Pyetja nëse Bosnja e Hercegovina po hyn në rrjetin e borxheve dhe ndikimit politik të Pekinit shtrohet pas prezantimit të planit të ri pesëvjeçar të Kinës, i cili i premton Bosnjës partneritet “fitim-fitim” dhe mundësi investimi: nga infrastruktura dhe energjetika, përmes bujqësisë, e deri te teknologjitë e avancuara, si inteligjenca artificiale.
Derisa Pekini porosit se “ta ndjekësh Kinën hap pas hapi është njëlloj sikur ta ndjekësh mundësinë”, analistët bëjnë thirrje për “kujdes”.
Ata rikujtojnë modelet e deritanishme të bashkëpunimit që janë karakterizuar nga kontrata të fshehta, mungesë transparence, rreziqe ekologjike dhe ndikim gjithnjë e më i dukshëm politik i Kinës në çështjet e brendshme të Bosnjës, përcjell A2.
“Qasja kineze është gjithmonë strategjike dhe afatgjatë”, thotë Pippa Gallop nga rrjeti ndërkombëtar Bankwatch, i cili, ndër të tjera, merret me vëzhgimin e projekteve energjetike me pjesëmarrje kineze në Ballkanin Perëndimor.
Sipas saj, risi paraqet përfshirja “e pazakontë” e Kinës në punët e brendshme të Bosnjës.
Si shembull, ajo përmend fjalimin e përfaqësuesit të Kinës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në nëntor të këtij viti, gjatë të cilit, ai foli kundër përfaqësuesit të lartë në Bosnje, duke vënë në pikëpyetje edhe miratimin e Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë në kontekstin e “rritjes së tensioneve” në vend.
Ajo shton se Kina në vende si Bosnja, “jo vetëm që investon në projekte infrastrukturore, por edhe ndërton ngadalë ndikim përmes kredive, rrjeteve të kompanive dhe iniciativave kulturore”.
Këtë e mbështesin të dhënat e Agjencisë për Promovimin e Investimeve të Huaja në Bosnje, sipas të cilave nga viti 2010 deri në vitin 2022, Bosnja mori borxh te kreditorët kinezë mbi 2.44 miliardë dollarë, kryesisht për ndërtimin e autostradave, hidrocentraleve dhe termocentraleve.
Çfarë i ofron Kina Bosnjës në pesë vjetët e ardhshme?
Për “mundësitë e reja të bashkëpunimit” në kuadër të planit të ri pesëvjeçar kinez foli i ngarkuari me punë i Ambasadës së Kinës, Wang Guofei, në një kolumnë të botuar në nëntor.
Ai theksoi se Kina është “partneri më i madh tregtar i Bosnjës në Azi” dhe se plani i ri pesëvjeçar i Kinës “hap mundësi të reja” për lidhje ekonomike midis Kinës dhe Bosnjës.
“Jemi të gatshëm për bashkëpunim fitim-fitim mes Kinës dhe Bosnjës, për të krijuar një të ardhme më të mirë për popullin dhe qytetarët e të dyja vendeve”, deklaroi diplomati kinez.
Krahas projekteve ekonomike, ai paralajmëroi rritje të lidhjeve kulturore dhe turistike.
“Shtetasit kinezë do të udhëtojnë gjithnjë e më shumë jashtë vendit, ndërsa Bosnja, e pasur kulturorisht dhe piktoreske, po bëhet gjithnjë e më tërheqëse për kinezët”, thuhet në kolumnë.
Ambasada e Kinës në Bosnjë nuk iu përgjigj pyetjeve të Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë (REL) për atë se cilat projekte do të jenë në qendër të investimeve kineze në pesë vjetët e ardhshme.
Nuk janë dhënë as shpjegime pse disa projekte të kompanive kineze në Bosnje mbrohen nga kontrata të fshehta, as nëse ata mbështesin një praktikë të tillë jotransparente të biznesit në këtë vend.
Pushtetit në Bosnje (nuk) i përshtatet transparenca e projekteve kineze
Damjan Ozhegoviq nga Transparency International në Bosnje paralajmëron se “prej vitesh institucionet refuzojnë publikimin e informacioneve kyç për financimin dhe kushtet kontraktore, gjë që me të drejtë ngre dyshime për korrupsion”.
Sipas tij, “shumë informacione, përfshirë normat e interesit dhe afatet e shlyerjes, kurrë nuk kanë qenë publikisht të disponueshme”.
Si shembull, ai përmend ndërtimin e autostradës Banjallukë–Prijedor, ku TI BeH ka fituar madje pesë procese gjyqësore kundër ministrisë përkatëse të entitetit Republika Sërpska, e cila ende, pavarësisht vendimeve gjyqësore, refuzon të ofrojë qasje në modelin financiar.
Kontrata për ndërtimin e kësaj autostrade u nënshkrua në vitin 2018 me kompaninë China Shandong International Economic & Technical Cooperation Group Ltd., pjesë e Shandong Hi-Speed Group Co., Ltd., e cila hapi filial në Banjallukë për këtë qëllim.
Vlera e projektit ishte rreth 297 milionë euro për një rrugë 40 kilometra të gjatë.
Shtatë vjet më vonë, asnjë kilometër e autostradës nuk është përfunduar, ndërsa është miratuar rritje shtesë e çmimit të punimeve prej rreth 80 milionë eurosh, me arsyetimin se “janë shtrenjtuar materialet ndërtimore”.
Kontrata vazhdon të mbahet e fshehtë.
Ozhegoviq shton se autoritetet në Bosnje e kanë detyrimin ligjor të publikojnë informacione të rëndësisë publike, pavarësisht qëndrimit të investitorit privat apo të huaj.
Autoritetet në Bosnje pa përgjigje për mungesën e transparencës në projektet kineze
Radio Evropa e Lirë nuk ka marrë përgjigje nga Këshilli i Ministrave të Bosnjës, as nga qeveritë e të dy entiteteve – Federata e Bosnjës dhe Republika Sërpska – lidhur me akuzat për mungesë transparence në marrëveshjet me kompanitë kineze.
Po ashtu, autoritetet nuk kanë ofruar informacion për projektet e mundshme me Kinën në pesë vjetët e ardhshme.
E vetmja përgjigje e pjesshme erdhi nga Qeveria e Republika Sërpska, ku thuhet se entiteti ka “bashkëpunim të mirë” me Kinën në fusha të ndryshme dhe se janë “të hapur” për projekte të reja me “të gjithë investitorët e mundshëm”.
“Kompani shtetërore kineze po punojnë aktualisht në projekte të rëndësishme në Republikën Sërpska, si ndërtimi i hidrocentraleve Bistrica dhe Dabar, si dhe autostrada Banjallukë–Prijedor. Po ashtu, në bashkëpunim me partnerët kinezë është ndërtuar së fundmi spitali në Doboj, ndërsa planifikohen punimet në ndërtimin e pjesës së autostradës Beograd–Banjallukë, me fokus të veçantë në seksionin Vukosavlje–Bërçko”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë së Republikës Sërpska.
Bosnja duhet t’i shmanget “kurthit të projekteve kineze jotransparente”
Kina po forcon ndikimin ekonomik dhe politik në Ballkanin Perëndimor, dhe Bosnja është pjesë e këtij procesi, paralajmëron për REL-in Marko Banoviq, analist i Qendrës së Forenzikës Digjitale (DFC) nga Podgorica.
“Rreziku më i madh për Bosnjën janë kontratat jotransparente, kontrolli i dobët dhe pasojat ekologjike që shoqërojnë projektet e mëdha infrastrukturore”, thotë Banoviq.
Ai shton se fokusi i Kinës në vitet e ardhshme, përveç infrastrukturës, do të jetë në teknologjitë e informacionit, rrjetet 5G dhe inteligjencën artificiale, si dhe në rritjen e ndikimit kulturor përmes programeve arsimore.
Banoviq paralajmëron edhe për shembullin e Serbisë, ku investimet kineze sollën përfitime ekonomike, por edhe ndotje serioze, shkelje të të drejtave të punëtorëve dhe rënie të standardeve demokratike.
“Bosnja duhet të shmangë modelet që çojnë në varësi nga kapitali kinez dhe dobësimin e institucioneve, sepse kjo do të rrezikonte afatgjatë integrimin evropian”, përfundon Banoviq.
Paralajmërimet nga SHBA dhe BE
Gjatë një seance në Kongresin amerikan më 2 dhjetor, kryetari i Nënkomisionit për Evropën, Keith Self, paralajmëroi se Kina “po përdor marrëveshje ekonomike në të gjithë rajonin për të mbajtur aparatin e saj keqdashës dhe për të shfrytëzuar korrupsionin në Ballkanin Perëndimor”.
Ndërkaq, Këshilli Evropian për Marrëdhënie të Jashtme (ECFR), në raportin e tij të publikuar në mesin e nëntorit, e rendit Bosnjën ndër “shtetet më të ekspozuara ndaj ndikimit kinez në Ballkanin Perëndimor”, duke paralajmëruar se BE ende nuk ka një politikë të qartë ndaj angazhimit të vendeve kandidate me Kinën.
Theksohet se Pekini po e rrënjos gjithnjë e më thellë veten në sektorët e ekonomisë, industrisë dhe institucioneve në rajon, dhe se ish-presidenti i entitetit Republika Sërpska, Millorad Dodik, i shfrytëzon lidhjet me Rusinë dhe Kinën për të “siguruar mbijetesën politike dhe për të shmangur presionin ndërkombëtar”./ REL
Tag: bosnjë
-

A po hyn Bosnja në rrjetin e borxheve dhe ndikimit politik të Kinës?
-

Analiza: A po hyn Bosnja në rrjetin e borxheve dhe ndikimit politik të Kinës?
Pyetja nëse Bosnja e Hercegovina po hyn në rrjetin e borxheve dhe ndikimit politik të Pekinit shtrohet pas prezantimit të planit të ri pesëvjeçar të Kinës, i cili i premton Bosnjës partneritet “fitim-fitim” dhe mundësi investimi: nga infrastruktura dhe energjetika, përmes bujqësisë, e deri te teknologjitë e avancuara, si inteligjenca artificiale.- Advertisement –
Derisa Pekini porosit se “ta ndjekësh Kinën hap pas hapi është njëlloj sikur ta ndjekësh mundësinë”, analistët bëjnë thirrje për “kujdes”.
Ata rikujtojnë modelet e deritanishme të bashkëpunimit që janë karakterizuar nga kontrata të fshehta, mungesë transparence, rreziqe ekologjike dhe ndikim gjithnjë e më i dukshëm politik i Kinës në çështjet e brendshme të Bosnjës.
“Qasja kineze është gjithmonë strategjike dhe afatgjatë”, thotë Pippa Gallop nga rrjeti ndërkombëtar Bankwatch, i cili, ndër të tjera, merret me vëzhgimin e projekteve energjetike me pjesëmarrje kineze në Ballkanin Perëndimor.
Sipas saj, risi paraqet përfshirja “e pazakontë” e Kinës në punët e brendshme të Bosnjës.
Si shembull, ajo përmend fjalimin e përfaqësuesit të Kinës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në nëntor të këtij viti, gjatë të cilit, ai foli kundër përfaqësuesit të lartë në Bosnje, duke vënë në pikëpyetje edhe miratimin e Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë në kontekstin e “rritjes së tensioneve” në vend.
Ajo shton se Kina në vende si Bosnja, “jo vetëm që investon në projekte infrastrukturore, por edhe ndërton ngadalë ndikim përmes kredive, rrjeteve të kompanive dhe iniciativave kulturore”.
Këtë e mbështesin të dhënat e Agjencisë për Promovimin e Investimeve të Huaja në Bosnje, sipas të cilave nga viti 2010 deri në vitin 2022, Bosnja mori borxh te kreditorët kinezë mbi 2.44 miliardë dollarë, kryesisht për ndërtimin e autostradave, hidrocentraleve dhe termocentraleve.
Çfarë i ofron Kina Bosnjës në pesë vjetët e ardhshme?
Për “mundësitë e reja të bashkëpunimit” në kuadër të planit të ri pesëvjeçar kinez foli i ngarkuari me punë i Ambasadës së Kinës, Wang Guofei, në një kolumnë të botuar në nëntor.
Ai theksoi se Kina është “partneri më i madh tregtar i Bosnjës në Azi” dhe se plani i ri pesëvjeçar i Kinës “hap mundësi të reja” për lidhje ekonomike midis Kinës dhe Bosnjës.
“Jemi të gatshëm për bashkëpunim fitim-fitim mes Kinës dhe Bosnjës, për të krijuar një të ardhme më të mirë për popullin dhe qytetarët e të dyja vendeve”, deklaroi diplomati kinez.
Krahas projekteve ekonomike, ai paralajmëroi rritje të lidhjeve kulturore dhe turistike.
“Shtetasit kinezë do të udhëtojnë gjithnjë e më shumë jashtë vendit, ndërsa Bosnja, e pasur kulturorisht dhe piktoreske, po bëhet gjithnjë e më tërheqëse për kinezët”, thuhet në kolumnë.
Ambasada e Kinës në Bosnjë nuk iu përgjigj pyetjeve të Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë (REL) për atë se cilat projekte do të jenë në qendër të investimeve kineze në pesë vjetët e ardhshme.
Nuk janë dhënë as shpjegime pse disa projekte të kompanive kineze në Bosnje mbrohen nga kontrata të fshehta, as nëse ata mbështesin një praktikë të tillë jotransparente të biznesit në këtë vend.
Pushtetit në Bosnje (nuk) i përshtatet transparenca e projekteve kineze
Damjan Ozhegoviq nga Transparency International në Bosnje paralajmëron se “prej vitesh institucionet refuzojnë publikimin e informacioneve kyç për financimin dhe kushtet kontraktore, gjë që me të drejtë ngre dyshime për korrupsion”.
Sipas tij, “shumë informacione, përfshirë normat e interesit dhe afatet e shlyerjes, kurrë nuk kanë qenë publikisht të disponueshme”.
Si shembull, ai përmend ndërtimin e autostradës Banjallukë–Prijedor, ku TI BeH ka fituar madje pesë procese gjyqësore kundër ministrisë përkatëse të entitetit Republika Sërpska, e cila ende, pavarësisht vendimeve gjyqësore, refuzon të ofrojë qasje në modelin financiar.
Kontrata për ndërtimin e kësaj autostrade u nënshkrua në vitin 2018 me kompaninë China Shandong International Economic & Technical Cooperation Group Ltd., pjesë e Shandong Hi-Speed Group Co., Ltd., e cila hapi filial në Banjallukë për këtë qëllim.
Vlera e projektit ishte rreth 297 milionë euro për një rrugë 40 kilometra të gjatë. Shtatë vjet më vonë, asnjë kilometër e autostradës nuk është përfunduar, ndërsa është miratuar rritje shtesë e çmimit të punimeve prej rreth 80 milionë eurosh, me arsyetimin se “janë shtrenjtuar materialet ndërtimore”.
Kontrata vazhdon të mbahet e fshehtë. Ozhegoviç shton se autoritetet në Bosnje e kanë detyrimin ligjor të publikojnë informacione të rëndësisë publike, pavarësisht qëndrimit të investitorit privat apo të huaj.
Autoritetet në Bosnje pa përgjigje për mungesën e transparencës në projektet kineze
Radio Evropa e Lirë nuk ka marrë përgjigje nga Këshilli i Ministrave të Bosnjës, as nga qeveritë e të dy entiteteve – Federata e Bosnjës dhe Republika Sërpska – lidhur me akuzat për mungesë transparence në marrëveshjet me kompanitë kineze.
Po ashtu, autoritetet nuk kanë ofruar informacion për projektet e mundshme me Kinën në pesë vjetët e ardhshme.
E vetmja përgjigje e pjesshme erdhi nga Qeveria e Republika Sërpska, ku thuhet se entiteti ka “bashkëpunim të mirë” me Kinën në fusha të ndryshme dhe se janë “të hapur” për projekte të reja me “të gjithë investitorët e mundshëm”.
“Kompani shtetërore kineze po punojnë aktualisht në projekte të rëndësishme në Republikën Sërpska, si ndërtimi i hidrocentraleve Bistrica dhe Dabar, si dhe autostrada Banjallukë–Prijedor.
Po ashtu, në bashkëpunim me partnerët kinezë është ndërtuar së fundmi spitali në Doboj, ndërsa planifikohen punimet në ndërtimin e pjesës së autostradës Beograd–Banjallukë, me fokus të veçantë në seksionin Vukosavlje–Bërçko”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë së Republikës Sërpska.
Bosnja duhet t’i shmanget “kurthit të projekteve kineze jotransparente”
Kina po forcon ndikimin ekonomik dhe politik në Ballkanin Perëndimor, dhe Bosnja është pjesë e këtij procesi, paralajmëron për REL-in Marko Banoviç, analist i Qendrës së Forenzikës Digjitale (DFC) nga Podgorica.
“Rreziku më i madh për Bosnjën janë kontratat jotransparente, kontrolli i dobët dhe pasojat ekologjike që shoqërojnë projektet e mëdha infrastrukturore”, thotë Banoviç.
Ai shton se fokusi i Kinës në vitet e ardhshme, përveç infrastrukturës, do të jetë në teknologjitë e informacionit, rrjetet 5G dhe inteligjencën artificiale, si dhe në rritjen e ndikimit kulturor përmes programeve arsimore.
Banoviç paralajmëron edhe për shembullin e Serbisë, ku investimet kineze sollën përfitime ekonomike, por edhe ndotje serioze, shkelje të të drejtave të punëtorëve dhe rënie të standardeve demokratike.
“Bosnja duhet të shmangë modelet që çojnë në varësi nga kapitali kinez dhe dobësimin e institucioneve, sepse kjo do të rrezikonte afatgjatë integrimin evropian”, përfundon Banoviç.
Paralajmërimet nga SHBA dhe BE
Gjatë një seance në Kongresin amerikan më 2 dhjetor, kryetari i Nënkomisionit për Evropën, Keith Self, paralajmëroi se Kina “po përdor marrëveshje ekonomike në të gjithë rajonin për të mbajtur aparatin e saj keqdashës dhe për të shfrytëzuar korrupsionin në Ballkanin Perëndimor”.
Ndërkaq, Këshilli Evropian për Marrëdhënie të Jashtme (ECFR), në raportin e tij të publikuar në mesin e nëntorit, e rendit Bosnjën ndër “shtetet më të ekspozuara ndaj ndikimit kinez në Ballkanin Perëndimor”, duke paralajmëruar se BE ende nuk ka një politikë të qartë ndaj angazhimit të vendeve kandidate me Kinën.
Theksohet se Pekini po e rrënjos gjithnjë e më thellë veten në sektorët e ekonomisë, industrisë dhe institucioneve në rajon, dhe se ish-presidenti i entitetit Republika Sërpska, Millorad Dodik, i shfrytëzon lidhjet me Rusinë dhe Kinën për të “siguruar mbijetesën politike dhe për të shmangur presionin ndërkombëtar”./REL/
-

Gjykata e Bosnjës rrëzoi SKY ECC/ Manjani: Gjykatat tona janë si ‘bufi’
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Tuzlës në Bosnje për rrëzimin e përdorimit të të dhënave të SKY ECC.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Manjani shkruan se gjykata në Bosnje ka përdorur argumentet që ai dhe avokati Gurali Brahimllari kanë paraqitur prej më shumë se dy vite e gjysmë në gjykatat shqiptare.
“Por hiç! Gjykatat tona janë si bufi. Ja, na dëgjojnë komshinjtë”, shkruan Manjani ndër të tjera.
Reagimi i plotë:
Hej dreq o punë!
Flasim ne këtu e na dëgjojnë komshinjtë.
Rrezimin e të dhënave të SKY ECC, gjykata e Bosnjes e ka bërë fiks, po fiks me ato argumente të Gurali Brahimllari dhe unë kemi 2 vite e gjysëm që i paraqesim në gjykatat tona.
Ore thuaju ti se janë përgjime masive, jo të individualizuara; janë të papërdorshme se nuk dihet se çfarë janë e nga vijnë këto të dhëna; janë të dhëna që vetëm shërbimet sekrete i sigurojnë dhe i përdorin për qëllimet e tyre; janë jo autentike dhe nuk mund të nxjerrësh konklione të drejta mbi to; etj etj etj.
Por hiç!
Gjykatat tona janë si bufi.
Ja, na dëgjojnë komshinjtë.
Gjykata e Tuzlës në Bosnje, e ka rrëzuar përdorimin e tyre, përgjatë gjykimin të një grupi kriminal.
E kuptoni apo jo?!
Edhe gjykata e Bosnjës ka më shumë kurajo për ligjshmëri dhe proçes të rregullt ligjor.
Gjykata jonë thjesht mbron SPAK-un, për ato arsye që i kemi thënë… -

Manjani: Gjykata e Bosnjës rrëzoi SKY ECC, ndërsa gjykatat tona janë si ‘bufi’
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Tuzlës në Bosnje për rrëzimin e përdorimit të të dhënave të SKY ECC.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Manjani shkruan se gjykata në Bosnje ka përdorur argumentet që ai dhe avokati Gurali Brahimllari kanë paraqitur prej më shumë se dy vite e gjysmë në gjykatat shqiptare.
“Por hiç! Gjykatat tona janë si bufi. Ja, na dëgjojnë komshinjtë”, shkruan Manjani ndër të tjera.
Reagimi i plotë:
Hej dreq o punë!
Flasim ne këtu e na dëgjojnë komshinjtë.
Rrezimin e të dhënave të SKY ECC, gjykata e Bosnjes e ka bërë fiks, po fiks me ato argumente të Gurali Brahimllari dhe unë kemi 2 vite e gjysëm që i paraqesim në gjykatat tona.
Ore thuaju ti se janë përgjime masive, jo të individualizuara; janë të papërdorshme se nuk dihet se çfarë janë e nga vijnë këto të dhëna; janë të dhëna që vetëm shërbimet sekrete i sigurojnë dhe i përdorin për qëllimet e tyre; janë jo autentike dhe nuk mund të nxjerrësh konklione të drejta mbi to; etj etj etj.
Por hiç!
Gjykatat tona janë si bufi.
Ja, na dëgjojnë komshinjtë.
Gjykata e Tuzlës në Bosnje, e ka rrëzuar përdorimin e tyre,përgjatë gjykimin të një grupi kriminal.
E kuptoni apo jo?!
Edhe gjykata e Bosnjës ka më shumë kurajo për ligjshmëri dhe proçes të rregullt ligjor.
Gjykata jonë thjesht mbron SPAK-un, për ato aresye që i kemi thënë… -

Bosnje dhe Hercegovina lë pas monopolin rus
Pas gati gjysmë shekulli varësie të plotë nga gazi rus, Bosnje dhe Hercegovina mund të lidhet me tregun global të energjisë, falë iniciativës amerikane për të ndërtuar një gazsjellës drejt Kroacisë. Projekti i cili do të ishte investimi i parë i madh i drejtpërdrejtë amerikan në sektorin e energjisë në këtë pjesë të Evropës, mund të fillojë që vitin e ardhshëm, konfirmuan Ambasada amerikane dhe autoritetet e Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës. Deri më tani, gazsjellësit në Evropën Juglindore janë ndërtuar nga kompani evropiane ose lokale, ndërsa kompanitë amerikane kanë ofruar kryesisht shërbime konsulence.
Projekti nëse realizohet do të shënojë një pikë kthese. Për herë të parë, Bosnje dhe Hercegovina do të merrte gaz direkt përmes terminalit LNG në ishullin Kërk në Kroaci, duke diversifikuar kështu burimet e energjisë dhe duke zvogëluar varësinë nga Rusia. Por, as Qeveria e Federatës dhe as Ambasada amerikane në Bosnje dhe Hercegovinë nuk kanë njoftuar ende se cila kompani është e interesuar për këtë projekt. Gjatë dy muajve të fundit, zyrtarët amerikanë, përfshirë zëvendësit e sekretarit të Shtetit Mark Fleming, Joshua Voltz dhe Daniel J. Lawton, sekretarët e Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Chris Wright dhe Doug Burgum, dhe kongresistët Mike Turner dhe Donald Norcross, kanë zhvilluar një sërë takimesh me autoritetet në Bosnje dhe Hercegovinë.Ambasada amerikane në Sarajevë, pas një sërë takimesh me autoritetet lokale, ka thënë se “synimi është që puna të fillojë që vitin e ardhshëm”. Projekti i Ndërlidhjes Jugore të gazit është më shumë se 20 vjeç, dhe ky tubacion do ta lidhte Bosnje dhe Hercegovinën me rrjetin kroat dhe terminalin e gazit të lëngshëm natyror (LNG) në ishullin Kërk, ku afërsisht 60 për qind e gazit vjen nga SHBA-ja dhe pjesa tjetër nga Lindja e Mesme. Në të ardhmen, ai do të lidhej gjithashtu me tubacionin e gazit nga Kroacia në Shqipëri dhe më tej në Azerbajxhan dhe në rajonin Kaspik. Kapaciteti i planifikuar më parë i Ndërlidhjes Jugore është gjashtë herë më i madh se nevojat aktuale të Bosnje dhe Hercegovinës dhe, në të ardhmen, ky gazsjellës mund të zgjerohet në Bosnjën veriore, ku më parë ishte planifikuar një strukturë e magazinimit të gazit, dhe më tej drejt Serbisë.
Si u gjend Bosnje dhe Hercegovina në hartën energjetike të SHBA-së?
“Bosnje dhe Hercegovina është jashtëzakonisht e cenueshme në aspektin e energjisë, pasi mbështetet në energjinë hidroelektrike dhe qymyr, ndërsa pjesa e gazit është shumë e vogël. Ndërtimi i Ndërlidhjes Jugore do ta rriste përdorimin e gazit dhe do t’i jepte fund varësisë nga Gazprom-i [rus], duke siguruar qasje në tregun global”, thotë për Radion Evropa e Lirë Aliaksandr Novikau, profesor i Sigurisë Energjetike në Universitetin IUS të Sarajevës. Ai thotë se anëtarët e Këshillit Kombëtar për Dominim të Energjisë (NEDC) në SHBA, i cili përfshin zyrtarë të lartë nga Departamenti i Shtetit dhe ministri të tjera, kanë deklaruar shprehimisht se ekziston një strategji për t’i zgjeruar eksportet e gazit amerikan në Evropë dhe se kompanitë amerikane ka të ngjarë të marrin pjesë në ndërtimin dhe menaxhimin e tubacionit.
Bosnje dhe Hercegovina, thotë Novikau, mund të bëhet një vend transit për gazin natyror që rrjedh nga Deti Adriatik në tregjet fqinje. Kjo do ta bënte projektin fitimprurës për një investitor që do të gjeneronte të ardhura përmes mbledhjes së tarifave të transitit, në vend që të mbështetej vetëm në konsumin e ulët vendas brenda Bosnje dhe Hercegovinës. Aktualisht, janë dy subjekte importuese të gazit rus që operojnë në Bosnje dhe Hercegovinë. Energoinvest importon gazin për Federatën e Bosnje dhe Hercegovinës, ndërsa Gas-Res importon gazin për Republikën Sërpska.
Gjithashtu, ekzistojnë edhe dy operatorë të të vetmit gazsjellës ekzistues, i cili shtrihet nga Zvorniku në Bosnjën lindore deri në Sarajevë, e më pas drejt Zenicës dhe Bosnjës së mesme. BH-Gas menaxhon pjesën që kalon nëpër Federatë, ndërsa në territorin e Republikës Sërpska menaxhon Gas Promet, i cili kontrollohet kryesisht nga kompania serbe, SrbijaGas. Diversifikimi nga gazi rus është në përputhje me objektivat më të gjera të sigurisë energjetike të Bashkimit Evropian, ndërsa Bullgaria ka njoftuar se do ta ndalojë transitin e gazit rus nëpër territorin e saj deri në vitin 2028.
Me ndërtimin e Ndërlidhjes Jugore, Bosnje dhe Hercegovina do të lidhej jo vetëm me terminalin kroat të gazit të lëngshëm në ishullin Kërk, por edhe me gazsjellësin e ardhshëm Adriatik-Jon (IAP), që pritet të shtrihet nga Kroacia drejt Shqipërisë. Ky gazsjellës do të lidhej me Gazsjellësin ekzistues Trans-Adriatik (TAP), i cili transporton gaz nga Azerbajxhani dhe rajoni i Kaspikut drejt Italisë.
Çfarë duhet të bëjnë autoritetet në Bosnje dhe Hercegovinë?
Ligji që rregullon ndërtimin e Ndërlidhjes Jugore të gazit u miratua në janar të këtij viti nga Parlamenti i Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës, paçka kundërshtimeve nga partitë e mbledhura rreth Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ) në Bosnje dhe Hercegovinë. Ato kanë propozuar krijimin e një kompanie të re për të menaxhuar projektin dhe kanë këmbëngulur se kompania shtetërore BH-Gas nuk ka kapacitet për ta zbatuar atë. BH-Gas është e listuar në ligj si investitor ekskluziv, me privilegje të tilla si përjashtimi nga pagesa e kompensimit për tokën nëpër të cilën do të kalojë tubacioni i gazit. Ligji, aktualisht, nuk lejon përfshirjen e një koncesionari privat.
“Duke pasur parasysh se është arritur një marrëveshje midis të gjithë aktorëve politikë, përfshirë partnerët tanë nga Shtetet e Bashkuara, ligji në fuqi do të duhet të ndryshohet”, thotë për Radion Evropa e Lirë Damir Mashiq i Partisë Social-Demokratike të Bosnje dhe Hercegovinës në pushtet, njëherësh një nga pjesëmarrësit në takimet për këtë temë, të organizuara nga Ambasada amerikane.
Sllaven Raguzh i Partisë Republikane Kroate, gjithashtu pjesëmarrës në bisedime, thotë për Radion Evropa e Lirë se janë duke u zhvilluar negociata për një të ashtuquajtur kontratë BOT (“Ndërto-Opero-Transfero”). “Ata po hyjnë në tregje të reja që janë interesante për ta, por ku situata politike dhe ekonomike është komplekse. Është një lloj partneriteti publik-privat, ku investitori mban të gjitha kostot. Gjatë një periudhe të dakorduar, zakonisht 30 vjet, ata e kthejnë investimin dhe më pas e transferojnë atë në mjedisin lokal”, shpjegon Raguzh për Radion Evropa e Lirë.
Nëse investitori amerikan do ta fitonte koncesionin, BH-Gas mund të mbetej partner minoritar, operator teknik ose qiramarrës i kapaciteteve. Në të gjithë skenarët, investitori privat do të kishte kontrollin kryesor, dhe kompania publike BH-Gas do të kishte një rol të kufizuar. “Nëse gjërat shkojnë në atë drejtim”, thotë Raguzh, “përveç ligjit për këtë tubacion të ri gazi, një grup ligjesh do të duhej të ndryshohej gjithashtu, duke përfshirë ligjet për shpronësimin, koncesionet dhe vetëqeverisjen lokale”.
Admir Çavalliq nga Partia opozitare për Bosnje dhe Hercegovinën thotë për Radion Evropa e Lirë se partia e tij është gati ta mbështesë këtë projekt. “Gjeopolitikisht, ndoshta opsioni më i mirë është që të ketë një interes konkret amerikan në këtë rrëfim”, thotë ai. BH-Gas, si një kompani publike, ka të drejtë të shpronësojë tokë në pronësi të komunave dhe kantoneve pa kompensim. Kompanitë private nuk e kanë një privilegj të tillë. Rruga e gazsjellësit kalon gjithashtu nëpër tokë shtetërore, e cila, për shkak të vendimit të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë, nuk mund të asgjësohet derisa të miratohet një ligj për pronën shtetërore në nivelin e Bosnje dhe Hercegovinës.
Përfaqësuesit politikë nga Republika Sërpska kanë bllokuar miratimin e një ligji të tillë për vite me radhë. Përfaqësuesi i lartë, Christian Schmidt, është informuar për problemin në mes të muajit të kaluar. Ai ka thënë se ndalimi për asgjësimin e pronës shtetërore “duhet të zbutet” kur bëhet fjalë për projektet e zhvillimit. Ministri i Energjisë, Vedran Llakiq, nuk iu përgjigj thirrjeve të Radios Evropa e Lirë për komente në këtë temë. /REL/ -

Goditje e fortë hetimeve/ Gjykata e Tuzlës në Bosnje: SKY ECC nuk vlen më si provë
Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si trajtohen çështjet penale në Bosnje dhe në gjithë rajonin. Në çështjen 03OK019233 K3, kjo gjykatë ka rrëzuar provat e siguruara përmes përgjimit dhe deshifrimit të aplikacionit SKY ECC, duke vënë në pikëpyetje gjithë konceptin e përdorimit të komunikimeve të hakura si bazë për dënime.
Vendimi godet drejtpërdrejt praktikën e viteve të fundit, ku mesazhet e SKY, ANOM apo platformave të tjera të koduara janë përdorur si prova kryesore në shumë procese. Gjykata arsyeton se mbrojtja nuk ka asnjë mundësi ta verifikojë ligjshmërinë e mbledhjes së këtyre të dhënave, sepse mungon çdo akt apo urdhër zyrtar që tregon kush i ka mbledhur, kur, për cilën arsye dhe me cilin autorizim ligjor. Pranimi i tyre, sipas vendimit, do të cenonte nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut që garanton të drejtën për gjykim të drejtë dhe kontradiktoritet.
Gjykata ngriti edhe dyshimin më të rëndë – se i gjithë operacioni i deshifrimit të SKY ka qenë mbikëqyrje masive, jo përgjim i synuar, gjë që bie ndesh me standardet e procedurës penale. Duke qenë se mijëra persona janë survejuar jashtë çdo juridiksioni kombëtar, përfshirë edhe ata që nuk ishin nën hetim, gjykata arrin në përfundimin se provat janë komprometuar në vetë burimin e tyre.
Po ashtu kërkohet të sqarohet nëse të dhënat e SKY janë prova reale apo vetëm traza të papërpunuara të marra nga shërbime inteligjente në mënyrë të panjohur. Mungesa e informacionit për mënyrën e grumbullimit, qasjen, ruajtjen dhe shkatërrimin e materialeve krijon rrezikun që gjykatat të legalizojnë prova të mbledhura duke shkelur të drejtat themelore të qytetarëve.
Ky vendim e çon debatin në një nivel krejt të ri. Për herë të parë, një gjykatë e rangut të lartë në Bosnje po vendos qartë se përgjimet dhe komunikimet e hakura nuk mund të jenë prova kyçe në gjyq, nëse nuk janë mbledhur sipas rregullave të një procesi të drejtë dhe transparent.
Avokatët dhe ekspertët e drejtësisë ndërkohë e shohin këtë vendim si sinjal të fuqishëm se epoka e dënimeve të bazuara vetëm mbi SKY po shkon drejt fundit dhe se standardet evropiane për të drejtat e njeriut po marrin më në fund peshën që meritojnë edhe në rajon. -

Krimineli serb i luftës në Bosnjë i shpëton dënimit, duke luftuar për Rusinë
Novak Stjepanoviç, i dënuar për krime lufte në Serbi, është parë duke luftuar për forcat ruse në Ukrainë.
Ai publikoi foto në maj nga Donetsku i pushtuar, i veshur me uniformë të ushtrisë ruse dhe i armatosur. Stjepanoviç ishte shpallur fajtor për vrasje, torturë, dhunim seksual dhe abuzime ndaj civilëve boshnjakë në zonën e Bratunacit në vitin 1992.
Në dhjetor 2024 ai u dënua me 10 vite burg, ndërsa Gjykata e Apelit në qershor 2025 e rriti dënimin në 13 vite. Megjithatë, ai kishte braktisur Serbinë, përpara se të jepeshin vendimet përfundimtare. Autoritetet serbe konfirmuan se gjatë procesit, nuk iu ndalua lëvizja jashtë vendit.Viktimat e tij shprehën zhgënjim të thellë dhe humbjen e besimit tek drejtësia. Ndërkohë, Bosnja ka hapur një hetim të ri ndaj Stjepanoviç për vrasjen e gjashtë civilëve të tjerë në Bratunac. Prokuroria boshnjake pretendon se dokumentet që Serbia tha se mungonin, ishin në dosje që në dorëzimin e parë.
Në Ukrainë, Stjepanoviç është fotografuar me armë dhe pajisje ushtarake ruse në zonat e luftimeve. Ai madje është tallur në rrjete sociale duke thënë se “po luan pak luftërash në Rusi”.
Pavarësisht ligjeve në Serbi e Bosnjë, që ndalojnë pjesëmarrjen në konflikte të huaja, raste si ky tregojnë boshllëqe të mëdha në zbatimin e tyre. /BIRN/ -

Protestë e punonjësve të televizionit shtetëror të Bosnjë e Hercegovinës
Punonjësit e Radiotelevizionit të Bosnjë e Hercegovinës (BHRT) protestuan kundër shpërfilljes së gjatë të detyrimeve ligjore, moszbatimit të ligjit të televizionit dhe mbylljes së menjëhershme të transmetuesit, raporton Anadolu.
Të mbledhur para ndërtesës së parlamentit në kryeqytetin Sarajevë, punonjësit e transmetuesit publik BHRT kërkuan që autoritetet të zbatojnë detyrimet ligjore dhe t’i japin fund kërcënimit të mbylljes së transmetuesit.
Punonjësit deklaruan se për shkak të mungesës së fondeve, ata po operojnë me pajisje teknike të vjetruara dhe jofunksionale, kanë qasje të kufizuar në terren, projektet e programeve janë vonuar dhe stafi i kualifikuar është larguar nga transmetuesi, duke rrezikuar detyrën e tyre për të informuar qytetarët.
Punonjësit thanë se transmetuesi po përballet me kërcënimin e mbylljes dhe po kërkojnë mbështetje nga qytetarët, nuk po kërkojnë mbështetje nga politikanët, duke i fajësuar ata për situatën e tyre aktuale.
Drejtori i Përgjithshëm i BHRT-së, Belmin Karamehmedoviq tha se atyre u janë dhënë vetëm premtime dhe se kanë ngecur prej vitesh.
Punonjësit ngritën studio brenda tendave të ngritura përpara ndërtesës së parlamentit dhe bënë një transmetim të drejtpërdrejtë special të titulluar “Mos e mbyllni BHRT-në”.
-

Tri dekada pas Marrëveshjes së Dejtonit, brezi i ri nën hijen e të ’90-tave
E lindur një vit pas marrëveshjes që i dha fund luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, Ella Lubiq nga Mostari i përket një brezi që ka trashëguar pasojat e saj: shkollat e ndara, tensionet e vazhdueshme politike dhe traumat e prindërve.
E rritur në këtë qytet, i cili gjatë viteve të luftës në të ’90-at ishte skenë e konflikteve të ashpra, Ella ka ndjekur shkolla që edhe sot i ndajnë nxënësit sipas përkatësisë etnike.
“Na imponohej të përcaktoheshim për njërën apo tjetrën anë. Por, unë isha rebele dhe nuk pranoja, sepse më dukej sikur do të hiqja një pjesë të vetes dhe të rrënjëve të mia”, thotë 29-vjeçarja.
Bosnje dhe Hercegovina shënon sot përvjetorin e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, e cila më 21 nëntor, 1995, i dha fund luftës, pas gati katër vjetësh.
Përveçse ndali gjakderdhjen, marrëveshja i solli këtij vendi një sistem arsimor të ndarë etnikisht dhe të politizuar, me plane të ndryshme mësimore dhe interpretime të ndryshme të ngjarjeve të luftës.
Simbol i këtyre ndarjeve brenda shkollave është bërë modeli i njohur si “dy shkolla nën një çati”, i përhapur në pjesën qendrore dhe jugore të vendit.
Ato janë shkolla ku, me programe të ndryshme mësimore, nxënësit boshnjakë ndjekin mësimin në njërën pjesë të ndërtesës, ndërsa nxënësit kroatë në pjesën tjetër.
Përkatësitë etnike
Duke kujtuar vitet e shkollës, Ella thotë se nuk mësohej shumë për luftën e viteve ‘90, e as për të dhëna konkrete si Marrëveshja e Paqes e Dejtonit.
“Gjithçka ishte shumë sterile. Përmendej vetëm kur ndodhi lufta dhe kur u nënshkrua Dejtoni, dhe kaq. Nuk flitej se kush ishte fajtor e kush i pafajshëm, ndërsa për krimet nuk mësuam asgjë. Ndoshta, kjo edhe ishte mirë, sepse si shoqëri nuk kishim kapacitet t’u qaseshim atyre temave”, thotë Ella.
Por ndarjet, sipas saj, ndiheshin në çdo hap.
“Sidomos për mua, si fëmijë nga një ‘martesë e përzier’. U rritëm sikur në mjegull, me imponimin e ndarjeve dhe të idesë se i përkisnim njërit apo tjetrit grup etnik. Vetëm në fakultet e kuptova se Marrëveshja jonë e Dejtonit nuk ishte demokratike, edhe pse ne e pranonim si realitet në të cilin jetonim, pa e vënë në pikëpyetje”, thotë Ella.
Ajo sot punon si profesoreshë e psikologjisë dhe sociologjisë në një shkollë të mesme në Mostar.
“Deri vonë, nuk isha e vetëdijshme se sa shumë më kishte formësuar ai sistem, por në një mënyrë të mirë… sepse kokëfortësia dhe rebelimi mbetën tek unë dhe më motivuan të luftoj për gjërat e duhura. Sot, jam krenare që nuk u dorëzova, por shumë nga bashkëmoshatarët e mi ‘u thyen’ nga presioni i shoqërisë”, shprehet Ella.
Ajo vlerëson se situata në Mostar – qytetin që ishte bërë sinonim i ndarjeve etnike në Bosnje dhe Hercegovinë pas Marrëveshjes së Dejtonit – është pak më e mirë sot.
“Mendoj se kjo ndarje e detyruar vjen kryesisht nga sistemi. Spitalet tona janë të ndara, shkollat, kopshtet dhe gjithçka që mund të mendosh…”, thotë ajo.
Për shkak të një moratoriumi të Këshillit të Evropës, nxënësit e shkollave fillore në Bosnje dhe Hercegovinë nuk mësuan për luftën deri në vitin 2018, ndërsa tekstet e sotme shkollore e interpretojnë atë ndryshe-ndryshe.
Njëzetvjeçari Alosha nga Banjalluka thotë se sistemet arsimore në Bosnje dhe Hercegovinë përfaqësojnë versione dhe perspektiva të ndryshme të luftës së viteve ‘90.
Por, shton se të rinjtë janë gjithashtu të ekspozuar ndaj ndikimeve më të mëdha, nga burime të tjera që nxisin përçarje.
“Unë besoj se një doktrinë shumë më e fortë ka mbizotëruar menjëherë pas luftës dhe se ajo është ende e pranishme në disa zona rurale. Megjithatë, në zonat urbane nuk ndihet një polarizim i tillë”, thotë Alosha.
Ai beson se shkollat e ndara nuk i kanë formësuar të rinjtë në një mënyrë të keqe, por as nuk i kanë bashkuar ata.
“Duhet të ketë një kurrikulë unike që do t’u ofronte të rinjve një pamje unike të ngjarjeve historike dhe kontekstit shoqëror. Megjithatë, në klimën aktuale politike, dyshoj se një program i tillë mund të ketë sukses”, thotë 20-vjeçari.
Shkollat si poligone politike
Në publikimin “Politikat arsimore në Bosnje dhe Hercegovinë pas Dejtonit: Arsimi laik në nofullat e etno-politikës”, Stefan Elezoviq i përshkruan shkollat si “inkubatorë të ideve klero-nacionaliste, aspiratave separatiste dhe qëndrimeve diskriminuese të politikave lokale”.
“Ky është botëkuptimi i rrymave aktuale politike në pushtet, të cilat i shndërrojnë klasat e shkollave në poligone politike”, thotë Elezoviq, i cili është student doktorature në Fakultetin e Shkencave Politike në Banjallukë.
Ai thotë se sistemi arsimor në Bosnje dhe Hercegovinë dhe e gjithë politika kulturore i nënshtrohen etno-politikës, e cila u imponon të rinjve tema nga e kaluara e luftës.
“Jemi në vitin 2025. Këto tema lidhen me shekullin e kaluar dhe nuk u interesojnë, pavarësisht se sa u imponohen nga politika zyrtare”, thotë Elezoviq.
Të rinjtë, sipas tij, janë të gatshëm për dialog dhe ndryshim, por problemi është se përpjekjet e tilla bllokohen nga një sistem që nuk i pranon ata që janë kritikë.
“Ne kemi një politikë që është e orientuar drejt përçarjes dhe ajo zbatohet tash e 30 vjet. Ata që nuk përshtaten me të, që mendojnë ndryshe, mund të kërkojnë të ardhme vetëm jashtë vendit. Vërej se brezat e rinj nuk janë të prirë drejt radikalizmit. Megjithatë, nuk janë as të gatshëm të jenë aktivë në proceset demokratike… Janë apolitikë”, thotë Elezoviq.
“Të rinjtë janë lodhur”
Tri dekada pas përfundimit të luftës, shumë hulumtime tregojnë se brezat e rinj rriten në komunitete etnikisht homogjene, të izoluar dhe me shumë pak njohuri për “të tjerët”.
Që prej vitesh, bashkësia ndërkombëtare ka paralajmëruar se instrumentalizimi politik mund të çojë në një izolim edhe më të madh të fëmijëve.
Sistemi arsimor funksionon në mënyrë të tillë që fëmijët nuk kanë mundësi të vizitojnë e të njohin bashkëmoshatarët e tyre nga komunitetet e tjera, thuhet në një hulumtim për dialogun ndërkulturor që Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, UNDP, publikoi në vitin 2021.
Megjithatë, disa të rinj thonë se po i thyejnë kufijtë e imponuar imagjinarë.
Mia, 22 vjeçe nga Sarajeva, thotë se rrallë e prek temën e luftës në biseda, por se ajo ngrihet vazhdimisht në narrativët politikë.
“Të rinjtë nuk merren me këtë – gjë që është shumë mirë, sepse unë kurrë nuk kam qenë e padëshiruar diku. Problemi është se shkollat mësojnë ndryshe, por kjo nuk është edhe aq e rëndësishme, sepse është edhe edukimi në shtëpi, domethënë mënyra se si ndikojnë prindërit”, thotë Mia.
Sipas saj, të rinjtë janë lodhur duke u shtyrë në të kaluarën dhe duke u frikësuar nga “zhurma e armëve”.
“Çdo të dytën ditë dëgjojmë në lajme histori për luftën dhe kërcënime se mund të ndodhë prapë. Ne që nuk e kemi përjetuar luftën, jemi po aq të frikësuar, sepse dëgjojmë vazhdimisht për të”, thotë Mia.
Të rinjtë thonë se e shohin zgjidhjen në aktivizëm dhe interesa të përbashkëta, duke pohuar se urat, të cilat u shkatërruan para se të lindnin ata, mund të ndërtohen në nivel individual.
“Brezi im nuk e ka problem nëse dikush flet kroatisht, boshnjakisht, serbisht, shkruan me alfabet latin apo cirilik… E gjithë kjo është imponuar nga mendimet e politikanëve ose prindërve”, thotë 23-vjeçari Mak Ademoviq nga Sarajeva.
Edhe pse nuk ka të dhëna të sakta se sa të rinj janë larguar nga Bosnje dhe Hercegovina në vitet e fundit, hulumtimet tregojnë se një në dy të rinj mendon të largohet përkohësisht ose përgjithmonë. Ndër arsyet kryesore janë paqëndrueshmëria politike dhe ekonomike.//REL
-

Rinia e Bosnjës, 30 vjet pas Dejtonit: Rritja në shkolla të ndara dhe në hije të së kaluarës