Tag: artur

  • Artur metani dje ILD, Institucioni që duhet të flasë… por i ka humbur zeri

    Artur metani dje ILD, Institucioni që duhet të flasë… por i ka humbur zeri

    Artur metani dje ILD, Institucioni që duhet të flasë… por i ka humbur zeri
    Nga av Arben Llangozi
    Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, i drejtuar nga Artur Metani, është kthyer në simbol të heshtjes, mosveprimit dhe dështimit institucional që po i hedh benzinë zjarrit të një sistemi drejtësie që tashmë perceptohet i shembur.
    Qytetarët shohin çdo ditë hetime të zvarritura, afate të shpërfillura, vendime që merren me vite, korrupsion dhe konflikte interesi që kalojnë pa asnjë shqyrtim real dhe një ILD që, në vend që të reagojë me forcën e autoritetit që i jep ligji, duket sikur ka zgjedhur të fshihet pas raporteve, procedurave dhe një heshtjeje që i bën më shumë dëm drejtësisë sesa çdo shkelje individuale.
    Kur një gjyqtar apo prokuror abuzon me pushtetin, kjo është dramë, por kur institucioni që duhet t’i mbikëqyrë ata perceptohet si i fikur, atëherë kjo është katastrofë. Iluzioni i një ILD funksional është më i rrezikshëm se mungesa e tij, sepse i jep publikut përshtypjen se ekziston një kontroll, ndërkohë që qytetarët e shohin qartë se ky kontroll nuk ndihen, nuk sheh, nuk dëgjon dhe nuk ndërhyn.
    Heshtja e ILD-së nuk është thjesht dështim administrativ, por bashkëpjesëmarrje në një sistem që lë drejtësinë të kalbet nga brenda. Reformat, premtimet dhe konferencat nuk vlejnë fare në një vend ku institucioni që duhet të jetë zemra e pastërtisë morale të drejtësisë perceptohet si institucion që nuk e lëviz asgjë.
    Qytetarët nuk kanë më durim, nuk kanë më iluzione, nuk kanë më besim, ata shohin vetëm një organ që duhet të jetë zëri i ligjit dhe etikës, por që është shndërruar në simbol të një heshtjeje të rrezikshme. Dhe derisa ILD të zgjohet, të reagojë dhe të tregojë se ekziston, drejtësia do të mbetet peng e një sistemi të çorientuar që po fundoset ndërkohë që institucioni i tij kryesor i kontrollit qëndron i pandjeshëm, i palëvizur dhe i pakompromentuar nga realiteti i hidhur që po shpërbën gjithçka rreth tij.

  • U godit për vdekje nga betonierja në punë, 36- vjeçari shqiptar baba i dy fëmijëve

    U godit për vdekje nga betonierja në punë, 36- vjeçari shqiptar baba i dy fëmijëve

    Komuniteti italian dhe shqiptar kanë nisur mbledhjen e fondeve për të ndihmuar familjen e Artur Deliut, 36-vjeçarit shqiptar që humbi jetën në një aksident gjatë punës në Pozallo të Italisë.
    Mësohet se Deliu ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Ndërkohë që familjarë të tij kanë udhëtuar nga Shqipëria për në Itali për të ndjekur procedurat.Lexo edhe :Related Posts
    Mediat raportojnë se ata po kujdesen për shërbimin mjekësor të një prej fëmijëve të 36-vjeçarit, pasi dhimbja dhe gjendja e shokut është e madhe.

    Artur Deliu u godit nga krahu mekanik i hekurit të betonierës, gjatë procesit të hedhjes së betonit në çatinë e një objekti në ndërtim, ndërsa kolegu i tij u plagos rëndë.
    Hetimet për ngjarjen tragjike po vijojnë nga autoritetet për të zbardhur dinamikën dhe kushtet e sigurisë.
    /vizionplus.tv

  • Tragjike në Itali/ Humbet jetën punëtori shqiptar (EMRI)

    Tragjike në Itali/ Humbet jetën punëtori shqiptar (EMRI)

    Pak orë pas ngjarjes tragjike të ndodhur në Pozallo (Ragussa) të Italisë, me pasojë vdekjen e një punëtori shqiptar gjatë aksidentit në punë dhe plagosjen e një të dyti, zbardhet identiteti i viktimës.
    Shqiptari që humbi jetën tragjikisht është Artur Deliu, 36 vjeç. Aksidenti ndodhi për shkak të një defekti mekanik të betonierës që po shkarkonte beton në çatinë e një objekti, ku mekanizmi i hekurt i krahut u shkëput dhe goditi dy punëtorët.
    Për fat të keq shqiptari humbi jetën dhe kolegu i tij u plagos rëndë.
    Aktualisht një aktivitet për mbledhjen e fondeve është duke u zhvilluar për të mbështetur familjen e punëtorit shqiptar Artur Deliu, i cili vdiq në një kantier ndërtimi në Corso Vittorio Veneto.
    Ai la pas një grua dhe dy fëmijë. Komuniteti i Pozzallo dhe më gjerë – është mobilizuar për të ofruar mbështetje konkrete për familjen e Artur Deliut.
    “Aktiviteti për mbledhjen e fondeve po zhvillohet në Planetmovie (Pozzallo, Ispica, Rosolini), Daniela Cartoleria Blanco Distefano (Pozzallo) dhe në Modica në Euroalimentari, Via Resistenza Partigiana, 41”, informon media italiane.

  • Tragjeke në Itali/ Humbet jetën punëtori shqiptar (EMRI)

    Tragjeke në Itali/ Humbet jetën punëtori shqiptar (EMRI)

    Pak orë pas ngjarjes tragjike të ndodhur në Pozallo (Ragussa) të Italisë, me pasojë vdekjen e një punëtori shqiptar gjatë aksidentit në punë dhe plagosjen e një të dyti, zbardhet identiteti i viktimës.
    Shqiptari që humbi jetën tragjikisht është Artur Deliu, 36 vjeç. Aksidenti ndodhi për shkak të një defekti mekanik të betonierës që po shkarkonte beton në çatinë e një objekti, ku mekanizmi i hekurt i krahut u shkëput dhe goditi dy punëtorët.
    Për fat të keq shqiptari humbi jetën dhe kolegu i tij u plagos rëndë.
    Aktualisht një aktivitet për mbledhjen e fondeve është duke u zhvilluar për të mbështetur familjen e punëtorit shqiptar Artur Deliu, i cili vdiq në një kantier ndërtimi në Corso Vittorio Veneto.
    Ai la pas një grua dhe dy fëmijë. Komuniteti i Pozzallo dhe më gjerë – është mobilizuar për të ofruar mbështetje konkrete për familjen e Artur Deliut.
    “Aktiviteti për mbledhjen e fondeve po zhvillohet në Planetmovie (Pozzallo, Ispica, Rosolini), Daniela Cartoleria Blanco Distefano (Pozzallo) dhe në Modica në Euroalimentari, Via Resistenza Partigiana, 41”, informon media italiane.

  • EMRI/ Betonierja në Itali e goditi për vdekje, zbulohet identiteti i punëtorit shqiptar! Baba i dy fëmijëve, mblidhen fonde për..

    EMRI/ Betonierja në Itali e goditi për vdekje, zbulohet identiteti i punëtorit shqiptar! Baba i dy fëmijëve, mblidhen fonde për..

    Pak orë pas ngjarjes tragjike të ndodhur në Pozallo (Ragussa) të Italisë, me pasojë vdekjen e një punëtori shqiptar gjatë aksidentit në punë dhe plagosjen e një të dyti, zbardhet identiteti i viktimës. 
    Shqiptari që humbi jetën tragjikisht është Artur Deliu, 36 vjeç. Aksidenti ndodhi për shkak të një defekti mekanik të betonierës që po shkarkonte beton në çatinë e një objekti, ku mekanizmi i hekurt i krahut u shkëput dhe goditi dy punëtorët. 
    Për fat të keq shqiptari humbi jetën dhe kolegu i tij u plagos rëndë. 
    Aktualisht një aktivitet për mbledhjen e fondeve është duke u zhvilluar për të mbështetur familjen e punëtorit shqiptar Artur Deliu, i cili vdiq në një kantier ndërtimi në Corso Vittorio Veneto. 
    Ai la pas një grua dhe dy fëmijë. Komuniteti i Pozzallo dhe më gjerë – është mobilizuar për të ofruar mbështetje konkrete për familjen e Artur Deliut. 
    “Aktiviteti për mbledhjen e fondeve po zhvillohet në Planetmovie (Pozzallo, Ispica, Rosolini), Daniela Cartoleria Blanco Distefano (Pozzallo) dhe në Modica në Euroalimentari, Via Resistenza Partigiana, 41”, informon media italiane. 
    Hetimet për rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes janë ende në proces nga autoritetet, për të vlerësuar nëse ka pasur mungesë të kushteve të sigurisë në punë. 

  • Zbardhet letra anonime e ish-prokurorit te Antidroga italiane, gazetari: Kam kërkuar shpjegime nga Rama për takimin..

    Zbardhet letra anonime e ish-prokurorit te Antidroga italiane, gazetari: Kam kërkuar shpjegime nga Rama për takimin..

    Dy emra konkretë – ai i kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe i biznesmenit të njohur Artur Shehu – janë në qendër të një letre anonime që ka mbërritur në Drejtoria Antimafia e Romës (DIA), dhe që aktualisht është nën shqyrtimin e autoriteteve italiane.
    Autori i letrës, i cili vetëidentifikohet si ish-prokuror i Vlorës, përshkruan një takim të zhvilluar në Aruba, në janar 2019, ku thuhet se kanë marrë pjesë përfaqësues të lartë të qeverisë shqiptare, përfshirë kryeministrin Rama, si dhe figura të njohura të krimit të organizuar shqiptar, mes tyre Artur Shehu.
    Sipas dokumentit anonim, që aktualisht po verifikohet nga autoritetet italiane dhe shqiptare, gjatë këtij takimi një kartel ndërkombëtar droge ka kërkuar mundësi për investime miliardëshe në Shqipëri me qëllim pastrimin e parave, dhe kërkesa është pranuar.
    Në letër përmenden gjithashtu dy persona të dyshuar si ekzekutorë të atentatit kundër gazetarit italian Sigfrido Ranucci, ndodhur pak ditë pas botimit të librit investigativ të gazetarit Nello Trocchia, “Të Pamposhturit – Mafia shqiptare”, ku përmendet për herë të parë takimi në Aruba dhe roli i Artur Shehut si figurë kyçe e botës kriminale shqiptare.
    Autoritetet italiane e konsiderojnë letrën si një pistë hetimore që po verifikohet, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ajo të jetë një tentativë për devijim të hetimeve.
    Intervista e Alba Kepi me gazetarin investigativ Nello Trocchia
    Në një intervistë ekskluzive për gazetaren Alba Kepi, gazetari italian Nello Trocchia shpjegon zhvillimet e fundit dhe rëndësinë e dokumenteve që ai ka analizuar në librin e tij.
    Nello Trocchia: “Gjithçka që unë shkruaj në libër është ajo që ka evidentuar Direzione Investigativa Antimafia. Në vitin 2019, në Aruba, është dokumentuar një takim mes një karteli kriminal me praninë e Artur Shehut dhe disa përfaqësuesve të papërcaktuar të qeverisë Rama. Kjo është provë e DIA-s. Kam kërkuar publikisht që kryeministri Edi Rama të japë shpjegime për këtë takim, por nuk kam marrë përgjigje.”
    Gazetari shton se pas atentatit ndaj Ranuccit, letra anonime përmendi pikërisht librin e tij si “shkak” për rihapjen e disa dinamikave kriminale.
    “Letra më shqetësoi. Nuk di nëse pista shqiptare lidhet me atentatin, por në të përmenden dy emra konkretë si të dyshuar. Hetimet janë në fazë fillestare dhe autoritetet po kontrollojnë çdo pistë — nga materiali shpërthyes te kamerat e sigurisë,” – tha Trocchia.
    Ai konfirmon se DIA dhe Prokuroria Antimafia e Romës kanë nisur bashkëpunimin me autoritetet shqiptare për të verifikuar informacionet dhe identitetin e autorit të letrës.
    Kush është Artur Shehu
    Sipas dokumenteve që ka analizuar gazetari italian, Artur Shehu është një personazh me ndikim në krimin ndërkombëtar shqiptar, i lidhur me rrjete trafiku dhe investime të dyshuara në Shqipëri dhe Itali. Ai jeton aktualisht në Miami, SHBA, dhe nuk ka dënime të formës së prerë.
    “Shehu ka pasur role të rëndësishme në rrjete trafiku dhe pastrimi parash. Në Vlorë ka investuar në resortin ‘Crystal’ dhe prona të tjera. Dokumentet flasin për lidhje të mundshme me figura të botës kriminale italiane,” – shpjegon Trocchia.
    Hetimet italiane ndaj njerëzve të afërt me Shehun janë mbyllur për shkak të afateve ligjore, por sipas gazetares italiane, çështja mund të rihapet nëse dalin elementë të rinj.
    “Në përgjimet e hetimit italian përmenden projekte në Vlorë, ndërhyrje në Kadastrën shqiptare dhe përpjekje për të ndikuar mbi vendimmarrjen administrative. Ishte një hetim kompleks që përfshinte edhe pista në Belgjikë, Holandë dhe SHBA,” – përfundon Trocchia.
    Autoritetet në pritje të verifikimeve
    Burime nga Antimafia italiane bëjnë të ditur se verifikimet janë në zhvillim, dhe çdo element i ri do të kërkojë bashkëpunim të ngushtë me autoritetet shqiptare.Letra anonime, libri investigativ dhe atentati ndaj gazetarit Ranucci janë aktualisht në qendër të vëmendjes së hetimeve italiane.
    Alba Kepi: Pas intervistës së fundit, kanë ndodhur disa zhvillime: atentati ndaj Sigfrido Ranuccit dhe një letër anonime që ka mbërritur në drejtimin e DIA-s së Romës, ku përmendet libri juaj “Invincibili, mafia albanese” dhe një figurë kyçe e kriminalitetit shqiptar, si Artur Shehu. Përmendet gjithashtu takimi në Aruba ku dyshohet se kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të qeverisë Rama.
    Cfarë mund të themi sot për këtë letër dhe për të gjitha ngjarjet deri tani? Publiku shqiptar është shumë i interesuar.
    Nello Trocchia: Faleminderit për vëmendjen. Pika e parë është kjo: gjithçka që unë shkruaj në libër është ajo që ka evidentuar Direzione Investigativa Antimafia.
    Në vitin 2019, në Aruba, është dokumentuar një takim mes një karteli kriminal, me praninë e Artur Shehut, dhe disa përfaqësuesve të papërcaktuar të qeverisë Rama.
    Këtë e kam botuar në libër dhe është provë e DIA-s, policia italiane më e specializuar kundër krimit të organizuar. Unë i kam kërkuar Edi Ramës të japë shpjegime: kush ishte në atë takim, çfarë dinte ai, çfarë lidhje kishte apo jo me Artur Shehun.
    Nuk kam marrë përgjigje. Jam gati t’i dëgjoj sa herë të ketë sqarime.
    Më pas ndodhi atentati i rëndë ndaj Ranuccit. Pas disa ditësh mbërriti një letër anonime, e publikuar nga gazeta Domani, e dërguar edhe në Prokurorinë Antimafia të Romës dhe DIA. Aty thuhet se libri im ka nxitur dinamika kriminale sepse kam zbuluar takimin Rama–Shehu në Aruba.
    Letra më shqetësoi. Nuk e di nëse pista shqiptare lidhet me atentatin. Në letër përmenden edhe dy emra si ekzekutorë të mundshëm. Forcat italiane po hetojnë të gjitha pistat. Mund të jetë një gjurmë reale ose një tentativë për devijim.
    Mafia shqiptare dhe ajo italiane janë gjithnjë e më të lidhura. Marrëveshja e fundit Itali–Shqipëri e bën edhe më të domosdoshme transparencën.
    -Në letër përmendet se ajo mund të jetë shkruar nga një ish-prokuror i Vlorës. Çfarë dimë?
    Nello Trocchia: Autori thotë se ka qenë prokuror në Vlorë, ka hetuar çështje të rëndësishme dhe ka pasur probleme sigurie. Ai përmend dy emra si ekzekutorë të mundshëm, që sipas kolegut tim gazetar që publikoi letrën, janë të njohur për autoritetet shqiptare.
    Hetimi është në fazë fillestare: verifikohen kamerat e sigurisë, mjetet e përdorura, materiali shpërthyes, ai që është përdorur për bombën artizanale, krahasimet me atentate të tjera të mafias romane. Ende nuk ka pistë kryesore.
    -A ka nisur bashkëpunimi mes autoriteteve italiane dhe shqiptare për këtë letër?
    Nello Trocchia: Po, besoj se po. Është praktikë normale kur përmenden emra konkretë nga vende të ndryshme. Pika e parë që verifikohet është: këta persona janë o ishin në burg apo të lirë kur ndodhi atentati?
    -Ju flisni shpesh për rolin e Artur Shehut në botën e krimit. Kush është ai sipas dokumenteve që keni parë?
    Nello Trocchia: Artur Shehu është një figurë shumë e rëndësishme. Nuk ka dënime të mëdha të formës së prerë, jeton në Miami, e kam kontaktuar zyrtarisht për intervistë, por nuk kam marrë përgjigje.
    Ai ka kaluar pa u prekur nga konfliktet e dhunshme të viteve ’90 në Shqipëri, ka pasur role pranë botës politike dhe më pas është ngritur në nivel që ka marrëdhënie me rrjete të trafikut ndërkombëtar. Në Vlorë ka pasur investime: resorti “Crystal”, prona, dhe sipas dokumenteve, ka bashkëpunëtorë në Shqipëri. Ka pasur lidhje edhe me figura të krimit italian, sipas hetimeve të mëparshme, megjithëse nuk është dënuar në atë çështje.
    Këto tregojnë nivelin e tij të marrëdhënieve dhe ndikimit.
    -Nëse Artur Shehu jeton në SHBA, kush mund të hetojë mbi të?
    Nello Trocchia: Autoritetet italiane hetojnë për krime në territorin italian. Kur një person është jashtë vendit, si në SHBA, përfshihet bashkëpunimi ndërkombëtar. Nëse ka vepra penale në Shqipëri, është kompetencë e drejtësisë shqiptare. Por një figurë e këtij niveli kërkon bashkëpunim mes agjencive.
    Alba Kepi: Si funksionon nga pikëpamja juridike? Artur Shehu është një person që sipas dokumenteve ka akuza për trafik ndërkombëtar, pastrim parash, biznese të dyshimta. A mund ta hetojë DIA italiane apo duhet të nisë gjithçka nga Prokuroria Shqiptare?
    Nello Trocchia: Sa i përket hetimit që ka pasur mbi njerëzit e Artur Shehut, ai hetim është kryer në Itali. Procedura më pas është mbyllur, sepse kur dyshohet për një vepër penale të kryer në territorin italian, mund të hetohesh edhe nëse jeton jashtë vendit.
    Ajo ishte një hetim shumë i vështirë, sepse përfshinte persona që vepronin në nivel ndërkombëtar. Kjo do të thotë që ke nevojë për bashkëpunim me forca të tjera hetimore dhe duhet të ndjekësh pista të ndryshme njëkohësisht.
    Në atë hetim kishte disa drejtime: një segment për trafik droge, lidhur me njerëz të lidhur me Shehun, një segment për pastrim dhe investim parash në Itali për llogari të Shehut, dhe pastaj çështje që lidhen me marrëdhëniet me administratën dhe politikën në Shqipëri dhe vende të tjera europiane. Për shembull, në dosje dilnin emra avokatësh, lidhje të biznesit dhe kontakte administrative. E gjitha kjo e bënte hetimin shumë kompleks dhe e zgjaste kohën. Dhe për shkak të afateve ligjore, ai proces përfundoi me arkivim.
    Është e qartë që Shehu mund të hetohet për krime të kryera në Itali. Në atë rast ishin njerëzit e tij që po hetoheshin për investimin e parave të tij si në Itali ashtu edhe në Shqipëri.
    Në Shqipëri në përgjimet e asaj çështjeje flitej për: parkimin që do ndërtohej në Vlorë, resortin e tij,
    dhe madje flitej edhe për Kadastrën, ku duhej “bindur” disa punonjës që kundërshtonin procesin e legalizimit të tokave apo lejeve.
    Nga përgjimet ishte e qartë që kishte përpjekje për t’i bërë këta punonjës të merrnin vendime “me të mirë ose me të keq”.
    Hetimi ishte i nivelit shumë të lartë. Mbyllja e tij është fakt, por është edhe një humbje përkundrejt rëndësisë së çështjes. Duhej vazhduar, por ka kufij ligjorë të kohës dhe marrëveshje ndërkombëtare që ndikojnë në këto procese.
    Hetimet mund të rihapen nëse ka elementë të rinj, të dhëna të reja, sinjale hetimore ose vepra të reja që lidhen me atë çështje.
    Ajo që di është se kjo hetim kishte edhe pista hetimore në Belgjikë dhe në vende të tjera të Europës Qendrore, sepse këta individë lëviznin mes Shqipërisë, Miamit, vendeve të Europës, Holandës, Belgjikës dhe Italisë.

  • Gazetari italian zbulon detaje të reja: DIA amerikane ka dokumentuar praninë e Artur Shehut dhe qeverisë Rama në Aruba

    Gazetari italian zbulon detaje të reja: DIA amerikane ka dokumentuar praninë e Artur Shehut dhe qeverisë Rama në Aruba

    Dy emra konkretë, emri kryeministrit Edi Rama dhe pretendimet për lidhje të qeverisë shqiptare me krimin e organizuar shqiptar, këto janë elementet kryesore të letrës anonime që ka mbërritur në Drejtoria Antimafia e Romësdhe që sot është në fokus të autoriteteve italiane.
    Autori i letrës, i cili vetëidentifikohet si ish-prokuror i Vlorës, përshkruan skenarin e takimit të në Aruba, janar 2019, ku sipas tij kanë marrë pjesë Artur Shehu, figura të tjera të larta të botës kriminale shqiptare, si dhe përfaqësues të nivelit të lartë të qeverisë shqiptare, përfshirë Kryeministrin Edi Rama.
    Sipas letrës, karteli kërkoi mundësi për investime miliardëshe në Shqipëri për të pastruar paratë e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pretendon se kërkesat u pranuan.
    Letra përfshin po ashtu dy emra konkretë si të dyshuar për atentatin kundër gazetarit italian Sigfrido Ranucci, duke pretenduar se sulmi ndodhi vetëm një javë pasi u publikua libri investigativ i gazetarit italian Nello Trocchia, “Të Pamposhturit”, ku ekspozohet për hera të parë ky takim dhe roli i Artur Shehut si një figurë kryesore e krimit shqiptar me ndikim ndërkombëtar.
    Pretendimet e letrës janë ende nën verifikim, ndërsa autoritetet italiane dhe shqiptare po bashkëpunojnë për të verifikuar informacionin dhe identitetin e autorit anonim.
    Në këtë fokus është zhvilluar kjo intervistë e re me gazetarin investigativ italian Nello Trocchia, për të sqaruar zhvillimet e fundit dhe për të kuptuar ku ndodhen hetimet, presioni dhe dinamika kriminale në këtë çështje.
    Intervista e Alba Kepi me gazetarin investigativ Nello Trocchia
    Alba Kepi: Pas intervistës së fundit, kanë ndodhur disa zhvillime: atentati ndaj Sigfrido Ranuccit dhe një letër anonime që ka mbërritur në drejtimin e DIA-s së Romës, ku përmendet libri juaj “Invincibili, mafia albanese” dhe një figurë kyçe e kriminalitetit shqiptar, si Artur Shehu. Përmendet gjithashtu takimi në Aruba ku dyshohet se kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të qeverisë Rama.
    Cfarë mund të themi sot për këtë letër dhe për të gjitha ngjarjet deri tani? Publiku shqiptar është shumë i interesuar.
    Nello Trocchia: Faleminderit për vëmendjen. Pika e parë është kjo: gjithçka që unë shkruaj në libër është ajo që ka evidentuar Direzione Investigativa Antimafia.
    Në vitin 2019, në Aruba, është dokumentuar një takim mes një karteli kriminal, me praninë e Artur Shehut, dhe disa përfaqësuesve të papërcaktuar të qeverisë Rama.
    Këtë e kam botuar në libër dhe është provë e DIA-s, policia italiane më e specializuar kundër krimit të organizuar. Unë i kam kërkuar Edi Ramës të japë shpjegime: kush ishte në atë takim, çfarë dinte ai, çfarë lidhje kishte apo jo me Artur Shehun.
    Nuk kam marrë përgjigje. Jam gati t’i dëgjoj sa herë të ketë sqarime.
    Më pas ndodhi atentati i rëndë ndaj Ranuccit. Pas disa ditësh mbërriti një letër anonime, e publikuar nga gazeta Domani, e dërguar edhe në Prokurorinë Antimafia të Romës dhe DIA. Aty thuhet se libri im ka nxitur dinamika kriminale sepse kam zbuluar takimin Rama–Shehu në Aruba.
    Letra më shqetësoi. Nuk e di nëse pista shqiptare lidhet me atentatin. Në letër përmenden edhe dy emra si ekzekutorë të mundshëm. Forcat italiane po hetojnë të gjitha pistat. Mund të jetë një gjurmë reale ose një tentativë për devijim.
    Mafia shqiptare dhe ajo italiane janë gjithnjë e më të lidhura. Marrëveshja e fundit Itali–Shqipëri e bën edhe më të domosdoshme transparencën.
    -Në letër përmendet se ajo mund të jetë shkruar nga një ish-prokuror i Vlorës. Çfarë dimë?
    Nello Trocchia: Autori thotë se ka qenë prokuror në Vlorë, ka hetuar çështje të rëndësishme dhe ka pasur probleme sigurie. Ai përmend dy emra si ekzekutorë të mundshëm, që sipas kolegut tim gazetar që publikoi letrën, janë të njohur për autoritetet shqiptare.
    Hetimi është në fazë fillestare: verifikohen kamerat e sigurisë, mjetet e përdorura, materiali shpërthyes, ai që është përdorur për bombën artizanale, krahasimet me atentate të tjera të mafias romane. Ende nuk ka pistë kryesore.
    -A ka nisur bashkëpunimi mes autoriteteve italiane dhe shqiptare për këtë letër?
    Nello Trocchia: Po, besoj se po. Është praktikë normale kur përmenden emra konkretë nga vende të ndryshme. Pika e parë që verifikohet është: këta persona janë o ishin në burg apo të lirë kur ndodhi atentati?
    Alba Kepi: Ju flisni shpesh për rolin e Artur Shehut në botën e krimit. Kush është ai sipas dokumenteve që keni parë?
    Nello Trocchia: Artur Shehu është një figurë shumë e rëndësishme. Nuk ka dënime të mëdha të formës së prerë, jeton në Miami, e kam kontaktuar zyrtarisht për intervistë, por nuk kam marrë përgjigje.
    Ai ka kaluar pa u prekur nga konfliktet e dhunshme të viteve ’90 në Shqipëri, ka pasur role pranë botës politike dhe më pas është ngritur në nivel që ka marrëdhënie me rrjete të trafikut ndërkombëtar. Në Vlorë ka pasur investime: resorti “Crystal”, prona, dhe sipas dokumenteve, ka bashkëpunëtorë në Shqipëri. Ka pasur lidhje edhe me figura të krimit italian, sipas hetimeve të mëparshme, megjithëse nuk është dënuar në atë çështje.
    Këto tregojnë nivelin e tij të marrëdhënieve dhe ndikimit.
    -Nëse Artur Shehu jeton në SHBA, kush mund të hetojë mbi të?
    Nello Trocchia: Autoritetet italiane hetojnë për krime në territorin italian. Kur një person është jashtë vendit, si në SHBA, përfshihet bashkëpunimi ndërkombëtar. Nëse ka vepra penale në Shqipëri, është kompetencë e drejtësisë shqiptare. Por një figurë e këtij niveli kërkon bashkëpunim mes agjencive.
    -Si funksionon nga pikëpamja juridike? Artur Shehu është një person që sipas dokumenteve ka akuza për trafik ndërkombëtar, pastrim parash, biznese të dyshimta. A mund ta hetojë DIA italiane apo duhet të nisë gjithçka nga Prokuroria Shqiptare?
    Nello Trocchia: Sa i përket hetimit që ka pasur mbi njerëzit e Artur Shehut, ai hetim është kryer në Itali. Procedura më pas është mbyllur, sepse kur dyshohet për një vepër penale të kryer në territorin italian, mund të hetohesh edhe nëse jeton jashtë vendit.
    Ajo ishte një hetim shumë i vështirë, sepse përfshinte persona që vepronin në nivel ndërkombëtar. Kjo do të thotë që ke nevojë për bashkëpunim me forca të tjera hetimore dhe duhet të ndjekësh pista të ndryshme njëkohësisht.
    Në atë hetim kishte disa drejtime: një segment për trafik droge, lidhur me njerëz të lidhur me Shehun, një segment për pastrim dhe investim parash në Itali për llogari të Shehut, dhe pastaj çështje që lidhen me marrëdhëniet me administratën dhe politikën në Shqipëri dhe vende të tjera europiane. Për shembull, në dosje dilnin emra avokatësh, lidhje të biznesit dhe kontakte administrative. E gjitha kjo e bënte hetimin shumë kompleks dhe e zgjaste kohën. Dhe për shkak të afateve ligjore, ai proces përfundoi me arkivim.
    Është e qartë që Shehu mund të hetohet për krime të kryera në Itali. Në atë rast ishin njerëzit e tij që po hetoheshin për investimin e parave të tij si në Itali ashtu edhe në Shqipëri.
    Në Shqipëri në përgjimet e asaj çështjeje flitej për: parkimin që do ndërtohej në Vlorë, resortin e tij,
    dhe madje flitej edhe për Kadastrën, ku duhej “bindur” disa punonjës që kundërshtonin procesin e legalizimit të tokave apo lejeve.
    Nga përgjimet ishte e qartë që kishte përpjekje për t’i bërë këta punonjës të merrnin vendime “me të mirë ose me të keq”.
    Hetimi ishte i nivelit shumë të lartë. Mbyllja e tij është fakt, por është edhe një humbje përkundrejt rëndësisë së çështjes. Duhej vazhduar, por ka kufij ligjorë të kohës dhe marrëveshje ndërkombëtare që ndikojnë në këto procese.
    Hetimet mund të rihapen nëse ka elementë të rinj, të dhëna të reja, sinjale hetimore ose vepra të reja që lidhen me atë çështje.
    Ajo që di është se kjo hetim kishte edhe pista hetimore në Belgjikë dhe në vende të tjera të Europës Qendrore, sepse këta individë lëviznin mes Shqipërisë, Miamit, vendeve të Europës, Holandës, Belgjikës dhe Italisë.

  • ‘Numër 1 burrels’! Si kalonte kokaina?-Bisedat mes Dervishajt, Alibejt dhe Hoxhosmanit: Ekuador, me paleta drush, fat leshi…

    ‘Numër 1 burrels’! Si kalonte kokaina?-Bisedat mes Dervishajt, Alibejt dhe Hoxhosmanit: Ekuador, me paleta drush, fat leshi…

    Erion Alibej, Plaren Dervishaj dhe Artur Hoxhosmani

    TIRANË-Janë zbardhur bisedat në Sky Ecc, mes anëtarëve të grupit kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës, që vepronte në vitet 2020-2021 mes Kolumbisë dhe Europës. Trafikimi i drogës bëhej duke përdorur kontejner me fruta, produkte industriale dhe produkte konsumi. Lëndë narkotike rezulton se nxirret nga pika kufitare (porti detar i Antëerp-it. Belgjikë), duke përdorur rekrutimin e personelit të sigurisë të cilët janë të punësuar brenda këtij porti.
    Episodi i parë i dokumentuar i trafikimit të këtyre ngarkesave me lëndë narkotike lidhet me atë të bashkëpunimit midis një grupi prej 7 personash. Ku mbi të tjerë spikasin emrat e Plaurent Dervishaj dhe Erion Alibej. Si edhe të Artur Hoxhosmanit, vëllait të tij Klevisit, Ermir Ndreaj, Devid Patrut si dhe Ilir Lloshit.

    “Në Shënjestër” publikoi dhe të dhëna nga dosja e SPAK ku provohet se ngarkesa me pllaka druri ardhur nga Ekuadori, që ka mbërritur më datë 29 prill në Portin e Anversës, ku pas skanimit u gjetën dy paleta me peshë totale 989 kg lëndë nartotike, i përkasin shtetasve Plaurent Dervishaj dhe Artur Hoxhosmani.
    Hoxhosmani në bisedat me bashkëpunëtorët e tij e quan veten me mburrësi, ‘Konsulli i Burrelit’.
    Artur Hoxhosmani
    Konsulli Burrelit
    Kam dalë burrelsi më i mirë
    Kurse nga Vlora ka shumë, nuk je vetëm ti.
    Po unë jam namber 1 burrels.
    Në një tjetër episod të zbardhur Plaurent Dervishaj i kërkon njërit prej bashkëbiseduesve të tij kalimin e 188 çantave me kokainë nga qyteti port i Santa Martas në Kolumbi për në portin e Anversës në Belgjikë.
    ‘Nga Santa Marta bëhet gjë për në Anversë me çanta? Po. Është super i fortë ky vëlla Po qe se ja merr mendja të jap kontaktin që të sqaroheni për më mire. Me punëtor brenda vëlla dhe me security. Vëlla këtu rri pa merak Këto janë serioz në punë dhe s’dua t’i humbas, janë shumë të saktë. Këtu të garantoj unë.’
    Në dosje zbardhet se Plaurent Dervishaj me Artur Hoxhosmanin mbajnë kontakte të vazhdueshme me njëri-tjetrin për gjatë gjithë kohës. 
    Bisedat në Sky Ecc
    Para dy javësh bëri dalje 300 copë
    Jam merzit pak, mu kap një punë ka dy ditë, 811 copë.
    U bënë 6 rrugë rresht që nuk ecin.
    Nuk po merret vesh.
    Ekuador, me paleta drush
    Po u kapën 4 ton dy ditë para, i futën të gjitha anijet në skaner.
    Po çdo gjë ishte ok, po fat leshi.
    Po kjo punë kështu e ka.
    Atë shoferin e furgonit e ka ndaluar policia.
    Bile kryesori është në burg në Spanjë.
    Mu kap ajo që të thashë në Belgjikë 811 copë.
    Ka më shumë se një muaj vëlla, e kisha me firmë, me paletë druri.
    Ndërkohë në komunikimet e tyre në Sky Ecc ata flasin edhe për sjelljen e kamionistit që do të transportonte drogën me të kaluar portin e Anversës. I cili me të parë policët e kontrollit në port dhe urdhërin e tyre për të kaluar kamionin në skaner, thuhet se hodhi në det telefonin e koduar me aplikacionin Sky Ecc. Këtu ku në skenë del gjatë bisedave edhe emri i Erion Alibej. Si edhe roli i tij në këtë episod të trafikut të kokainës nga Amerika e Jugut për në Evropë.
    Bisedat në Sky Ecc- Erion Alibej bisedon me Plaurent Dervishaj
    E kanë lënë shoferin me ik, besoj po e ruajnë.
    Tani besoj do e çojnë në kompani kutinë dhe do presin.
    Do lajmërojë shteti kompaninë që ka mall brenda.
    Se as firmës nuk i kanë komunikuar gjë.
    Mos e vrit mendjen tha se jemi zero, do e rikuperojmë shumë shpejt.

    Për grupin kriminal, në pranga kanë përfunduar Artur dhe Klevis Hoxhosmani dhe Ermir Ndreaj, ndërsa u është komunikuar masa e sigurisë “arrest me burg”, Plarent Dervishajt dhe Erion Alibejt. Nga hetimi rezultoi se ky grup ishte aktiv në vitet 2020-2021 në disa shtete europiane, përqendruar në trafikimin e kokainës dhe hashashit nga Kolumbia dhe Ekuadori drejt BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar. Droga fshihej mes konteinerëve, në paleta druri, kuti me banane ose në thasë me kakao./ZËRI

  • “U bënë 6 rrugë që nuk ecin”/ Si dështoi trafiku i 4 tonëve drogë mes Dervishajt dhe Alibejt. Zbardhen bisedat

    “U bënë 6 rrugë që nuk ecin”/ Si dështoi trafiku i 4 tonëve drogë mes Dervishajt dhe Alibejt. Zbardhen bisedat

    Emisioni “Në Shënjestër” publikoi këtë të martë detaje të reja nga dosja hetimore e SPAK për trafikun ndërkombëtar të drogës. Një hetim i nisur në vitin 2024, ku emri kryesor në përfshirjen në këtë trafik del të jetë Plaurent Dervishaj një personazh i njohur në sferën e krimit në Shqipëri, që u ekstradua nga Dubai i Emirateve të Bashkuarta Arabe, si personi kryesor i përfshirë në atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoji, në nëntorin e vitit 2019, në mbikalimin e Shkozetit.
    Ku mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku dhe u plagos rëndë miku i tij, Aleksandër Laho, i njohur si ‘Rrumi’. Por që çuditërisht fill pas këtij atentati, ai del në vitin 2020 si i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.
    Bashkë me grupin e tij të zjarrit, por edhe me të tjerë të cilët dalin për herë të parë në skenë. Të cilët siç do të shikohen edhe në episode të ndryshme përgjatë vitit 2020 të trafikimit të drogës nga Amerika e Jugut drejt Evriopës, kanë një rol kyç në këtë biznes.
    “Në Shënjestër” publikoi bisedat e dekriptuara nga platforma Sky Ecc, që ndihmuan SPAK me anë të partnerëve të tyre francezë dhe belgë, të provonin lidhjen e personazheve me trafikun ndërkombëtar të drogës përgjatë vitit 2020.
    Një zbulim që erdhi pas dërgesave të pafundme të drogës që po kapeshin në portet kryesore të Belgjikës dhe Holandës, të njohura si portet kryesore pritëse të ngarkesave të mëdha me lëndë narkotike, që merrnin rrugën transoqeanike të fshehur në kontenierë dhe më pas zbarkonin në tregun e uritur për drogë të Evropës.
    Po kush ishin këta të dy personazhe të njohur të krimit në Shqipëri, të cilët sot ndodhen pas hekurave të qelisë, fillimisht për motive të ndryshme që lidhen me aktivitetin e tyre kriminal dhe sot me një akuzë të re të shtuar si pjesëmarrës në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe bashkëpunimin në kuadër të grupit të strukturuar kriminal?
    Çfarë i lidhi ata bashkë në vitin 2020, në atë që njihet si episodi i parë i dokumentuar i bashkëpunimit të tyre në këtë trafik? Kush janë bashkëpunëtorët e tyre, te të cilët do ndalemi edhe më gjatë, që spikasin me rolin e tyre?
    Në kundër të bashkëpunimit me Europol, në funksion të operacionit ‘Aspretto’ është Prokuroria e Posaçme është informuar në lidhje me disa persona të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike të llojit kokainë në sasi të konsiderueshme nga vendet e Amerikës së Jugut drejt vendeve të BE-së, të kryer nga shtetas shqiptarë dhe të huaj.
    Trafik i cili kryhet duke përdorur kontejner me fruta, produkte industriale dhe produkte konsumi. Lëndë narkotike e cila rezulton se nxirret nga pika kufitare (porti detar i Antëerp-it. Belgjikë), duke përdorur rekrutimin e personelit të sigurisë të cilët janë të punësuar brenda këtij porti.
    Episodi i parë i dokumentuar i trafikimit të këtyre ngarkesave me lëndë narkotike lidhet me atë të bashkëpunimit midis një grupi prej 7 personash. Ku mbi të tjerë spikasin emrat e Plaurent Dervishaj dhe Erion Alibej. Si edhe të Artur Hoxhosmanit, vëllait të tij Klevisit, Ermir Ndreaj, Devid Patrut si dhe Ilir Lloshit.
    Këta të fundit emra të cilët dalin për herë të parë në skenë por që kishin një rol dominant në këtë tregti dhe luanin fije të rëndësishme, me vlera të cilat shkonin në miliona euro
    Sipas SPAK gjithçka nis me atë që njihet si episodi i parë i sekuestrimit të ngarkesës prej 852 pako kokainë me peshë totale 989.1 kg, e kapur portin e Anversës në Belgjikë.
    Një nga portet kryesore hyrëse të kokainës në Evropë që shfrytëzohet gjerësisht nga grupet kriminale shqiptare. Këtu ku në pah del edhe emri i Ermir Ndreaj, i cili duket se ka një ortakëri të ngushtë me Plaurent Dervishaj, si edhe me persona të tjerë në trafikun ndërkombëtar të drogës.
    Gjë që vihet re edhe në komunikimet e tyre të zbërthyera më pas në platformën Sky Ecc. Biseda të cilat i përkasin periudhës kohore midis muajve Mars-Qershor 2020.
    Ku në një njërën prej këtyre komunikimeve Plaurent Dervishaj i kërkon njërit prej bashkëbiseduesve të tij kalimin e 188 çantave me kokainë nga qyteti port i Santa Martas në Kolumbi për në portin e Anversës në Belgjikë.
    Këtu ku në lojë do të futej një tjetër bashkëpunëtor, tashmë i identifikuiar si Artur Hoxhosmani. Por ajo që bie në sy në bisedat që Plaurent Dervishaj zhvillon më të tijët është fakti se grupi kriminal kishte mundur të rekrutonte brenda porteve detare edhe doganierë të korruptuar të cilët do të merrnin përsipër nxjerrjen të pashqetësuar të ngarkesave me drogë.
    Madje Devishaj kujdeset me bashkëbiseduesin e tij që ky i fundit të tregohet i kujdesshëm me kontaktin që ai do t’i japë, pasi sipas tij ata janë njerëz shumë serioz në punë. Ndaj për këtë arsye nuk kërkon t’i humbasë.
    Nga Santa Marta bëhet gjë për në Anversë me çanta?
    Po. Është super i fortë ky vëlla
    Po qe se ja merr mendja të jap kontaktin që të sqaroheni për më mire.

    Me punëtor brenda vëlla dhe me security.
    Vëlla këtu rri pa merak
    Këto janë serioz në punë dhe s’dua t’i humbas, janë shumë të saktë. Këtu të garantoj unë.
    Dhe mesa duket dita kur ngarkesa e parë me drogë do kalonte portin në Kolumbi, me anë të njerëzve të tij të besuar nuk do të vonojë.
    Ku fillimisht bëhet fjalë për 300 pako me drogë.
    Komunikim ky që i përket datës 7 mars 2020.
    Por ajo që ndodh në vazhdim duket se çmend si kreun e grupit kriminal ashtu edhe bashkëpunëtorët e tij.
    Pasi më datë 30 Prill 2020, Plaurent Dervishaj i konfirmon një bashkëbiseduesi të tij, se vetëm dy ditë më parë, ngarkesa e tyre e drogës prej 811 copësh që thotë se ishte e tija, ishte sekuestruar nga policia belge.
    Dhe ajo që e kishte mërzitur edhe më shumë ishte fakti se kjo ishte e gjashta ngarkesë radhazi që po humbiste në këtë mënyrë.
    Bisedë nga ku Plaurent Dervishaj tregon edhe origjinën e drogës.
    Që sipas tij vinte nga Ekuadori.
    Ku bashkë me ngarkesën e humbur ishte arrestuar edhe shoferi i kamionit.
    Drogë që ishte fshehur në paleta druri.
    Komunikime të vazhdueshme nga ku del edhe lidhja e ngushtë e Plaurent Dervishaj me Artur Hoxhosmanin.
    Të cilët mbajnë kontakte të vazhdueshme me njëri-tjetrin për gjatë gjithë kohës, kur zhvillohet operacioni për ngarkimin e lëndës narkotike në anijen që më pas do të ankorohej në portin e Anversës në Belgjikë.
    Bisedat në Sky Ecc
    Para dy javësh bëri dalje 300 copë
    Jam merzit pak, mu kap një punë ka dy ditë, 811 copë.
    U bënë 6 rrugë rresht që nuk ecin.
    Nuk po merret vesh.
    Ekuador, me paleta drush
    Po u kapën 4 ton dy ditë para, i futën të gjitha anijet në skaner.
    Po çdo gjë ishte ok, po fat leshi.
    Po kjo punë kështu e ka.
    Atë shoferin e furgonit e ka ndaluar policia.
    Bile kryesori është në burg në Spanjë.
    Mu kap ajo që të thashë në Belgjikë 811 copë.
    Ka më shumë se një muaj vëlla, e kisha me firmë, me paletë druri.
    Po pavarësisht këtyre dështimeve të njëpasnjëshme në kalimin e drogës në Evropë, Dervishaj dhe Hoxhosmani vazhdojnë të thurin plane se si mund të gjejnë alternativa të tjera për t’u rifutur edhe njëherë fuqishëm në biznesin e lëndëve narkotike.
    Këtë duke e provuar tashmë me sasi më të vogla.
    Por njëkohësisht me ngarkesën që i është sekuestruar Plaurent Dervishajt, del se në Belgjikë është sekuestruar edhe sasia e drogës që i takonte Artur Hoxhosmanit.
    E cila ndodhej në të njëjtën ngarkesë me atë të Dervishaj, apo ‘plakut matuf’ siç ishte edhe ishte pseudonimi i tij.
    Ku bëhet fjalë për një sasi të përbashkët prej katër tonë drogë.
    Ndërkohë në komunikimet e tyre në Sky Ecc ata flasin edhe për sjelljen e kamionistit që do të transportonte drogën me të kaluar portin e Anversës.
    I cili me të parë policët e kontrollit në port dhe urdhërin e tyre për të kaluar kamionin në skaner, thuhet se hodhi në det telefonin e koduar me aplikacionin Sky Ecc.
    Këtu ku në skenë del gjatë bisedave edhe emri i Erion Alibej.
    Si edhe roli i tij në këtë episod të trafikut të kokainës nga Amerika e Jugut për në Evropë.
    Sot dëshmitar i drejtësisë.
    Bisedat në Sky Ecc
    Erion Alibej bisedon me Plaurent Dervishaj
    E kanë lënë shoferin me ik, besoj po e ruajnë.
    Tani besoj do e çojnë në kompani kutinë dhe do presin.
    Do lajmërojë shteti kompaninë që ka mall brenda.
    Se as firmës nuk i kanë komunikuar gjë.
    Mos e vrit mendjen tha se jemi zero, do e rikuperojmë shumë shpejt.
    Ku e pyet këtë të fundit nëse e kishte numrin e kontejnerit dhe se cila ngarkesë ishte sekuestruar,
    Kjo pas mësimit të lajmit të sekuestrimit të një ngarkese me 9 kuti.
    Pasi siç vetë Ndreaj thotë në komunikimin me bashkëbiseduesin e tij, atij i ishte sekuestruar një sasi prej 809 copë lënde narkotike dhe transporti i saj do bëhej me anë të një kompanie.
    Bisedat në Sky Ecc
    Ermir Ndreaj bisedon me Artur Hoxhosmanin
    A e ke dhe numrin e kontejnerit?
    Po, cila nga ato? Se janë 9 kuti.
    Te ra ndonjë punë prapë?
    Dhe mua 809 copë, me firmë.
    Kjo gjë u vërtetua më pas edhe nga organet ligjzbatuese, të cilët në kryqëzimin e provave, bisedës së zhvilluar dhe kohës së sekuestrimit të sasisë së lëndës markotike, arritën më përfundimin se Ermir Ndreaj ishte një nga porositësit e drogës që do kalonin nëpërmjet portit të Anversës, bashkë me Plaurent Dervishaj, Artur Hoxhosmanin dhe të tjerë.
    Drogë që siç thamë nuk e kaloi dot traun e portit pasi u kap nga policia vendase.
    “Në Shënjestër”, u publikuan të dhëna dhe për të tjerë koka të trafikut ndërkombëtar të drogës, të cilët bashkëpunuan me “të fortin” e Durrësit Plarent Dervishaj për të kaluar tonelata droge nga Amerika e Jugut.
    “Shumë ngarkesa të fshehura në paleta druri janë sekuestruar nga policia në Mbretërinë e Belgjikës.  Një ndër këto ngarkesa me 813 pako lëndë narkotike i përkiste edhe Ermir Ndreaj, i njohur si ‘Cinco’, ngarkesë që vinte nga Ekuadori.
    “Në Shënjestër” publikoi dhe të dhëna nga dosja e SPAK ku provohet se ngarkesa me pllaka druri ardhur nga Ekuadori, që ka mbërritur më datë 29 prill në Portin e Anversës, ku pas skanimit u gjetën dy paleta me peshë totale 989 kg lëndë nartotike, i përkasin shtetasve Plaurent Dervishaj dhe Artur Hoxhosmani.
    Ndërkohë që ka dyshime se edhe një ngarkesë tjetër e fshehur në një paletë banane, që i përket periudhës kohore 20 Maj 2020-27 Maj 2020 i përket disa shtetasve shqiptarë që kanë kryer trafik lëndësh narkotikësh në sasi të konsiderueshme, për qëllim përfitimi financiar, të cilën e kanë importuar në mënyrë të paligjshme në territorin e vendeve të BE-së.
    Por ndërkohë që kanë dështuar me sukses në kalimin e këtyre ngarkesave, grupi kriminal shqiptar nuk dorëzohet.
    Por vazhdon të jetë në kërkim të rrugëve dhe shtigjeve të reja të kalimit të drogës në Evropë.
    Siç është edhe kjo bisedë e datës 21 Qershor 2020, ku Artur Hoxhosmani merr kontakt me një person të panjohur i cili nga i shkruan se ishte i interesuar për një kompani që transportonte lëndë drusore me qëllim fshehjen dhe kalimin e një sasie të madhe droge.
    Por që nga ana e tij. Hoxhosmani, i cili sapo ka përjetuar një dështim pikërisht me transportimin e drogës nëpërmjet paletave me lëndë drusore, nuk ia sugjeron një gjë të tillë.
    Por siç thamë puna e grupit kriminal në kërkim të rrugëve të reja të transportit të drogës ka vazhduar përgjatë gjithë vitit 2020.
    Duke sulmuar njëkohësisht dy portet e rëndësishme atë të Anversës në Belgjikë dhe atë të Roterdamit në Holandë.
    Ku tashmë janë të dokumentuara, edhe nëpërmjet bisedave në Sky Ecc, sekuestrimet e kryera më datën 27 Prill 2020 në Portin e Anversës në Belgjikë dhe dy ditë më pas, më 29 Prill në portin e Roterdamit në Holandë.
    Po kështu edhe përgjatë muajit qershor dhe tetor të po këtij viti
    Hoxhosmani që në bisedat me bashkëpunëtorët e tij e quan veten me mburrësi, ‘Konsulli i Burrelit’.
    Artur Hoxhosmani
    Konsulli Burrelit
    Kam dalë burrelsi më i mirë
    Kurse nga Vlora ka shumë, nuk je vetëm ti.
    Po unë jam namber 1 burrels. / Emisioni Në Shënjestër

  • Ranucci nuk dyshon tek shqiptarët! Zbardhet letra anonime në duart e hetuesve: Gjithçka rrotullohet rreth Artur Shehut

    Ranucci nuk dyshon tek shqiptarët! Zbardhet letra anonime në duart e hetuesve: Gjithçka rrotullohet rreth Artur Shehut

    Sigfrido Ranucci

    ITALI-Më shumë se një javë nga atentati me tritol ndaj gazetarit italian Sigfrido Ranucci dhe ende nuk ka një shak apo autor. Gazetari italian Nello Trocchia ka bërë publike në një postim në Facebook se gazeta “Domani” ka zbardhur detaje të reja përmes një letre anonime, e cila ndodhet aktualisht në duart e hetuesve italianë dhe që mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes.
    Sipas Trocchia-s, letra përmend emrat e disa të dyshuarve për sulmin, si dhe referenca për mafian shqiptare. Aty thuhet se atentati nuk ishte i rastësishëm, por një mesazh për gazetarët italianë që kanë hetuar aktivitetet e Artur Shehut, një biznesmen me bazë në Miami, i dyshuar si drejtues i një organizate kriminale me lidhje me rrjetin mafioz shqiptar.
    “Sot në gazetën time Domani, kolegu Giovanni Tizian zbuloi përmbajtjen e letrës anonime që po shqyrtohet nga hetuesit. Ajo përmend emrat e sulmuesve të dyshuar dhe lidhet me udhëheqjen e mafias shqiptare. Gjithçka rrotullohet rreth biznesmenit me bazë në Miami, Artur Shehu,” shkruan Trocchi
    Autori i letrës anonime e lidh tritolin me një ngjarje tjetër: “Një javë më parë, gazetari Nello Trocchia (nga Domani, red.) botoi një libër që përshkruante një takim që qeveria shqiptare pati me kreun e bandës Shehu në ishullin e Karaibeve, Aruba (…) Libri shkaktoi mjaft bujë në Shqipëri dhe dëmtoi imazhin e Edi Ramës. Një javë pas botimit të librit, u krye sulmi ndaj Ranuccit.” 

    Ndërkohë sa i përket ngjarjes vetë gazetari italian, Sigfrido Ranucci deklaroi se mafia shqiptare nuk është pas atentatit dhe shprehet se mund të ketë të bëjë me investigime në shtete të tjera. Sipas tij ngjarja mund të ketë të bëjë me investigime në shtete të tjera.

    Mediat italiane kanë raportuar se në qendër të hetimit në lidhje me atentatin ndaj gazetarit, qëndrojnë dy emra Altin Sinomati, i arrestuar në Dubai i cili dyshohet si porositësi i vrasjes së Selavdi Shehaj, dhe Artur Shehu, i cili dyshohet si një figurë me peshë në krimin e organizuar në Shqipëri. Sipas artikujve të tyre skaku i ngjarjes lidhet me një episod të emisionit ‘Report’ të datës 21 prill 2024, me një episod të titulluar “(Hot) Spot Albanese”, mbi projektin e qendrave për emigrantët që Italia ka ngritur në Shqipëri./ZËRI