Një 22-vjeçar dhe dy 17-vjeçarë kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi dyshohet se i kanë hequr lirinë dhe kanë dhunuar një të mitur.
Ende nuk dihen shkaqet që të rinjtë të ndërmarrin këtë akt ndaj të miturit ndërsa, ky i fundit do të hetohet në gjendje të lirë, pasi blutë i kanë gjetur një mjet prerës.
Njoftimi i policisë
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë nr. 5 arrestuan shtetasin F. L., 22 vjeç, dhe dy 17-vjeçarë, pasi dyshohet se i kanë hequr lirinë një të mituri dhe e kanë goditur me grushte. Për të miturin e dëmtuar nisi procedimi në gjendje të lirë, pasi iu gjet një mjet prerës”, njoftoi sot policia.
“Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia e Tiranës.
Tag: dyshohet
-

Dhunuan të miturin dhe e mbajtën peng/ Arrestohen 3 të rinj në Tiranë
-

Plaçkitje në seri/ 56-vjeçari arrestohet duke vjedhur arkën e kishës, nuk kursente as…(EMRI)
U kap duke vjedhur arkën e kishës, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar edhe për 3 plaçkitje të tjera në zonë.
Policia e Sarandës bëri sot me dije se pas ankesave dhe denoncimeve në zonë, bëri dokumentimin e katër prej rasteve të bastisjeve.
I arrestuari është Pajtim Allkushi, 56 vjeç, banues në fshatin Gjashtë. Ai u kap nga shërbimet duke vjedhur arkën e kishës së fshatit Kulluricë, në Finiq.
“Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është edhe autor i tre vjedhjeve të ndodhura më herët: Më datë 08.12.2025, në fshatin Gjashtë, Sarandë, dyshohet se ka vjedhur nga mjeti i një shtetasi 60 000 lekë, një parfum dhe një byzylyk floriri. Më datë 03.12.2025, në banesën e një shtetasi në fshatin Çukë, Sarandë, dyshohet se ka vjedhur disa pajisje elektroshtëpiake dhe më datë 28.09.2025, në fshatin Krane, Finiq, dyshohet se ka vjedhur 5 koshere me bletë”, bëri me dije policia vendore.
Aktualisht po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera të kryera nga 56-vjeçari.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprën penale “vjedhja”. -

Operacioni në Fushë-Krujë, Karamuço jep detajet: 3 persona janë larguar drejt Dubait
Gjatë një lidhje live për “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, foli në lidhje me aksionin e SAPK në Fushë Krujë, ku u godit një grup i dyshuar për trafik droge.
Karamuço shpjegoi tre persona dyshohet se janë larguar drejt Emirateve, ndërsa 11 urdhra arresti, janë ekzekutuar.
Ai tha se zona e fushë Krujës dhe Malësisë së Krujës është dyshuar prej kohësh si vend i kultivimit të Cannabis sativa dhe i aktiviteteve kriminale, përfshirë edhe vrasje me pagesë ndërsa u shpreh se grupi dyshohet se ka dërguar drogë në vende të ndryshme të Evropës.
Karamuço thekson se aktiviteti i tyre shtrihej në disa vende të Evropës dhe lidhej edhe me Amerikën Latine ndërsa shpjegoi se hetimet u koordinuan me Turqinë, Malin e Zi dhe vendet e tjera përmes informacionit të siguruar nga SkyECC.
“Edhe vet SPAK doli në deklaratë për këtë operacion. Në 24 orët e fundit, forcat operacionale dhe të ndërhyrjes së shpejtë kishin filluar lëvizjet, që tregonte një operacion të madh. Sot u finalizua me 14 urdhra arresti; tre persona dyshohet se janë larguar drejt Dubait, ndërsa 11 urdhra u ekzekutuan. Ne e kemi thënë prej kohësh se zona e Fushë Krujës dhe Malësisë së Krujës, krahas vrasjeve me pagesë, ishte përfshirë në kultivimin e Cannabis sativa. Ky grup dyshohet se dërgonte drogë në vende të ndryshme të Evropës dhe shpërndante kokainë përmes linjave të tjera. Grupi është i gjeneratës së dytë, i fuqizuar dhe i sofistikuar. Aktiviteti i tyre thuhet se shtrihej në disa vende të Evropës dhe lidhej edhe me Amerikën Latine. Hetimet u koordinuan me Turqinë, Malin e Zi dhe vendet e tjera përmes informacionit nga SkyECC. Dy ose tre elementë të grupit dyshohet se janë me rrezikshmëri të lartë dhe janë larguar drejt Emirateve”, tha Karamuço. -

Karamuço jep detaje për operacionin në Fushë Krujë: 3 persona janë larguar drejt Dubait
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, foli në lidhje me aksionin e SAPK në Fushë Krujë, ku u godit një grup i dyshuar për trafik droge.
Në Euronews, Karamuço shpjegoi tre persona dyshohet se janë larguar drejt Emirateve, ndërsa 11 urdhra arresti, janë ekzekutuar.
Ai tha se zona e fushë Krujës dhe Malësisë së Krujës është dyshuar prej kohësh si vend i kultivimit të Cannabis sativa dhe i aktiviteteve kriminale, përfshirë edhe vrasje me pagesë ndërsa u shpreh se grupi dyshohet se ka dërguar drogë në vende të ndryshme të Evropës.
Karamuço thekson se aktiviteti i tyre shtrihej në disa vende të Evropës dhe lidhej edhe me Amerikën Latine ndërsa shpjegoi se hetimet u koordinuan me Turqinë, Malin e Zi dhe vendet e tjera përmes informacionit të siguruar nga SkyECC.
“Edhe vet SPAK doli në deklaratë për këtë operacion. Në 24 orët e fundit, forcat operacionale dhe të ndërhyrjes së shpejtë kishin filluar lëvizjet, që tregonte një operacion të madh. Sot u finalizua me 14 urdhra arresti; tre persona dyshohet se janë larguar drejt Dubait, ndërsa 11 urdhra u ekzekutuan. Ne e kemi thënë prej kohësh se zona e Fushë Krujës dhe Malësisë së Krujës, krahas vrasjeve me pagesë, ishte përfshirë në kultivimin e Cannabis sativa.
Lexo edhe:“Fëmijët fshehin armët nëpër varre”, Karamuço: Disa i fusin në çantat e vajzave, kam fotoBlendi Gonxhe paguan 2700 € për një natë në Dubai me lekët e shqiptarëveKy grup dyshohet se dërgonte drogë në vende të ndryshme të Evropës dhe shpërndante kokainë përmes linjave të tjera. Grupi është i gjeneratës së dytë, i fuqizuar dhe i sofistikuar.
Aktiviteti i tyre thuhet se shtrihej në disa vende të Evropës dhe lidhej edhe me Amerikën Latine. Hetimet u koordinuan me Turqinë, Malin e Zi dhe vendet e tjera përmes informacionit nga SkyECC. Dy ose tre elementë të grupit dyshohet se janë me rrezikshmëri të lartë dhe janë larguar drejt Emirateve”, tha Karamuço. -

VIDEO-Shtëpia përfshihet nga flakët në Pogradec, ndodhej afër banesave të tjera. Dyshohet..
Një banesë në fshatin Gurras të Pogradecit është përfshirë nga flakët duke shkaktuar panik tek familjarët dhe banorët e zonës.
Sipas burimeve paraprake, dyshohet se shkaku mund të jetë ardhur nga soba e ngrohjes me dru, por nuk përjashtohet edhe mundësia që zjarri të ketë nisur nga një bombul gazi.Flakët kanë përfshirë të gjithë katin e parë të banesës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Në vendngjarje ndodhen mjetet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e plotë të flakëve.
Në momentin e shpërthimit të zjarrit, në banesë kanë qenë disa prej anëtarëve të familjes, të cilët për fat të mirë kanë arritur të dalin jashtë pa u lënduar. Autoritetet po hetojnë rrethanat e plota të ngjarjes. -

Zjarr në një banesë në fshatin Gurras, shkak dyshohet soba me dru, shpëtojnë mrekullisht anëtarët e familjes
Zjarr në një banesë në fshatin Gurras ka shkaktuar panik tek familjarët dhe banorët e zonës. Sipas burimeve paraprake, dyshohet se shkaku mund të jetë ardhur nga soba e ngrohjes me dru, por nuk përjashtohet edhe mundësia që zjarri të ketë nisur nga një bombul gazi.
Flakët kanë përfshirë të gjithë katin e parë të banesës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Në vendngjarje ndodhen mjetet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e plotë të flakëve.
Në momentin e shpërthimit të zjarrit, në banesë kanë qenë disa prej anëtarëve të familjes, të cilët për fat të mirë kanë arritur të dalin jashtë pa u lënduar. Autoritetet po hetojnë rrethanat e plota të ngjarjes./vizionplus.tv -

Zbardhet djegia e qëllimshme e një automjeti me vlerë rreth 100 mijë euro, arrestohet autori
Erges Shegani 39-vjeç është arrestuar nga Policia e Tiranës o dyshuar si autor i djegies së një automjeti në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme në rrugën “Memo Meto”. Automjeti tip “Audi” i djegur rezulton në pronësi të 44-vjeçarit Julian Çakiri dhe se i përket vlerës rreth 100 000 euro.
Burime për gazetarin e Report Tv Sokol Dema, kanë bërë me dije se Shegani ka pohuar se ia ka vendosur zjarrin kot makinës, ndërsa policia dyshon se ai është paguar nga një tjetër person me të cilin pronari i mjetit Julian Çakiri kishte konflikte më mëparshme. Dyshohet se bëhet fjalë për një çështje pronësie.
“Tiranë/Zbardhet brenda pak orësh, djegia e qëllimshme e një automjeti me vlerë rreth 100 000 euro
Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari që dyshohet se dogji automjetin e një 44-vjeçari, në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në rrugën “Memo Meto”, për motive të dobëta.
Sekuestrohen me cilësinë e provës materiale, veshjet që mbante 39-vjeçari, kur kreu krimin.
Menjëherë pas njoftimit se rreth orës 03:30, të datës 09.12.2025, në rrugën “Memo Meto”, ishte djegur automjeti tip “Audi” në pronësi te shtetasit J. C., 44 vjeç, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin/ët e rastit, si dhe për të zbardhur rrethanat.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “Price”, brenda pak orësh, u identifikua dhe u arrestua autori i dyshuar i rastit, shtetasi E. Sh., 39 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se e ka kryer këtë krim, për motive të dobëta.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime te mëtejshme”, njofton policia. -

I dogji 44-vjeçarit makinën me vlerë 100 mijë euro pas sherrit, arrestohet i riu në Tiranë
Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari që dyshohet se dogji automjetin e një 44-vjeçari, në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në rrugën “Memo Meto”, për motive të dobëta.
Sekuestrohen me cilësinë e provës materiale, veshjet që mbante 39-vjeçari, kur kreu krimin.
Menjëherë pas njoftimit se rreth orës 03:30, të datës 09.12.2025, në rrugën “Memo Meto”, ishte djegur automjeti tip “Audi” në pronësi te shtetasit J. C., 44 vjeç, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin/ët e rastit, si dhe për të zbardhur rrethanat.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “Price”, brenda pak orësh, u identifikua dhe u arrestua autori i dyshuar i rastit, shtetasi E. Sh., 39 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se e ka kryer këtë krim, për motive të dobëta.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime te mëtejshme.Top Channel
-

I dogji 44-vjeçarit makinën me vlerë 100 mijë euro, arrestohet i riu në Tiranë
Kronikë E Mërkurë, 10 Dhjetor 2025 13:50
Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari që dyshohet se dogji automjetin e një 44-vjeçari, në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në rrugën “Memo Meto”, për motive të dobëta.
Sekuestrohen me cilësinë e provës materiale, veshjet që mbante 39-vjeçari, kur kreu krimin.Menjëherë pas njoftimit se rreth orës 03:30, të datës 09.12.2025, në rrugën “Memo Meto”, ishte djegur automjeti tip “Audi” në pronësi te shtetasit J. C., 44 vjeç, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin/ët e rastit, si dhe për të zbardhur rrethanat.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “Price”, brenda pak orësh, u identifikua dhe u arrestua autori i dyshuar i rastit, shtetasi E. Sh., 39 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se e ka kryer këtë krim, për motive të dobëta.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime te mëtejshme.
-

Gjendet pa jetë në banesë 65-vjeçari në Durrës. Dyshohet se…
Një 65 vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Durrës. Policia njofton se trupi i të ndjerit u gjet rreth orës 15:45 në lagjen nr. 12, të qytetit bregdetar.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.
“Rreth orës 15:45, është gjetur në banesën e tij, në lagjen nr. 12, trupi i pajetë i shtetasit M. D., 65 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale”, njofton Policia.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.