Tag: dogji

  • I dogji 44-vjeçarit makinën me vlerë 100 mijë euro pas sherrit, arrestohet i riu në Tiranë

    I dogji 44-vjeçarit makinën me vlerë 100 mijë euro pas sherrit, arrestohet i riu në Tiranë

    Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari që dyshohet se dogji automjetin e një 44-vjeçari, në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në rrugën “Memo Meto”, për motive të dobëta.

    Sekuestrohen me cilësinë e provës materiale, veshjet që mbante 39-vjeçari, kur kreu krimin.
    Menjëherë pas njoftimit se rreth orës 03:30, të datës 09.12.2025, në rrugën “Memo Meto”, ishte djegur automjeti tip “Audi” në pronësi te shtetasit J. C., 44 vjeç, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin/ët e rastit, si dhe për të zbardhur rrethanat.
    Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “Price”, brenda pak orësh, u identifikua dhe u arrestua autori i dyshuar i rastit, shtetasi E. Sh., 39 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se e ka kryer këtë krim, për motive të dobëta.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime te mëtejshme.

    Top Channel

  • I dogji 44-vjeçarit makinën me vlerë 100 mijë euro, arrestohet i riu në Tiranë

    I dogji 44-vjeçarit makinën me vlerë 100 mijë euro, arrestohet i riu në Tiranë

    Kronikë E Mërkurë, 10 Dhjetor 2025 13:50
    Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari që dyshohet se dogji automjetin e një 44-vjeçari, në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në rrugën “Memo Meto”, për motive të dobëta.
    Sekuestrohen me cilësinë e provës materiale, veshjet që mbante 39-vjeçari, kur kreu krimin.

    Menjëherë pas njoftimit se rreth orës 03:30, të datës 09.12.2025, në rrugën “Memo Meto”, ishte djegur automjeti tip “Audi” në pronësi te shtetasit J. C., 44 vjeç, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin/ët e rastit, si dhe për të zbardhur rrethanat.

    Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “Price”, brenda pak orësh, u identifikua dhe u arrestua autori i dyshuar i rastit, shtetasi E. Sh., 39 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se e ka kryer këtë krim, për motive të dobëta.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime te mëtejshme.

  • Dogji Audin me vlerë 100 mijë euro, arrestohet 39-vjeçari

    Dogji Audin me vlerë 100 mijë euro, arrestohet 39-vjeçari

    Policia e Tiranës ka arrestuar një 39-vjeçar, i identifikuar si Erges Shegani, i cili akuzohet se dogji makinën e një personi tjetër, një mjet tip Audi me vlerë 100 mijë euro.
    “Menjëherë pas njoftimit se rreth orës 03:30, të datës 09.12.2025, në rrugën “Memo Meto”, ishte djegur automjeti tip “Audi” në pronësi te shtetasit J. C., 44 vjeç, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin/ët e rastit, si dhe për të zbardhur rrethanat.
    Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “Price”, brenda pak orësh, u identifikua dhe u arrestua autori i dyshuar i rastit, shtetasi Erges Shegani, 39 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se e ka kryer këtë krim, për motive të dobëta”, tha Policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime te mëtejshme.

  • Dogji makinën e kryebashkiakes, kapet autori

    Dogji makinën e kryebashkiakes, kapet autori

    Rajoni E Premte, 28 Nëntor 2025 18:39
    Policia e Bosnjë dhe Hercegovinës arrestoi autorin që i vuri zjarrin makinës zyrtare të kryetares së bashkisë së Mostarit, Marija Kordić. Makina u dogj të mërkurën në mbrëmje përpara shtëpisë së familjes së saj.
    Raportet e medias thonë se policia përcaktoi nga kamerat e sigurisë se dy persona morën pjesë në djegien e automjetit. Njëri ishte duke kryer rolin e vëzhguesit dhe më pas tjetri ia vuri flakën.
    Kordić theksoi se kohët e fundit ka qenë dëshmitare e krijimit të organizuar të narrativave të urrejtjes dhe sulmeve ndaj punës së saj. “Vetëm sepse ne mbrojmë interesat e qytetit të Mostarit”, tha ajo.

  • “Dogji Parlamentin”, gazetari sulmon çmendurinë e Ramës me ‘ministren AI’: Diella nuk ka fuqi vendimmarrjeje, humbi..

    “Dogji Parlamentin”, gazetari sulmon çmendurinë e Ramës me ‘ministren AI’: Diella nuk ka fuqi vendimmarrjeje, humbi..

    Gazetari Flavio Qarri ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama në lidhje me ‘ministren’ e tij Diella, duke pranuar se ajo nuk do të ketë të drejtë vendimmarrje.
    ‘Rama arrin nivele të reja çmendurie. Dogji Parlamentin, degjeneroi Presidentin, peshkoi një pjesë të opinionit me shpikjen e tij teknologjike dhe si përfundim pranoi atë që thamë që në fillim. Nuk ekziston as Diella, as teknologjia për të. E vetmja gjë që fitoi ishin ca tituj mediash të huaja dhe më pas qetësoi dhe ortakët e tij në biznes se gjithçka vazhdon si më parë’, shkruan Qarri në Facebook.

  • Dogji makinën e 43-vjeçares në Tiranë, arrestohet autori, kamerat kapin momentin kur i ve flakën automjetit

    Dogji makinën e 43-vjeçares në Tiranë, arrestohet autori, kamerat kapin momentin kur i ve flakën automjetit

    Një 34-vjeçar akuzohet për zjarrvënien e qëllimshme të një makine në Tiranë.

     
    Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari që dyshohet se dogji automjetin e një 43-vjeçare, për motive të dobëta.
    Menjëherë pas njoftimit se me datë
    Ngjarja ndodhi në 03 shtator, rreth orës 23:50, në rrugën “Frang Bardhi”, kur u dogj automjeti tip “Citroen” në pronësi të një 43-vjeçareje.
    Pas hetimeve, rezultoi se shtetasi me iniciale D.B. i ka vënë flakën automjetit. Nga hetimet, dyshohet se e ka kryer këtë krim, për motive të dobëta.

    Top Channel

  • Dogji makinën e 43-vjeçares në Tiranë, arrestohet autori. Momenti kur 34-vjeçari i vë flakën automjetit

    Dogji makinën e 43-vjeçares në Tiranë, arrestohet autori. Momenti kur 34-vjeçari i vë flakën automjetit

    Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari që dyshohet se dogji automjetin e një 43-vjeçare, për motive të dobëta.
    Menjëherë pas njoftimit se me datë 03.09.2025, rreth orës 23:50, në rrugën “Frang Bardhi” ishte djegur automjeti tip “Citroen” në pronësi të një 43-vjeçareje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 organizuan punën për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale autorin dhe për të zbardhur rrethanat e rastit.

    Si rezultat, në kuadër të operacionit “The Arsonist”, u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar i rastit, shtetasi D. B., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili nga hetimet dyshohet se e ka kryer këtë krim, për motive të dobëta.

  • Dogji ullinjtë e fqinjit pas një konflikti, arrestohet zjarrvënësi në Drashovicë

    Dogji ullinjtë e fqinjit pas një konflikti, arrestohet zjarrvënësi në Drashovicë

    Policia e Vlorës ka arrestuar një person në lidhje me vatrën e zjarrit që u regjistrua mbrëmë në zonën e Drashovicës në Selenicë.
    Nga hetimet paraprake dyshohet se E. B., 43 vjeç, në vendin e quajtur “Fshati i Vjetër, ka ndezur zjarr në mënyrë të qëllimshme, pas një konflikti me bashkëfshatarin e tij, shtetasin F. N.
    Si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me ullinj dhe janë rrezikuar të digjen bagëtitë e imta të shtetasit F. N.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
    Mbrëmjen e kaluar Ministria e Mbrojtjes, në një reagim të saj në rrjetet sociale, shkroi se tre vatrat e zjarri të shfaqura në tre fshatra të ndryshëm të zonës së Vlorës, janë zjarrvënie të qëllimshme dhe të kryera nga një grup i strukturuar kriminal.

  • Dogji ullishtet e fqinjëve pas konflikteve me ta, arrestohet 19-vjeçari në Krujë

    Dogji ullishtet e fqinjëve pas konflikteve me ta, arrestohet 19-vjeçari në Krujë

    Policia e Krujës ka arrestuar një 19-vjeçar, pasi dogji ullishtet e fqinjëve, si pasojë e konflikteve me ta, për motive pronësie.
    Mësohet se i arrestuari është shtetas me precedent kriminal, aktualisht me masë sigurisë “Arrest në shtëpi”, për kultivim të bimëve narkotike.
    “Menjëherë pas njoftimit për një rast zjarrvënieje në fshatin Barkanesh, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë filluan hetimet me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen e autorit, përpara përgjegjësisë penale.
    Si rezultat, u vu në pranga shtetasi E. D., 19 vjeç, banues në këtë fshat.
    Nga hetimet e deritanishme rezulton se ai ka ndezur zjarr në fshatin Barkanesh, si pasojë e konflikteve me fqinjët, për motive pronësie. Nga përhapja e flakëve në territorin e fshatit, janë djegur sipërfaqe toke të konsiderueshme, të mbjella me ullinj.
    Më tej, nga verifikimet rezultoi se aktualisht shtetasi E. D. ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike””, njofton policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

  • Dogji ullishtet e fqinjëve në Krujë pas konfliktit, arrestohet 19 vjeçari me precedent kriminal

    Dogji ullishtet e fqinjëve në Krujë pas konfliktit, arrestohet 19 vjeçari me precedent kriminal

    Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia e Krujës këtë të mërkurë.

    Ai dogji ullishtet e fqinjëve në fshatin Barkanesh, si pasojë e konflikteve me ta, për motive pronësie.
    I arrestuari, E. D., rezulton me precedent kriminal, aktualisht me masë sigurisë “Arrest në shtëpi”, për kultivim të bimëve narkotike.

    “Nga hetimet e deritanishme rezulton se ai ka ndezur zjarr në fshatin Barkanesh, si pasojë e konflikteve me fqinjët, për motive pronësie. Nga përhapja e flakëve në territorin e fshatit, janë djegur sipërfaqe toke të konsiderueshme, të mbjella me ullinj.
    Më tej, nga verifikimet rezultoi se aktualisht shtetasi E. D. ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.
    /vizionplus.tv