Një vajzë 19-vjeçare është shpallur në kërkim nga policia, pasi është denoncuar nga familjarët se është larguar nga banesa.
Blutë bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasen me iniciale E.H., 19-vjeçe, e cila është kallëzuar e zhdukur nga babai i saj, shtetasi me iniciale A.H.
“Më datë 06.12.2025, shtetasi A. H, kallëzoi se i është larguar nga banesa vajza e tij shtetasja E. H., 19 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, njofton policia.
Tag: blutë
-

Babai në alarm/ E bija 19-vjeçare largohet nga banesa, blutë po punojë për gjetjen e saj
-

Dy gola të shpejtë në “Stamford Bridge”, spektakël në Chelsea-Arsenal (video)
30 Nëntor 2025
18:59
Telesport
Pjesa e dytë e derbit të Londrës mes Chelsea-s dhe Arsenal, që po luhet në “Stamford Bridge”, ka filluar vrullshëm. “Blutë” gjetën direkt golin pas një goditjeje këndi nga Reece james dhe Trevoh Chalobah kërcen mbi mbrojtësit e Arsenalit dhe dërgon topin në rrjetë.
Barazimi i “Topçinjve” do të vinte në minutën e 59-të, Bukayo Saka jep një asist fantastik në zonë për Mikel Merinon, spanjolli “shkund” rrjetën me kokë.
Kujtojmë se “Blutë” e mbyllën pjesën e parë me një lojtar më pak, pasi Moises Caicedo la fushën e lojës në minutën e 38-të, për një ndërhyrje brutale ndaj Mikel Merinos dhe për arbitrin kryesor, Anthony Taylor, ishte direkt karton i kuq.
SHIKOGOLAT -

Chelsea bën detyrën në shtëpi, fiton pastër ndaj vendit të fundit dhe tani rivalizon Arsenalin (video)
8 Nëntor 2025
22:53
Telesport
Chelsea ka fituar 3-0 ndaj Wolves në “Stamford Bridge”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Premier League.
Pavarësisht rezultatit, “Blutë” vuajtën jo pak ndaj Wolves, sidomos në pjesën e parë, një ekip që mban vendin e fundit me vetëm 2 pikë, por sot ka treguar që është një kundërshtar që nuk duhet nënvlerësuar. Pjesa e parë e takimit u mbyll pa gola.
“Blutë” zhbllokuan shifrat në fillim të pjesës së dytë, ku Malo Gusto shënoi me kokë pas krosimit perfekt të Alejandro Garnacho. Në minutën e 64-të, Chelsea do të dyfishonte shifrat me Joao Pedro, pas një topi të futur në zonë nga Estevao dhe i devijuar nga kundërshtari.
Pedro Neto shënon golin e tretë në minutën e 73-të, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Garnacho, i dyti për këtë takim. Pas kësaj fitoreje, Chelsea ngjitet në vendin e dytë me 20 pikë, ndërsa Wolves mbetet në fund me vetëm 2 pikë. -

Operacion blic në Elbasan! Blutë mësyjnë në një lokal, arrestohen 2 eksponentë të njohur të krimit
FOTO ILUSTRUESE
ELBASAN-Një operacion i befasishëm është zhvilluar në një prej lokaleve të njohura përgjatë aksit rrugor Elbasan – Ish-Metalurgjia, në fshatin Katund i Ri. Burime bëjnë me dije se në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar dy persona të njohur si pjesë e botës së krimit.
Forcat e rendit kanë rrethuar fillimisht të gjithë zonën përreth lokalit, përpara se të ndërhynin brenda në ambientet e restorantit ku dyshohej se ndodheshin eksponentët kriminalë. Identiteti i të arrestuarëve ende nuk është bërë i ditur apo akuzat konkrete ndaj tyre, ndërsa një njoftim zyrtar pritet nga autoritetet.
lajmi në përditësim… -

Liverpool dorëzohet në fund, një 18-vjeçar i jep fitoren e madhe Chelsea-s (video)
Chelsea-Liverpool, supersfida e javës së shtatë në Premier League, e luajtur në “Stamford Bridge” është mbyllur 2-1 për “Blutë”. Arne Slot befasoi jo pak, duke lënë në stol tre blerjet e bujshme të verës, Wirtz, Ekitike dhe Frimpong.
“Blutë” gjetën golin me Moises Caicedo në minutën e 13-të, ku mesfushori ekuadorian shënoi me një goditje të jashtëzakonshme nga distanca.
Në minutën e 38-të, pati një kontakt brenda zone mes Dominik Szoboszlai dhe Alejandro Garnacho-s, “Blutë” pretendojnë për penallti, arbitri vazhdon lojën. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për londinezët.
Barazimi i të kuqve erdhi në minutën e 62-të, ku pas një krosimi në zonë të Szoboszlai, Isak e ul topin bukur për Cody Gapko dhe holandezi e dërgon në rrjetë. Goli i fitores së madhe për londinezët erdhi në minutën e 90+5, ku Estevao i futur në fushë në pjesën e dytë dërgoi topin në rrjetë pas një asisti fantastik të Marc Cucurella. Në fund, Enzo Maresca merr kartonin e dytë të verdhë për protesta dhe largohet nga fusha. Por, nuk ka më kohë, arbitri i jep fund ndeshjes, Chelsea fiton 2-1.
Chelsea ngjitet në vendin e 6-të me 11 pikë, Liverpool pëson humbjen e dytë rresht dhe gjendet në vend të dytë me 15 pikë.
SHIKOGOLAT -

Vendos supergoli i Caicedo, Chelsea “leksione” Liverpool-it në pjesën e parë (video)
4 Tetor 2025
19:18
Telesport
Pjesa e parë e supersfidës Chelsea-Liverpool është mbyllur 1-0 për “Blutë”. Në ndeshjen që po luhet në “Stamford Bridge” dhe është e vlefshme për javën e 7-të të Premier League, për pjesën e parë vendosi goli i shënuar nga Moised Caicedo në minutën e 13-të. Mesfushori shënoi një gol vërtet spektakolar me një goditje fantastike nga distanca.
Në minutën e 38-të, pati një kontakt brenda zone mes Dominik Szoboszlai dhe Alejandro Garnacho-s, “Blutë” pretendojnë për penallti, arbitri vazhdon lojën.
Një pjesë e parë shumë e dobët nga Liverpool, ku Arne Slot ka befasuar jo pak duke lënë në stol tre blerjet e bujshme të verës, Wirtz, Ekitike dhe Frimpong. Gjithsesi janë ende edhe 45 minuta të tjera lojë dhe fati i ndeshjes mund të ndryshojë.
SHIKOGOLAT
-

E prapambetur/ Blutë e Teutës mundin blutë e Dinamos
Ndeshja e prapambetur e javës së parë Teuta- Dinamo Siti luajtur sot në “Niko Dovana”, u vendos nga një gol i vetëm i shënuar në minutën e 23-të nga kapiteni Blerim Kotobelli për durrsakët.
Dueli nisi me epërsinë e Dinamos. Kjo sa i përket kontrollit të topit pasi me kalimin e minutave Teuta nis të vizitojë më shpesh përpara teksa pas zhvillimëve të një këndorje nga krahu i majtë, topi i kthyer përfundon te mbrojtësi Kotobelli i cili me një prekje e kalon prapa shpinës së portierit Teqja.
Në fakt gjërat për skuadrën e Dobit nisën më herët pasi Vidal në të 16′ u dëbua menjëherë me të kuq nga arbitri Enea Jorgji pas një ndërhyrje të rëndë ndaj mesfushorit Qefailja. Raportet në fushë u barazuan në start të së dytës kur edhe Nani për Dinamon u ndëshkua me të kuq.
Dinamo ishte mjaft kërkuese në fund dhe Voltai gati sa nuk i dhuroi barazimin në tentativë për të larguar një top. Ai shkoi në traversë.
Vazhdo leximin
-

Zbulohet kundërshtari i Dinamos në play-off për grupet e Conference League
Pasi shkruajti historinë dhe për herë të parë siguroi kualifikimin në play-off-in e Conference League, për Dinamo nuk ka pushime pasi menjëherë duhet të mendojë për kundërshtarin e radhës . Blutë do të përballen me polakët e Jagelonias.
Në letër ata kushtojnë 4-fish më shumë se skuadra e Dinamos megjithatë ashtu si ndaj gjigandëve të Hajduk Splitit, blutë do të tentojnë për të marr maksimumin.
Në turin e tretë të Conference League, Jagielonia eliminoi Silkeborgun. me dueli e parë që përfundoi me rezultatin 0-1 për polakët ndërsa ndeshja e kthimit u mbyll në barazim 2-2
Përveç arritjes historike, nga ky sukses, Dinamo ka mbushur dhe arkat e klubit. Falë kalimit në play-off, edhe nëse eliminohet, Dinamo ka siguruar minimalisht 1 milion e 275 mijë euro, falë pjesëmarrjes në tre ture të kompeticionit, të ardhura të majme që i japin siguri kryeqytetasve edhe për sezonin e ri.
Dueli i parë mes Dinamos dhe Jagielonias do të luhet të enjten në datën 21 gusht në Poloni. -

Guardiola kërkon rikthimin e Cole Palmer, Chelsea i vë çmimin shokues yllit anglez
Chelsea e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të lejojë largimin e Cole Palmer, pas interesimit nga Man. City. Klubi londinez i ka thënë “jo” një oferte prej më shumë se 170 milionë eurosh për Cole Palmer, nga Man. City, ish-ekipi i tij.
Cole Palmer është kthyer në një lojtar tejet të rëndësishëm për “Blutë”, gjë që e tregoi më së miri dhe në suksesin në Kupën e Botës për Klube, ku anglezi u shpall edhe lojtari më i mirë i turneut.
Palmer u transferua në merkaton e janarit në vitin 2023 nga City te Chelsea për 47 milionë euro. Në sezonin e fundit me “Blutë”, anglezi shënoi 18 gola dhe dha 14 asiste në 52 ndeshje në të gjitha kompeticionet.
Chelsea, duke e ditur se çfarë ka në dorë, nuk po nxitohet. Palmer ka një kontratë afatgjatë dhe është një nga shtyllat mbi të cilat ata duan të ndërtojnë projektin e tyre të ardhshëm.
Pikërisht për këtë arsye, Chelsea i ka treguar Man. City-t, që Cole Palmer mund të largohet vetëm për shifrën 250 milionë euro, shifër që do të tejkalonte rekordin e vendosur nga Neymar në vitin 2017, kur u transferua nga Barcelona te PSG për 222 milionë euro.
Tarifa që drejtuesit e Chelsea-s kanë vënë në tryezë për Cole Palmer nuk është vetëm një strategji për të trembur pretendentët dhe ekipet e interesuara për anglezin, por edhe një mënyrë për të demonstruar vendosmërinë e “Bluve” për të konkurruar me më të mirët duke mbajtur lojtarët e tyre më të rëndësishëm. -

Dinamo e nis nga Andorra, blutë me grup të plotë
Dinamo Siti nis aventurën e saj nesër (e ejnjte) në orën 16:00 nga turi i dytë i Ligës së Konferencës. Blutë e Ilir Dajës teksa u përgatiten për një kohë të gjatë në juglindje të vendit, tani janë gati për takimin e vajtjes ndaj Atletik d’Eskaldes të Andorrës, me të cilin luajnë fatet e këtij turi në dy takime.
Skuadra blu ka zyrtarizuar listen e plotë.
Portierë: Edmir Sali, Aldo Teqja, Rajan Guçi.
Mbrojtës: Usni Ismaili, Rustem Hoxha, Bekim Maliqi, Naser Aliji, Jorgo Meksi, Lorran De Oliveira Kuintanija, Faton Neziri.
Mesfushorë: Kevin Meça, Gudiabi Bakari, Karamba Gasama, Fjoart Jonuzi, Klevi Qefalija, Bruno Dita, Eridon Qardaku.
Sulmues: Baton Zabërgja, Peter Mandela Itodo, Lorenco Vila, Dejvi Bregu, Tiago Roça Ferreira, Florenc Farruku, Hekuran Berisha.
Vazhdo leximin