Tag: bandat

  • Hetohen bandat e Fushë Krujës, dyshohet se qëndrojnë pas atentatit mafioz të Rinasit me dy viktima

    Hetohen bandat e Fushë Krujës, dyshohet se qëndrojnë pas atentatit mafioz të Rinasit me dy viktima

    Një nga pistat ku është përqendruar policia e Tiranës në lidhje me ekzekutimin mafioz të Gilmando Danit, atentat në të cilin mbeti i plagosur e më pas humbi jetën në spital Muçi Sheqeri, janë hakmarrja nga bandat kriminale që donimojnë zonën e Niklës dhe të Fushë-Krujës.
    Kjo pistë ku janë fokusuar hetimet e Krimeve të Rënda të Tiranës vjen për shkak të përplasjeve të herëpashershme që grupi ku bënte pjesë Gilmando Dani kishte prej vitesh me ato rivale në Nikël.
    Megjithatë, blutë ende nuk kanë prova, por hetimet janë fokusuar në këtë zonë pas dyshimeve të forta që lidhen me lëvizjet që 4 autorët kanë kryer duke treguar se e njohin mirë zonën.

    Jo vetëm kaq, por një ditë pas ngjarjes së rëndë, në banesën e Ylli Zallës, i cili është në kërkim, u gjetën arsenal armësh. Grupi hetimor ka informacione se Zalla i shërbente grupeve të Niklës dhe në këtë ngjarje sipas burimeve mund të ketë lidhje indirekte me autorët, pasi besohet se armët mund të jenë siguruar prej tij.
    Armët e gjetura brenda makinës tip Toyota sipas ekspertizës janë plotësisht të shkatërruara dhe nuk kanë dhënë prova për hetuesit që mund ti ndihmojë ata në zbulimin e autorëve.
    Nga ana tjetër, policia është ende në pritje të një përgjgje nga Spanja në lidhje me të gjitha lëvizjet që dy viktimat kanë bërë gjatë qëndrimit të tyre 4 ditor në Barcelonë.
    Jo vetëm kaq, por pikë kyçe për policinë është edhe informatori që ka vënë në dijeni autorët për lëvizjet e dy viktimave nga momenti që kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit deri sa kanë dalë nga parkimi.
    Ndaj hetuesit po kqyrin të gjithë personat e dyshuar që kanë qënë pranë Gilmando Danit dhe Muçi Sheqerit kur kanë mbërritur në aeroport ku po verifikohen në sistemin TIMS të gjitha lëvizjet e tyre./vizionplus.tv

  • “Krimi jashtë kontrollit, alarm kombëtar”/ Qeverisja në vend reagon PL: Belinda Balluku, shembull i babëzisë ende…

    “Krimi jashtë kontrollit, alarm kombëtar”/ Qeverisja në vend reagon PL: Belinda Balluku, shembull i babëzisë ende…

    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, duke iu referuar atentatit të djeshëm në Rinas me një të vrarë dhe një të plagosur, deklaroi se Shqipëria është zhytur në kaos, pasiguri dhe varfëri për shkak të qeverisjes së kriminalizuar dhe korrupsionit të thellë.
    Sipas tij, atentati mafioz i është dëshmi e qartë se krimi në vend ka dalë jashtë kontrollit, duke shndërruar çdo kërcënim të dhunshëm pranë institucioneve në një alarm kombëtar.
    Sipas Blushit, kjo situatë është pasojë e filozofisë së qeverisë “pa krim nuk ka zhvillim”, e cila nuk lufton krimin, por e ka bërë pjesë të pushtetit të vet, shpërblen bandat me tendera dhe fonde publike, dhe përdor drejtësinë për të mbrojtur krimin, ndërsa qytetarët mbeten të pambrojtur. Blushi, në emër të Partisë së Lirisë, deklaron se nuk do të dorëzohen përballë korrupsionit dhe krimit, dhe nis një riorganizim të fuqishëm për të përballuar këtë regjim dhe për të qëndruar pranë qytetarëve në luftën për një Shqipëri të lirë dhe të drejtë.
    Deklarata e plotë:
    Shqipëria është zhytur në kaos, në pasiguri dhe në varfëri për shkak të narkoqeverisë të kriminalizuar në cdo qelizë dhe korrupsionit të saj skizofrenik. Atentati i djeshëm mafioz pranë aeroportit “Nënë Tereza” është edhe dëshmia më e re se krimi në Shqipëri ka dalë jashtë çdo kontrolli. Kur armët flasin pranë një institucioni të sigurisë kombëtare, nuk flasim më për ngjarje kriminale, por për një alarm kombëtar. Ky është fryti i drejtpërdrejtë i filozofisë së Qeverisë “pa krim nuk ka zhvillim”, i një qeverie që nuk e lufton krimin, por e ka bërë pjesë të pushtetit të vet, deri duke shkrirë shtetin jo vetëm me partinë por edhe me bandat më të rrezikshme kriminale në vend.
    Sot kemi një qeveri që i shpërblen me tendera dhe fonde publike, por edhe europiane si në rastin e IPARD-it, ku ndihmat që duhet të shkonin për fermerët, përfundonin tek bandat në Elbasan, një qeveri që në fakt i mbron banditët në mënyrë që më pas bandat të pengojnë rrotacionin politik, sic u denoncua qartësisht edhe nga kreu i misionit të vëzhguesve të Parlamentit Europian, Eurodeputeti Gahler .
    Sot, krimi nuk i druhet më as drejtësisë, sepse drejtësia është vënë në shërbim të krimit dhe është fakt është se sot 251 drejtues dhe anëtarë bandash janë në liri.Ndërkohë, qytetarët nuk ndihen më të mbrojtur, sepse shteti nuk është në luftë me krimin, por në bashkëqeverisje me të. Në këtë klimë frike dhe pasigurie, mungese absolute si të sigurisë së jetës ashtu edhe sigurisë juridike në vend, u zhvilluan edhe zgjedhjet e pjesshme të 9 Nëntorit. Askush nuk pati iluzion se nga terrori elektoral i 11 Majit dhe deri te zgjedhjet e pjesshme të 9 Nëntori, kjo qeveri e damkosur nga OSBE-ODIHR si armike e votës së lire, do të garantonte kësaj here një process zgjedhor të lirë, të ndershëm, të fshehtë dhe të barbartë apo se do të respektonte standardet e zgjedhjeve demokratike.
    Ndërkohë, aferat dhe vjedhjet qeveritare janë po kthehen gjithmonë në symbol të punës së kësaj Qeverie.Tuneli i Llogarasë, i shndërruar tanimë në super tunelin e korrupsionit, me zhdukjen e dy urave dhe me 75 milionë euro të vjedhura nga Edi Rama dhe Belinda Balluku është një tjetër shembull ulëritës i babëzisë së kësaj Qeverie.Çdo projekt publik është kthyer në një skemë për të vjedhur taksat e shqiptarëve dhe ndërkohë asnjë përgjegjës, asnjë hetim, sepse drejtësia në vend që hetojë dhe të parandalojë gjakderdhjen financiare , nuk udhëhiqet nga interesi publik, por vetëm nga interesi politik. Sepse në rast se do të kishim një drejtësi që do të udhëhiqej nga interesi publik, mjafton fakti që prej dy vitesh ende nuk është hetuar dhe nuk është zbardhur afera e vjedhjes së fondeve të IPARD-it që edhe për shkak të mungesës së një hetimi serioz, ka penalizuar fermerët për të dytin vit rradhazi, të cilët kanë humbur jo pak , por 112 milionë euro ndihmë nga BE-ja në vit.
    SPAK vijon të mos shohë aferat ulëritëse të Edi Ramës dhe as tragjeditë që shkaktojnë rrugëve të vendit bandat dhe krimi i lidhur me të, por vijon të vrapojë me pranga në duar pas liderëve të opozitës. Presidenti i Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta, prej më shumë se një viti, vijon ende të mbahet në izolim ekstrem, pa asnjë fakt dhe pa asnjë provë penale dhe ndërkohë faktet për Edi Ramën dhe për Belinda Ballukun, së fundmi janë në dritë të diellit, por SPAK as nuk guxon jo më ti tërrasi, por as të marri të pandehur Edi Ramën. Sikur të mos mjaftonte kjo, qeveria ka paraqitur së fundmi në Kuvendin e Shqipërisë, buxhetin e vjedhjes më të madhe në historinë e vendit.
    Një buxhet që nuk jep asnjë zgjidhje për përmirësimin dhe uljen e kostos së jetesës së qytetarëve, për varfërinë, papunësinë apo ndalesën e plagës më të madhe të vendit, shpopullimin dhe kjo edhe për faktin që evidentohet mjaft qartë edhe në Progres-Raport se “Pavarësisht Strategjisë Kombëtare të Mbrojtjes Sociale 2024-2030 dhe Politikës së Përfshirjes Sociale 2024-2028, 70% e fëmijëve mbeten në rrezik varfërie”.
    Një buxhet që rrit borxhin publik, por jo pagat reale. Që pasuron oligarkët, por varfëron popullin. Para se të premtojë rritje pensionesh, Edi Rama duhet t’u kthejë pensionistëve atë që u takon me të drejtë:
    Sikur të mos mjaftonin krimi, korrupsioni dhe grabitja e pasurisë publike, Edi Rama dhe kukullat e tij avancuan me axhendën e tyre antifamilje dhe antikomb duke miratuar ligjin më antikushtetues dhe antikombëtar në historinë e pluralizmit shqiptar, të ashtuquajturin ligj anti-familje. Ky është një akt i diktuar nga mafia ndërkombëtare dhe nga George Soros, që synon shpërbërjen e familjes shqiptare, shkatërrimin e moralit, të traditave dhe të vetë identitetit tonë kombëtar, pasi ia kanë dalë të shpopullojnë Shqipërinë këto 12 vite me mbi 1.5 milion shqiptarë.
    As mafia politike, as krimi, as padrejtësia, as vjedhja shtetërore nuk do ta mposhtin opozitën. Partia e Lirisë është më e vendosur se kurrë për t’i qëndruar përballë këtij regjimi dhe për të qëndruar në krah qytetarëve për ta çliruar vendin nga korrupsioni, nga varfëria dhe nga mashtrimi. Për të kërkohet një riorganizim më i mirë, më i fuqishëm, më efikas që do t’i shkurtonte ditët këtij regjimi të kalbur.

  • Blushi: Shqipëria në kaos dhe varfëri. PL nis riorganizimin për përballje me regjimin, në institucione dhe në rrugë

    Blushi: Shqipëria në kaos dhe varfëri. PL nis riorganizimin për përballje me regjimin, në institucione dhe në rrugë

    Shqipëria po përjeton një situatë alarmante: kaos, pasiguri dhe varfëri për shkak të një qeverisjeje të kriminalizuar dhe të kapur nga korrupsioni në çdo qelizë të shtetit. Kështu është shprehur sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi, që sipas të cilit atentati mafioz i ndodhur pranë aeroportit “Nënë Tereza” është një tjetër tregues i qartë se krimi ka dalë jashtë kontrollit, duke shndërruar ngjarjet kriminale në një alarm kombëtar për sigurinë e vendit.

    Në këtë klimë frike dhe padrejtësie, Blushi thotë se Partia e Lirisë po nxit riorganizimin e saj për të përballuar regjimin e Edi Ramës dhe për të mbrojtur qytetarët nga pasojat e krimit, korrupsionit dhe keqqeverisjes. 

    Deklarata e plotë e Tedi Blushi: 

    Shqipëria është zhytur në kaos, në pasiguri dhe në varfëri për shkak të narkoqeverisë të kriminalizuar  në cdo qelizë dhe korrupsionit  të saj skizofrenik.

    Atentati i djeshëm mafioz pranë aeroportit “Nënë Tereza” është edhe dëshmia më e re se krimi në Shqipëri ka dalë jashtë çdo kontrolli.
    Kur armët flasin pranë një institucioni të sigurisë kombëtare, nuk flasim më për  ngjarje kriminale, por për një alarm kombëtar.
    Ky është fryti i drejtpërdrejtë i filozofisë së Qeverisë “pa krim nuk ka zhvillim”, i një qeverie  që nuk e lufton krimin, por e ka bërë pjesë të pushtetit të vet, deri duke shkrirë shtetin jo vetëm me partinë por edhe me bandat më të rrezikshme kriminale  në vend. 
    Sot kemi një qeveri që i shpërblen me tendera dhe  fonde publike, por edhe europiane si në rastin e IPARD-it, ku ndihmat që duhet të shkonin për fermerët, përfundonin tek bandat në Elbasan, një qeveri që në fakt i mbron banditët në mënyrë që më pas bandat  të pengojnë rrotacionin politik, sic u denoncua qartësisht edhe nga kreu i misionit të vëzhguesve të Parlamentit Europian, Eurodeputeti Gahler .

    Sot, krimi nuk i druhet më as drejtësisë, sepse drejtësia është vënë në shërbim të krimit dhe është fakt është se sot 251 drejtues dhe anëtarë bandash janë në liri.
    Ndërkohë, qytetarët nuk ndihen më të mbrojtur, sepse shteti nuk është në luftë me krimin, por në bashkëqeverisje me të.
    Në këtë klimë frike dhe pasigurie, mungese absolute si të sigurisë së jetës ashtu edhe sigurisë juridike në vend, u zhvilluan edhe zgjedhjet e pjesshme të 9 Nëntorit.
    Askush nuk pati iluzion se nga terrori elektoral i 11 Majit  dhe deri te zgjedhjet e pjesshme të 9 Nëntori, kjo qeveri e damkosur nga OSBE-ODIHR si armike e votës së lire, do të garantonte kësaj here një process zgjedhor të lirë, të ndershëm, të fshehtë dhe të barbartë apo se do të respektonte standardet e zgjedhjeve demokratike.

    Ndërkohë, aferat dhe vjedhjet qeveritare janë po kthehen gjithmonë në symbol të punës së kësaj Qeverie .
    Tuneli i Llogarasë, i shndërruar tanimë në super tunelin e korrupsionit, me zhdukjen e dy urave dhe me 75 milionë euro të vjedhura nga Edi Rama dhe Belinda Balluku është një tjetër  shembull ulëritës i babëzisë së kësaj Qeverie.
    Çdo projekt publik është kthyer në një skemë për të vjedhur taksat e shqiptarëve dhe ndërkohë asnjë përgjegjës, asnjë hetim, sepse drejtësia në vend që hetojë dhe të parandalojë gjakderdhjen financiare , nuk udhëhiqet nga interesi publik, por vetëm nga interesi politik.
    Sepse në rast se do të kishim një drejtësi që do të udhëhiqej nga interesi publik, mjafton fakti që prej dy vitesh ende nuk është hetuar dhe nuk është zbardhur afera e vjedhjes së fondeve të IPARD-it që edhe për shkak të mungesës së një hetimi serioz, ka penalizuar fermerët për të dytin vit rradhazi, të cilët kanë humbur jo pak , por 112 milionë euro ndihmë nga BE-ja në vit.
    SPAK vijon të mos shohë aferat ulëritëse të Edi Ramës dhe as tragjeditë që shkaktojnë rrugëve të vendit bandat dhe krimi i lidhur me të, por vijon të vrapojë me pranga në duar pas liderëve të opozitës.

    Presidenti i Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta, prej më shumë se një viti, vijon ende të mbahet në izolim ekstrem, pa asnjë fakt dhe pa asnjë provë penale dhe ndërkohë faktet për Edi Ramën dhe për Belinda Ballukun, së fundmi janë në dritë të diellit, por SPAK as nuk guxon jo më ti tërrasi, por as të marri të pandehur Edi Ramën.
    Sikur të mos mjaftonte kjo, qeveria ka paraqitur  së fundmi në Kuvendin e Shqipërisë, buxhetin e vjedhjes më të madhe në historinë e vendit.
    Një buxhet që nuk jep asnjë zgjidhje për përmirësimin dhe uljen e kostos së jetesës së qytetarëve, për varfërinë, papunësinë apo ndalesën e plagës më të madhe të vendit, shpopullimin dhe kjo edhe për faktin që evidentohet mjaft qartë edhe në Progres-Raport se “Pavarësisht Strategjisë Kombëtare të Mbrojtjes Sociale 2024-2030 dhe Politikës së Përfshirjes Sociale 2024-2028, 70% e fëmijëve mbeten në rrezik varfërie”.
    Një buxhet që rrit borxhin publik, por jo pagat reale. Që pasuron oligarkët, por varfëron popullin.
    Para se të premtojë rritje pensionesh, Edi Rama duhet t’u kthejë pensionistëve atë që u takon me të drejtë:
    Sikur të mos mjaftonin krimi, korrupsioni dhe grabitja e pasurisë publike, Edi Rama dhe kukullat e tij avancuan me axhendën e tyre antifamilje dhe antikomb duke miratuar ligjin më antikushtetues dhe antikombëtar në historinë e pluralizmit shqiptar, të ashtuquajturin ligj anti-familje.
    Ky është një akt i diktuar nga mafia ndërkombëtare dhe nga George Soros, që synon shpërbërjen e familjes shqiptare, shkatërrimin e moralit, të traditave dhe të vetë identitetit tonë kombëtar, pasi ia kanë dalë të shpopullojnë Shqipërinë këto 12 vite me mbi 1.5 milion shqiptarë.
    As mafia politike, as krimi, as padrejtësia, as vjedhja shtetërore nuk do ta mposhtin opozitën.
    Partia e Lirisë është më e vendosur se kurrë për t’i qëndruar përballë këtij regjimi dhe për të qëndruar në krah qytetarëve për ta çliruar vendin nga korrupsioni, nga varfëria dhe nga mashtrimi.
    Për të kërkohet një riorganizim më i mirë, më i fuqishëm, më efikas që do t’i shkurtonte ditët këtij regjimi të kalbur.

  • Atentati mafioz në Rinas, Salianji: Shqipëria s’ka më rend dhe siguri! Bandat eliminojnë kë të duan e ku të duan

    Atentati mafioz në Rinas, Salianji: Shqipëria s’ka më rend dhe siguri! Bandat eliminojnë kë të duan e ku të duan

    Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar pas atentatit në Rinas, ku u ekzekutua me breshëri Gilmando Dani dhe u plagos rëndë, Muçi Shaljani (Sheqeri), agjenti i AMP-së që e shoqëronte. 
    Në reagimin e tij, Ervin Salianji shkruan se bandat kriminale kanë marrë prej kohësh kontrollin e territorit. Sipas tij, ngjarja sot në Rinas është alarmante, pasi kjo zonë duhet të ishte me siguri maksimale. “Bandat kriminale kanë marrë prej kohësh kontrollin e territorit dhe kanë informacion të saktë për lëvizjen e kujtdo, mjafton ta vendosin dhe eleminojnë kë të duan e ku të duan! Vrasja e sotme, në pikën më të rëndësishme të vendit, në aeroportin e Rinasit, aty ku duhet të ishte siguria maksimale, tregon paaftësinë dhe dorëzimin e qeverisë përballë krimit. 
    Në Shqipërinë e Ramës nuk mund të ecësh me monopatina, por me makina të blinduara e me armë po.  Frika dhe kërcënimi bandave që vendosin kush jeton e kush eliminohet, është vetëm njëra anë e medaljes kriminale. Ana tjeter është terrori që çdokush, qe kalon aty, është në punë të vet, apo përcjell familjen a të afermit ne kete rast ne Rinas, mund te ishte goditur nga plumbat që kanë lënë shenjë nëpër godina”, shkruan ai.
    Më tej, Salianji shkruan se: “Shteti duket si spektator i krimit e qeveria është faktuar shpesh si ndihmëse e krimit, policia njě dekor propagande, dhe qytetari shpesh shënjestër e pafajshme.  Fatkeqësisht, Shqipëria nuk ka rend dhe siguri. Askush nuk është i mbrojtur, institucionet janë të kapura, dhe mafia ka shtetin e vet!”, thekson ai. 
    Reagimi i plote i Ervin Salianjit 
    Bandat kriminale kanë marrë prej kohësh kontrollin e territorit dhe kanë informacion të saktë për lëvizjen e kujtdo, mjafton ta vendosin dhe eleminojnë kë të duan e ku të duan! 
    Vrasja e sotme, në pikën më të rëndësishme të vendit, në aeroportin e Rinasit, aty ku duhet të ishte siguria maksimale, tregon paaftësinë dhe dorëzimin e qeverisë përballë krimit. Në Shqipërinë e Ramës nuk mund të ecësh me monopatina, por me makina të blinduara e me armë po.Frika dhe kërcënimi bandave që vendosin kush jeton e kush eliminohet, është vetëm njëra anë e medaljes kriminale. Ana tjeter ěshtë terrori që çdokush, qe kalon aty, është në punë të vet, apo percjell familjen a të afermit ne kete rast ne Rinas, mund te ishte goditur nga plumbat që kanë lënë shenjë nëpër godina. Shteti duket si spektator i krimit e qeveria është faktuar shpesh si ndihmëse e krimit, policia një dekor propagande, dhe qytetari shpesh shënjestër e pafajshme. 

  • Atentati në Rinas/ “Shteti duket si spektator i krimit”, reagon Salianji: Bandat eliminojnë kë të duan e ku të dua

    Atentati në Rinas/ “Shteti duket si spektator i krimit”, reagon Salianji: Bandat eliminojnë kë të duan e ku të dua

    Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar pas atentatit në Rinas, ku u ekzekutua me breshëri Gilmando Dani dhe u plagos rëndë, Muçi Shaljani (Sheqeri), agjenti i AMP-së që e shoqëronte.
    Në reagimin e tij, Ervin Salianji shkruan se bandat kriminale kanë marrë prej kohësh kontrollin e territorit. Sipas tij, ngjarja sot në Rinas është alarmante, pasi kjo zonë duhet të ishte me siguri maksimale. “Bandat kriminale kanë marrë prej kohësh kontrollin e territorit dhe kanë informacion të saktë për lëvizjen e kujtdo, mjafton ta vendosin dhe eleminojnë kë të duan e ku të duan! Vrasja e sotme, në pikën më të rëndësishme të vendit, në aeroportin e Rinasit, aty ku duhet të ishte siguria maksimale, tregon paaftësinë dhe dorëzimin e qeverisë përballë krimit.
    Në Shqipërinë e Ramës nuk mund të ecësh me monopatina, por me makina të blinduara e me armë po. Frika dhe kërcënimi bandave që vendosin kush jeton e kush eliminohet, është vetëm njëra anë e medaljes kriminale. Ana tjeter është terrori që çdokush, qe kalon aty, është në punë të vet, apo përcjell familjen a të afermit ne kete rast ne Rinas, mund te ishte goditur nga plumbat që kanë lënë shenjë nëpër godina”, shkruan ai.
    Më tej, Salianji shkruan se: “Shteti duket si spektator i krimit e qeveria është faktuar shpesh si ndihmëse e krimit, policia njě dekor propagande, dhe qytetari shpesh shënjestër e pafajshme. Fatkeqësisht, Shqipëria nuk ka rend dhe siguri. Askush nuk është i mbrojtur, institucionet janë të kapura, dhe mafia ka shtetin e vet!”, thekson ai.
    Reagimi i plote i Ervin Salianjit
    Bandat kriminale kanë marrë prej kohësh kontrollin e territorit dhe kanë informacion të saktë për lëvizjen e kujtdo, mjafton ta vendosin dhe eleminojnë kë të duan e ku të duan!
    Vrasja e sotme, në pikën më të rëndësishme të vendit, në aeroportin e Rinasit, aty ku duhet të ishte siguria maksimale, tregon paaftësinë dhe dorëzimin e qeverisë përballë krimit. Në Shqipërinë e Ramës nuk mund të ecësh me monopatina, por me makina të blinduara e me armë po.Frika dhe kërcënimi bandave që vendosin kush jeton e kush eliminohet, është vetëm njëra anë e medaljes kriminale. Ana tjeter ěshtë terrori që çdokush, qe kalon aty, është në punë të vet, apo percjell familjen a të afermit ne kete rast ne Rinas, mund te ishte goditur nga plumbat që kanë lënë shenjë nëpër godina. Shteti duket si spektator i krimit e qeveria është faktuar shpesh si ndihmëse e krimit, policia njě dekor propagande, dhe qytetari shpesh shënjestër e pafajshme.
    Fatkeqësisht, Shqipëria nuk ka rend dhe siguri. Askush nuk është i mbrojtur, institucionet janë të kapura, dhe mafia ka shtetin e vet!

  • Suedia propozon uljen e moshës së përgjegjësisë penale nga 15 në 13 vjeç

    Suedia propozon uljen e moshës së përgjegjësisë penale nga 15 në 13 vjeç

    Qeveria suedeze zbuloi të hënën një propozim të shumëpritur për të ulur moshën e përgjegjësisë penale nga 15 në 13 vjeç, me qëllim përballjen me dhunën në rritje të bandave në vend.
    Nëse miratohet, reforma do t’u lejojë 13 dhe 14-vjeçarëve të përballen me dënime me burg për krime të rënda dhe  vjen pas viteve të shqetësimit për bandat kriminale që rekrutojnë të mitur për të kryer të shtëna, shpërthime dhe vrasje, duke shfrytëzuar faktin se ata nën 15 vjeç nuk mund të ndiqen penalisht.
    Ministri i Drejtësisë Gunnar Strömmer tha se parandalimi mbetet thelbësor, por këmbënguli që llogaridhënia duhet të zbatohet pavarësisht nga mosha. “Kushdo që kryen një krim të rëndë duhet të ndëshkohet”, i tha ai SVT-së në fillim të këtij viti.
    Policia suedeze vlerësoi në vitin 2024 se 1,700 persona nën moshën 18 vjeç ishin anëtarë aktivë të rrjeteve kriminale.
    Propozimi, i mbështetur nga Demokratët Suedezë të ekstremit të djathtë dhe që pritet të hyjë në fuqi në verë, ka shkaktuar kritika të ashpra nga ekspertë ligjorë dhe avokatë të të drejtave të njeriut.
    Në një artikull opinioni për Dagens Nyheter, 26 prokurorë dhe ish-prokurorë paralajmëruan se masa mund të shkelë parimet e mbrojtjes së fëmijëve dhe nuk do të frenojë dhunën e bandave.
    “Bandat kriminale që shfrytëzojnë fëmijët nuk njohin moshë minimale. A nuk mundet që një dhjetëvjeçar të mbajë armë?” shkruan ata.
    Projektligji tani do t’i nënshtrohet një procesi konsultimi që vlerëson ligjshmërinë dhe përputhshmërinë e tij me të drejtën ndërkombëtare.
    Çështja ka tërhequr vëmendjen rajonale në  rajon, pasi bandat suedeze zgjeruan operacionet e tyre në Danimarkën, Norvegjinë dhe Finlandën fqinje, ku metodat e tyre veçanërisht të dhunshme po shqetësojnë autoritetet.
    Finlanda, ku mosha e përgjegjësisë penale mbetet 15 vjeç, ka debatuar gjithashtu nëse duhet të ndjekë shembullin e Suedisë.

  • Britania e Madhe me ‘dorë të hekurt’: Do shkatërrojmë bandat shqiptare që trafikojnë njerëz drejt Anglisë

    Britania e Madhe me ‘dorë të hekurt’: Do shkatërrojmë bandat shqiptare që trafikojnë njerëz drejt Anglisë

    Mbretëria e Bashkuar ka mbyllur njëherë e mirë kufijtë për migrimin e paligjshëm drejt vendeve të saj duke sanksionuar bandat që shfrytëzojnë rrugën e Ballkanit Perëndimor dhe financuesit që furnizojnë me pajisje për anije të vogla. 
    Sanksionet përfshijnë të gjitha bandat kriminale me bazë në Ballkan të përfshira në shitjen e pasaportave të falsifikuara dhe një rrjet financiar në hije që furnizon motorë anijesh të vogla. 
    Anëtarët e bandave dhe financuesit e fshehtë që mundësojnë tregtinë e neveritshme të kontrabandës së njerëzve, përfshirë një rrjet falsifikimi të pasaportave të Kosovës, janë ndaluar të udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar dhe janë ngrirë nga sistemi financiar i Mbretërisë së Bashkuar, si pjesë e goditjes së qeverisë ndaj bandave që shfrytëzojnë një rrugë kyçe tranziti për migrim të paligjshëm. 
    Sanksionet e sotme kufizojnë aftësinë e tyre për të lehtësuar kontrabandën e njerëzve drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe demonstrojnë vendosmërinë e qeverisë për të demaskuar publikisht këdo që mbështet tregtinë e neveritshme të njerëzve, në cilindo vend që ndodhen. 
    Vendimi është bërë me dije ditën e sotme, teksa në Londër po mbahej samiti i radhës i Procesit të Berlinit, i cili ka mbledhur 6 liderët e Ballkanit Perëndimor për të diskutuar bashkëpunimin rajonal, migracionin e paligjshëm, sigurinë evropiane dhe zhvillimin ekonomik. I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në kryeqytetin britanik që prej ditës së djeshme, ku ka marrë pjesë edhe në disa forurime të rëndësishme. 
    “Ekziston një rrugë kriminale përmes Ballkanit Perëndimor që sjell emigrantë të paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar dhe ne jemi të vendosur ta mbyllim atë duke bashkëpunuar me partnerët evropianë. Përpjekjet tona të përbashkëta kanë përgjysmuar tashmë kalimet e parregullta kufitare dhe kanë ulur mbërritjet e anijeve të vogla nga Shqipëria me 95%. Përmes një Task Force të re të Përbashkët për Migracionin, dronëve britanikë dhe sanksioneve më të ashpra, ne po i ndjekim bandat e kontrabandës në çdo fazë për t’i nxjerrë ato nga biznesi dhe për të ofruar siguri për njerëzit që punojnë”, tha Keir Starmer. 
    Ndër të tjera, Sekretarja e Jashtme, Yvette Cooper tha se Ballkani Perëndimor tashmë është rruga kryesore që ndiqet nga emigrantët e paligjshëm dhe se sanksionet janë e vetmja mënyrë për t’i ndaluar. 
    “Ballkani Perëndimor është një rrugë kryesore tranziti për bandat e pamëshirshme të kontrabandës së njerëzve që tregtojnë vuajtje njerëzore. Regjimi ynë i sanksioneve, lider në botë, është një mjet thelbësor në ndjekjen e bandave që veprojnë përtej kufijve tanë dhe në ekspozimin e rrjeteve të fshehta që i mbështesin ato. Duke punuar së bashku me partnerët tanë në rajon, ne po ndërmarrim veprime vendimtare për të siguruar kufijtë tanë dhe për t’u bërë më të fortë këtu në vend. 
    Sanksionet e sotme janë hapi më i fundit në një goditje nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe partnerët e saj kundër rrjeteve kriminale që nxisin migrimin e paligjshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar. Këto veprime kanë bërë që numri i migrantëve të regjistruar nga Frontex teksa kalojnë tranzit nëpër Ballkanin Perëndimor të bjerë nga mbi 140,000 në vitin 2022 në pak mbi 21,000 në vitin 2024”, tha ajo. 

  • Hamasi i përgjigjet SHBA-së: Izraeli po armatos bandat e Gazës

    Hamasi i përgjigjet SHBA-së: Izraeli po armatos bandat e Gazës

    “Është Izraeli që ka armatosur dhe financuar bandat në Gaza”. Kështu deklaroi Hamasi duke iu përgjigjur Departamentit të Shtetit të SHBA-së në lidhje me kërcënimin e një sulmi masiv të menjëhershëm ndaj civilëve palestinezë nga lëvizja terroriste.  
    Në deklaratën e tij, Hamasi kundërshtoi duke thënë se “faktet në terren tregojnë se Izraeli është ai që ka krijuar, armatosur dhe financuar banda të armatosura kriminale brenda Rripit të Gazës”. 
    Disa orë më parë, një deklaratë e Departamentit të Shtetit të SHBA-së pretendonte se kishte informacion të besueshëm se organizata e armatosur palestineze do të shkelë marrëveshjen e armëpushimit dhe do të sulmojë civilët palestinezë. 

  • Gazment Bardhi sulmon Belinda Ballukun, e akuzon se është e lidhur me grupet kriminale, ja kush është “i forti” që…

    Gazment Bardhi sulmon Belinda Ballukun, e akuzon se është e lidhur me grupet kriminale, ja kush është “i forti” që…

    Rigels Seliman
    Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka hedhur akuza të forta ndaj zv/kryeministres Belinda Ballukut, duke e cilësuar atë si një “zare të krimit të organizuar” dhe “simbol të korrupsionit në qeveri”. Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi akuzoi dje Ballukun për lidhje të ngushta me grupe kriminale dhe për ngritje politike jo në bazë merite, por falë mbështetjes së Edi Ramës dhe bashkëpunimit me strukturat e paligjshme. “Për sahanlëpirsen e Metit, një zare e pashoq e krimit të organizuar! Belinda Balluku është politikania e vetme që pa shkollë të mesme arrin majat si numri 2 i Qeverisë, vetëm falë frikës dhe bashkëpunimit që ka Edi Rama ndaj krimit të organizuar. Për fat të keq deri me tani edhe prokurorët e posaçëm, njëlloj si Edi Rama, po tregojnë se janë nënshtruar ndaj kërcënimeve mafioze të grupeve kriminale. Por e siguroj “fisin e bukur” Belinda Balluku se krimet e saj nuk do mbeten kurrë pa u ndëshkuar! Korrupsioni i saj ulëret nga Shqipëria deri në SHBA”, shkroi dje Bardhi.
    Rikonfirmimi i Ballukut në qeveri, shpërthen Bardhi
    Ndërkohë edhe më herët kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, teksa ka komentuar përbërjen e qeverisë së re, ka pohuar se surpriza më e madhe ishte rikonfirmimi i Belinda Ballukut në pozicionin e saj. Bardhi theksoi se kjo tregon edhe njëherë se Balluku e mban nën presion e shantazh kryeministrin e vendit dhe se ministrja ka lidhje me krimin “Për mua, surpriza më e madhe e kabinetit të ri qeveritar ishte rikonfirmimi i personit më të korruptuar në 35 vite qeverisje demokratike, që është zëvendëskryeministrja Belinda Balluku. Kjo tregon edhe njëherë se ato që qarkullojnë si fjalë në ambientin politik dhe mediatik që zonja Balluku e mban nën presion e shantazh kryeministrin e vendit apo për shkak të lidhjes me krimin e organizuar që ajo ka, rezultuan të vërteta”, deklaroi pak ditë më parë ai. Më tej z. Bardhi u shpreh se kabineti i ri është ndarë sipas tij, në disa ushtarë të Belinda Ballukut dhe gjysma tjetër të Edi Ramës. “Po të shikosh kabinetin, duket i ndarë gjysmë për gjysmë, disa ushtarë të Belinda Ballukut dhe gjysma tjetër të Edi Ramës. Nuk e di nëse mund ta quajmë qeveria Rama 4 apo qeveria Balluku 1”, nënvizoi Bardhi.
    Drejton fushatën e Tiranës, Berisha: Balluku ka nisur takimet me bandat, shkoi tek Asllani i Vorës
    Nga ana tjetër, kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar drejtuesen e fushatës së PS në Tiranë për zgjedhjet e pjesshme, Belinda Ballukun për lidhje me krimin në kuadër të garës elektorale. Berisha u shpreh se Balluku, të cilës iu referua si “Lubia”, “ka filluar takimet me bandat kriminale”, duke përmendur emra si “Asllani i Vorës” mes të tjerësh. Më tej ai foli edhe kandidatin e PD në zgjedhjet e pjesshme, duke thënë se në dy ditët e ardhshme do të ishte koha e përshtatshme për nxjerrjen e një emri përfundimtar. “Unë nuk jam këtu për të diskutuar për asnjë emër. Nuk më lejohet mua. Nëse unë ftoj intelektualë, ftoj specialistë, ftoj ekspertë që të konsiderojnë kandidimin e tyre në betejë për Tiranën, Beratin, në betejë për Vlorë, për të gjitha qytetet, atëherë çfarë kuptimi ka të dal e të them unë, mbështes filanin, ose nuk mbështes filanin.
    Jo. Tani, edhe njëherë nuk kam asnjë prononcim për kandidatin. Ka përcaktuar bandat kriminale, se ajo Lubia ka filluar takimet me bandat. Është takuar me Asllani i Vorës dhe me radhë dhe po takon bandat. Aty ligjin po e bëjnë bandat. Unë nuk them se, nuk është një kohë e ngushtë. Është një kohë e ngushtë, por ne po i bëjmë këto gjëra, do ti realizojmë. Mendoj se dy ditët e ardhshme do të ishte kohë e përshtatshme se dhe zgjatja është e pamundur. Sot dhe nesër do të pritet. Nuk ka gjë të përcaktuar, nuk ka asgjë. Por vetë koha është shumë e ngushtë. Do të kemi kandidatin, ne do e mbështesim, partitë e tjera do e mbështesin ta supozojmë, por unë ftoj personalitete të këtij vendi, e këtij qyteti, të guxojnë sepse ne i mirëpresim absolutisht me shumë sinqeritet”, deklaroi pak ditë më parë Berisha.

  • Zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki/ Berisha fton personalitetet e këtij vendi të guxojnë: I mirëpresim me shumë sinqeritet

    Zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki/ Berisha fton personalitetet e këtij vendi të guxojnë: I mirëpresim me shumë sinqeritet

    Kryesia e PD-së ka dalë sot me një vendim jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe që i jep opozitës shqiptare një dimension tjetër. Partia Demokratike do të mbështesë kandidatë të pavarur për të fituar në zgjedhjet e pjesshme lokale, jo vetëm për Bashkinë e Tiranës, por edhe në 5 bashkitë e tjera të vendit të cilat u dekretuan nga presidenti Begaj të mbahen më 9 nëntor 2025. 

    Lideri i Partisë Demokratike nxit personalitetet e këtij vendi, dhe të Tiranës të guxojnë sepse PD do i mirëpresë absolutisht  me shumë sinqeritet. I pyetur nga gazetarët pas mbledhjes së kryesisë së PD-së, Berisha nuk dha një emër por bëri të qartë se kandidatura që do të mbështetet pritet të mësohet brenda 2 ditëve pasi dhe vetë koha është shumë e ngushtë. 

    Berisha denoncoi se tashmë Belinda Balluku e cila është caktuar si drejtuesja politike e zgjedhjeve të 9 nëntorit në Tiranë ka nisur takimet me bandat.

    “Është takuar me Asllani i Vorës dhe me radhë dhe po takon bandat.” tha Berisha.

    Më 9 nëntor do të ketë zgjedhje të pjesshme në 6 bashki të vendit; Tiranë, Vlorë, Tepelenë, Mat, Cërrik dhe Berat. Fushata elektorale për këto zgjedhje të pjesshme do të nisë më 1 nëntor.

     

    Pjese nga deklarata e Berishes
    Pyetje: A është Ermal Hasimja kandidat i pavarur?
    Sali Berisha: Unë nuk jam këtu për të diskutuar për asnjë emër. Nuk më lejohet mua. 
    Nëse unë ftoj intelektualë, ftoj specialistë, ftoj ekspertë që të konsiderojnë kandidimin e tyre në betejë për Tiranën, Beratin, në betejë për Vlorë, për të gjitha qytetet, atëherë çfarë kuptimi ka të dal e të them unë, mbështes filanin, ose nuk mbështes filanin. Jo. 
    Pyetje: I plotëson ato të dhëna themi?
    Sali Berisha: Tani, edhe njëherë nuk kam asnjë prononcim për kandidatin. 
    Pyetje: Sa i takon çështjes, PS ka përcaktuar dhe cilët do të jenë personat që do bëjnë fushatë në degët e Tiranës, apo bashkitë e tjera… 
    Sali Berisha: Ka përcaktuar bandat kriminale, se ajo Lubia ka filluar takimet me bandat. Është takuar me Asllani i Vorës dhe me radhë dhe po takon bandat.
    Pyetje: Ata po takojnë bandat, ju kur do i takoni qytetarët?
    Sali Berisha: Po i heq deputetet që nuk punojnë me bandat. Aty ligjin po e bëjnë bandat. 
    Pyetje: Po ju qytetarët kur do i takoni?
    Sali Berisha: Unë nuk them se, nuk është një kohë e ngushtë. Është një kohë e ngushtë, por ne po i bëjmë këto gjëra, do ti realizojmë. 
    Pyetje: Kandidatin e pavarur deri kur do e prisni?
    Sali Berisha: Mendoj se dy ditët e ardhshme do të ishte kohë e përshtatshme se dhe zgjatja është e pamundur.
    Sot dhe nesër do të pritet. 
    Pyetje: Keni emra të përcaktuar?
    Sali Berisha: Nuk ka gjë të përcaktuar, nuk ka asgjë. Por vetë koha është shumë e ngushtë. 
    Pyetje: Deri në mesin e javës do ta keni kandidatin?
    Sali Berisha: Do të kemi kandidatin, ne do e mbështesim, partitë e tjera do e mbështesin ta supozojmë, por unë ftoj personalitete të këtij vendi, e këtij qyteti, të guxojnë sepse ne i mirëpresim absolutisht me shumë sinqeritet.