Tag: avokatit

  • ‘Një prej denoncuesve kryesorë të koncesioneve ndodhet në burg’, Blushi: Regjimi i qeverisë ‘Rama’, më keq se në Rusi

    ‘Një prej denoncuesve kryesorë të koncesioneve ndodhet në burg’, Blushi: Regjimi i qeverisë ‘Rama’, më keq se në Rusi

    Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, denoncoi nga foltorja e Parlamentin burgosjen e padrejtë të presidentit të forcës politike, Ilir Meta dhe mbajtjen e tij në izolim të rreptë, duke i mohuar edhe të drejtat minimale, të evidentuara në raportin e fundit të Avokatit të Popullit.
    Ndërsa e krahasoi regjimin e qeverisë “Rama” me standarde më të përkeqësuara se ato në Rusi dhe Vietnam, ligjvënësi nënvizoi se qëllimi pse Meta ndodhej pas hekurave ishin denoncimet që ai i kishte bërë koncesioneve dhe PPP-ve që po diskutoheshin sot në Kuvend.
    “Një prej denoncuesve kryesorë të koncesioneve dhe PPP-ve, sot ndodhet pas hekurave, i burgosur padrejtësisht dhe bëhet fjalë për ish-presidentin Ilir Meta. Unë iu drejtova edhe Ministrit të Drejtësisë që të zbatonte rekomandimet e Avokatit të Popullit për trajtimin çnjerëzor të presidentit Ilir Meta, që provon këtë regjim kriminal. Të paktën respektoni standardet e Vladimir Putinit në Rusi, ku edhe pse me regjimin e tij e lejonte Navalnin të jepte intervista për mediat. Ne jemi hapa pas edhe me Vietnamin komunist, e kundërta ndodh në një vend të NATO-s, që është anëtar i Këshillit të Evropës dhe do të anëtarësohet në BE. Jemi në regjimin e Edi Ramës”, tha Blushi.
    Kryetari i Grupit Parlamentar të PL tha se Rama është i tmerruar nga të vërtetat e Metës, ndaj e mban në izolim të rreptë, duke ia mohuar komunikimet me familjarët, takimet, bisedat me mediat dhe ushtrimin e të drejtës së fjalës.
    “Edi Rama është i tmerruar nga të vërtetat e Ilir Metës. Avokati i Popullit ka konstatuar katër shkelje të rënda të të drejtave të njeriut për zotin Meta. Ka ndaluar takimet për zotin Meta, duke shkelur konventat dhe Kushtetutën, ashtu sikur edhe ndalimi i telefonatave dhe prononcimet për mediat. Janë shkelje e rregullave edhe më minimale, shkelje e rregullave të OKB-së, ndërsa kujtojmë se edhe Mandela nën regjimin afrikan i burgosur i kishte disa të drejta, kurse në regjimin e Ramës këto janë të pamundura për zotin Meta. Ky është raport serioz i Avokatit të Popullit, ku ndalohet edhe e drejta e fjalës”, vijoi ai.
    Sipas Blushit, “kjo ishte edhe arsyeja e rrëmbimit kriminal të zotit Meta dhe mbajtjen e tij në burg”.
    Madje ai shtoi se edhe qëllimi për ligjet që po shtrohen për diskutim në Parlament, për koncesione dhe PPP, kanë pikërisht këtë qëllim, që hajdutët të mos ndëshkohen.
    “Ky është qëllimi edhe i këtij ligji që doni të bëni, por nuk mund të lejojmë që hajdutët të jenë të lirë dhe denoncuesit e këtyre veprave, liderët e opozitës, të jenë pas hekurave, por të jeni të sigurt se zoti Meta do i fitojë të gjitha betejat, ashtu siç i ka fituar”, përfundoi Blushi.

  • Debati për Avokatin e Popullit, Berisha dhe Këlliçi tregojnë pse tërhoqi firmat PD: Institucioni synohet të merret nga PS

    Debati për Avokatin e Popullit, Berisha dhe Këlliçi tregojnë pse tërhoqi firmat PD: Institucioni synohet të merret nga PS

    Ditën e sotme, në seancë plenare, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tregoi pse opozita u tërhoq nga zgjedhja e Avokatit të Popullit.
    Berisha tha se opozita veproi në përputhje me Kushtetutën dhe Komisionin e Ligjeve.
    Berisha: E keqja banale e kombit jeni ju. E keqja banale e kohës jeni ju. Pse i them këto? Ky parlament ka një Komision Ligjesh, këtë Komision Ligjesh e kryeson një ish-ministër i juaj. Në garën e Avokatit të Popullit, një ditë ky mbledh komisionin dhe vendos në mënyrë të diskutueshme, me të drejtë apo pa të drejtë, nuk mund të them, që për kandidatët për Avokat të Popullit do ketë deputeti të drejtë vetëm për një firmë. Ky është një vendim i një komisioni, që ligji dhe Kushtetuta e ngarkon për shqyrtimin dhe për organizimin e procedurës së votimit të Avokatit të Popullit. Ai është kryetar komisioni.

    Tjetër puna se e keqja banale e shndërron atë në hiç. Ne zbatuam vendimin e Komisionit të Ligjeve. Në përputhje me vendimin e Komisionit të Ligjeve, ne bëmë shkresën dhe tërhoqëm të gjitha firmat. Dhe, thashë edhe njëherë, deputeti mund të vendosë një firmë për një kandidat, për të tjerë mund të vendosë shumë, por vendimi i Komisionit të Ligjeve ishte i qartë, nuk pranohen sepse janë vendosur firma, i njëjti deputet ka firmosur disa kandidatë.
    Ndërsa deputeti demokrat Belind Këlliçi theksoi se “PD nuk merr pjesën në këtë farsë sa kohë nuk tërhiqet  emri i Endri Shabanit”, duke theksuar se synimi është që Avokati i Popullit të merret nga PS.
    Belind Këlliçi: E kemi bërë të ditur me shkrim qëndrimin tonë mbi këtë proces. Jeni njoftuar për tërheqjen e të gjitha firmave për të gjitha kandidaturat që kanë paraqitur për të garuar për pozicionin e avokatit të popullit.  Është edhe lepuri i Surrelit, që po çon deri në fund skenarin e kësaj maxhorance të paralajmëruar javë më parë se Avokatin e Popullit do e merrte PS, e kanë thënë socialistët. Qëndrimi ynë është i prerë, asnjë nga 26 kandidaturat nuk i ka firmat e deputetëve të PD. PD nuk merr pjesën në këtë farsë sa kohë nuk tërhiqni emrin e Endri Shabanit. Kandidaturat tona janë Adriana Kalaja dhe Besim Ndregjoni.

  • Taulant Balla: Sot votojmë Avokatin e Popullit me kandidatët e PD-së

    Taulant Balla: Sot votojmë Avokatin e Popullit me kandidatët e PD-së

    Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka mbajtur sot një qëndrim të prerë në seancën plenare të Kuvendit lidhur me procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit. Ai deklaroi se pavarësisht debateve politike dhe pretendimeve të Partisë Demokratike, mazhoranca do të votojë kandidatët e propozuar nga vetë opozita.
    Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Balla kundërshtoi deklaratat e PD-së, e cila sot pretendoi se ka tërhequr firmat dhe mbështetjen për kandidaturat që kishte dorëzuar më herët.

    Balla theksoi se situata e krijuar me mungesën e Avokatit të Popullit për mbi tre vite përbën një shkelje flagrante të ligjit dhe detyrimeve kushtetuese të Kuvendit.

    “T’i tregojmë popullit të vërtetat e mëdha të procesit. Jemi mbi 1 250 ditë shkelje të ligjit, si Kuvend,” u shpreh ai.

    Ai iu përgjigj pretendimeve të drejtuesve të PD-së se janë tërhequr firmat për kandidaturat: “U çua drejtuesi i sotëm i grupit parlamentar e tha: Ka një praktikë se janë tërhequr firmat. Nuk është ashtu. Ju kurrë nuk e keni gjetur konsensusin mes vetes.”
    Balla deklaroi se mazhoranca nuk do të lejojë që institucioni i Avokatit të Popullit të vijojë të mbetet bosh për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme të opozitës.
    “Ne po jua themi, sot votojmë Avokatin me kandidaturat që keni sjellë ju!” – tha kreu i grupit parlamentar të PS-së.
    Mazhoranca pret që gjatë seancës së sotme procesi të shkojë për votim, megjithëse PD ka paralajmëruar kundërshtime të forta politike, duke akuzuar PS-në se po tenton të “kapë” institucionin e Avokatit të Popullit.

  • Opozita u tërhoq nga procesi i zgjedhjes së Avokatit të Popullit, deputetët e PD-së refuzojnë të flasin para gazetarëve

    Opozita u tërhoq nga procesi i zgjedhjes së Avokatit të Popullit, deputetët e PD-së refuzojnë të flasin para gazetarëve

    Disa deputetë demokratë u pyetën sot nga gazetarët se pse u tërhoqën nga procesi i zgjedhjes së Avokatit të Popullit. Sakaq ata preferuan t’i shmangen përgjigjes, teksa thanë se arsyeja do zbulohet gjatë seancës plenare që do të mbahet gjatë ditës sot.
    Kujtojmë se opozita deklaroi disa ditë më parëse do të tërhiqet nga procesi, duke akuzuar mazhorancën socialiste se po përpiqej të diktonte emrin që do të zgjidhej nga një listë me 6 emra të mbështetur me firmat e deputetëve të opozitës, duke mos pranuar tërheqjen e deputetëve nga këto firma.
    Duke anashkaluar tërheqjen e grupit parlamentar të PD-së nga mbështetja e tyre për kandidatët, Komisioni i Ligjeve miratoi në mënyrë të njëanshme vetëm me votat e socialistëve një raport për seancën plenare ku përfshihen gjashtë kandidatët që kishin mbledhur këto firma.
    Avokati I Popullit zgjidhet me 84 vota duke kërkuar një konsensus paraprak politik dhe sipas traditës së mëparshme parlamentare, ky pozicion propozohej nga opozita.
    Edhe këtë radhë, Partia Socialiste kishte premtuar publikisht se do të ishte opozita ajo që do të propozonte kandidatët dhe ajo do të votonte njërin prej tyre, por PD tërhoqi mbështetjen me firma dhe kërkoi që procesi të kryhej me konsultim mes palëve deri në përzgjedhjen e emrit që do të bëhej avokat I ri dhe jo t’i lihej rastësisë së votimit në seancë.
    Emrat që u miratuan në Komisonin e Ligjeve për t’u votuar në seancë plenare janë; Adriana Kalaja, Aranita Brahaj, Besim Ndregjoni, Skënder Haluci, Taratar Bazaj dhe Endri Shabani, të cilët kishin mbledhur më shumë se 28 firma deputetësh nga krahu i opozitës.
    Por PD njoftoi të martën tërheqjen nga procesi i zgjedhjet së avokatit të ri duke e konsideruar si “farsë” dhe “intrigë”, ndërkohë që deputetët firmëtarë kanë depozituar zyrtarisht në Kuvend tërheqjen nga firmat mbështetëse.
    “Ne paraqitëm disa kandidatura, ata shtuan edhe kandidaturat e tyre. Është Endri Shabani,” tha kryetari i PD-së, Sali Berisha, duke zbuluar dhe arsyen e këtij konflikti që duket se lidhet me emrin e kandidatit Shabani, ish kryetar i partisë “Thurje”, i cili edhe pse kishte firmat e PD-së konsiderohet si preferencë e mazhorancës për të marrë detyrën e Avokatit të Popullit.
    Edhe pse gjatë më shumë se 3 viteve ka pasur dhjetra kandidatë që janë vetëofruar për këtë detyrë dhe procedura ligjore ka shkuar deri në seancë plenare, Kuvendi nuk ka mundur të zgjedhë një emër.
    Në procesin e parë, mazhoranca rrëzoi me votë në seancë plenare kandidatët e opozitës, ndërsa në procesin e dytë kryetari i grupit socialist në atë kohë, Niko Peleshi, kërkoi shtyrjen e votimit deri në gjetjen e një konsensusi për emrin dhe asnjë prej kandidatëve të zyrtarizuar me mbështetjen e votave të deputetëve nuk u hodh në votim.

  • Gara e Avokatit të Popullit, Lapaj për Endrit Shabanin: Njeri pa karakter, i përdorur nga Rama

    Gara e Avokatit të Popullit, Lapaj për Endrit Shabanin: Njeri pa karakter, i përdorur nga Rama

    “Nëse Avokati i Popullit zgjidhet ai që ka qenë personazh i përdorur nga Edi Rama, ne nuk e njohim”. Kështu u shpreh në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet Adriatik Lapaj, duke iu referuar kandidaturës së Endri Shabanit, ish-aleatit të tij në zgjedhjet e 11 majit. Pa ia përmendur asnjëherë emrin, Lapaj tha se ai nuk plotëson kriteret ligjore, teksa e akuzon për tradhti.
    “Nuk njohim njerëz pa karakter, që nuk plotësojnë kriteret e ligjit. Avokati i Popullit zgjidhet personalitet që gëzon respekt në shoqëri dhe asnjë person që bën tradhti nuk gëzon respekt në shoqëri. Disa emra është mirë të mos i përmendësh se nuk e meritojnë”, tha Lapaj në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
    Sipas tij procesi i zgjedhjes së Avokatit të Popullit është kthyer në proces qesharak, ndërkohë që partia në pushtet mbështet atë që dikur paraqitej si njeri antisistem dhe anti Edi Ramë.
    “Procesi i zgjedhjes së Avokatit të Popullit nxori lakuriq regjisorin Edi Rama, i cili si i pangopur që është pasi nuk e pranoi dot refuzimin tonë për t’u bërë pjesë e qeverisjes së tij bëri çdo gjë që të merrte edhe atë mandat që na i kishin dhënë 64 mijë qytetarë përmes njerëzve pa karakter me të cilët mesa duket po bën pis edhe Avokatin e Popullit.  E kam fjalën për atë që e kupton çdo qytetar, që procesi i AP është kthyer në proces qesharak ku një parti pretendon që ka dhënë emrat në mëngjes dhe në drekë më dy mendje, në darkë bëhet pishman dhe i tërheq. Dhe partia në pushtet është dashururar me një kandidat që deri dje  paraqitej si njeri antisistem dhe anti Edi Ramë”, tha ai në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

  • Marrëveshje e fshehtë PS-PD për Avokatin e Popullit? Kandidati zbulon prapaskenat: Ja pazaret Berisha – Rama

    Marrëveshje e fshehtë PS-PD për Avokatin e Popullit? Kandidati zbulon prapaskenat: Ja pazaret Berisha – Rama

    Zgjedhja e Avokatit të Popullit vijon të jetë në ‘ngërç’ pas dorëheqjes së Partisë Demokratike nga firmat e dhëna për 6 kandidatët, emrave të cilëve kanë kaluar për votim në Kuvend. Të gjithë kandidatët janë propozime të Partisë Demokratike, ndërsa përpara bërjes publike të emrave të tyre, Besim Ndregjoni ka qenë më parë propozimi i vetëm  nga Sali Berisha për postin e Avokatit të Popullit, i cili aktualisht është në mesin e kandidaturave.
    Në një emision televiziv, Besim Ndregjoni tha se emrat e kandidatëve të tjerë dhe tërheqja e firmave, është një lojë ‘ping-pongu’ që po zhvillohet me marrëveshje mes grupit parlamentar të PS-së dhe të PD-së, por këtu ai përjashton Berishën. Ndregjoni thotë se e gjitha kjo është një manipulim procesi me qëllim zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokat Populli.
    “Na mënyrë figurative kam qenë në janar dhe deri tani që kam pasur të gjitha firmat e opozitë me në krye Berishën, i cili e ka bërë me zë dhe figurë se kandidati i opozitës për Avokat Populli është Besim Ndërgjoni. Tani grupi parlamentar i PD a e njeh ligjin e Avokatit të Popullit? Po bëhet një lojë ping pongu mes dy grupeve parlamentare të cilët kryetari i PD ka publikuar emrin tim si i vetmi kandidat antikomunist për të drejtuar AP. Emrat e tjerë janë thënë dje. Deri dje kryetari i PD e ka cilësuar se kandidati i vetëm isha unë.
    Sa u hap konkurrimi nga Komisioni i Ligjeve, shfaqën dëshirën për të kandiduar. Këtu grupi i PD dha firma duke qenë në kundërshtim me vizionin dhe kandidaturën time që kishte paraqitur Berisha. Më e papranueshmja se e nënkryetari Ored Bylukbashi dhe Gazment Bardhi, marrin Endi Shabanin, kryetarin e një force politike të majtë ekstrese, dhe i thonë anëtarëve të PD jepini votat Shabanit. Nuk mund të kandidojë Shabani përballë një antikomunisti, një ish të përndjekuri politik që ka 35 vite që merret me të drejtat dhe liritë e të përndjekurve politikë. Trupi më i madh ishte se duke përjashtuar Berishën, e gjithë kryesia e PD kishte firmosur kandidaturën e Shabanit”, tha Besim Ndregjoni.
    Besim Ndregjoni thotë se emri i tij ka qenë shpallur si kandidaturë për postin e Avokatit të Popullit prej shumë kohësh. Ai thotë se është një trup i madh për Partinë Demokratike që të bëjë marrëveshje të fshehtë me mazhorancën kundër vullnetit të kryetarit të tyre, Sali Berisha. Ndregjoni gjithashtu iu drejtua dhe kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar të prononcohet publikisht nëse e mbështet apo jo kandidaturën e tij.
    “Nuk mund të kem paragjykime ndaj Berishës a ka pasur dijeni për këtë apo jo. Po manipulohet nëpër media se këto vota janë dhënë nga grupi i PD për të kandiduar. Rregullorja e Komisionit të Ligjeve nuk e ka në asnjë pikë që kandidati që kandidon duhet të ketë mbështetjen e 28 deputetëve për të kandiduar. Mbështetja e deputetëve vjen pasi ti si kandidat ke paraqitur platformën sesi do të drejtosh AP. Unë me 18 nëntor, kam dërguar 34 firma deputetësh të 3 grupeve parlamentare. Isha kandidat i vetëm për AP që rrinte në sirtar të Kuvendit, vitin 4 i ra mendja mazhorancës ta kalonte për votim.
    Trupi më i madhhi PD është që të deklarojë publikisht Berisha që duhet të votohet kandidati antikomunist, ndërsa grupi i PD ka bërë marrëveshje të fshehtë me grupin e PS për të zgjedhur Endri Shabanin. Nëse nesër zgjedhin Endri Shabanin jo i tradhtuar, por është poshtëruar PD e PS. Votat e PD i kam marrë dhe sot i bëj thirrje Ramës, dil dhe prononcohu publikisht: E përkrah kandidaturën e të përndjekurve politik apo jo. Tërheqja e mbështetjes e PD nga mbështetja është marrëveshje e pistë me PS”, tha Ndregjoni.
    Pas 3 vitesh zvarritje, zgjedhja e Avokatit të Popullit pritet të marrë një zgjidhje përfundimtare ditën e nesërme në Kuvendin e Shqipërisë. Në seancë janë depozituar 6 kandidatura ndërsa PD kërkon rihapje të procesit pasi kanë shpallur dorëheqjen nga firmat që u kanë dhënë kandidatëve për mbështetje. Posti i Avokatit të Popullit po mbahet përtej mandatit nga Erinda Ballanca.

  • Ndoj: Pretendimi se Avokati i Popullit i takon opozitës nuk qëndron, PS nuk ka dhënë dakordësi

    Ndoj: Pretendimi se Avokati i Popullit i takon opozitës nuk qëndron, PS nuk ka dhënë dakordësi

    Deputeti i Partisë Demokratike, Arian Ndoj, i ftuar në emisionin “Trialog” nën moderimin e Alba Nishanit, tha se pretendimi i Partisë Socialiste për t’ia lënë opozitës zgjedhjen e Avokatit të Popullit për të është i pavërtetë.
    Sipas Ndojit, praktika parlamentare ka përcaktuar që opozita të ketë në dorë dy institucione kushtetuese, por sipas tij mazhoranca nuk ka treguar vullnet real për ta respektuar këtë parim.
    “Nga praktika e mëparshme parlamentare është vendosur që opozita do marrë dy institucione kryesore kushtetuese: Avokatin e Popullit dhe Kontrollin e Lartë të Shtetit. KLSH-ja është shpesh më e rëndësishmja, sepse kontrollon drejtpërdrejt ekzekutivin në raport me veprimet e përditshme,” u shpreh Ndoj.
    Ai theksoi se ndonëse mazhoranca pretendon publikisht se po mbështet kandidatët e shpallur nga opozita per zgjedhjen e Avokatit të popullit, në realitet tha ai “nuk ka dakordësi politike”.
    “A është pozita me të njëjtin qëndrim që ne do t’ia lëmë opozitës zgjedhjen e Avokatit të Popullit? Jo! S’kanë si të jenë. E reklamojnë sikur janë me kandidaturat e opozitës, por në fakt nuk janë,” deklaroi ai.
    Deputeti shpjegoi edhe procesin formal të mbledhjes së firmave për kandidatët, duke sqaruar se ato nuk përbëjnë mbështetje politike.
    “Në procedurë, vetëm për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit deputetët mund të japin një emër me nënshkrim. Në të gjitha rastet e tjera, jemi të detyruar të bëjmë nënshkrimin e parë që ka të bëjë me mënyrën për të hyrë në garë. Pas dëgjesës publike bëhet mbështetja e dytë nga deputetët për secilin kandidat. Ka ndodhur që unë i pari t’ua kem dhënë nënshkrimet të gjithë kandidatëve që më kanë ardhur. Ne ua dhamë të gjithëve, sepse kur deputeti bën votim të fshehtë e dimë që nuk do të deklarohet publikisht; atëherë, nëse mbështet një kandidat paraprakisht, gara nuk ekziston më”, tha Ndoj.

  • Gara për Avokatin e Popullit/ Reagon Besim Ndregjoni: Sali Berisha trego që je me antikomunizmin !

    Gara për Avokatin e Popullit/ Reagon Besim Ndregjoni: Sali Berisha trego që je me antikomunizmin !

    Presidenti i Unionit të ish-të përndjekurve politikë, Besim Ndregjoni ka akuzuar ditën e sotme Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike, se po bëjnë një lojë të pistë, lidhur me kandidaturën për postin e Avokatit të Popullit.
    Në një prononcim për mediat ai ju drejtua drejtpërdrejt Sali Berishës se sot ishte dita të tregonte nëse është me antikomunistët apo është më komunistët dhe bën propagandë antikomuniste.
    “I bëjmë një thirrje doktor Berishës. Sot është dita të tregosh veten, je me antikomunizmin apo je me komunizmin dhe bën propagandë antikomunsite. PS dhe PD tju vijë turp dhe të turpëroheni para shqiptarëve që kandidoni antikomunistë për avokat populli”,- është shprehur Ndregjoni.
    Kjo deklaratë e Ndregjonit vjen pasi, Berisha deklaroi sot se është tërhequr nga proçesi i zgjedhjes së Avokatit të Popullit, duke e lënë në “mëshirën” politike të Edi Ramës kandidaturën e Ndregjonit dhe 5 kandidatëve të tjerë.
    Shumica socialiste miratoi me 9 vota pro dhe 3 kundër, listën me 6 kandidatë për postin e Avokatit të Popullit duke e kaluar kështu në seancën plenare për votim.
    Për këtë post kandidatë janë: Aranita Brahaj, Besim Ndregjoni, Adriana Kalaja, Tartar Bazaj, Skënder Haluca dhe Endrit Shabani, emrat e të cilëve do të votohen në seancën plenare të së enjtes në Kuvend .
    Ndërkohë, Komisioni skualifikoi gjithashtu nga gara 4 kandidate, me pretendimin se nuk kishin marrë firmat e mjaftueshme të deputetëve të përcaktuar në Rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutë.

  • PD tërhiqet nga votimi për Avokatin e Popullit, Berisha zbulon ‘prapaskenat’ e PS: Futi në lojë Endri Shabanin

    PD tërhiqet nga votimi për Avokatin e Popullit, Berisha zbulon ‘prapaskenat’ e PS: Futi në lojë Endri Shabanin

    Sali Berisha ka komentuar debatet për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit. Ai tha se PD do të tëriqet nga procesi i votimit.
    “Partia Demokratike është tërhequr nga procesi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.
    Deklaratën e bëri kreu i PD-së, Sali Berisha, i cili e konsideroi procesin si fars, pasi sipas tij PS futi edhe kandidatë të tjerë, siç është Endri Shabani.”, tha ai.

  • Zgjedhja e Avokatit të Popullit, PS shpërfill tërheqjen e firmave nga PD, dërgon emrat në seancë

    Zgjedhja e Avokatit të Popullit, PS shpërfill tërheqjen e firmave nga PD, dërgon emrat në seancë

    Ndonëse, opozita tërhoqi firmat e kandidatëve, mazhoranca nuk e ndryshon qasjen për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.Në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste, deputetët vendosën që emrat do të shkojnë në seancën parlamentare.
    Megjithatë, qëndrimi i të majtëve u sqarua nga Ministri për Marrëdhënien me Parlamentin Toni Gogu, i cili tha se do të zbatohet ligji.
     “Ajo që mund t’ju them unë është që shumica socialiste është kujdesur që të respektojë procesin deri në fund në detajet e ligjit dhe që të mos futet siç e keni parë ne nuk kemi mbështetur asnjë kandidat duke respektuar kandidatët që ka sjellë opozita për të respektuar traditën parlamentare. Ne do të sigurojmë që të gjitha kandidaturat që opozita ka sjellë të marrin vëmendjen e duhur procedurale”, tha Gogu.

    Sa i përket punës së parlamentit lidhur me direktivat dhe ligjet që duhet të miratohen në kuadër të procesit të integrimit, Gogu u shpreh qartë se gjatë muajve të ardhshëm, deputetët do të jenë të ngarkuar me punë.
     “Do të thotë që agjenda parlamentare duhet të përballojë një ritëm që ne nuk e kemi parë më parë. Jemi duke folur për të paktën 500 ligje, por nuk kam  një numër të saktë. Ne negociojmë me gur kilometrik. Procesi është i mirë rregulluar nga BE”, deklatoi Gogu.
    Por ai nuk harroi të komentonte dhe lëvizjet ne Partinë Demokratike. Madje për Gogun, takimet e Ervin Salianjit janë për t’u vlerësuar./vizionplus.tv