Tag: emrat

  • “I kemi tërhequr emrat për Avokatin”, Zegjineja “ironizon” Korreshit: Sheh ëndrra natën Ja si i përgjigjet deputeti i PD

    “I kemi tërhequr emrat për Avokatin”, Zegjineja “ironizon” Korreshit: Sheh ëndrra natën Ja si i përgjigjet deputeti i PD

    Diskutimet në Komisionin e Ligjeve për kandidaturat e Avokatit të Popullit nuk kanë kaluar pa batuta mes socialistes Zegjine Caushi dhe demokratit Saimir Korreshi.
    Ky i fundit kërkoi tërheqjen e firmave të opozitës nga mbështetja për emrat e listuar, por përfaqësuesja e PS e kundërshtoi me ironi.
    DEBATET NE KOMISION
    Zegjine Caushi: “I nderuar koleg, nuk kam nevojë as për firmën, as për vulën tuaj, se fatin tim këtu e kanë vendosur të tjerë.
    Por problemi juaj është se harroni dhe kujtoheni vonë për ato që keni firmosur. Kujtoheni natën, në orën 12, shihni ndonjë ëndërr dhe vini këtu në mëngjes e tërhiqni ato që keni bërë.”

    Saimir Korreshi: “Unë zakonisht i shikoj vetëm me gjellë pasanikësh… dhe me ndonjë gjë tjetër.”

  • Zgjedhja e Avokatit të Popullit, PS shpërfill tërheqjen e firmave nga PD, dërgon emrat në seancë

    Zgjedhja e Avokatit të Popullit, PS shpërfill tërheqjen e firmave nga PD, dërgon emrat në seancë

    Ndonëse, opozita tërhoqi firmat e kandidatëve, mazhoranca nuk e ndryshon qasjen për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.Në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste, deputetët vendosën që emrat do të shkojnë në seancën parlamentare.
    Megjithatë, qëndrimi i të majtëve u sqarua nga Ministri për Marrëdhënien me Parlamentin Toni Gogu, i cili tha se do të zbatohet ligji.
     “Ajo që mund t’ju them unë është që shumica socialiste është kujdesur që të respektojë procesin deri në fund në detajet e ligjit dhe që të mos futet siç e keni parë ne nuk kemi mbështetur asnjë kandidat duke respektuar kandidatët që ka sjellë opozita për të respektuar traditën parlamentare. Ne do të sigurojmë që të gjitha kandidaturat që opozita ka sjellë të marrin vëmendjen e duhur procedurale”, tha Gogu.

    Sa i përket punës së parlamentit lidhur me direktivat dhe ligjet që duhet të miratohen në kuadër të procesit të integrimit, Gogu u shpreh qartë se gjatë muajve të ardhshëm, deputetët do të jenë të ngarkuar me punë.
     “Do të thotë që agjenda parlamentare duhet të përballojë një ritëm që ne nuk e kemi parë më parë. Jemi duke folur për të paktën 500 ligje, por nuk kam  një numër të saktë. Ne negociojmë me gur kilometrik. Procesi është i mirë rregulluar nga BE”, deklatoi Gogu.
    Por ai nuk harroi të komentonte dhe lëvizjet ne Partinë Demokratike. Madje për Gogun, takimet e Ervin Salianjit janë për t’u vlerësuar./vizionplus.tv

  • “Kjo që pretendoni është…”/ Debate të ashpra në Komisionin e Ligjeve, Manja-Strazimirit: S’jemi në kafen e Kuvendit

    “Kjo që pretendoni është…”/ Debate të ashpra në Komisionin e Ligjeve, Manja-Strazimirit: S’jemi në kafen e Kuvendit

    PD tërheq mbështetjen, mazhoranca kalon 6 emrat për Avokatin e Popullit, votohen të enjten në Kuvend Mazhoranca ka kaluar me 9 vota pro 6 emrat në garë për kreun e ardhshëm të Avokatit të Popullit, që do të votohen të enjten në Kuvend në seancën plenare.
    Procesi ka shkaktuar në komisionin parlamentar të Ligjeve tensione ndërsa opozita pretendon se nuk po i njihet e drejta për t’u tërhequr nga mbështetja e kandidatëve.
    Pjesë nga diskutimi:
    Ulsi Manja: Zoti Ndoja nuk jemi në kafen e Kuvendit. Të mbaroj votimin unë dhe kërcitja gjithë ditën. Në mbledhjen e datës 17 kur është miratuar lista me 26 kandidatë që u është përcjellë deputetëve, ka një deklarim timin që thotë grupet parlamentare duhet të mbështesin një deputet një kandidat, por me sa duket ka prevaluar Kushtetuta, Rregullorja dhe ligji.
    Miratohen 6 emrat për të vijuar në Kuvend, me 9 vota pro.
    Strazimiri: Të përfshihet në relacion fakti që deputetët e opozitës nuk mbështesin asnjë kandidat dhe interpretimi i ligjit është i gabuar. Ti thuash deputetëve jeni tërhequr pas afatit, është debilllëk.
    E heqim mbështetjen edhe gjatë votimit, edhe një sekondë para votimit.Keni vendosur me votë që deputeti ka afat aq sa ka edhe kandidati.
    Manja: Kujdes Strazimiri, unë nuk gënjej. Ju gënjyet 6 kandidatë, u dhatë firmat dhe u tërhoqët

  • Emrat që kanë kandiduar në Presidencë për Gjykatën Kushtetuese

    Emrat që kanë kandiduar në Presidencë për Gjykatën Kushtetuese

    Zbardhen 10 emrat që kanë kandiduar në Presidencë për Gjykatën Kushtetuese, për zëvendësimin e Sonila Bejtjas së cilës i mbaroi mandati.
    Pas përfundimit të afatit të pranimit të kërkesave, kandidatët që kanë paraqitur interes për plotësimin e vakancës janë si më poshtë:
    Alaudin Malaj
    Alban Toro
    Alma Faskaj Vokopola
    Arta Vorpsi
    Brunilda Bara
    Genci Gjonçaj
    Jordan Daci
    Lulzim Hamitaj
    Naureda Llagami
    Roland Ilia
    Kujtojmë se hapja e garës u shpall nga Presidenti më 31 tetor 2025, pasi më herët vakanca ishte shpallur nga Gjykata Kushtetuese.

  • Zëvendësimi i Sonila Bejtjas, zbardhen 10 emrat që kanë kandiduar në Presidencë për Gjykatën Kushtetuese

    Zëvendësimi i Sonila Bejtjas, zbardhen 10 emrat që kanë kandiduar në Presidencë për Gjykatën Kushtetuese

    Zbardhen 10 emrat që kanë kandiduar në Presidencë për Gjykatën Kushtetuese, për zëvendësimin e Sonila Bejtjas së cilës i mbaroi mandati.

    Pas përfundimit të afatit të pranimit të kërkesave, kandidatët që kanë paraqitur interes për plotësimin e vakancës janë si më poshtë:
    Alaudin Malaj
    Alban Toro
    Alma Faskaj Vokopola
    Arta Vorpsi
    Brunilda Bara
    Genci Gjonçaj
    Jordan Daci
    Lulzim Hamitaj
    Naureda Llagami
    Roland Ilia
    Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.
    Kujtojmë se hapja e garës u shpall nga Presidenti më 31 tetor 2025, pasi më herët vakanca ishte shpallur nga Gjykata Kushtetuese.
     

    Top Channel

  • EMRAT/ Kush janë 10 kandidatët që kanë shprehur interes për vakancën e Sonila Bejtjas në Kushtetuese

    EMRAT/ Kush janë 10 kandidatët që kanë shprehur interes për vakancën e Sonila Bejtjas në Kushtetuese

    Presidenca ka zbardhur 10 emrat që kanë kandiduar për Gjykatën Kushtetuese, për zëvendësimin e Sonila Bejtjas së cilës i mbaroi mandati.
     Pas përfundimit të afatit të pranimit të kërkesave, kandidatët që kanë paraqitur interes për plotësimin e vakancës janë si më poshtë:
    Alaudin Malaj
     Alban Toro
    Alma Faskaj Vokopola
    Arta Vorpsi
    Brunilda Bara
    Genci Gjonçaj
    Jordan Daci
    Lulzim Hamitaj
    Naureda Llagami
    Roland Ilia
    Kujtojmë se hapja e garës u shpall nga Presidenti më 31 tetor 2025, pasi më herët vakanca ishte shpallur nga Gjykata Kushtetuese./vizionplus.tv

  • Zbardhen 10 emrat për vakancën në GJykatën Kushtetuese

    Zbardhen 10 emrat për vakancën në GJykatën Kushtetuese

    Dhjetë kandidatë kanë shprehur zyrtarisht interes për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, që është krijuar pas largimit të gjyqtares Sonila Bejtja. Emrat janë publikuar nga Presdienca ku sipas procedurës, kandidatët do t’i nënshtrohen filtrit të vlerësimit profesional dhe moral nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, KED, i cili do të kryejë edhe pikëzimin për secilin prej tyre.

    Pas përfundimit të procesit të vlerësimit, tre kandidaturat me më shumë pikë i paraqiten Presidentit të Republikës, i cili më pas zgjedh njërin prej tyre për të plotësuar vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.

    Mes emrave që tërheqin vëmendje është ai i Naureda Llagamit. Pas humbjes në garën e hapur nga Gjykata e Lartë, ajo ka vendosur të rikandidojë, këtë herë në garën për Gjykatën Kushtetuese si kandidate e propozuar nga Presidenca.

    Emrat: 

    1.Alaudin Malaj

    2. Alban Toro

    3. Alma Faskaj Vokopola

    4. Arta Vorpsi

    5. Brunilda Bara

    6. Genci Gjonçaj

    7. Jordan Daci

    8. Lulzim Hamitaj

    9. Naureda Llagami

    10. Roland Ilia

  • Zbardhen 10 emrat për vakancën e Sonila Bejtjas në GJK, bie në sy emri Llagamit

    Zbardhen 10 emrat për vakancën e Sonila Bejtjas në GJK, bie në sy emri Llagamit

    Dhjetë kandidatë kanë shprehur zyrtarisht interes për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, që është krijuar pas largimit të gjyqtares Sonila Bejtja. Emrat janë siguriar nga Euronews Albania, ku sipas procedurës, kandidatët do t’i nënshtrohen filtrit të vlerësimit profesional dhe moral nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, KED, i cili do të kryejë edhe pikëzimin për secilin prej tyre. 
    Pas përfundimit të procesit të vlerësimit, tre kandidaturat me më shumë pikë i paraqiten Presidentit të Republikës, i cili më pas zgjedh njërin prej tyre për të plotësuar vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese. 
    Mes emrave që tërheqin vëmendje është ai i Naureda Llagamit. Pas humbjes në garën e hapur nga Gjykata e Lartë, ajo ka vendosur të rikandidojë, këtë herë në garën për Gjykatën Kushtetuese si kandidate e propozuar nga Presidenca. 
    Emrat:  
    1.Alaudin Malaj 

    Alban Toro
    Alma Faskaj Vokopola
    Arta Vorpsi
    Brunilda Bara
    Genci Gjonçaj
    Jordan Daci
    Lulzim Hamitaj
    Naureda Llagami
    Roland Ilia

  • EMRAT/ Tentuan t’i iknin policisë, aksidentohen rëndë dy shqiptarët në Gjermani

    EMRAT/ Tentuan t’i iknin policisë, aksidentohen rëndë dy shqiptarët në Gjermani

    Dy shqiptarë janë përfshirë në një aksident në Osberg të Gjermanisë.

    Mësohet se të rinjtë ishin duke tentuar t’i shpëtonin ndjekjes së policisë, por automjeti i tyre është përplasur.

    Artur Ndreca, është një të plagosurit nga Rrësheni, ndërsa policia nuk i ka gjetur telefon për të lajmëruar familjarët.

    Ndërkohë i aksidentuari tjetër mësohet se është nga Peqini, i identifikuar si Platin Beti, edhe ai në gjendje të rëndë.

  • Operacioni antidrogë Shqipëri-Itali/ Zbardhen 24 EMRAT e të dyshuarve në trafik, mes tyre edhe “Visi i Pojës”

    Operacioni antidrogë Shqipëri-Itali/ Zbardhen 24 EMRAT e të dyshuarve në trafik, mes tyre edhe “Visi i Pojës”

    spak

    TIRANË- SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane kanë shkatërruar grupin e strukturuar kriminal të drejtuar nga klanet shqiptare, për të cilin ka lëshuar 21 urdhër-arreste mes 24 të dyshuarvëve. Sipas njoftimit të SPAK, nga 24 persona, për të cilët është vendosur caktimi i masave të sigurimit, “arrest në burg” dhe “arrest në shtëpi” nga autoritetet italiane është verifikuar se 6 prej tyre ndodhen në Shqipëri, 3 prej të cilëve janë arrestuar, Asti Llupi, Erald Salla dhe Altin Shehaj. 
    Ndërkohë, janë zbuluar emrat e të gjithë pjesëtarëve të grupit për të cilët janë lëshuar masat nga Gjykata e Brescia-s. Ajo që bie në sy në listën e mëposhtme, është emri i Elvis Doçit, i njohur ndryshe si “Visi i Pojës”, i cili ndodhet në arrati.
    Në masë arresti me burg1. Vincenzo Bruno2. Arlin Buzali3. Donald Cala4. Gazmend Ferhati5. Elton Gjegja6. Adriatik Hasa7. Erion Kapidani8. Oltion Lala9. Asti Llupi10. Denis Myftiu11. Altin Shehaj12. Gazmend Shehu13. Bledin Doci14. Elvis Doci15. Juljan Hyka16. Eduart Leba17. Gentian Shaba18. Ogert Shqevi19. Denis Tafili20. Indrit Tafili21. Klodian Vata
    Në masë arresti shtëpie:22. Giuseppe Iorio23. Erald Salla24. Enkeleid Tirjaku
    Igli Haxhiaj, oficer i Antiterrorit është një nga personat e arrestuar nga SPAK në kuadër të operacionit të përbashkët mes SPAK dhe Italisë. Sipas njoftimit të SPAK, Igli Haxhiaj, është vënë nën hetim për zbulim të sekretit hetimor, korrupsion dhe shpërdorim detyre. Ky i fundit ka kërkuar përfitime të parregullta monetare në këmbim të zbulimit të të dhënave sekrete, si dhe ka kryer veprime dhe mosveprime të mëtejshme në kundërshtim me ligjin, që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës.
    Ky grup i strukturuar kriminal, i nisur nga territori shqiptar me degëzime organike në territorin italian, dyshohet se ka importuar lëndë narkotike nga Amerika e Jugut në Europë (pjesën veriore të saj), përmes rrugëve detare, duke e eksportuar, përmes rrugëve tokësore në automjete të tonazhit të rëndë, drejt Italisë./ZËRI