Tag: ancelotti

  • Carlo Ancelotti është i sigurt, zbulon ekipin që do të fitojë Premier League këtë sezon

    Carlo Ancelotti është i sigurt, zbulon ekipin që do të fitojë Premier League këtë sezon

    9 Dhjetor 2025

    18:01

    Telesport

    Në një intervistë të dhënë së fundmi, Carlo Ancelotti ka zbuluar se është një ndjekës i madh i Premier League dhe është i bindur që Arsenal do të fitojë titullin këtë sezon.
    “Cili ekip do ta fitojë Premier League? Arsenal. Unë jam një tifoz i Premier League dhe mendoj se “Topçinjtë” e kanë filluar sezonin shumë mirë. Arsenal ka një ekip të fortë dhe i qëndrueshëm”, tha Ancelotti.
    Trajneri italian gjithashtu nuk e fsheh simpatinë e tij për klubet që kanë në gjirin e tyre lojtarë brazilianë. “Sigurisht, unë mbështes Arsenalin sepse Gabriel luan atje. Por unë gjithashtu mbështes Tottenhamin për shkak të Richarlison. Unë jam përkrah lojtarëve brazilianë”, shtoi Ancelotti.

  • Ancelotti: Grupi është i vështirë, duhet ta nisim me fitore ndaj Marokut

    Ancelotti: Grupi është i vështirë, duhet ta nisim me fitore ndaj Marokut

    6 Dhjetor 2025

    12:13

    Alfred Lleshi

    Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka komentuar shortin e Botërorit 2026, ku të tijtë do të përballen me Marokun, Skocinë dhe Haitin. Ai thekson rëndësinë e nisjes së mirë: “Maroku ka bërë shumë mirë në Botërorin e fundit, në ‘Katar 2022’, ku arriti gjysmëfinalen, ndërsa Brazili u eleminua në çerekfinale”.
    Për Skocinë shtoi: “Ka një ekip shumë të fortë; do të jetë mjaft e vështirë. Duhet të përpiqemi të përfundojmë të parët në grup. Sidomos duhet të përgatitemi mirë për ndeshjen e parë, që do të jetë shumë e rëndësishme. Synimi është që t’i fitojmë të tria ndeshjet. Së pari ndaj Marokut, më e vështira, pastaj kundër dy skuadrave të tjera. Duhet të jemi të sigurt”.
    Brazili do të luajë miqësore ndaj Francës dhe Kroacisë në SHBA në mars. Për rikthimin e Neymar, i munguar prej mbi dy vitesh, Ancelotti tha: “Nëse Neymar meriton të jetë në Botëror, nëse është në formë dhe më i mirë se të tjerët, do të luajë, por nuk i detyrohem askujt”.

  • Ancelotti paralajmëron: Në Botëror vetëm kush është 100%. Kjo vlen për Neymar, por edhe Vinicius

    Ancelotti paralajmëron: Në Botëror vetëm kush është 100%. Kjo vlen për Neymar, por edhe Vinicius

    1 Dhjetor 2025

    13:09

    Alfred Lleshi

    Në një intervistë për “Esporte Record”, Carlo Ancelotti dha një mesazh të qartë për Neymar, teksa përfshiu edhe Vinicius Junior në diskutimin për listën e Brazilit në Botërorin 2026. Ai theksoi se askush nuk do të ketë trajtim të veçantë, vendi në Botëror kërkon formë të plotë sportive:
    “Për të shkuar në Botëror duhet të jesh 100%. Kemi shumë lojtarë të fortë, duhet të zgjedh ata që janë më mirë. Nuk ka të bëjë vetëm me Neymar, vlen edhe për Vinicius. Nëse ai është 90%, do të thërrisja dikë tjetër që garanton 100%, sepse konkurrenca në sulm është e madhe”.
    Që prej marrjes së drejtimit të “Seleçãos” në verë, Ancelotti nuk e ka grumbulluar Neymar, i larguar nga kombëtarja pas dëmtimit të rëndë kundër Uruguajit në tetor 2023. Sidoqoftë, italiani tha se talenti i tij “është i padiskutueshëm” dhe se ai “niset i barabartë me të tjerët”.
    Ndërkohë, Vinicius ka vlerësuar punën e trajnerit: “Me Ancelottin po ndërtojmë një identitet loje…, mundësia jonë ka ardhur”.
     

  • Ancelotti fiton Brazilin, gati rinovimi i kontratës, e “bekon” edhe italiani

    Ancelotti fiton Brazilin, gati rinovimi i kontratës, e “bekon” edhe italiani

    Që kur Carlo Ancelotti ka zbarkuar në Brazil, imazhi i Seleçaos ka ndryshuar jo pak. Pas vitesh, ku jo vetëm nuk njohin sukses, por kanë pësuar edhe humbje të renda, apo goleada si ndaj Argjentinës dhe Uruguait, me në fund Brazili duket se ka rifituar identitetin e humbur. Tekniku “azzurr” ka ndërtuar një miks shumë të bukur, një grup lojtarësh me shumë eksperiencë por dhe të rinj premtues. Mbi të gjitha peshon shumë fakti që Ancelotti, si një i huaj i parë në histori, është pranuar nga ambienti në Brazil. Impaktin e Ancelotti në ekipin përfaqësues e ka pranuar edhe Ederson:
    “Eksperienca e tij, titujt e shumë që ka fituar, mentalitetit i tij, na ka ndihmuar shumë. Me të në stol po shohim një stil të ri, një lojë më të shpejtë, por mbi të gjitha jemi bërë një ekip më kompakt në mbrojtje”, u shpreh Ederson.

    Ajo që Ancelotti ka bërë deri më tani në Brazil po pëlqehet shumë edhe nga drejtuesit e Federatës Braziliane të Futbollit, me këta të fundit që po mendojnë t’i ofrojnë një kontratë të re.
    Ancelotti firmosi pak kohë më parë një kontratë deri në 2026, pas Botërorit FIFA2026, por besimi i tyre është aq i madh tek Ancelotti sa tani po shqyrtojnë opsionin për t’i ofruar një kontratë të re deri në 2030, në mënyrë që italiani të mbyll ciklin e tij në krye të Brazilit. I pyetur mbi këtë opsion, Ancelotti u shpreh i hapur:
    “Ndihem shumë mirë këtu, nuk kam asnjë mendim tjetër në kokë përveç Brazilit. Nuk e kam me nxitim. Nëse do të gjejmë një akord do të isha i lumtur për të vijuar”, u shpreh Ancelotti.
     

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Courtois: Krahasimi Ancelotti–Xabi Alonso? Mungesë respekti, Carlo është si një baba

    Courtois: Krahasimi Ancelotti–Xabi Alonso? Mungesë respekti, Carlo është si një baba

    20 Nëntor 2025

    12:06

    Alfred Lleshi

    Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, foli hapur për disa tema të nxehta në një intervistë për “Cadena Cope”. Ai komentoi idenë e një “krize” te madrilenët: “Kur barazojmë ose humbasim, flitet gjithmonë për krizë… Kundër Liverpool-it humbja ishte e merituar, por kundër Rayo nuk luajtëm aq keq”.
    Më pas reagoi ndaj zërave për probleme me Xabi Alonson: “Nuk kam marrëdhënie të keqe me trajnerin. Disa lojtarë janë të pakënaqur kur nuk luajnë, por diskutojmë hapur. Artikujt e tillë janë të rremë, vetëm zëra”.
    I pyetur për krahasimin Ancelotti–Xabi, u shpreh: “Janë dy botë të ndryshme. Ancelotti është pothuajse figurë atërore, me karizëm unikale. Xabi është më i ri, më modern. Të dy janë trajnerë të mëdhenj. Të thuash se na mungon Carlo është mungesë respekti”.
    Courtois iu përgjigj edhe deklaratave të Yamal para “El Clásico”: “Lamine është i madh, do të bëjë histori. Emocionet të bëjnë të thuash gjëra që s’duhet, kjo është atmosfera e një klasikeje të La Liga-s”.

  • Ancelotti konfirmon: Mund të drejtoj Brazilin deri në botërorin e vitit 2030

    Ancelotti konfirmon: Mund të drejtoj Brazilin deri në botërorin e vitit 2030

    18 Nëntor 2025

    11:28

    Telesport

    Carlo Ancelotti konfirmoi se ka folur me Federatën Braziliane të Futbollit për rinovimin e kontratës së tij, e cila skadon pas Kupës së Botës 2026. Trajneri italian pranoi se ka shumë mundësi që ai të vazhdojë të drejtojë ekipin kombëtar deri në Kupën e Botës 2030.
    “Po, gjithçka është e mundur, sepse jam shumë i lumtur këtu. Tani për tani, e vetmja gjë për të cilën duhet të shqetësohem është ekipi kombëtar Brazilian dhe botërori i ardhshëm. Për të vazhduar më tej, duhen dy persona: Federata e Futbollit dhe unë”, tha trajneri italian
    Ancelotti shtoi me shaka se rinovimi duhet të bëhet para Kupës së Botës 2026, edhe për arsye financiare. “Nuk jemi me nxitim për ta bërë këtë. Ideja është të ecim përpara, nuk kam problem me këtë. E vërteta është se kontrata para Kupës së Botës është shumë më e lirë. Dhe pas Kupës së Botës, mund të jetë shumë më e shtrenjtë nëse fitojmë“, tha Ancelotti.

  • Edhe Ancelotti magjepset nga talenti i Chelsea: E ardhmja e Brazilit është e siguruar me të

    Edhe Ancelotti magjepset nga talenti i Chelsea: E ardhmja e Brazilit është e siguruar me të

    Brazili ka një “yll” të ri dhe ai është mesfushori i Chelsea, Estevao. Ai ishte protagonist në fitoren 2-0 që Brazili arriti ndaj Senegal në miqësore dy ditë më parë. 18-vjeçari, aktualisht në pronësi të Chelsea dhe i stërvitur në Palmeiras, ishte në qendër të vëmendjes pas një performance të shkëlqyer.
    Ai mori përgëzime edhe nga trajneri Carlo Ancelotti. “Është e habitshme për mua që dikush kaq i ri zotëron këtë lloj talenti. Ai është shumë i saktë në përfundimin e tij, shumë i mprehtë. Me të, e ardhmja e Brazilit është e siguruar“, deklaroi hapur trajneri italian në një konferencë për shtyp.
    “Tre lojtarët në sulm mund të krijojnë lojëra fantastike. Vinicius mund të ndërrojë pozicione me Rodrygo, ata janë mësuar me këtë. Estevao luan më hapur në të djathtë dhe është jashtëzakonisht i talentuar. Ai tregon gjëra që s’janë për moshën e tij”, shtoi më tej Ancelotti.
    Më tej, trajneri i Brazilit tha për talentin e ri: “Sigurisht, ai duhet të përmirësohet në disa gjëra, por jo në talentin e tij. Gjëja e rëndësishme është që ai është i lumtur, sepse mund të bëhet edhe më i mirë në të ardhmen. Mendoj se partneriteti Militão-Estêvão ka funksionuar shumë mirë”.

  • Ancelotti: Ëndërroj finalen Brazil-Itali në Botërorin 2026, do të ishte e mrekullueshme

    Ancelotti: Ëndërroj finalen Brazil-Itali në Botërorin 2026, do të ishte e mrekullueshme

    15 Nëntor 2025

    10:15

    Alfred Lleshi

    Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, shprehu dëshirën për një finale Brazil-Itali në Botërorin 2026. Ai tha: “Italia? Do të duhet të luftojë sërish përmes ‘play off’-eve dhe eliminatoreve të vështira. Shpresoj që të kualifikohet. Duhet të kualifikohet. Sinqerisht, mendoj se do t’ia dalë. Pastaj do të takohemi në finale. Do të ishim të gjithë të lumtur, italianët, brazilianët dhe unë veçanërisht. Emocionalisht për mua do të ishte e mrekullueshme”.
    Për Brazilin theksoi: “Është një kombëtare e mirë, shumë i mirë. Kemi veteranë të nivelit të lartë dhe të rinj me cilësi. Jemi të rrethuar nga një pasion i jashtëzakonshëm. Na kërkojnë ta fitojmë Botërorin dhe atë do të përpiqemi të bëjmë. Ka kaluar shumë kohë pa e fituar, prandaj brazilianët e duan me të drejtë kupën e gjashtë”.
     

  • “Allegri i thjeshton ato që të tjerët i komplikojnë. Modric, ende ndër më të mirët”

    “Allegri i thjeshton ato që të tjerët i komplikojnë. Modric, ende ndër më të mirët”

    Carlo Ancelotti, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport” ka folur për shumë tema, përfshirë edhe gjendjen e Serie A. Trajneri i Brazilit u shpreh: “Është një kampionat i bukur, i balancuar, dhe me Romën në krye, gjë që përbën surprizë. Me Gasperinin kam Wesley, këtu në stafin tim kam Juan, ish-lojtarin e Romës, me të cilin flasim shpesh për Romën. Më vjen mirë ta shoh atje lart në renditje”.
    Siç nuk mund të mungonte, Ancelotti foli edhe për Milanin, klubin e zemrës: “Po bën mirë duke përfituar nga një avantazh i madh, fakti që nuk luan në Europë, dhe nga prakticiteti i Allegrit. Max ka thjeshtuar atë që shumë të tjerë përpiqen ta komplikojnë. Nuk duhet shumë”.
    Më pas, vetëm elozhe për ish-mesfushorin e tij, Luka Modric: “Jam shumë i lumtur që po qëndron në nivele shumë të larta, gjë që për mua nuk është aspak surprizë. E dija që do të bënte mirë sepse ka objektivin e Botërorit, luan vetëm një herë në javë. Sezonin e kaluar te Reali im ishte i vetmi lojtar që nuk humbi asnjë seancë stërvitore. Si ia del? Gjenetikë dhe seriozitet, kaq. Është ende një nga mesfushorët më të mirë në qarkullim. Kam lexuar se flitet për një vit tjetër kontratë, mund të luajë në majë pa asnjë problem”.

  • “I respektoj trajnerët e mëparshëm, por me Ancelotti në kombëtare është një gjë krejt tjetër”

    “I respektoj trajnerët e mëparshëm, por me Ancelotti në kombëtare është një gjë krejt tjetër”

    13 Nëntor 2025

    8:47

    Telesport

    “Shumë gjëra kanë ndryshuar. Mënyra e të menduarit, mënyra e punës. Pa ia hequr meritat trajnerit që ishte aty atëherë, por me Ancelotti në krye të kombëtares, gjërat janë ndryshe në kombëtare“.
    Është kjo deklarata e dhënë nga portieri i kombëtares braziliane Ederson para miqësores ndaj Senegal. Sipas tij, stërvitja nën drejtimin e Carlo Ancelotti si trajner është shumë intensive: “Në nivelin më të lartë të mundshëm“.
    Pra, është një histori krejt tjetër me trajnerin italian në stol. “Është një mënyrë tjetër për të parë një trajner kaq të suksesshëm që drejton ekipin. Kjo u shton shumë lojtarëve, sjell një mentalitet më fitues“, tha Ederson.