Katër anëtarë të një fisi, respektivisht dy vëllezër dhe dy djemtë e tyre, janë marrë nën akuzë për dhënie të parave me fajde, të ardhura që dyshohet se kanë burime të paligjshme dhe kriminale, nëpërmjet pikave Exchange në Tiranë dhe Gjirokastër.
Policia vendore e Gjirokastrës bëri sot me dije se finalizoi pas hetimeve me metoda proaktive operacionin e koduar “Trace the flow”.
Në pranga ranë 3 prej të dyshuarve dhe një i katërt u shpall në kërkim.
“Në 2 subjekte “Exchange”, në Tiranë dhe në Gjirokastër, jepnin me fajde, para me burime kriminale, arrestohen 3 shtetas (ndërmjet tyre, organizatori) dhe shpallet në kërkim 1. 4 shtetasit e përfshirë, 2 vëllezër me 2 djemtë e tyre”, tha policia.
Pas kontrolleve të kryera u bënë edhe një sërë sekuestrimesh, kryesisht shuma monetare.
“Nga 2 subjektet dhe nga banesat e këtyre shtetasve, u sekuestruan: 26 963 200 lekë, 132 760 euro, 42 596 dollarë amerikanë, 8 780 paunde, 10 380 franga, 3145 dollarë kanadezë, 85 720 lira turke, 18 blloqe me shënime, 6 kompjuterë, 6 celularë dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë vijimit të hetimit”, sqaroi policia.
Aksioni erdhi si rezultat i një hetimi disamujor, të ndjekur me metoda speciale, në drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastrës, për provimin e një rasti të pastrimit të parave me burime të dyshimta, nëpërmjet huadhënies së tyre, me përqindje të lartë fitimi, si dhe nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiar.
“Gjatë operacionit u vunë në pranga shtetasi R. K., 56 vjeç, vëllai i tij, shtetasi L. K., 59 vjeç, si dhe djali i 59-vjeçarit, shtetasi P. K., 28 vjeç, si dhe u shpall në kërkim djali i 56-vjeçarit, shtetasi B. K., 27 vjeç, të katërt banues në fshatin Kordhocë, Lazarat”, bëri me dije policia.
Nga hetimet dyshohet se nëpërmjet 2 subjekteve “Exchange” në pronësi të 56-vjeçarit, në Gjirokastër dhe në Tiranë, 4 familjarët jepnin me fajde, para të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale.
Punohet intensivisht për kapjen e 27-vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “skemat mashtruese dhe piramidale”, “pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “fshehja e të ardhurave”.
Tag: burime
-

Fajde me burime kriminale në “Exchange”, në pranga 3 anëtarët e një fisi nga Lazarati, në kërkim një i katërt! Sekuestrohen..
-

Jepnin me fajde para nga burime kriminale, arrestohen 3 persona në Gjirokastër, shpallet në kërkim një tjetër
Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi jepnin me fajde para nga burime kriminale.
Gjirokastër/Finalizohet pas një hetimi të kryer për disa muaj, me metoda proaktive, operacioni policor “Trace the flow”.
Në 2 subjekte “Exchange”, në Tiranë dhe në Gjirokastër, jepnin me fajde, para me burime kriminale, arrestohen 3 shtetas (ndërmjet tyre, organizatori) dhe shpallet në kërkim 1.
4 shtetasit e përfshirë, 2 vëllezër me 2 djemtë e tyre.
Nga 2 subjektet dhe nga banesat e këtyre shtetasve, u sekuestruan: 26 963 200 lekë, 132 760 euro, 42 596 dollarë amerikanë, 8 780 paunde, 10 380 franga, 3145 dollarë kanadezë, 85 720 lira turke, 18 blloqe me shënime, 6 kompjuterë, 6 celularë dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë vijimit të hetimit.
Si rezultat i një hetimi disamujor, të ndjekur me metoda speciale, në drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastrës, për provimin e një rasti të pastrimit të parave me burime të dyshimta, nëpërmjet huadhënies së tyre, me përqindje të lartë fitimi, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomio-Financiar, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, finalizuan operacionin “Trace the flow”.
Gjatë operacionit u vunë në pranga shtetasi R. K., 56 vjeç, vëllai i tij, shtetasi L. K., 59 vjeç, si dhe djali i 59-vjeçarit, shtetasi P. K., 28 vjeç, si dhe u shpall në kërkim djali i 56-vjeçarit, shtetasi B. K., 27 vjeç, të katërt banues në fshatin Kordhocë, Lazarat.
Nga hetimet dyshohet se nëpërmjet 2 subjekteve “Exchange” në pronësi të 56-vjeçarit, në Gjirokastër dhe në Tiranë, 4 shtetasit jepnin me fajde, para të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale.
Punohet intensivisht për kapjen e 27-vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Skemat mashtruese dhe piramidale”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”.Top Channel
-

Albpetrol lë pa drita Patosin, digjen pajisjet reagojnë banorët
Ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë elektrike në fshatin “Oficinë e Vjetër” në Patos kanë krijuar një situatë alarmante për banorët dhe bizneset e zonës. Si pasojë e këtyre ndërprerjeve, shumë pajisje elektro-shtëpiake janë djegur, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Burime nga zona bëjnë me dije se rreth 30 familje dhe 11 biznese furnizohen me energji elektrike përmes linjave të kompanisë së naftës “Albpetrol”. Banorët shprehen të revoltuar, pasi prej kohësh kanë ngritur shqetësimin pranë institucioneve përkatëse, por deri më tani nuk kanë marrë asnjë zgjidhje konkrete.
“Dritat na ikin disa herë në ditë, frigoriferët dhe pajisjet elektrike janë djegur. Askush nuk merr përgjegjësi”, – shprehen banorët për mediat.
Nga ana tjetër, burime nga kompania “Albpetrol” konfirmojnë se kanë pasur ndërprerje, por theksojnë se ato kanë ardhur si pasojë e proceseve teknologjike që po zhvillohen në rrjetin e tyre elektrik. Kompania mohon që shkëputjet të jenë të shpeshta dhe jashtë kontrollit.
Sipas të njëjtave burime, aktualisht “Albpetrol” është në bisedime me OSHEE-në, me qëllim gjetjen e një alternative për furnizimin e abonentëve që marrin energji nga linjat e saj.
Ndërkohë, banorët dhe bizneset kërkojnë ndërhyrje urgjente për t’i dhënë fund kësaj situate, e cila po u shkakton dëme të vazhdueshme ekonomike. -

Detaje nga vrasja e biznesmenit në Elbasan, qitësi dyshohet të jetë shtetas i huaj
Personi që ekzekutoi biznesmenin Edmond Mëhalla mbrëmjen e 30 nëntorit në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan dyshohet të jetë shtetas i huaj.
Burime të Euronews Albania pranë grupit hetimor bëjnë të ditur se ky dyshim ka lindur pas analizimit të të dhënave dhe provave të administruara deri në këtë fazë të hetimit.
Edhe pse janë sekuestruar prova materiale, informacione të shumta dhe pamje filmike, identifikimi i ekzekutorit nuk është arritur ende, ndërsa pistat hetimore mbeten të hapura.
Një tjetër zhvillim në këtë ngjarje është arrestimi i Nevzat Spahos, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit.
29-vjeçari, me origjinë nga Prrenjasi, ka të shkuar kriminale dhe rezulton i dënuar më parë për tentativë vrasjeje, armëmbajtje pa leje, shtrëngim me anë të kanosjes dhe vjedhje.
Burime nga hetimi thanë se gjatë marrjes në pyetje, Spaho ka mohuar të ketë dijeni për personin që kreu atentatin, por ka deklaruar se automjeti i përdorur në vrasje i është dorëzuar disa personave nga Lezha, nga ish-ortaku i viktimës, Xhino Aga.
Aga është arrestuar së bashku me rojen e karburantit ku ndodhi ekzekutimi, ndërsa në kërkim vijojnë të jenë Marselo Arani dhe Armando Kola, të dyshuar si bashkëautorë në ngjarjen e së dielës së kaluar. -

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni i tranzicionit, drejt arrestimit për pastrim parash?
Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit, ka rënë në fokusin e Prokurorisë së Posaçme. Burime për Timoni.al bëjnë me dije se SPAK po heton Manen për pastrimin e dhjetëra milionë eurove që dyshohet se vijnë nga korrupsioni politik dhe marrëdhënie klienteliste me qeveritë e njëpasnjëshme.
Sipas të njëjtave burime, hetimi është i orientuar kryesisht tek aktivitetet e tij në sektorin e ndërtimit dhe në sistemin bankar, dy fusha ku dyshohet se janë kanalizuar shumat më të mëdha të parave të pajustifikuara. SPAK po verifikon transaksione të mëdha financiare, skemat e investimeve dhe lidhjet e kompanive të Manes me vendimmarrje publike, tendera dhe favore politike.
Hetuesit kanë intensifikuar kontrollet dhe analizat e llogarive, ndërsa grupi i posaçëm i prokurorëve po përgatit aktet e nevojshme për fazën e dytë të procedimit penal. Burime pranë çështjes theksojnë se, nëse provat që po grumbullohen konfirmojnë skemat e pastrimit të parave, SPAK mund të ndërmarrë masa të forta, përfshirë edhe arrestimin e Samir Manes.
Ky është hetimi më i madh ndaj një biznesmeni të nivelit të lartë në Shqipëri, duke shënuar një moment të rëndësishëm në përplasjen mes SPAK dhe oligarkisë ekonomiko-politike që ka dominuar vendin për tri dekada. Timoni.al -

Aksidentohet Fjolla Morina, dalin pamjet nga vendngjarja
Këngëtarja Fjolla Morina, është raportuar se është përfshirë në një incident rrugor gjatë orëve të fundit. Burime pranë saj bëjnë me dije se artistja ka pësuar një aksident me automjet, megjithëse rrethanat e sakta të ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Deri tani nuk dihet se ku ka ndodhur aksidenti dhe çfarë e ka shkaktuar atë. Autoritetet kompetente nuk kanë dhënë ende një njoftim zyrtar, ndërkohë që familjarët dhe stafi i këngëtares nuk kanë bërë ende një deklaratë publike.
Ajo që ka ngritur më shumë shqetësim është fakti se Fjolla Morina, e njohur për prezencën e saj në rrjetet sociale, nuk ka reaguar ende në asnjë nga platformat e saj. Mungesa e një deklarate apo qoftë edhe një postimi të shkurtër ka shtuar dyshimet dhe interesimin e ndjekësve të saj, të cilët po kërkojnë me ngulm informacion mbi gjendjen e saj.
Aktualisht, nuk ka të dhëna të konfirmuara mbi gjendjen shëndetësore të këngëtares apo nëse ajo ka pësuar lëndime serioze si pasojë e aksidentit. Burime jozyrtare sugjerojnë se ajo mund të jetë duke marrë trajtim mjekësor, por asgjë nuk është verifikuar zyrtarisht.
Mbetet të pritet një komunikim nga familja, menaxhmenti apo vetë këngëtarja për të sqaruar më shumë rreth kësaj ngjarjeje që ka shqetësuar fansat dhe publikun e gjerë. -

Po ju jeni pjesë e listës/ Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që pritet të pasurohen në muajt në vijim, mundësi të..
Astrologët parashikojnë se katër muajt e ardhshëm do të sjellin mundësi të rëndësishme për tre shenja të zodiakut , duke hapur rrugën për rritje financiare dhe partneritete fitimprurëse.
Binjakët
Binjakët do të ndiejnë një valë energjie dhe frymëzimi që do t’i shtyjë të zbatojnë ide që i kishin vendosur prej kohësh në sirtar. Burime të reja të ardhurash ose mundësi të lidhura me komunikimin dhe kreativitetin mund të shfaqen papritur.
Çelësi është të guxoni të merrni iniciativa: edhe një hap i vogël përpara mund të përkthehet në përfitime të konsiderueshme financiare, ndërsa vetëbesimi dhe stabiliteti do të shpërblejnë guximin e tyre.
Peshorja
Kjo periudhë i sjell peshores njohje dhe perspektiva për përparim financiar. Puna e tyre e palodhur, diplomacia dhe aftësia për të mbajtur ekuilibrin më në fund do të vlerësohen. Mund të shfaqen në horizont promovime, projekte të reja ose burime të qëndrueshme të ardhurash.
-

2 plumba në kokë dhe 8 në trup, punonjësi i AMP-së që shoqëronte Danin i intubuar te Trauma
MUCI SHALJANI SHEQERI
TIRANË- Muçi Shaljani, i cili mbeti i plagosur mesditën e djeshme në atentatin që ndodhi pranë rrethrrotullimit të Aeroportit të Rinasit, ka marrë 10 plumba. Burime nga spitali i Traumës bëjnë me dije se Shaljani është në intubim, ndërsa 2 prej plumbave e kanë prekur në kokë dhe 8 të tjerë në trup.
Burime bëjnë me dije për ZËRI-n se Shaljani është bërë pjesë e AMP-së gjatë muajit shtator, kur ky institucion drejtohej nga Artjol Saliasi pas shkarkimit të Florjan Sulejmanit. Drejtori i ri i kësaj strukture, Eduart Merkaj, me marrjen e detyrës, kishte kërkuar rishikimin e një sërë kontratash që ishin nënshkruar me agjentët, përfshirë dhe Shaljanin, i cili madje në një kohë të shkurtër ishte pajisur dhe me certifikatë sigurie. Dëshmia e tij do të ishte me vlerë të madhe për hetimin e ngjarjes, por aktualisht punonjësi i AMP ndodhet në gjendje kritike për jetën në Spitalin e Traumës.
40-vjeçari rezulton gjithashtu që të jetë pronar i një hoteli në Tiranë, ndërkohë që nga verifikimet e para rezulton që të jetë pa precedentë të mëparshëm penal, por miqësia me një eksponent të njohur të botës së krimit, si Gilmando Dani, duket se i ka kushtuar shumë. /ZËRI -

‘Tako komisar Brashën’, 20-vjeçari përdorte email të rremë në emër të Prodës (DETAJE)
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me rastin e 20-vjeçarit Ervis Brasha, i cili u arrestua ditën e djeshme në Kamëz pasi hiqej si punonjës policie.
Burime nga Policia kanë konfirmuar se i riu ka shkuar edhe më tej në mashtrimet e tij, duke përdorur një email të rremë në emër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, me të cilin u dërgonte qytetarëve mesazhe si të ishte vetë drejtuesi i policisë.
Në këto mesazhe, ai prezantohej si Proda dhe u kërkonte qytetarëve që të takonin “komisarin Ervis Brasha”, duke i bërë të besonin se po vepronin me urdhër zyrtar. Sipas të njëjtave burime, dyshohet se disa persona që kishin probleme ligjore mund të kenë rënë pre e mashtrimit dhe të kenë dorëzuar para, por kjo pistë është ende nën hetim.
Po sipas burimeve, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ishte vënë në dijeni të veprimeve të tij përpara arrestimit, pasi ishte informuar nga një punonjës i Policisë Bashkiake të Tiranës.
Rezulton gjithashtu se Brasha kishte tentuar disa herë të bëhej pjesë e strukturave të rendit: më 27 dhjetor 2023 kishte aplikuar për Policinë Bashkiake, por u skualifikua, ndërsa më 18 shtator 2025 provoi të futej në Policinë e Burgjeve, ku gjithashtu nuk kaloi fazat e përzgjedhjes.
Kujtojmë se një ditë më parë, u raportua për arrestimin e 20-vjeçarit, i cili u kap duke lëvizur me automjetin e tij i veshur me uniformë dhe stema të ngjashme me ato të Policisë së Shtetit. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti katër dokumente identifikimi të dyshuara si të falsifikuara, një armë sportive, uniformë policie, 16 stema dhe grada të ndryshme, si dhe tre kapele me shenja policore.
Pas verifikimeve, u zbulua se i riu nuk kishte asnjë lidhje me strukturat e policisë, por kishte krijuar kontakte të shumta me efektivë të vërtetë, duke u prezantuar si koleg. Ai publikonte foto dhe video brenda institucioneve shtetërore, madje edhe në Akademinë e Sigurisë, ku shihej duke hyrë me automjet në ambientet e brendshme, pavarësisht se hyrja lejohet vetëm me autorizim zyrtar.
Burime nga policia kanë deklaruar se uniformat dhe gradat që mbante Brasha ishin origjinale, ndërsa i falsifikuar ishte vetëm dokumenti i identifikimit policor. Kjo ka ngritur dyshime të forta se ai mund t’i ketë siguruar nga punonjës të vërtetë policie apo përmes lidhjeve me persona brenda strukturave të rendit.
Hetimet vazhdojnë për të përcaktuar nëse 20-vjeçari ka pasur bashkëpunëtorë dhe për të zbuluar nëse është përfshirë në veprimtari të tjera kriminale, duke u shtirur si punonjës i Policisë së Shtetit. -

“Para droge”/ Reagon ashpër Buxhuku: Burime të padeklaruara, veprimtari të tjera kriminale
Drejtuesi i Konfindustrias, Gjergj Buxhuku, i ftuar në një emision televiziv, ka bërë një denoncim të fortë lidhur me investimet në Shqipëri. Sipas tij, gjatë 13–14 viteve të fundit, në vend janë investuar 100 miliardë euro në sektorin e ndërtimit dhe turizmit, që sipas tij, janë ‘para pa burime të qarta’.
Buxhuku deklaroi se, ‘kemi arritur në përfundimin që për t’ia bërë të lehtë edhe publikut, kemi arritur në përfundimin që në një analizë që ne kemi bërë, del që në 13–14 vite në Shqipëri, vetëm në sektorin e ndërtimit janë hedhur mbi 100 miliardë euro. Ndërtim dhe turizëm në thonjëza.’
Ai shtoi se i gjithë prodhimi kombëtar gjatë këtyre viteve, PBB-ja, është rreth 270–300 miliardë euro, duke theksuar se, ‘i bie që shqiptarët nuk kanë jetuar vetëm kanë punuar për të blerë, 100 miliardë. Pra, nuk ka rëndësi më të prodhosh në vend, nuk ka rëndësi më ti të inkuadrohesh në një ekonomi formale, por ti mund të jetosh me të ardhura të cilat ty të vijnë nga burime të padeklaruara, jo formale, ku i merr ti këto? I merr tek vendet e zhvilluara, apo jo? Kështu që, ky është rreziku kanceroz i madh i Shqipërisë, që mua në fakt më shqetëson shumë.’
Drejtuesi i Konfindustrias theksoi se bëhet fjalë për ‘para në sasi kolosale që vijnë nga jashtë, ose më saktë u grabiten atyre jashtë dhe vijnë këtu’, përmes aktiviteteve të paligjshme si trafiku i drogës, duke shtuar: ‘Që vjen nëpërmjet drogës, po themi. Drogës dhe veprimtarive të tjera kriminale që janë të lidhura. Të drogës po flasim. Nuk po flasim për punën e emigrantëve të ndershëm, natyrisht. Tani vjen një moment kur ti zmadhohesh shumë. Zmadhohesh shumë.
Nga sasitë që futen brenda. Nga një anë ty të bien mundësitë e brendshme, pra këto që thamë industri, prodhim e tjerë. Nga ana tjetër ti je gjithmonë e më i varur nga ato të cilat vijnë nga jashtë dhe janë sasira, parash të zeza, që u grabitën atyre në mënyra kriminale, kuptohet.
Atëherë logjikshëm është pyetja, çfarë do të ndodhi kur natyrshëm ato vende të cilat janë tubacioni i oksigjenit që të ushqen ty sot, Do ta mbyllin dhe është e natyrshme që do ta mbyllin. Atëherë këtu situata është katastrofike’, tha Buxhuku.