Tag: fansat

  • Fansat në alarm! Çfarë është ai rrip në krahun e Robert De Niro?

    Fansat në alarm! Çfarë është ai rrip në krahun e Robert De Niro?

    Aktori legjendar 82-vjeçar, Robert De Niro, ishte prapa skenës në Studio 54 në New York City gjatë vizitës së tij për shfaqjen në Broadway “Edipi”, ku bashkëpunoi me Mark Strong dhe Lesley Manville.
    Një përfaqësues i aktorit konfirmoi për People se De Niro i është nënshtruar së fundmi një ndërhyrjeje kirurgjikale, pa dhënë detaje të mëtejshme rreth natyrës së saj. Sipas burimeve, aktori nuk pritet të qëndrojë gjatë i lidhur me rripin pas operacionit dhe gjendja e tij është nën kontroll, duke qetësuar fansat që u alarmuan nga pamja më e hollë e trupit të tij në daljet publike gjatë muajve të fundit.
    Megjithatë, De Niro ka mbetur aktiv. Ai ka marrë pjesë në paraqitje publike, përfshirë Jimmy Kimmel Live! dhe një vizitë në Vatikan, duke treguar se nuk ka ndalur aktivitetin e tij profesional dhe social.
    Kjo ndërhyrje vjen disa vite pas dëmtimit të rëndë të këmbës në maj 2021, gjatë xhirimit të filmit Killers of the Flower Moon të Martin Scorsese. Aktori e përshkroi atë dëmtim si “të tmerrshëm”, por theksoi se ishte i menaxhueshëm dhe se kishte ndjekur trajtimin mjekësor të nevojshëm për t’u rikuperuar plotësisht.
    Fansat mund të qetësohen se De Niro, pavarësisht moshës dhe sfidave shëndetësore, vazhdon të mbetet aktiv dhe i përkushtuar ndaj artit të tij, duke treguar se karriera e tij e gjatë nuk ka ndërprerje.

  • Bebe Rexha befason fansat shqiptarë me këngë në shqip

    Bebe Rexha befason fansat shqiptarë me këngë në shqip

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • “Shko në SPAK dhe përballu! Komentet i lexon, fletëthirrjen jo”/ Berisha njofton bisedë live në rrjetet sociale, fansat e ‘masakrojnë’

    “Shko në SPAK dhe përballu! Komentet i lexon, fletëthirrjen jo”/ Berisha njofton bisedë live në rrjetet sociale, fansat e ‘masakrojnë’

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është masakruar nga fansat në rrjetet sociale. Në një postim në Facebook, të bërë mbrëmjen e djeshme, Berisha informon fansat se do të zhvillojë një bashkëbisedim live me qytetarët, por ky postim është pritur me lumë kritikash. 
    Edhe vetë fansat e Berishës tregohen shumë të kujdesshëm që ti kujtojnë atij se ka injoruar fletëthirrjen e SPAK dhe nuk është paraqitur për të dhënë llogari për krimet shtetërore të 21 janarit. 
    Në komentet e shumta, ndjekësit i kërkojnë Berishës të shkojë në SPAK dhe të përballet me drejtësinë për çështjen e 21 Janarit. 
    Disa nga komentet në postimin e Berishës 
    Murat Shaba: Shko ke SPAK0u përballu me ata 
    Ilir Konomi: Pafytyrësia jote nuk paska kufi, o plak i matufosur, kujt i intereson ti, je veqese nje kale i ngordhur qe po qelb dynjane,!!! 
    Fidaim Duraku: A té zen gjumi rehat, ?pěr vrasjet që ke porositur, kur ishe nê pushtet. 
    Vangjel Dimo” Sa mirë i lexon rrjetet sociale , po fletëthirrjet e SPAK pse nuk i lexon 
    Qamil Stafa” Po zhduku mor hund capine se na cave trapin. Palaco shko te spaku jep llogari per krimet qe ke bere. 
    Ec Tej: Lere konferencen se na cave trapin perdite. Shko ne SPAK dhe mos ji dhjaks. 
    Dashamir Kalari: SHKO NE SPAK OVRASES OGNJESHTAR TETE MARINZVARE 
    Jorgji Topi: Pa’ paraqitu Ke Spaku mos vine Skapistat te marrin me dhune o plaku Mer 
    Ilirjan Rrodhe: Je një burracak i pështirë o Berishuc 
    Luli Shahinasi: Shko jep llogari në spak.. Rrugac 
    Mexhit Kukeli: Shko ke spaku o gjigante Moro pun ne qofet se nuk je hajdut okj se tallen socjalistat me ne demokeratet ne qofet se je shko ke Iliri se esht vetun e kaloni ethe keto  vjet 
    Met Hasani: Shko paraqitu në SPAK se sja ndjen kujt për ty 
    Aron Toti: Shko para drejtesise o kanceri kombit o hale o mut o serbofil.
     
     

  • Si qëndron marrëdhënia e Egli Takos dhe Redon Beranit 7 muaj pas “BBVA”-së?

    Si qëndron marrëdhënia e Egli Takos dhe Redon Beranit 7 muaj pas “BBVA”-së?

    Një nga miqësitë më të komentuara dhe të bukura të sezonit të katërt të “BBVA”, ajo mes Egli Takos dhe Redon Beranit, duket se ka lënë disa pikëpyetje tek fansat.
    Së fundmi, fansat kanë vënë re se dyshja nuk janë parë më bashkë apo duke u mbështetur publikisht si dikur. Kjo ka ngritur kuriozitetin mbi raportin aktual midis tyre. Megjithatë, ekziston një detaj që nuk kalon pa u vënë re: Egli dhe Redon vazhdojnë të ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.
    Ky veprim tregon se lidhja mes tyre nuk është shuar, por ndoshta angazhimet e shumta profesionale dhe personale kanë bërë që takimet të jenë më të rralla. Fansat janë duke e interpretuar këtë si një shenjë që miqësia vazhdon të ekzistojë, edhe pse në një formë më të rezervuar.
    Gjatë sezonit të katërt të “BBVA”, Egli dhe Redon u panë shpesh duke ndarë momente të veçanta, duke krijuar një imazh të fortë të një miqësie të sinqertë dhe të veçantë. Tani, pas 7 muajsh, duket se koha dhe angazhimet kanë ndryshuar ritmin e marrëdhënies së tyre, por nuk e kanë shuar plotësisht lidhjen.
    Ndërkohë, fansat vazhdojnë të ndjekin llogaritë e tyre dhe shpresojnë që të shohin bashkërisht momentet e bukura që dikur i bënin të veçantë në ekran.

  • Fjolla Morina zbulon portretin e partnerit të saj!

    Fjolla Morina zbulon portretin e partnerit të saj!

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, ka surprizuar fansat e saj me një postim të veçantë në Instagram, duke prezantuar të dashurin e saj. Ajo shpërndau dy fotografi ku shihet e lumtur dhe e dashuruar, duke ndarë me ndjekësit momentet më intime të saj.

    Megjithëse këngëtarja nuk ka zbuluar ende emrin apo identitetin e të dashurit, postimi ka ngjallur një valë komentesh mbështetëse dhe urimesh nga ndjekësit. Ata kanë shprehur gëzim për këtë kapitull të ri në jetën e Fjollës dhe e kanë përshëndetur për lumturinë që ndan me ta.
    Fotografitë e postuara tregojnë momente të ngrohta dhe plot dashuri, ku çiftit duket qartë se nuk i mungon harmonia dhe afërsia. Si gjithmonë, Fjolla ka arritur të tërheqë vëmendjen e ndjekësve të saj me një postim të thjeshtë, por plot kuptim. Reagimet kanë qenë të shumta, me shumë fansa që e vlerësuan bukurinë e marrëdhënies dhe e shprehën gëzimin për të.
    Ky është një tjetër moment i lumtur në jetën e Fjollës, e cila vazhdon të mbajë lidhjen e saj private, por gjithsesi e ndan me fansat përmes momenteve speciale të jetës së saj.
    Sakaq, ky postim i Fjollës ka sjellë gëzim dhe emocion te fansat, duke konfirmuar se ajo po kalon një periudhë të bukur dhe të lumtur në jetën e saj personale.

  • Aksidentohen me makinë dy këngëtarët shqiptarë, ja gjendja tyre

    Aksidentohen me makinë dy këngëtarët shqiptarë, ja gjendja tyre

    Një ngjarje e papritur ka shqetësuar sot fansat e çiftit të njohur të muzikës popullore, Rita Haziri dhe Fidan Gashi, të cilët kanë qenë të përfshirë në një aksident trafiku.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Sipas raportimeve nga mediat kosovare, përplasja ka ndodhur në një aks rrugor në Kosovë, ndërsa fatmirësisht ngjarja nuk ka pasur pasoja serioze për artistët. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Burime pranë çiftit kanë bërë me dije se Rita dhe Fidani kanë dalë nga mjeti pa lëndime të rënda, ndërsa ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Ata janë transportuar menjëherë në spital për kontrolle mjekësore rutinë, ku pas ekzaminimeve janë lënë të lirë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Në rrjetet sociale, të dy artistët janë shfaqur të qetë dhe të buzëqeshur, duke falënderuar fansat për shqetësimin dhe mbështetjen. “Jemi mirë, gjithçka është në rregull. Faleminderit për kujdesin tuaj!”, – thuhet në reagimin e tyre pas incidentit.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Sipas dëshmive të para, aksidenti dyshohet se ka ndodhur si pasojë e lagështirës në rrugë dhe humbjes së kontrollit të automjetit, por policia po heton për të përcaktuar shkaqet e plota të ngjarjes.

  • Transformimi që po çmend rrjetin: pamja e re e Brad Pitt befasoi fansat

    Transformimi që po çmend rrjetin: pamja e re e Brad Pitt befasoi fansat

    Aktori hollivudian Brad Pitt ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave me transformimin e tij më të fundit. 61-vjeçari u shfaq me një pamje krejtësisht të re gjatë Ndeshjes 4 të Finales së Serisë Botërore të Bejsbollit të Ligës Amerikane, e zhvilluar më 28 tetor në stadiumin Dodgers të Los Angeles.
    Pitt, i cili njihet për stilin e tij gjithmonë të kuruar, këtë herë kishte zgjedhur një look më natyral. Ai u pa me flokë të çrregullt, në ngjyrë gri, dhe me mustaqe, duke i dhënë vetes një pamje më të ashpër e të pjekur. Veshur me fanellën e bardhë të ekipit Dodgers, aktori pozoi me mikun e tij të vjetër, basistin e grupit legjendar Red Hot Chili Peppers, Flea. Dyshja ndoqi me entuziazëm ndeshjen mes Los Angeles Dodgers dhe Toronto Blue Jays, që përfundoi me fitoren e kanadezëve 6–2.
    Ky stil i ri përbën një ndryshim të dukshëm nga pamja që Pitt mbajti në qershor, gjatë premierës së filmit të tij të ardhshëm “F1: The Movie”, ku kishte flokë të shkurtër dhe të drejtë, të ngjashëm me imazhin e tij të viteve 2000. Gjatë karrierës, aktori ka kaluar nëpër shumë transformime ikonike, nga flokët e gjata bionde në “Legends of the Fall” (1994), te prerja e shkurtër e famshme në “Fight Club” (1999).
    Ndërsa fansat komentojnë pamjen e re, një gjë është e sigurt: Brad Pitt vazhdon të mbetet një nga ikonat më të shumëpërfolura të stilit në Hollywood, pavarësisht moshës apo trendeve që ndryshojnë.

  • Fansat s’e prisnin! Çifti më i komentuar i showbizit shpall fejesën

    Fansat s’e prisnin! Çifti më i komentuar i showbizit shpall fejesën

    Dov Cameron dhe Damiano David kanë vendosur të bëjnë hapin tjetër në marrëdhënien e tyre, pasi u fejuan pas dy vitesh lidhje. TMZ e bëri të ditur lajmin, duke publikuar foto të çiftit gjatë qëndrimit të tyre në Sydney, Australi.
    Në fotot, të dy u kapën duke ecur dorë për dore, të veshur me të zeza, ndërsa këngëtarja dhe aktorja 29-vjeçare mbante një kostum.
    Dov Cameron dhe këngëtar italian filluan të dilnin në vitin 2023, me lidhjen e tyre të konfirmuar në nëntor të atij viti, kur objektivi i kameras i pa duke shkëmbyer puthje në një plazh në Sydney.
    Disa javë më parë, Dove Cameron bëri një postim rrëfyes me rastin e lidhjes së tyre dyvjeçare, duke theksuar se kjo periudhë ishte më e mira e jetës së saj. Siç e kishte ndarë, ndihet e emocionuar çdo ditë për praninë e këngëtarit në jetën e saj, ndërsa kishte shpjeguar se është e pamundur ta përshkruaj me fjalë sa shumë e do atë.
    “Dy vitet më të mira të jetës sime. Jam e prekur deri në lot të paktën një herë në javë sepse jeta është bërë kaq e bukur që kur ti hyre në të. Të dua në një mënyrë që nuk do të jem kurrë në gjendje ta shpreh me fjalë, por nuk do të ndalem kurrë së provuari. Gëzuar përvjetorin, dashuria ime “, kishte shkruar ajo.
    The post Fansat s’e prisnin! Çifti më i komentuar i showbizit shpall fejesën appeared first on iconstyle.al.

  • Leo reagon për herë të parë pas deklaratës emocionale të Lelës

    Leo reagon për herë të parë pas deklaratës emocionale të Lelës

    Pas deklaratës së gjatë dhe të ndjerë të Lelës mbi ndarjen e saj nga Leo, ka ardhur edhe reagimi i parë i ish-banorit të Big Brother VIP Kosova. Leo ka zgjedhur të përgjigjet në mënyrë të shkurtër dhe të thjeshtë përmes një InstaStory, ku shkruante vetëm një fjalë: “OK”. Ky reagim minimal ka ngjallur menjëherë interpretime të ndryshme nga ndjekësit dhe fansat në rrjetet sociale.
    Ndërkohë, Lela kishte ndarë më herët përjetimet e saj pas ndarjes, duke treguar se është komentuar dhe gjykuar në çdo detaj të historisë së saj. Ajo ka theksuar se ka mësuar të mos ketë më nevojë për justifikime: “Që nga dita kur historia ime u pa në dritë, u gjykua më shumë sesa u kuptua, por unë kam mësuar që s’ke nevojë të shpjegosh asgjë për të mbrojtur të vërtetën tënde.”
    Mesazhi i saj theksonte edhe një qasje të fortë dhe të pavarur: “Nuk jam as viktimë, as histori e dikujt tjetër, jam thjesht unë.” Përveç kësaj, ndjekësit vunë re se Lela ishte e para që e hoqi Leon nga rrjetet sociale, një veprim që u interpretuar si shenjë e hapi të parë drejt ndarjes. Vetëm disa ditë më parë, ajo kishte ndarë një mesazh të koduar: “Të gjithë bëjnë premtime, por jo të gjithë i mbajnë ato.”
    Tashmë, me heshtjen e thyer nga të dyja palët, historia e tyre mbetet e hapur dhe vazhdon të ngjallë interes të madh tek publiku, ndërsa fansat presin zhvillime të mëtejshme mbi marrëdhënien e tyre.

  • Alaudin Hamiti zbulon detaje të reja rreth sezonit të katërt të Big Brother VIP Kosova

    Alaudin Hamiti zbulon detaje të reja rreth sezonit të katërt të Big Brother VIP Kosova

    Moderatori dhe autori i formatit Alaudin Hamiti, ka reaguar sot pas pyetjeve të shumta nga fansat rreth nisjes së sezonit të katërt të Big Brother VIP Kosova (BBVK4).
    I pyetur direkt nga ndjekësit, Hamiti shpjegoi se ende nuk ka një datë zyrtare të nisjes, duke theksuar se çdo informacion që nuk vjen nga faqja zyrtare e Big Brother apo nga Klan Kosova nuk duhet marrë si i saktë. “Çka t’ju them mo, çka t’ju them, përveç që së shpejti. Edhe asnjë datë që është duke u publiku nuk është zyrtare. Por Big Brother, së shpejti!”, u shpreh moderatori, duke i lënë fansat në pritje të detajeve finale.
    Sipas burimeve, BBVK4 pritet të nisë përgjatë muajit nëntor, duke shënuar herën e parë që një sezon i formatit kosovar fillon në këtë muaj. Historikisht, sezoni i parë pati premierën më 5 dhjetor 2022, ndërsa sezonet e dyta dhe të treta u nisën në javën e tretë të tetorit. Ndryshimi i datës pritet të krijojë një vijueshmëri optimale për programin deri në prag të pranverës.
    Hamiti, i njohur si Dini, është i njohur për prezencën e tij aktive në media dhe për ndërveprimet e vazhdueshme me fansat. Reagimi i tij vjen në një moment kur ndjekësit janë veçanërisht të etur për informacione mbi pjesëmarrësit dhe zhvillimet e reja të formatit, duke treguar se interesi për BBVK vazhdon të jetë i lartë.
    Fansat e Big Brother VIP Kosova mund të presin surpriza dhe dinamika të reja, ndërsa nisja e sezonit të katërt pritet të sjellë edicionin më emocionues deri më tani.