumë, por kaq shumë. Tashmë është një zinxhir që shkrin gjakun në vena, e di, sheh dritat në mes të detit. Mendon netët atje në Amerikë, ishin vetëm llambat dhe hija e bardhë e një helike. Dëgjoj dhimbjen brenda muzikës që del nga piano. Por kur shikon hënën të dalë nga një re, duket e ëmbël akoma edhe vdekja. Shih në sytë e vajzës. këto sy të gjelbër si deti. Pastaj papritmas del një lot, dhe ai mendon që ta fshijë. Të dua kaq shumë, por kaq, kaq shumë, ti e di.Tani është një zinxhir, që shkrin gjakun në vena. ti e di. Fuqia e teatrit, ku çdo dramë është një mashtrim, dhe me pak grim dhe imitim, mund të bëhesh dikush tjetër, por dy sytë që shikojnë, kaq afër dhe vërtetë, të bëjnë të harrosh fjalët dhe ngatërrojnë mendimet. Pra, çdo gjë bëhet më e vogël, akoma edhe netët atje Amerikë. Kthehuni dhe shikoni jetën tuaj si hija e një helike. Dhe po, është jeta që po përfundon. Por ai nuk e mendon më. Dhe tashmë ndihet i, lumtur dhe vazhdon këngën e tij.

    Dëgjojeni në vazhdim këngën “Caruso” të interpretuar nga Luciano Pavarotti dhe Lucio Dalla

    *Marrë nga profili në Facebook i Shpendi Shakajt

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    NGA ANJEZA SHAHINI TE SHKODRA ELEKTRONIKE/ HISTORIA E SHQIPËRISË NË FINALET E EUROVISION

  • “Vajza dhe deti”, këngë që nuk harrohet e interpretuar nga Luan Zhegu (teksti dhe kënga)

    “Vajza dhe deti”, këngë që nuk harrohet e interpretuar nga Luan Zhegu (teksti dhe kënga)

    Bregut detit një vajzë e menduar,Flokët, era lehtë ja përkëdhel,Rreze dashurie hedh në zemër hëna,Hëna, yjet, zhyten thellë në det.

    O det, o det, i kaltri det,Ti këngën time ma dëgjo,Ju iso mbamëni, valë,Për dashurinë zemra këndon.

    Pranë detit, dikur shfaqëm dashurinë,Deti, më i pari dëshmitar,Ndaj mbrëmjeve, bregut ato vijnë,Ndaj sot vajza, këngën merr plot zjarr.

    ObserverKult

    ———————————————–

    LEXO EDHE: Kush ishte vajza që u bë frymëzim për këngën e parë të Luan Zhegut?

    Ai është një nga kantautorët më të suksesshëm shqiptar, me një talent që gjithmonë është dashur dhe duartrokitur nga publiku. I vlerësuar me shumë çmime për interpretimin e tij autentik, për cilësinë dhe kthjelltësinë e zërit, por edhe aftësinë e tij si kompozitor, Luan Zhegu është një nga emrat që ka lënë gjurmë në historinë e muzikës shqiptare.

    Mban titullin “Mjeshtr i Madh i Skenës”, titull ky që ka shënuar tek ai shumë çmime në festivale. E nisi karrierën në muzikë që në moshën 12-vjeçare dhe shumë pak prej nesh e dinë që Luan Zhegu e ka nisur karrierën në muzikë si tenor. Më pas në moshën 17-vjeçare, i dashuruar dhe pasionuar pas baterisë, punoi në cirkun amator të Tiranës si instrumentist.

    Kompozimin e parë e bëri kur ishte ushtar në Pashaliman, ku fuqia e detit dhe natyrës bënë që të shënonte këngën e tij të parë, “Vajza dhe deti”. Fill pas saj, Zhegu pati fatin të kompozonte këngë për Vaçe Zelën dhe shumë këngëtarë të tjerë.Në njërin nga televizionet tona kantautori ka rrëfyer detaje rreth karrierës së tij të gjatë e të suksesshme.

    “Fillimet e mia janë në moshën 12-vjeçare si tenor. Kur fillon adoleshenca ndryshon zëri, kalova në tenor të dytë dhe më pas bariton. Iniciatore që t’i futesha muzikës ka qenë motra ime, sepse ajo më dëgjonte nëpër shtëpi…

    TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU