Partia Demokratike reagoi sot pas ndarjes nga jeta të 15-vjeçarit Erjon Boba, i cili humbi jetën disa ditë pas një përplasjeje me një bashkëmoshatar në Durrës.
Në një deklaratë për median drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula, e cilësoi ngjarjen një tjetër tragjedi që trondit shoqërinë dhe familjen shqiptare.
Shoqëria shqiptare gjithnjë e më shpesh viteve të fundit po përballet me dhunë dhe konflikte me pasoja fatale mes adoleshentëve. Besimi te institucionet, shkolla, policia, spitali dhe së fundmi familja, po humbet’
E ndërsa rastet e dhunës mes adoleshentëve janë rritur ndjeshëm vitet e fundit, besimi te institucionet po zbehet. Mungesa e sigurisë në shkolla dhe dështimi i strukturave shtetërore për të parandaluar konfliktet po çojnë në pasoja të rënda.
Përveç raporteve ndërkombëtare, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka pasqyruar problemet e mprehta të shkollave tona lidhur me mungesën e sigurisë, mungesën e mbështetjes për fëmijët që bullizohen e diskriminohen, mungesën e strukturave që parandalojnë konfliktet – por asgjë nuk është bërë.
Mjafton të kujtojmë se 70% e shkollave në vend nuk kanë oficer sigurie, një shifër që tregon qartë se shumë prej këtyre ngjarjeve do të ishin parandaluar, nëse shteti do të kishte zgjedhur t’i mbronte fëmijët, para se të fliste për barazi, strategji dhe reforma në letër. Por, kur e keqja nuk parandalohet, menaxhimi i saj bëhet pothuajse i pamundur, sepse dhuna sjell dhunë” tha ndër të tjera në deklaratën për median.
Konflikti mes Erjonit dhe 14-vjeçarit me inicialet M.K. nisi pas komenteve dhe ofendimeve në rrjetet sociale, të cilat vijuan edhe në shkollë. Dy adoleshentët u takuan për t’u sqaruar, por përplasja degradoi në përdorimin e thikës, ku 14-vjeçari goditi disa herë Erjonin në gjoks.
Lexo dhe: Arsimi dhe Shëndetësia drejt shkatërrimit total: Rama ul fondet për dy sektorët më jetikë të vendit
Deklarata e drejtueses së Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula:
Sot Shqipëria u zgjua me një tjetër lajm të zi. 15-vjeçari Erjon Boba humbi jetën, pasi kaloi disa ditë në koma, nga plagët e marra në konfliktin me një bashkëmoshatar në Durrës.
Edhe një bir më pak, edhe një familje e tronditur.
Siç është dhimbja e tyre e përligjur, po kaq tragjik është modeli, ku fëmijë e të rinj ushqehen, ku i forti, i dhunshmi, ai që kërcënon dhe godet, duket se triumfon gjithmonë.
Shoqëria shqiptare gjithnjë e më shpesh viteve të fundit po përballet me dhunë dhe konflikte me pasoja fatale mes adoleshentëve.
Besimi te institucionet, shkolla, policia, spitali dhe së fundmi familja, po humbet.
Pasiguria e jetës dhe vrasjet- humbja e vlerës së jetës, ka mbërthyer adoleshentët e fëmijët, që janë qëllimi dhe përkushtimi për çdo familje shqiptare, shpresa për progresin e kombit.
Ikja pa kthim e Erjonit është një tragjedi që i shtohet dhjetëra ngjarjeve fatale që kanë prekin themelet e arsimit dhe shoqërisë tonë- që kalojnë pa përgjegjësi, pa reflektim nga institucionet që duhet të mbrojnë fëmijët: nga ministria e arsimit, e Brendshmja, e deri te stafet përgjegjëse në shkolla.
Humbja e jetës së adoleshentit pas kaq shumë të ngjashmesh, ndër bashkëmoshatarë apo fëmijë, është alarm për çdo prind, revoltë për t’u ngritur, për të protestuar për sigurinë e fëmijëve në shkolla, për të cilat narkoshteti nuk afron shërbimet e duhura sipas ligjit dhe as mban përgjegjësi.
Përveç raporteve ndërkombëtare, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka pasqyruar problemet e mprehta të shkollave tona lidhur me mungesën e sigurisë, mungesën e mbështetjes për fëmijët që bullizohen e diskriminohen, mungesën e strukturave që parandalojnë konfliktet – por asgjë nuk është bërë.
Mjafton të kujtojmë se 70% e shkollave në vend nuk kanë oficer sigurie, një shifër që tregon qartë se shumë prej këtyre ngjarjeve do të ishin parandaluar, nëse shteti do të kishte zgjedhur t’i mbronte fëmijët, para se të fliste për barazi, strategji dhe reforma në letër. Por, kur e keqja nuk parandalohet, menaxhimi i saj bëhet pothuajse i pamundur, sepse dhuna sjell dhunë.
Nuk ka fjalë që mund të lehtësojë rrënimin e familjes Boba për përcjelljen e fëmijës në banesën e fundit.
Tag: arsimit
-

“Edhe një bir më pak”/ Vrasja e nxënësit 15-vjeçar, PD: Dështim i shtetit, ka braktisur arsimin
-

Ndryshime në qeveri/ Miratohet zëvendësministrja e Arsimit (EMRI)
Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Orjana Osmani është miratuar si zëvendësministre e re Arsimit.
Ajo mbante postin e zv.ministres së Arsimit dhe Sportit, por me ndryshimin e portofolit dhe kalimin e Sportit në Ministrinë e Turizmit dhe Kulturës, Osmani do jetë zëvendëse e Mirela Kumbaros për Arsimin në vend.
Vendimi është firmosur mbledhjen e sotme të qeverisë nga kryeministri Edi Rama.
Vendimi:
Lirim dhe emërim në detyrë në Ministrinë e Arsimit
Orjana Osmani lirohet nga detyra e zëvendësministres së Arsimit dhe Sportit.E njëjta emërohet zëvendësministre e Arsimit (ndryshim portofoli). -

Ndryshime në qeveri! Emërime për Arsimin dhe Agjencinë e Bregdetit, vendime edhe për sigurinë kibernetike
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-Këshilli i Ministrave ka dalë sot me disa vendime dhe emërime të reja në Ministritë e vendit. Mësohet se Xheni Beqaj është emëruar Drejtore e Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit. Në mbledhjen e sotme u vendos edhe vendos lirimi i Orjana Osmanit nga detyra e zëvendësministres së Arsimit dhe Sportit, e cila u emërua zëvendësministre e Arsimit me ndryshim portofoli.
-Emërimi i Drejtorit të ri të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit•Xheni Beqaj emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.
-Lirim dhe emërim në detyrë në Ministrinë e Arsimit•Orjana Osmani lirohet nga detyra e zëvendësministres së Arsimit dhe Sportit.•E njëjta emërohet zëvendësministre e Arsimit (ndryshim portofoli).
Po ashtu u miratuan ndryshime në inventarin e pronave shtetërore të Ministrisë së Bujqësisë, si dhe ngritja e Ekipit të Përgjigjes ndaj Emergjencave dhe Krizës së Sigurisë Kibernetike (CERT) pranë Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.
• Ndryshohen përmasat e dy pronave të kaluara në administrim të Ministrisë së Bujqësisë (numrat rendorë 27 dhe 78), sipas dokumenteve të reja teknike.
-U miratua vendimi për ngritjen e ekipit të përgjigjes ndaj emergjencave dhe krizës së Sigurisë Kibernetike.
• Pranë Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ngrihet dhe funksionon Ekipi i Përgjigjes ndaj Emergjencave dhe Krizës së Sigurisë Kibernetike (në vijim, CERT), i cili është një strukturë ad hoc, rast pas rasti, përgjegjëse për trajtimin në kohë dhe me eficiencë të emergjencave dhe të krizës së sigurisë kibernetike në Republikën e Shqipërisë. -

Ministria e Arsimit mbyll shkollën private “Rreze Drite”: Prindërve t’iu kthehen pagesat (Mister shkaqet)
shkolla rreze drite
TIRANË- Ministria e Arsimit ka urdhëruar mbylljen e menjëhershme të veprimtarisë së institucionit arsimor jopublik “Rreze Drite”, një shkollë e arsimit bazë e licencuar që prej vitit 1999. Vendimi, i cili mban firmën e zëvendësministres së Arsimit Orjana Osmani është botuar sot në Fletoren Zyrtare, ndërsa shkolla pretendon se bëhet fjalë për një keqiformim të mediave, në një reagim të shkurtër të bërë më rrjetet sociale.
Urdhri përcakton detyrime të qarta për shkollën dhe strukturat arsimore të Tiranës, me qëllim garantimin e të drejtave të nxënësve dhe administrimin korrekt të dokumentacionit shkollor. Institucioni “Rreze Drite” duhet të kthejë pagesat e prindërve për pjesën e papërfunduar të shkollimit, të përmbushë çdo detyrim financiar të mbetur dhe të pajisë çdo nxënës me dokumentacionin e domosdoshëm për transferim në një shkollë tjetër.
Në të njëjtën kohë, shkolla ka detyrimin të dorëzojë të gjithë dokumentacionin e veprimtarisë mësimore pranë Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar (ZVAP) Tiranë dhe të bashkëpunojë për ofrimin e çdo informacioni të nevojshëm derisa procesi të mbyllet tërësisht.vendimi ne fletoren zyrtare
Referuar praktikave që ndiqen në raste të tilla, ZVAP Tirana duhet të ngrejë brenda tre ditësh një grup pune që do të menaxhojë mbylljen e institucionit, të sigurojë transferimin e të gjithë nxënësve në institucione të tjera arsimore dhe të administrojë dokumentacionin pedagogjik të dorëzuar nga shkolla. Dokumentacioni më pas do të arkivohet sipas kërkesave të ligjit për arkivat.
Përveç ZVAP Tiranë, edhe Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar dhe Drejtoria Rajonale Arsimore Parauniversitare Tiranë janë ngarkuar të monitorojnë nga afër zbatimin e procedurave dhe funksionimin e grupit të punës. Urdhri parashikon se në rast të moszbatimit nga ana e institucionit, ZVAP ka të drejtë të ndërmarrë të gjitha masat administrative të përcaktuara në legjislacionin arsimor.
Në urdhërin e dhënë nga Ministria e Arsimit nuk bëhen me dije shkaqet e mbylljes së shkollës, ndërkohë që prindërit të shqetësuar ngrejnë pikëpyetje në lidhje me të ardhmen arsimore të fëmijëve të tyre, ndërsa “Rreze Drite” refuzon që të japë një sqarim për mediat. Urdhri pasi është botuar në Fletoren Zyrtare hyn në fuqi menjëherë, ndërsa zbatimi i tij i lihet në ngarkim Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit, institucioneve rregullatore të arsimit parauniversitar dhe vetë shkollës “Rreze Drite”. -

Emërim pa garë në krye të arsimit/ Besnikët e ministrave, Arta Dollani mori drejtimin e arsimit parauniversitar pa konkurrencë
Një konkurs me vetëm një kandidat. Në garën për drejtuesin e ri të sistemit arsimor parauniversitar në Shqipëri, fituesi duket se ishte i paracaktuar.
Në ditën kur arkitektja Arta Dollani u lirua nga detyra e kreut të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, ajo duhet të zhvillonte testimin me shkrim dhe intervistën në Ministrinë e Arsimit; por duke qenë e bindur për rezultatin.
Edhe kriteret e thirrjes për vakancën në Agjencinë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar lehtësonin procesin për të mos pasur kundërshtarë, pasi kandidati pretendent duhet të kishte të paktën 10 vite përvojë në drejtim të institucioneve të administratës publike. Eksperiencë që nuk i mungon Dollanit, e cila ka shërbyer edhe si drejtoreshë e trashëgimisë kulturore në kohën kur ministre e kulturës ishte Mirela Kumbaro. Ky rast nxjerr në pah se kur ministrat ndërrojnë profilin por jo statusin, marrin edhe besnikët e tyre me vete, edhe pse në fusha krejt të ndryshme.
“Qasja e ministrave për të marrë me vete ekipin personal e dëmton institucionin dhe forcon pozitën e ministrit duke demotivuar stafet teknike. Edhe shembulli i fundit i drejtueses së përgjithshme të sistemit arsimor parauniversitar që vjen nga mjedisi. Bëhet edhe në kushtet e mungesës së garës dhe në thelb shkatërron meritokracinë”, u shpreh Migen Qiraxhi.
Por modeli i Mirela Kumbaros që kaloi nga Kultura, te Mjedisi e më pas në Ministrinë e arsimit, me stafin e ngushtë të saj nuk është unik. Njësoj ka vepruar edhe paraardhësja e saj Ogerta Manastirliu që i besoi drejtimin e arsimit në Tiranë ish drejtoreshës së kujdesit shëndetësor; ndonëse rregullorja ka kusht pasjen e të paktën kategorisë “mësues i kualifikuar”.
“Edhe Manastirliu me marrjen e Ministrisë së Arsimit dhe lënien e Ministrisë së Shëndetësisë një seri drejtorësh emigruan nga sistemi shëndetësor drejt arsimit dhe kjo pamundëson rritjen hierarkike apo të bëjë karrierë një mësues”, tha Qiraxhi.
Ndërrimet e vazhdueshme në drejtim institucional sipas ekspertëve ndikojnë drejtpërsëdrejti në cilësinë e shkollave në vend me politika arsimore që nuk janë të qëndrueshme.
“Humbje të vazhdimësisë institucionale me fillimin e punës gjithmonë nga e para. I shkaktojnë një stres dhe tension të madh punonjësve ku fillimisht ata duhet të mësojnë drejtuesin e ri në situatën në të cilën ndodhet drejtoria, edhe jo të kenë një drejtor që ua njeh sfidat!”, u shpreh ai.
Ndryshimet në udhëheqjen e Ministrisë së arsimit kanë qenë me një mesatare kohëzgjatje gati çdo dy vjet ministër i ri.Top Channel
-

Buxheti 2026/ PD: Qeveria zgjedh oligarkët, jo arsimin dhe shkencën
Partia Demokratike akuzon qeverinë se po e lë arsimin dhe kërkimin shkencor jashtë prioriteteve kombëtare, duke e çuar vendin drejt një krize të thellë në dije dhe zhvillim.
Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula, deklaroi se buxheti i parashikuar për arsimin dhe shkencën për vitin 2026, në masën 2.53% të PBB-së, është tregues i neglizhencës së qeverisë ndaj brezit të ri dhe sistemit arsimor.
Sipas saj, ky financim nuk përputhet me nevojat reale të arsimit parauniversitar dhe universitar, as me rekomandimet e institucioneve ndërkombëtare. Sula kujtoi se sipas testimeve PISA, niveli i nxënësve shqiptarë ka shënuar rënie alarmante, ndërsa universitetet shqiptare mbeten jashtë çdo renditjeje ndërkombëtare për cilësi akademike.
DEKLARATA E DREJTUESES SË DEPARTAMENTIT TË ARSIMIT NË PD, LILI SULA
Buxheti për arsimin dhe shkencën, që u paraqit nga qeveria, tregon atë ç’ka ka njoftuar Partia Demokratike disa herë, se arsimi parauniversitar, arsimi i lartë dhe kërkimi shkencor, nuk konsiderohen prioritete të zhvillimit të vendit.Ndërmjet financimit të arsimit dhe edukimit dhe financimit të koncesioneve të oligarkëve, qeveria zgjedh të financojë oligarkët dhe klientët e saj.Buxheti për arsimin dhe shkencën në 2.53% të PBB-së, nuk përputhet as me rëndësinë strategjike të sektorit, as me nevojat urgjente të adresuara nga institucionet ndërkombëtare, as me ndalimin dhe zgjidhjen e krizës së sistemit parauniversitar dhe të lartë.Kujtojmë se Vlerësimet e fundit ndërkombëtare, si PISA, treguan rënien alarmante tënivelit të nxënësve tanë. Ndërkaq, universitetet tona nuk përmbushin asnjë nga treguesite cilësisë, dhe nuk arrijnë as të vlerësohen dhe as të rankohen në vlerësimet ndërkombëtare.Ligjërimi i përdorur, në ato që qeveria i konsideron prioritete 2026-2028 në arsim, tregon për papërgjeshmërinë e saj për këtë fushë me rëndësi përcaktuese për sot dhe të ardhmen e vendit. Flitet në mënyrë të përgjithshme, pa asnjë të dhënë statistikore për probleme të rënda të arsimit që kanë ardhur duke u përkeqësuar nga viti në vit, si për Rritjen e numrit të fëmijëve që ndjekin arsimin parashkollor; për reduktimin e numrit të klasave kolektive, në arsimin parauniversitar. Pretendohet të rritet numri i nxënësve që do të ndjekin arsimin e mesëm duke lënë jashtë sistemit arsimor 16% të nxënësve 15-vjeçarë, minorenë të pambrojtur ndaj papunësisë, varfërisë dhe margjinalizimit social – objektiv që nuk na largon nga anëtarësimi në BE.Me këtë financim;● Arsimi parauniversitar do të vijojë me pamundësitë e zhvillimit të cilësisë së shërbimit.● Arsimi profesional do të vijojë të mos përmbushë rolin dhe funksionet e tij.● Arsimi i lartë do të vijojë me problemet për zhvilluar këtë të mirë publike.● Studiuesit do të vijojnë të sfidohen në veprimtaritë e tyre kërkimore. Fondi për kërkimin shkencor është vetëm 0.06% e PBB-së, i pakrahasueshëm me buxhetin e vendeve të BE e shumë më i ulët krahasuar me vendet e rajonit.● Nxënësit dhe studentët do të vijojnë të përballen me vështirësitë e shkollimit dhe me ofertën arsimore më të ulët në rajon dhe më gjerë.● Mësuesit, pedagogët dhe kërkuesit do të vijojnë të kenë statusin profesional e financiar më të ultë në vend dhe në rajon.
Është e qartë se me financimin prej 2,5 % të PPB, gati 10 herë më të ulët se vendet e OECD dhe BE, qeveria nuk ka asnjë objektiv për ta nxjerrë arsimin nga gremina e të ndërmarrë reforma reale që e afrojnë me standardet europiane.Prej 13 vitesh kryeministri Rama mashtron shqiptarët për buxhetim 5% të PBB të arsimit dhe shkencës dhe sot ende nuk jemi në vlerën e buxhetimit të qeverisjes se Partisë Demokratike. Prej 13 vitesh rinia emigron për të studiuar e punuar jashtë vendit, duke i lënë bosh auditorët – qeveria mbyll sytë para plagës kombëtare të shpopullimit. Në buxhetin 2026 nuk ka asnjë plan e zë për të kthyer të rinjtë në atdhe. Qeveria vijon të gënjejë hapur për mbështetje me bursa për studentët që ndjekin degët prioritare .Arsimi është pasuria më e madhe e shoqërisë me fuqinë transformuese më të madhe e të pakrahasueshme me çdo investim tjetër dhe qeveria duhet ta kishte prioritet. Por ky buxhet dëshmon vazhdimësinë e një politike që nuk e sheh dijen si investim kombëtar.



