Në seancën plenare të sotme në Kuvend, kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, u përplas me deputetët e opozitës lidhur me procedurën e përzgjedhjes së Avokatit të Popullit, pas kërkesës së tyre për të tërhequr mbështetjen për të 26 kandidatët.
Manja tha se Komisioni i Ligjeve ka ndjekur me përpikëri bazën ligjore të përcaktuar nga Kushtetuta, ligji për Avokatin e Popullit dhe rregulloret përkatëse. Ai shtoi se kandidatët kanë pasur 20 ditë afat për mbledhjen e 28 firmave të deputetëve, ndërsa shumica e tyre i kanë dorëzuar brenda kohës së përcaktuar.
“Për politikë jemi këtu, por kjo s’do të thotë se arsyetimet politike mund të vihen mbi ato kushtetuese. Ndaj, z. kryetar i Kuvendit, jam këtu për të kërkuar deri në fund të përmbyllet faza e përzgjedhjes së Avokatit të Popullit sipas raportit, i cili në gjithë veprimtarinë e tij në këtë proces ka pasur këtë bazë ligjore: Kushtetutën e Shqipërisë, ligjin për Avokatin e Popullit, rregulloren e Kuvendit dhe rregulloret për administratën publike. Kjo është hierarkia e normave, që komisioni që unë drejtoj ka marrë përsipër, për t’ia sjellë kësaj seance kandidaturat për Avokatin e Popullit në Republikën e Shqipërisë.
Kemi shpallur afatin 20-ditor, kemi administruar 26 kandidatura, kemi vlerësuar nëse janë në rregull, kemi dëgjuar të 26 kandidatët, morëm kohën dhe në mbledhjen e datës 17 nëntor, Komisioni për Çështjet Ligjore ka miratuar kandidatët që vlerësoheshin se plotësonin kushtet. Deri në datën 2 dhjetor vendosëm, sepse deri në këtë moment nuk je kandidat po nuk erdhe në seancë, 26 kandidatët e listës të mbledhin 28 firmat. Ia kemi sjellë deputetëve. Është e vërtetë që në vendimin e komisionit shprehet se një deputet mbështet me firmë vetëm një kandidat. Por nuk më dëgjuat! Jua thashë. Ata që janë juristë e dinë se vendimet e komisionit janë akte proceduriale, por nuk janë akte normative. Nuk e kufizon vullnetin e një deputeti për të dhënë më shumë se një firmë. Nuk e respektuat! Dhatë 360 firma, nëse do kishit zbatuar atë që thashë unë dhe kolegët e mi, ju do kishit sjellë në Kuvend një kandidat e gjysmë, se aq firma keni ju. Pse dhatë 360 firma? Ju detyroi kush të firmosnit? Jo! Komisioni i Ligjeve nuk është prokurori, nuk bën hetime. I kanë depozituar firmat: Adriana Kalaja 44 firma, Aranita Brahaj 34 firma, Besim Ndregjoni 34 firma, Endrit Shabani 35 firma… Tërësisht brenda afatit të përcaktuar në vendimin e komisionit. Çfarë ndodhi? Disa kandidatë i sollën firmat jashtë afatit..”, tha Manja.
Ai akuzoi opozitën se përpiqet të ndryshojë rregullat pas mbylljes së afatit, duke deklaruar se tërheqja e firmave më 9 dhjetor “nuk ka asnjë efekt juridik”.
“Tërheqja e firmave pas afatit të 2 dhjetorit bie ndesh me parimin e sigurisë juridike. Nuk mund të firmosni në mëngjes dhe tërhiqeni në darkë, kjo krijon kaos,” deklaroi Manja, duke shtuar se komisioni nuk ka kompetencë hetimore dhe se çdo firmë e depozituar brenda afatit është e vlefshme.
Manja ironizoi Partinë Demokratike që e cilësoi Endri Shabanin si ‘lepuri i Surrelit’.
“Ne nuk njohim as lepurin e Surrelit, as ujkun e Cërrikut. Këto i dini ju. Ju e keni kthyer Avokatin e Popullit në vend pune” – tha Manja.
Tag: firma
-

“Ne s’i njohim as lepurin e Surrelit, as ujkun e Cërrikut”, Manja: PD e ka kthyer Avokatin e Popullit në vend pune
-

PD drejt shpërbërjes, krahu luftarak i Sali Berishës fillon sulmet ndaj Flamur Nokës, Ilir Alimehmetit dhe Ervin…
Partia Demokratike duket se po shkon drejt shpërbërjes, teksa krahu luftarak i kreut të PD, Sali Berisha ka nisur sulmet ndaj Flamur Nokës, Ervin Salianjit dhe Ilir Alimehmetit. Noka që aktualisht mban postin e sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demorkatike dhe dyshja Salinji-Alimehmeti që kanë nisur një tur takimesh me bazën demokrate shihen nga z. Berisha dhe besnikët e tij si “armiq”. Për këtë arsye Berisha ka hedhur në veprim planin B, duke nxjerrë grupin e ri armiqësor, të cilin e ka linçuar publikisht përmes dy njerëzve të tij më besnik dyshes Peka-Gjokutaj. Kështu i pari që ka reaguar ka qenë gazetari dhe drejtuesi i televizionit të Sali Berishës, Çim Peka, i njohur si krahu i djathtë i kreut të PD-së. Përmes një shënimi në rrjetet sociale, ai ka sulmuar Salianjin, Nokën dhe Alimehmetin. Sipas tij, “Djemtë e Mulit” dhe “Djemtë e Grida-s” nuk po luftojnë për karrige, por secila palë është e bindur se po vepron për të mirën e PD-së.
Ai madje ironizon edhe “doktorët” e Nokës e Alimehmetit, duke i krahasuar me avokatin Ngjela, ndërsa vë në shënjestër përpjekjen e Salianjit për t’u paraqitur si Arbnori. Për Pekën, PD-ja e sotme nuk ka më disidentët, intelektualët dhe figurat e vërteta të viteve ’90, sepse siç thekson ai, ata janë larguar. “Berisha përballë apo krah “Matildizimit”! “Djemtë e Mulit” dhe “Djemtë e Grida-s” nuk po luftojnë njëri-tjetrin për karrige. Të dyja palët me të vërtetë besojnë se po e bëjnë për PD-në: njëra anë mendon se po e shpëton, ndërsa tjetra se po e ringre. Mbështetësit e “Doktor Nokës” nga njëra anë dhe adhuruesit e “Doktor Alimehmetit” nga ana tjetër janë përballë për të mirën e PD-së, dhe më besoni që kështu e mendojnë. Ashtu siç besojnë me shpirt se janë “doktorë”.
Alimehmeti dhe Noka janë po aq doktorë sa është Ngjela avokat. Pastaj kemi dhe Salianjin, të cilit i ka nisur t’i duket vetja si Arbnori. Por Pjetri hyri në burg sepse krijoi parti politike në komunizëm dhe doli prej andej si disident; ndërsa Ervini hyri në burg për një denoncim ndaj një trafikanti droge dhe doli—dyshoj, me gjithë respektin për atë lloj rruge—me respektin e atyre që kishte pranë në burgun e Fierit, jo me status disidenti. Arbnori në Burrel kishte disidentë të tjerë përkrah. Uroj që Ervini të ketë hyrë si i burgosur politik e të mos ketë dalë si i burgosur ordiner. Kur Sali Berisha udhëhiqte PD-në në vitet e para, në krah kishte vërtet “doktorë”, “studiues”, “historianë”, “ekonomistë”, “juristë”, “disidentë” e të tjerë. Të tillë sot mezi i gjen në Shqipëri, e jo më në PD. Kanë ikur…”, shkroi Peka në rrjetet sociale.
Reagimi Gjokutaj
Ndërkohë avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, ka publikuar listat me firmat e deputetëve demokratë që pretendohet se kanë shprehur mbështetje për kandidaturën e Endrit Shabanit për postin e Avokatit të Popullit. Dokumentet, ku shfaqen emrat dhe firmat e një grupi deputetësh të opozitës, nga Ina Zhupa te Elda Hoti, janë bërë publike në një moment kur Berisha ka akuzuar hapur se Shabani është në një linjë me kryeministrin Edi Rama dhe se ky i fundit po lobon që ai të marrë postin.
Në llogarinë e tij në “Facebook”, Gjokutaj krah dy listave i ka bërë thirrje personave që shfaqen në te duke i ftuar që të konfirmojnë nëse kanë firmosur vërtet për Shabanin, apo nëse bëhet fjalë për një manipulim. “Personat që shohin emrin në këto lista janë të ftuar të konfirmojnë nëse kanë firmosur vërtetë apo kjo është një lojë! Jo për gjë por ikja e Edi Ramës do të marrë me vete jo vetëm PS por edhe agjentët e tij jashtë PS! Ndjesë atyre që nuk kanë firmosur apo kanë firmosur pa mendje dhe gjenden aksidentalisht në këtë liste të mallkuar! Kjo thirrje bëhet nga unë Genci Gjokutaj personalisht dhe i pa autorizuar apo i shtyrë nga askush! Me përgjegjësi ligjore dhe morale”, shkruan Gjokutaj.Ndërkaq ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi se opozita nuk do të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, duke e cilësuar atë si një lojë të turpshme të “narko-mazhorancës”. Berisha theksoi se opozita ka tërhequr firmat për të gjitha kandidaturat e tjera, duke lënë vetëm emrat e propozuar nga vetë opozita, ndër të cilët Besim Ndregjoni, Adriana Kalaja, Jola Hysaj, Aranita Brahaj, Haluci dhe Dardan Mustafa.
“Ne kemi kandidatura të cilave u besojmë dhe që plotësojnë të gjitha kriteret, por nuk do të marrim pjesë në një votim farsë. Është një akt primitiv dhe i ulët i qeverisë që tregon tolerancën e saj zero,” tha Berisha, duke e cilësuar vendimin e Edi Ramës si një mënyrë për të vendosur një person që nuk ka lidhje me opozitën, i cili, sipas tij është Endrit Shabani. Komisioni i Ligjeve u mblodh këtë të martë, ku kryetari Ulsi Manja bëri të ditur se gjashtë kandidatë kanë plotësuar kriterin ligjor të sigurimit të të paktën 28 firmave të deputetëve. Bëhet fjalë për Adriana Kalanë, e cila ka marrë 44 firma; Aranita Brahajn me 35 firma; Besim Ndregjonin me 34 firma; Endrit Shabanin me 35 firma; Skënder Halucin me 30 firma dhe Tartar Bazajn me 28 firma, të cilët u vendos që të votohen në seancën plenare të sotme. -

“Ja agjentët e Ramës që firmosën për Shabanin”, Gjokutaj nxjerr emrat e deputetëve demokratë që dhanë firmat
Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, ka publikuar listat me firmat e deputetëve demokratë që pretendohet se kanë shprehur mbështetje për kandidaturën e Endrit Shabanit për postin e Avokatit të Popullit.
Dokumentet, ku shfaqen emrat dhe firmat e një grupi deputetësh të opozitës, nga Ina Zhupa te Elda Hoti, janë bërë publike në një moment kur Berisha ka akuzuar hapur se Shabani është në një linjë me kryeministrin Edi Rama dhe se ky i fundit po lobon që ai të marrë postin.
Në llogarinë e tij në “Facebook”, Gjokutaj krah dy listave i ka bërë thirrje personave që shfaqen në te duke i ftuar që të konfirmojnë nëse kanë firmosur vërtet për Shabanin, apo nëse bëhet fjalë për një manipulim.
Për Shabanin kane firmosur 35 nga 50 deputetet e PD dhe PL bashke.
“Personat që shohin emrin në këto lista janë të ftuar të konfirmojnë nëse kanë firmosur vërtetë apo kjo është një lojë! Jo për gjë por ikja e Edi Ramës do të marrë me vete jo vetëm PS por edhe agjentët e tij jashtë PS!
Ndjesë atyre që nuk kanë firmosur apo kanë firmosur pa mendje dhe gjenden aksidentalisht në këtë liste të mallkuar! Kjo thirrje bëhet nga unë Genci Gjokutaj personalisht dhe i pa autorizuar apo i shtyrë nga askush! Me përgjegjësi ligjore dhe morale”, shkruan Gjokutaj.
Një ditë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi se opozita nuk do të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, duke e cilësuar atë si një lojë të turpshme të “narko-mazhorancës”.
Berisha theksoi se opozita ka tërhequr firmat për të gjitha kandidaturat e tjera, duke lënë vetëm emrat e propozuar nga vetë opozita, ndër të cilët Besim Ndregjoni, Adriana Kalaja, Jola Hysaj, Aranita Brahaj, Haluci dhe Dardan Mustafa.
“Ne kemi kandidatura të cilave u besojmë dhe që plotësojnë të gjitha kriteret, por nuk do të marrim pjesë në një votim farsë. Është një akt primitiv dhe i ulët i qeverisë që tregon tolerancën e saj zero,” tha Berisha, duke e cilësuar vendimin e Edi Ramës si një mënyrë për të vendosur një person që nuk ka lidhje me opozitën i cili sipas tij është Endrit Shabani.
Komisioni i Ligjeve u mblodh ditën e djeshme ku kryetari Ulsi Manja bëri të ditur se gjashtë kandidatë kanë plotësuar kriterin ligjor të sigurimit të të paktën 28 firmave të deputetëve.
Bëhet fjalë për Adriana Kalanë, e cila ka marrë 44 firma; Aranita Brahajn me 35 firma; Besim Ndregjonin me 34 firma; Endrit Shabanin me 35 firma; Skënder Halucin me 30 firma dhe Tartar Bazajn me 28 firma, të cilët u vendos që të votohen në seancën plenare të së enjtes. -

“Ja agjentët e Ramës që firmosën për Shabanin”, Gjokutaj akuzon treçerekun e deputetëve të PD
Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, ka publikuar listat me firmat e deputetëve demokratë që pretendohet se kanë shprehur mbështetje për kandidaturën e Endrit Shabanit për postin e Avokatit të Popullit.
Dokumentet, ku shfaqen emrat dhe firmat e një grupi deputetësh të opozitës, nga Ina Zhupa te Elda Hoti, janë bërë publike në një moment kur Berisha ka akuzuar hapur se Shabani është në një linjë me kryeministrin Edi Rama dhe se ky i fundit po lobon që ai të marrë postin.
Në llogarinë e tij në “Facebook”, Gjokutaj krah dy listave i ka bërë thirrje personave që shfaqen në te duke i ftuar që të konfirmojnë nëse kanë firmosur vërtet për Shabanin, apo nëse bëhet fjalë për një manipulim.
Për Shabanin kane firmosur 35 nga 50 deputetet e PD dhe PL bashke.
“Personat që shohin emrin në këto lista janë të ftuar të konfirmojnë nëse kanë firmosur vërtetë apo kjo është një lojë! Jo për gjë por ikja e Edi Ramës do të marrë me vete jo vetëm PS por edhe agjentët e tij jashtë PS!
Ndjesë atyre që nuk kanë firmosur apo kanë firmosur pa mendje dhe gjenden aksidentalisht në këtë liste të mallkuar! Kjo thirrje bëhet nga unë Genci Gjokutaj personalisht dhe i pa autorizuar apo i shtyrë nga askush! Me përgjegjësi ligjore dhe morale”, shkruan Gjokutaj.
Një ditë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi se opozita nuk do të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, duke e cilësuar atë si një lojë të turpshme të “narko-mazhorancës”.
Berisha theksoi se opozita ka tërhequr firmat për të gjitha kandidaturat e tjera, duke lënë vetëm emrat e propozuar nga vetë opozita, ndër të cilët Besim Ndregjoni, Adriana Kalaja, Jola Hysaj, Aranita Brahaj, Haluci dhe Dardan Mustafa.
“Ne kemi kandidatura të cilave u besojmë dhe që plotësojnë të gjitha kriteret, por nuk do të marrim pjesë në një votim farsë. Është një akt primitiv dhe i ulët i qeverisë që tregon tolerancën e saj zero,” tha Berisha, duke e cilësuar vendimin e Edi Ramës si një mënyrë për të vendosur një person që nuk ka lidhje me opozitën i cili sipas tij është Endrit Shabani.
Komisioni i Ligjeve u mblodh ditën e djeshme ku kryetari Ulsi Manja bëri të ditur se gjashtë kandidatë kanë plotësuar kriterin ligjor të sigurimit të të paktën 28 firmave të deputetëve.
Bëhet fjalë për Adriana Kalanë, e cila ka marrë 44 firma; Aranita Brahajn me 35 firma; Besim Ndregjonin me 34 firma; Endrit Shabanin me 35 firma; Skënder Halucin me 30 firma dhe Tartar Bazajn me 28 firma, të cilët u vendos që të votohen në seancën plenare të së enjtes. -

PD e propozoi për Avokat të Popullit, Besim Ndregjoni: Berisha të tregojë se lojën e kujt po bën!
Besim Ndregjoni, drejtues i Unionit të ish-të përndjekurve politikë, një prej emrave të propozuar nga Partia Demokratike për Avokat të Popullit, akuzoi dy forcat e mëdha politike, PD dhe PS, se po bëjnë një lojë të turpshme. “PD-së dhe PS-së t’ju vijë turp që pas 30 vitesh, dy partitë kryesore kanë urrejtje ndaj antikomunizmit dhe bëjnë lojëra të ndyra, që Avokatin e Popullit të mos ia japin antikomunistëve. Ne nuk kemi nevojë për poste. I bëjmë thirrje Berishës: sot është dita të tregosh veten! Je me antikomunizmin apo je me komunizmin?!”, tha Ndregjoni.
Sot në mënyrë të çuditshme Berisha deklaroi se PD tërhiqet nga votimi sepse e quajti lojë të PS.Sot komisioni i Ligjeve ka votuar këto kandidatura:
Adriana Kalaja 44 firma
Aranita Brahaj 35 firma
Besim Ndregjoni 34 firma
Endrit Shabani 35 firma
Skënder Haluci 30 firma
Tartar Bazaj 28 firma -

“Ju po kërkoni ‘qofte te daja’”/ Përplasje te Komisioni i Ligjeve, deputeti i PS: Menderja dhe firma nuk vendosen…
Në Komisionin për Çështjet Ligjore janë zhvilluar debate në lidhje me firmat për kandidatët për Avokatin e Popullit. Ndërsa u lexuan disa emra, opozita thotë se i ka tërhequr firmat për këta kandidatë dhe nuk i mbështet.
Ndërkohë deputeti i PS, Erjo Mile mes batutave dhe humorit iu drejtua deputetëve të opozitës duke i thënë se “ju po kërkoni qofte te daja”.
“Kjo është një traditë parlamentare që avokati i popullit i lihet opozitës, nuk është një sanksion i cili ka një dispozitë të posaçme. Ne e kemi bërë këtë. Tedi, se ju keni pasur një shprehje të bukur tek partia juaj, duke e banalizuar dhe ju kërkuar ndjesë “menderja dhe firma nuk vendosen vend e pavend sepse krijojnë problem””, tha deputeti socialist.
Erjo Mile:
Ishte mënyra më e mirë që bëri grupi parlamentar i PS për të mos mbështetur askënd. E gjitha fusha në këtë hapësirë ju la juve, që të zgjidhni dhe të votonit kandidatura që ju mendoni se vlejnë. Ajo çka po kërkoni ju janë qofte te daja, ju thoni tërhiquni fare do sjellim një tjetër dhe nuk ka diskutim.
Kjo është një traditë parlamentare që avokati i popullit i lihet opozitës, nuk është një sanksion i cili ka një dispozitë të posaçme. Ne e kemi bërë këtë. Tedi, se ju keni pasur një shprehje të bukur tek partia juaj, duke e banalizuar dhe ju kërkuar ndjesë “menderja dhe firma nuk vendosen vend e pavend sepse krijojnë problem”. -

Manovrat me Avokatin e Popullit, deputetët e PD tërhoqën firmat, Manja çon në Kuvend emrat e 6 kandidatëve: ‘Topi’ te Peleshi
6 KANDIDATET NE GARE
TIRANË- Pas pothuajse 4 vitesh, ku avokatja e popullit Erinda Ballanca vazhdon detyrën e saj përtej mandatit, zgjedhja e pasuesit të saj është zhytur në një përplasje mes socialistëve dhe demokratëve. Mazhoranca është shprehur që në krye të herës që emri i ri i Avokatit të Popullit do të zgjidhet nga kandidatët e mbështetur nga opozita, mirëpo tashmë procesi është futur në një amulli të re, pas tërheqjes së deputetëve të PD nga firmat që kanë dhënë për kandidatët.
Shkak për këtë është bërë jozyrtarisht, indicia se PS do të votonte emrin e Endri Shabanit për postin e Avokatit të Popullit, i cili në procesin paraprak ka mundur që të sigurojë më shumë se 28 firma deputetësh. Sipas deputetëve të opozitës, në Komisionin e Ligjeve, procesi duhet të kthehet në pikën zero, sa kohë që asnjë prej kandidatëve në garë tashmë nuk ka firmat e tyre. Por drejtuesi i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, me shumicë votash 9 me 3, vendosi që lista me 6 kandidatët që plotësojnë kriteret të dërgohet në seancën plenare, dhe të jetë më pas Niko Peleshi, ai që të marrë një vendim në lidhje me garën, si dhe me pretendimin e deputetëve të PD për tërheqjen nga firmat e tyre për kandidatët.
Edhe pse u shpreh kundër kolegëve të tij për tërheqjen e firmave, që e quajti një akt paburrërie, deputeti Arjan Ndoja tha se procesi i garës nuk mund të vazhdojë, sa kohë që kandidatët tashmë nuk kanë mbështetjen e ligjvënësve të opozitës.
“Të gjithë anëtarët e grupit të PD-së kanë tërhequr nënshkrimet për të gjithë kandidaturat. Po e them publikisht, nga pikëpamja morale ky nuk është akt as burrëror as juridik. Mbaj përgjegjësi për këtë që po them. Nga pikëpamja juridike ndodhemi para një fakti: imagjinoni kodin e procedurës civile kur një palë që ka bërë ankimin heq dorë nga e drejta ankimit brenda afatit. Çfarë ndodh në gjykata? Ankimi nuk ka vlerë. Po e njëjta gjykatë vendos moskalimin në seancë dhe e bën me deklarim që ky ankim nuk ekziston më”, u shpreh Ndoja.
Ndërkohë që deputeti Gent Strazimiri tha se sa kohë që deputetët e PD janë tërhequr nga firmat për kandidatët, atëherë asnjë prej tyre nuk plotëson kushtin ligjor për të vijuar garën.
“Është e vërtetë që firmat sjellin pasoja juridike. Siç e sjell pasojën e parë, sjell dhe pasojën e dytë. Është e vjetër sa firma, është latine. ‘Novissima voluntas servatur’. Firma më e fundit është vullneti. Meqenëse do me doktrinë juridike. Doktrina është kjo: E ke firmën, kam tërhequr, ky është vullneti im i fundit. Ti nuk mund të bësh sikur nuk ekziston. Pastaj, kush duhet të skuqet e ku di unë se çfarë për atë punë, ai është muhabet tjetër. Ke të drejtë shumë, ke të drejtë shumë, kur thua që nuk është rregull.
S’ka qenë, nuk është rregull i shkruar. Është një zakon që ne e kemi respektuar kur kemi qenë në pushtet. Dhe e kemi respektuar ne që ta dish ti. Kur u zgjodh Igli Totozani, nuk është bërë në kuvend dëgjesa? Është bërë tek Partia Socialiste. Vinin të tëra atje, live me kamera, kishte një komision deputetësh socialistë që i shikonte dhe në fund fare nxorrën një kandidaturë, thanë, këtë duam ne, atë kemi votuar. Kjo është tradita e mirë e parlamentit mendoj unë. Keni vendosur ta shkelni? Po. Vendosni një tjetër, por nuk mund ta bësh ti këtë kurrë. Kurrë. Duke thënë, ky është i joti. Në momentin kur unë, dhe kjo është pra çështja. Ti merre, zgjidhe, nuk është problem. Nuk po të themi mos e zgjidhni. Shkeleni dhe këtë traditë të mirë, sigurisht që nuk është ligjore.
Por ti nuk mund të thuash, e kam zgjedhur filanin, kishte dhe mbështetjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike apo grupit parlamentar të LSI-së, sepse kjo nuk është e vërtetë. Edhe nëse ti nuk e verifikon dot kur e ka marrë firmën ai, edhe sikur të ishte kështu, ne po të themi sot. Vullneti i fundit është ky që kemi sot. Nuk e mbështesim. Me firmë, me vulë, me shkresë. Me argument. Këtë, ti kësaj ti nuk mund t’i ikësh. Ti mund t’i ikësh faktit po, që nuk e di kur ja dhe, ja dhe dje, ja dhe pardje, ja dhe mbrëmë në darkë, nuk ka rëndësi. Unë sot të kam sjellë letrën, të kam thënë me firmën time, unë nuk e mbështes. Ta marrësh ta fusësh në seancë dhe të thuash ky ka mbështetjen dhe të këtyre se këtu është firma e këtij, ky është mashtrim i opinionit publik, është mashtrim i ligjit, është mashtrim dhe i seancës. Nuk ka lidhje me zakonin e mirë të parlamentit. Vullneti i shprehur me votë i deputetëve të opozitës të organizuar në grupet e tyre parlamentare, emër për emër, është nuk i mbështesim. Merrni zgjidhni një, mbështetni një tuajin, s’ka problem. Të gjeni një Igli Totozan tjetër nuk është problem ajo punë, nuk po ju themi këtë.
Po të marrësh të zgjedhësh një njeri që ne nuk e mbështesim dhe të thuash po për zotin ju e mbështesni, ky është mashtrim. Ashtu. Të thashë dhe njëherë, në qoftë se flet juridikisht, juridikisht vullneti i fundit është ai që kemi paraqitur me firmat tona. Nuk i mbështesim. Pastaj doni të nxirrni një nga celulat e Partisë Socialiste, mirë e bëni. Nuk është problem. Vazhdoni fitoni zgjedhje dhe fitoni përkrahje me këto raporte të zeza që ju sjell OSBE-ODIHR-i, ku thotë nuk ka demokraci, nuk ka media, nuk ka gazetarë, është narkoshtet. Vazhdoni bëjeni, nuk është problem, ju vazhdoni me fitore nga fitorja në fitore. Çështja është këtu ku flasim me këtë punë dhe po flasim juridikisht, jo politikisht. Juridikisht nuk i ke firmat tona, nuk e kanë mbështetjen tonë, ti nuk mund të thuash që vullneti i përparmë, kudo sido që të ketë qenë, është përpara kësaj. Nuk ka krijuar pasoja, pasoja krijon kjo tani.
Ta shpjegoj nga çdo pikëpamje dhe zotit Ndoj, dhe më vjen keq në qoftë se formimin e ke juridik. Është ta thashë, është e vjetër, është latine qysh kur ka dalë firma, koncepti i firmës. Vullneti i fundit, është ai që merret parasysh. Edhe sikur të kishim vdekur ne të gjithë, kanë sjellë këtë shkresën në fund fare. Jemi gjallë dhe po të themi nuk e mbështesim. Dakord? Edhe sikur të mos ta kishim bërë me shkrim. Po të themi nuk i mbështesim, jemi këtu ne. Dhe ti nuk mund ta bësh këtë që bën, nuk gjen dot argument as juridik, as njerëzor, as logjik, që të thuash po ju i mbështesni. Ne jemi këtu dhe prandaj ta thashë dhe faktin tjetër. Mund të mos kishte qenë fare vendim politik i grupeve parlamentare. Thjesht deputeti Gent Strazimiri, sot këtu tash të thoshte, shiko e di ç’është problemi? Po shkoj po e shkruaj dy minuta, por unë nuk e mbështes filan kandidat. Sa firma ka? 28. Ka 27 sot, nuk e plotëson kriterin. Dhe ti nuk më fut dot jo ti s’e bën dot këtë punë. S’e bën dot, kaq, kaq e thjeshtë është. Jo më të jetë vendim”, u shpreh Strazimiri.
6 emrat që Komisioni i Ligjeve dërgoi në seancën plenare, ku më pas do të ketë edhe një vendimmarrje për kërkesën e PD, që deputetët janë tërhequr nga firmat:
Adriana Kalaja – 44 firma
Aranita Brahaj – 35 firma
Besim Ndregjoni – 34 firma
Endrit Shabani – 35 firma
Skënder Haluci – 30 firma
Tartar Bazaj – 28 firma
Mbetet për t’u parë nëse palët politike, do të kenë negociata për zgjidhjen e këtij ngërçi të ri juridik, apo vendimmarrja do të lihet tërësisht në dorën e Peleshit, në seancën e radhës plenare./ZËRI -

Kush janë 6 kandidatët që plotësojnë kushtet për Avokatin e Popullit, Adriana Kalaja mbledh më shumë firma deputetësh
adriana kalaja me e mbeshtetura nga deputetet
TIRANË- Gara për Avokatin e Popullit, vijon të jetë në ‘korridoret’ e Kuvendit, me PS dhe PD që nuk kanë arritur dot të gjejnë dakordësinë për një emër konsensual. Në Komisionin e Ligjeve, janë lexuar emrat e kandidatëve që plotësojnë kushtet për vijimin e garës, ndërkohë që Adriana Kalaja rezulton që të jetë më e mbëshetura nga deputetët, duke marrë 44 firma.
Kandidatët që kanë kaluar pragun ligjor me shume se 28 firma
Adriana Kalaja – 44 firma
Aranita Brahaj – 35 firma
Besim Ndregjoni – 34 firma
Endrit Shabani – 35 firma
Skënder Haluci – 30 firma
Tartar Bazaj – 28 firma
Këta gjashtë emra konsiderohen tashmë si kandidatë që plotësojnë kriteret ligjore dhe vijojnë garën për postin e Avokatit të Popullit.
Kandidatët që nuk kanë plotësuar kriteret
Dardan Mustafaj – 38 firma, por të depozituara jashtë afatit
Jola Hysaj – 27 firma, nën kufirin minimal
Shkëlqim Sulo – 19 firma, nën kufi
Saimir Vishaj – 26 firma, nën kufi
Këta kandidatë nuk do të vijojnë më tej procesin, për shkak të mungesës së firmave të mjaftueshme ose mosrespektimit të afatit të paraqitjes.
Ndërkohë që Partia Socialiste ka deklaruar edhe sot se do të mbështesë një prej emrave të propozuar nga opozita për Avokatin e Popullit, edhe pse deri tani nuk është dalë në një kandidatyrë të vetme.
Pak ditë më parë, Partia Demokratike ka vendosur që të tërheqë firmaT për kandidaturën e Avokatit të Popullit. Vendimi i PD për tërheqjen e firmave erdhi pas mbështetjes që PS i dha kandidaturës së Endri Shabanit, që përflitet dhe si një nga emrat potenciale për të qenë në krye të institucionit. /ZËRI -

Komisioni i Ligjeve skualifikon 4 kandidatë në garën për Avokat të Popullit (Emrat)
Komisioni i Ligjeve ka skualifikuar sot 4 kandidatë në garën për Avokat të Popullit për shkak se nuk kanë marrë firmat e mjaftueshme të deputetëve të përcaktuar në Rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutë.
Kryetari i Komisionit, Ulsi Manja tha se sekretarja për marrëdhëniet me publikun në PD, Jola Hysaj, e cila ndër të tjera ka marrë edhe firmën e kryetarit të partisë, Sali Berisha, ka marrë 27 nga 28 firmat e deputetëve, duke u skualifikuar nga procesi.
Kandidatët e skualifikuar:
– Dardan Mustafaj me 38 firma por jashtë afatit
– Jola Hysaj ka marrë 27 firma deputetësh
– Shkëlqim Sulo ka marrë 19 firma deputetësh
– Sajmir Vishaj ka marrë 26 firma deputetësh
-

Një oligark i ri po krijohet në shëndetësi, INCOMED i Gentian Krekës fiton pa garë miliona euro me tendera!
Aksionet e Prokurorisë së Posaçme, e cila ka ngritur akuzë për disa zyrtarë dhe firma private, ka sjellë që disa individë, me lidhje tepër të fuqishme me mazhorancën apo individët në poste të rëndësishme, të vihen para drejtësisë. Ka pasur aksione në disa poste kyçe, kryesisht në pushtetin qendror, por gangrena më e madhe e të gjithë shqiptarëve ka një emërues të përbashkët; shëndetësinë!
Një ish-ministër i Shëndetësisë është në arrest, sëbashku me disa zëvendësa apo edhe drejtorë të mëdhenj, të akuzuar për një mori veprash penale. Koncesionet e famshme në shëndetësi veçse kanë zhvatur para, pasi sistemi vijon të lëngojë fort, megjithë ndryshimet e shpeshta të ministraveeve. Beqaj ishte i pari ministër i qeverisë Rama, ku qëndroi deri në 2017-ën. Më pas u pasua nga Manastirliu, nga 2017 deri në 2023, vijoi me Albana Koçiun e cila qëndroi deri në shtator 2025 dhe aktualisht është Evis Sala.
Dy të parët janë anatemuar dhe ndaj tyre ka pasur arrestime, hetime e dosje penale. Nëse ndaj Beqajt kishte masë sigurie, Manastirliu ia ka hedhur paq. Por, edhe Koçiu nuk ka lëvizur gishtin, teksa ministrja e fundit njihet për lidhje me oligarkë. Megjithatë, gjatë 12 viteve të fundit një gjë s’ka ndryshuar, tenderat pa garë dhe të paracaktuar për firma të preferuara.Faksimile: Tenderi i shpallur nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara për barna të dializës u fitua nga INCOMED
Gjatë kësaj kohe qeveria ka ndryshuar disa herë mënyrën se si të bënte tenderat. Fillimisht procedurat me vlera të mëdha kryheshin nga Spitalet Universitarë, Rajonalë apo Lokalë. Më pas, dolën urdhra dhe këto tendera u grupuan dhe bëheshin nga një dorë e vetme, në Ministrinë e Shëndetësisë.
Tashmë, kur janë “ngopur” të gjithë, disa tendera bëhen nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara, një organ në varësinë e Kryeministrisë, por me një mori “shefash” mbi krye. Me orientim ose jo, drejtoresha e OBP-së, Arlinda Pogaj, ka marrë udhëzime për mënyrën apo vlerën e tenderit.
Ditët e fundit, i njëjti Operator ka bërë disa tendera, njëri prej të cilëve me vlerë tepër të lartë. Në datën 2 dhjetor 2025, Pogaj ka nxjerrë njoftimin e fituesit të tenderit me objekt “blerje materiale mjekësore dhe barna për dializë peritoneale e ndarë në 2 (dy) lote, për 24 muaj”.
Bëhet fjalë për lotin 2, “dializë peritoneale” me një fond prej 120 milionë lekë, ose mbi 1.2 milionë euro. Megjithëse dializa është dhënë me koncesion dhe firma private vijon të operojë, pavarësisht hetimeve apo raporteve të KLSH-së, shteti vijon të paguajë për këtë shërbim.
Ky tender ka qenë formal dhe i paracaktuar, pasi në procedurë mori pjesë vetëm kompania “INCOMED”. Kjo firmë ofroi disa qindarka më pak sesa fondi limit, ose sa 99 % e vlerës së akorduar. Por, nëse do e fitonte kjo firmë, përse u bë një tender i tillë? A mos ka qenë i paracaktuar që në momentin e shpalljes? Nëse mjeshtrat e shëndetësisë e dinin fituesin, po Arlinda a kishte dijeni? A bëri ndonjë verifikim paraprak dhe sa para’ kurseu në këtë procedurë?
Dyshimet janë të mëdha, për shkak se e njëjta firmë është bërë kohet e fundit e preferuara e institucioneve shtetërore, të cilat arrijnë që t’i japin tendera me vlera të mëdha, pavarësisht se ajo “konkurron” me veten. Nëse ndonjë oligark apo zyrtar është nën hetim apo arrest nga SPAK-u, të tjerë ngrihen, madje fitojnë procedurat lehtësisht. Ndryshojnë vetëm emrat, teksa të njëjta dokumente bëhen për këdo.Faksimile: Në të njëjtën ditë, INCOMED fitoi edhe tenderin për lotin 1, me vlerë 231 mijë euro
VoxNews vijoi të hulumtojë dokumente zyrtare, ku rezulton se në të njëjtën ditë, në datën 2 dhjetor 2025, firma INCOMED fitoi edhe 231 mijë euro. I njëjti institucion, Operatori i Blerjeve të Përqendruara e shpalli fitues edhe për lotin e parë, me objekt “materiale mjekësore për dializë peritoneale dhe hemodializë”.
Fondi limit ka qenë 22,381,450 lekë, ndërkohë që INCOMED ofroi 22,279,700, ose 101.750 lekë. Pra, ka lënë “rrugës” vetëm disa qindarka, në vlerën e rreth 1 mijë eurove.
Në të dyja rastet, s’ka pasur garë dhe INCOMED fitoi me vlerë të akorduar mbi 99 % të fondit, çka shkon dyshimet se tashmë po lind një tjetër oligark në shëndetësi. Nëse deri dje ishin disa biznesmenë që bënin ligjin, tashmë stafetën po e marrin vetë mjekët, që kanë krijuar lidhjet dhe fitojnë tenderat pa asnjë problem, pavarësisht dyshimeve se kanë “dikë mbrapa”.
Faksimile: Firma zotërohet nga z. Gentian Kreka, i cili ka 100 % të kuotave dhe ka 32 të punësuar
Sipas dokumenteve që ka hulumtuar VoxNews, shoqëria zotërohet nga ortaku i vetëm z.Gentian Kreka me 100 % të kuotave. “Kapitali i nënshkruar dhe i paguar përbëhet nga 100 aksione me vlere nominale 100,000 Lekë. Numri i punonjësve të shoqërisë më 31 dhjetor 2024 është 32 të punësuar dhe në 31 dhjetor 2023 ishte 31 të punësuar” thuhet në një dokument të vetë firmës, që ka dorëzuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit.
Gentian Kreka
Sipas saj, “gjatë vitit 2024 kemi një rritje të numrit të klienteve në krahasim me vitin 2023”. Por, nga vjen rritja?! Vetë firma shkruan se kjo vjen si rezultat i rritjes së cilësisë së shërbimeve në prokurimet publike. Pra, rritja ka ardhur nga tenderat. Më tej shkruan se ka studiuar dhe monitoruar tregun dhe planet strategjike, por sërish paratë gjithmonë vijnë të kanalizuara, nga vetë shteti që përzgjedh edhe firmat që do t’i marrin.
Faksimile: Bilanci i kompanisë INCOMED në vitin 2024 (i publikuar në 2025-ën) ishte me një fitim prej 400 mijë eurosh
Kompania, siç shkruan vetë aksioneri Gentian Kreka, vijon të ketë rritje, sidomos nga tenderat. Kjo kompani ka dorëzuar në vitin 2025 bilancin e vitit 2024, ku shkruan se në këtë vit kalendarik ka fituar shumën prej 39,437,325 lekë. Gjysma e fitimit është shpërndarë divident, pra te aksioneri kryesor Gentian Kreka, dhe gjysma kaloi si rezerve për investim. /Vox News