Tag: bllokada

  • Përshkallëzim i protestave në Greqi: Thirrje për mobilizim dhe bllokada të reja

    Përshkallëzim i protestave në Greqi: Thirrje për mobilizim dhe bllokada të reja

    Pas incidenteve të paprecedentë në Kretë dhe ndërhyrjes së prokurorit të Gjykatës së Lartë, i cili kërkoi hetime të menjëhershme për vepra si pengimi i transportit, dhuna ndaj punonjësve dhe shkaktimi i dëmeve, protestat e fermerëve në Greqi vijojnë të ashpërsohen.

    Mëngjesin e sotëm, fermerët nga bllokadat e Thesalisë nisën pushtimin e porteve të Volosit – atij të mallrave dhe atij tregtar – si dhe të zyrës doganore duke hyrë me traktorë nga toka. Paralelisht, peshkatarët e zonës po bllokojnë portin edhe nga deti. Ndërkohë, raportohet se fermerët në Maqedoni po shqyrtojnë një veprim të ngjashëm në portin e Selanikut.

    Porta të hapura në urën Rio–Antirio

    Fermerët dhe blegtorët e Greqisë Perëndimore po vijojnë qëndrimin në bllokadat e ngritura në Aitoloakarnania, Akai dhe Ilia.
    Në Aitoloakarnania, autostrada Antirrio–Janinë mbetet e bllokuar në pikën e pagesës Angelokastro pranë Agrinios, ndërsa është bërë thirrje për mobilizim sot në orën 11:00 në urën Rio–Antirio.

    LEXO EDHE: Protesta e fermerëve ‘kyç’ Pikën Kufitare Kakavijë, pala greke pezullon punën

    Fermerët e Nafpaktisë, Doridës, Mesolongjisë dhe Vonitës mbajnë të bllokuara urat e Mornos dhe Evinos, si dhe qarkullimin në Rrugën Amvrakia.

    Bllokada në Akrainë dhe Ilia: trafiku devijohet

    Në Akai, bllokadat janë vendosur në autostradën Patra–Pirgus (në kryqëzimin e Kato Akai), në autostradën Patra–Korinth (në urën e Selinountas), në zonën e Aigios dhe në rrugën perimetrale të Patras (kryqëzimi Eglykada).
    Për pasojë, trafiku i mjeteve devijohet nga porti K1 i Patras dhe nga kryqëzimet e Ovrisë drejt rrugëve lokale.

    Edhe në Ilia situata mbetet e tensionuar, me bllokada në kryqëzimin e Pirgos dhe zonën e Lechaina.

    Gjatë asamblesë së përgjithshme në Nikaia, përfaqësuesit e fermerëve reaguan ndaj ndërhyrjes së Gjykatës së Lartë, duke e cilësuar si “një lëvizje komunikimi nga qeveria që ndodhet nën presion”. Ata ngritën pyetjen pse drejtësia nuk veproi me të njëjtin zell ndaj skandalit të OPEKEPE.

    LEXO EDHE: Bllokada, kërkesa dhe plagosje policësh/ Fermerët zhvendosen në kryqëzimin e Stacionit Hekurudhor të Naousas

    Fermerët njoftuan se këtë të premte do të zgjerohen protestat në Larisa, përpara zyrave politike të Zëvendësministrit të Zhvillimit Rural Christos Kellas, Sekretarit të Përgjithshëm të grupit parlamentar të ND-së Maximos Harakopoulos, dhe deputetit të ND-së Christos Kapetanos.

    Ndërkohë, Komiteti Panhelenik i Blloqeve do të mblidhet të shtunën në Nikaia të Larisës për të vlerësuar rrjedhën e protestave dhe për të përcaktuar hapat e mëtejshëm.

    Qeveria përgatit paketën e masave

    Burime qeveritare bëjnë të ditur se është drejt finalizimit një paketë masash që lidhen me uljen e kostove të prodhimit, një nga kërkesat kryesore të fermerëve. Nuk përjashtohet që një takim mes përfaqësuesve të qeverisë dhe fermerëve të zhvillohet javën e ardhshme, me synimin që protestat me traktorë të shmangen gjatë festave.

  • Greqia në valë protestash: Fermerët vijojnë me bllokimin e rrugëve në të gjithë vendin

    Greqia në valë protestash: Fermerët vijojnë me bllokimin e rrugëve në të gjithë vendin

    Protestat e fermerëve në Greqi po përshkallëzohen çdo ditë, me bllokada të reja në rrugë, autostrada, kryqëzime dhe pika doganore, ndërsa traktorë e mjete bujqësore vazhdojnë të paralizojnë qarkullimin në shumë zona të vendit. Fermerët deklarojnë se nuk tërhiqen dhe do të vijojnë mobilizimin deri në plotësimin e kërkesave të tyre ekonomike dhe fiskale.

    Në pjesën më të madhe të vendit, protestat janë shtrirë në qindra kilometra rrugë, duke shkaktuar vonesa të mëdha në qarkullim dhe ndikim të drejtpërdrejtë në tregti.

    Fermerë, blegtorë, bletarë dhe peshkatarë nga Heraklioni, Rethimno dhe Lasithi marshuan me dhjetëra mjete bujqësore drejt ndërtesës së Administratës së Decentralizuar të Kretës, duke vijuar protestën që nisi një ditë më parë në aeroportin “N. Kazantzakis”.

    Traktorët dhe makineritë bujqësore bllokuan zonën bregdetare të Heraklionit, ndërsa protestuesit deklaruan se do të qëndrojnë në vend derisa qeveria të reagojë.

    Regjioni i Maqedonisë është ndër më të paralizuarit. Bllokada e parë në Halkidiki u vendos në Nikiti, ndërsa fermerët e Lagkadas, Volves dhe Oreokastrës vijojnë protestën simbolike njëorëshe në kryqëzimin e Dervenit.

    Te “Dritat e Gjelbra”, pranë aeroportit “Maqedonia”, traktorët vazhdojnë të mbeten të rreshtuar, duke e kthyer zonën në një pikë qendrore proteste.

    Në një takim të fermerëve në Trilofos, u krijua një komitet i ri koordinues që paralajmëron bllokim të infrastrukturave kyçe, si rafineria e Kaloçorit, porti i Selanikut dhe ndërtesa e rajonit.

    Autostrada Kombëtare Athinë–Selanik e bllokuar në Malgara

    Fermerët e Deltës mbajnë të mbyllur drejtimin për në Athinë, ndërsa ai për në Selanik hapet vetëm në intervale të caktuara. Po sot, ata kanë paralajmëruar një bllokim dyorësh për drejtimin e Selanikut.

    Autostrada Egnatia mbetet e mbyllur në kryqëzimin e Niselit, ndërsa bllokada të reja janë vendosur në Kouloura, Gypsochori, Drosia dhe Skydra.

    Në Naousa, fermerët kanë forcuar bllokimin te Stacioni Hekurudhor, ndërsa në Edessa pika “Fanaria” mbetet e mbyllur për orë të tëra çdo ditë, duke devijuar trafikun brenda qytetit.

    Fermerët e Dramas vijojnë bllokimin katërorësh në Kokkinogeia–Prosotsani, një pikë kyçe drejt kufirit greko-bullgar.

    Në Kavallë, tre bllokada të mëdha janë ngritur në Krisoupoli, Teatrin e Filipit dhe Moustheni, duke bllokuar pjesë të autostradës Egnatia.

    Fermerët po zhvillojnë bllokime disaorëshe në doganat kryesore:

    Evzonë (me Maqedoninë e Veriut) – katër orë bllokim

    Promachonas (me Bullgarinë) – tetë orë bllokim vetëm për kamionët

    Exochi – bllokim i mjeteve të transportit të rëndë

    Niki – bllokadë katërorëshe nga ora 10:00

    Në disa pika, trafiku i makinave private devijohet nga rrugë anësore, ndërsa kamionët e transportit ndërkombëtar qëndrojnë me orë të tëra në radhë të paralizuara.

    Komitetet koordinuese të fermerëve nuk përjashtojnë dialog me kryeministrin, por vetëm me kushte të qarta dhe brenda afateve. Mobilizimet pritet të intensifikohen në ditët e ardhshme, me paralajmërime për bllokim të infrastrukturave kritike.

  • Fermerët grekë përshkallëzojnë protestat ditën e sotme, pas autostradave, paralajmërojnë bllokimin e porteve

    Fermerët grekë përshkallëzojnë protestat ditën e sotme, pas autostradave, paralajmërojnë bllokimin e porteve

    Plani i fermerëve në Greqi për të përshkallëzuar luftën e tyre, që përfshin bllokada kryesisht në rrjetin kombëtar, por edhe veprime të tjera dinamike që do të zhvillohen në periudhën në vijim, filloi të zbatohet dje, të hënën.
    Pas bllokimit të Nikaias dhe autostradës E65 jashtë Karditës nga fermerët thesalianë, dje fermerët nga Maqedonia ndoqën rrugën për të bllokuar Malgarin, duke mbyllur përfundimisht rrjedhën për në Athinë dhe duke shkaktuar kaos në trafik.
    Është e sigurt se në ditët në vijim do të ketë bllokada të tjera në Beoti dhe Evros , ndërsa fermerët po deklarojnë hapur qëllimin e tyre për të vazhduar me bllokadat e porteve dhe doganave

  • Franca “vlon” nga protestat antiqeveritare, shkon në 300 numri i të arrestuarve

    Franca “vlon” nga protestat antiqeveritare, shkon në 300 numri i të arrestuarve

    Franca mbetet në trazira , ku po zhvillohen demonstrata masive nga qytetarët që iu përgjigjën thirrjes online për të  bllokuar”gjithçka” .
    Sipas shifrave të fundit nga Ministria e Brendshme Franceze, arrestimet arritën në 300 nga të cilat 171 u kryen në rajonin e Parisit. Deri në mesditë, policia kishte shpërndarë 106 bllokada, ndërsa u mbajtën gjithsej 273 tubime dhe 157 bllokada, me rreth 29,000 pjesëmarrës.
    105 zjarre shpërthyen në vende publike, disa prej tyre larg qendrave të demonstratave, ndërsa katër oficerë policie u plagosën lehtë. Në Ardenne , dy automjete u shkatërruan në një gurore, ndërsa në Sébastien një kullë telekomunikacioni u vu në flakë .
    Ndërhyrjet u zhvilluan në mbi 100 shkolla dhe universitete, ndërsa në Rennes , një autobus u dogj dhe një zjarrfikës u sulmua. Në disa zona, si në Chambery , veprimet ishin më ” simbolike ” , me çiklistë që bllokuan rrethrrotullimet.
    Përfaqësuesit e sindikatave flasin për një luftë sociale , ndërsa disa demonstrues denoncojnë politikën ekonomike të qeverisë , duke argumentuar se ajo favorizon biznesin e madh dhe rrit buxhetin ushtarak në kurriz të punëtorëve .
    Në qytete të mëdha si Parisi, Rennes dhe Marseja, ka grupe përmes të cilave protestuesit organizohen, pasi ka informacione për vendet që janë bllokuar, për pikat e grumbullimit dhe për lëvizjet e policisë.
    Në një kanal të Telegramit për Parisin, të titulluar ” Ku janë Smurfët “, lëvizjet e forcave të sigurisë regjistrohen vazhdimisht.
    Situata është më pak e zemëruar në grupet përkatëse të qyteteve më të vogla, ku qarkullojnë foto të dhjetëra njerëzve që mblidhen në mënyrë paqësore në sheshe ose rrethrrotullime që janë bllokuar që nga mëngjesi.
     

  • Vazhdojnë protestat në Serbi! Shoferët ndalin makinat në mes të rrugës, refuzojnë të lëvizin

    Vazhdojnë protestat në Serbi! Shoferët ndalin makinat në mes të rrugës, refuzojnë të lëvizin

    Mëngjesin e sotëm, në disa qytete të Serbisë u organizuan bllokada trafiku në shenjë proteste kundër brutalitetit policor. Protestat erdhën si reagim ndaj dhunës së autoriteteve dhe partisë së presidentit Aleksandar Vuçiç.

    Organizatorët theksuan se kjo është një thirrje për drejtësi dhe respektim të të drejtave qytetare. Studentët i bënë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protesta në Beograd, Novi Sad, Nish dhe Kragujevac.

    Dobro jutro. Žandari sklonili građane, vozači odlučili da NE nastave vožnju. Ja sam se prevrnula 🤣 pic.twitter.com/U6fsAPQKKh— metla bez drške (@DucaVisko) July 4, 2025

    Në Beograd, bllokada filloi zyrtarisht në orën 7 të mëngjesit.

    Xhandarmëria serbe ndërhyri për të shpërndarë një pjesë të protestuesve dhe për të liruar rrugën. Megjithatë, shumë shoferë refuzuan të vazhdonin rrugën si shenjë solidariteti. Kjo solli një bllokim të plotë të trafikut në disa akse kryesore.

     

  • Studentët kanë njoftuar bllokada në të gjitha qytetet kryesore në Serbi

    Studentët kanë njoftuar bllokada në të gjitha qytetet kryesore në Serbi

    Studentët në Serbi kanë njoftuar një bllokadë të plotë të Beogradit dhe qyteteve të tjera të mëdha sot, në reagim ndaj “dhunës dhe arrestimeve policore”.

    Protestat studentore thonë në një faqe interneti që kanë krijuar se bllokadat e kryqëzimeve rrugore në qytete do të fillojnë në orën 6:00 të mëngjesit, pa specifikuar se sa do të zgjasin.

    Ata gjithashtu udhëzojnë ata që do të marrin pjesë në bllokada “të mos përdorin dhunë, të largohen nga bllokadat pa rezistencë kur të ndërhyjnë forcat e policisë dhe të zhvendosen në një pikë tjetër ku do të ngrenë një bllokadë të re”.

    Studentët po u bëjnë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në bllokadat rrugore.

    Arsyeja për bllokadën e planifikuar të qyteteve ishte dhuna e përdorur në ditët e mëparshme nga policia kundër studentëve në bllokada dhe gjithashtu përpjekja e oficerëve të policisë, të mërkurën në mbrëmje, për të hyrë me forcë në Fakultetin e Drejtësisë.

    Presidenti i Republikës, Aleksandar Vuçiç, reagoi ndaj njoftimit të bllokadave, në një video të ngarkuar në Instagram vonë mbrëmë, duke deklaruar se shteti nuk mund të lejojë veprime të paligjshme.

    “Fatkeqësisht, ata që nuk e duan Serbinë, ekzistojnë jashtë kufijve dhe brenda vendit, kanë vendosur t’ua bëjnë jetën të gjithëve juve të vështirë. Ata kanë vendosur t’ju pengojnë të shkoni në punë, t’ju pengojnë të jetoni një jetë normale, t’ju pengojnë të ndiheni të lirë në vendin tuaj, në shtëpitë tuaja, në vendin tuaj të punës”, theksoi Presidenti Vuçiç.

    Ai u bëri thirrje studentëve të “vijnë në vete dhe të mos e urrejnë aq shumë vendin e tyre”, duke paralajmëruar se bllokadat shkelin jo vetëm kodin penal, por edhe Kushtetutën.

    Gjatë pesë ditëve të fundit, studentët dhe qytetarët kanë bllokuar rrugët në të gjitha qytetet kryesore, duke kërkuar shpalljen e zgjedhjeve të reja të parakohshme parlamentare.

    Bllokadat “shfaqen” pa paralajmërim në pjesë të ndryshme të qyteteve, shpesh njëkohësisht në 20-30 vende, gjë që e vështirëson punën e policisë. Çdo ditë bëhen dhjetëra arrestime dhe ndalime, por ato nuk duket se i dobësojnë reagimet e studentëve dhe qytetarëve.

    Taktikat e përjashtimit të studentëve mbështeten nga të gjitha partitë opozitare, të cilat kanë vendosur të abstenojnë nga seancat parlamentare.

     

  • Serbia bllok kufirit me Kosovën, bllokada që zgjati pak orë në pikën e Merdarës

    Serbia bllok kufirit me Kosovën, bllokada që zgjati pak orë në pikën e Merdarës

    Serbia ka bllokuar një prej pikave kufitare me Kosovën. Këtë e konfirmon vetë qendra kombëtare për menaxhimin e kufijve.
    Megjithatë, bllokada ka zgjatur vetëm pak orë dhe qarkullimi në rrugë është rihapur sërish.
    “Njoftohen të gjithë qytetarët se rruga në pikën kufitare Merdarë është rihapur për qarkullim, pas përfundimit të bllokadës së përkohshme nga qytetarët në territorin e Serbisë. Qarkullimi tashmë është i lejuar në të dy drejtimet, luten të gjithë pjesëmarrësit në trafik të qarkullojnë me kujdes të shtuar, për shkak të sigurisë dhe mundësisë së vonesave të lehta”, lexohet në një njoftim.
    Gjithashtu janë listuar edhe disa numra telefoni që udhëtarë do të mund të thërrasin për të kërkuar ndihmë apo informacion pa pagesë.

  • Bllokada që zgjati pak orë në pikën e Merdarës/ Serbia bllok kufirit me Kosovën

    Bllokada që zgjati pak orë në pikën e Merdarës/ Serbia bllok kufirit me Kosovën

    Megjithatë, bllokada ka zgjatur vetëm pak orë dhe qarkullimi në rrugë është rihapur sërish. Serbia ka bllokuar një prej pikave kufitare me Kosovën. Këtë e konfirmon vetë qendra kombëtare për menaxhimin e kufijve.
    “Njoftohen të gjithë qytetarët se rruga në pikën kufitare Merdarë është rihapur për qarkullim, pas përfundimit të bllokadës së përkohshme nga qytetarët në territorin e Serbisë. Qarkullimi tashmë është i lejuar në të dy drejtimet, luten të gjithë pjesëmarrësit në trafik të qarkullojnë me kujdes të shtuar, për shkak të sigurisë dhe mundësisë së vonesave të lehta”, lexohet në një njoftim.
    Gjithashtu janë listuar edhe disa numra telefoni që udhëtarë do të mund të thërrasin për të kërkuar ndihmë apo informacion pa pagesë.
     

  • Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës/ Gërvalla: Bllokada është e dëmshme dhe nuk i shërben askujt

    Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës/ Gërvalla: Bllokada është e dëmshme dhe nuk i shërben askujt

    E ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka folur për zhvillimet e fundit politike dhe bllokimin e konstituimit të Kuvendit nga deputetët e opozitës.

    Gërvalla theksoi se shpreson se vendimi i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë për ‘votimin e fshehtë’ të mund të zhbllokojë ngërçin ku ndodhet vendi.

    Gjithashtu kryediplomatja e Kosovës, u shpreh se ‘bllokada nuk i shërben askujt, bllokada është vetëm e dëmshme dhe në këtë stad nuk ka asnjë llogjikë që të ecet me bllokadë’.

    Gërvalla: Kemi 2 muaj që po përpiqemi të konstituojmë Kuvendin i cili është hapi i parë i krijimit të institucioneve të reja të dala nga vota e datës 9 shkurt. Patëm një proces të jashtëzakonshëm të gjatë dhe të pazakonshëm të numërimit të votave. Më pas më 15 prill patëm ca seanca kur opozita synimin për të bllokuar e shfaqi që në momentet e para duke mos votuar as mandatet e tyre. Më pas kemi pasur 6 seanca në të cilën jemi përpjekur të sigurojmë votën për Albulena Haxhiun si Kryetare të Kuvendit, ndërsa tani kemi më shumë se 20 seanca që kemi mbetur në një pikë procedurale e cila është krijimi i komisionit për votimin e fshehtë. Shpresoj që Gjykata Kushtetuese ta japë vendimin sa më shpejtë që të jetë e mundur me qëllim që me opinionin e gjykatës për votimin e fshehtë ta kapërcejmë një barrierë dhe të ecim përpara. Bllokada nuk i shërben askujt, bllokada është vetëm e dëmshme dhe në këtë stad nuk ka asnjë llogjikë që të ecet me bllokadë.