Tag: administrata

  • Departamenti amerikan i Shtetit: Refuzoni vizat për ata që censurojnë fjalën e lirë

    Departamenti amerikan i Shtetit: Refuzoni vizat për ata që censurojnë fjalën e lirë

    Nga Efrat Lachter, FOX NEWS

    Administrata Trump raportohet se ka urdhëruar zyrtarët konsullorë amerikanë të zbatojnë kontroll më të rreptë ndaj aplikantëve për viza H-1B dhe të refuzojnë këdo që rezulton se ka marrë pjesë në “censurë ose tentativë censurimi” të fjalës së mbrojtur në Shtetet e Bashkuara, sipas një komunikimi të brendshëm të Departamentit të Shtetit.

    Reuters raportoi se direktiva, e dërguar në të gjitha misionet amerikane më 2 dhjetor, i udhëzon zyrtarët konsullorë të shqyrtojnë CV-të, profilet në LinkedIn dhe çdo informacion publikisht të disponueshëm për të përcaktuar nëse një aplikant — ose anëtarë të familjes që udhëtojnë me të — ka punuar më parë në fusha si dezinformimi, keqinformimi, moderimi i përmbajtjes, verifikimi i fakteve, përputhshmëria (compliance) apo siguria online.

    Sipas komunikimit të cituar nga Reuters, zyrtarët duhet “të ndjekin një konstatim se aplikanti është i papranueshëm” nëse zbulojnë prova se individi ka qenë “përgjegjës ose bashkëfajtor në censurimin ose tentativën për censurim të shprehjes së mbrojtur në Shtetet e Bashkuara”.

    Një politikë e re e Departamentit të Shtetit shton rolet e lidhura me të lirinë e fjalës, përfshirë verifikimin e fakteve dhe moderimin e përmbajtjes, në kriteret për refuzimin e vizave.

    Megjithëse direktiva zbatohet për të gjitha kategoritë e vizave, komunikimi kërkon kontroll të veçantë për aplikantët H-1B, sepse ata “shpesh punojnë në sektorin e teknologjisë, përfshirë kompanitë e mediave sociale ose shërbimeve financiare të përfshira në shtypjen e shprehjes së mbrojtur”. Kërkesat e verifikimit vlejnë si për aplikantët e rinj ashtu edhe për ata që aplikojnë përsëri.

    Reuters raportoi gjithashtu se komunikimi, i cili nuk ishte bërë publik më parë, i udhëzon zyrtarët konsullorë: “Duhet të eksploroni me imtësi historitë e tyre të punësimit për t’u siguruar se nuk ka pasur pjesëmarrje në aktivitete të tilla”.

    Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit i tha gazetares Gillian Turner në Fox News Channel: “Edhe pse nuk komentojmë dokumente që pretendohet se kanë rrjedhur, ta keni të qartë: Administrata e ka bërë të qartë se mbron lirinë e shprehjes së amerikanëve kundër të huajve që duan t’i censurojnë ata. Ne nuk mbështesim që të huajt të vijnë në Shtetet e Bashkuara për të punuar si censorë që u mbyllin gojën amerikanëve. Në të kaluarën, vetë Presidenti ka qenë viktimë e këtij lloj abuzimi kur kompanitë e mediave sociale bllokuan llogaritë e tij. Ai nuk dëshiron që amerikanë të tjerë të vuajnë në këtë mënyrë. Lejimi i të huajve që të udhëheqin këtë lloj censurimi do të ishte njëkohësisht fyes dhe dëmtues për popullin amerikan”.

    Ky hap vjen në një kohë kur administrata po ashpërson kritikat ndaj censurës në Europë. Zëvendëspresidenti JD Vance reagoi më 4 dhjetor ndaj raportimeve për një gjobë të mundshme të BE-së kundër X, duke shkruar në llogarinë e tij zyrtare: “Qarkullojnë thashetheme se Komisioni i BE-së do ta gjobisë X me qindra miliona dollarë për mosangazhim në censurë. BE-ja duhet të mbështesë fjalën e lirë, jo të sulmojë kompanitë amerikane për gjëra pa vlerë”.

    Duke theksuar më tej vendosmërinë e administratës për të luftuar censurën, nëndrejtoresha e Departamentit të Shtetit, Sarah Rogers, postoi një video në X duke iu përgjigjur një anëtareje të Parlamentit Europian, ku tha se po “rishihte disa komente për të cilat njerëz në Europë dhe gjithashtu në Mbretërinë e Bashkuar janë hetuar, arrestuar ose burgosur nga qeveritë e tyre vitet e fundit”, dhe listoi shembuj nga Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Suedia.

    Ajo deklaroi, ndër të tjera: “Një grua gjermane mori një dënim me burg më të ashpër se një përdhunues i dënuar, pasi ajo e quajti përdhunuesin ‘një derr i turpshëm’.”

    Në maj, Marco Rubio kërcënoi me ndalime vizash për personat që censurojnë fjalën e amerikanëve, përfshirë në rrjetet sociale, dhe sugjeroi se politika mund të synojë zyrtarë të huaj që rregullojnë kompanitë teknologjike amerikane.

    Administrata tashmë ka shtrënguar procedurat e verifikimit për vizat studentore duke udhëzuar zyrtarët të kontrollojnë aktivitetin e aplikantëve në rrjetet sociale për postime armiqësore ndaj Shteteve të Bashkuara. Presidenti Donald Trump gjithashtu vendosi tarifa të reja për vizat H-1B në shtator, si pjesë e një reforme më të gjerë të emigracionit. Kontrolli i shtuar i lidhur me censurën përfaqëson hapin më të fundit në përpjekjen e administratës për ta lidhur politikën e vizave të SHBA-së me axhendën e saj për lirinë e shprehjes.

  • Nga shtimi i ushtrisë tek “triumfi kulturor me Europën”/ Trump publikon Strategjinë e Sigurisë Kombëtare

    Nga shtimi i ushtrisë tek “triumfi kulturor me Europën”/ Trump publikon Strategjinë e Sigurisë Kombëtare

    Administrata e Presidentit Donald Trump publikoi Strategjinë e Sigurisë Kombëtare me në fokus shtimin e pranisë ushtarake në hemisferën Perëndimore, balancimin e tregtisë globale, forcimin e sigurisë kufitare dhe triumfin në luftën kulturore me Europën.
    Dokumenti shoqërohet me një parathënie ku kreu 79-vjeçar i Shtëpisë së Bardhë e përshkruan kohën e tij në detyrë si “një rivendosje të fuqishme të Amerikës në skenën botërore”. “Pas një neglizhence shumëvjeçare, Shtetet e Bashkuara do të rivendosin dhe implementojnë Doktrinën Monroe me qëllimin të rivendoset epërsia amerikane në Hemisferën Perëndimore e të mbrojmë atdheun dhe aksesin tonë në zona kyçe gjeografike në të gjithë rajonin”, theksohet aty.
    Dokumenti, i hartuar me një ton që nxjerr qartazi në pah arritjet e kësaj administrate, përfshin edhe një referencë të drejtpërdrejtë për Kosovën. Shmangia e tensioneve mes saj dhe Serbisë përshkruhet në referencën e përfshirë në kapitullin IV si një prej arritjeve që administrata pretendon se ka realizuar brenda tetë muajve të parë në detyrë.
    Edhe pse dokumenti nuk jep detaje mbi marrëveshjen e supozuar Kosovë-Serbi, përfshirja e saj në strategji tregon se administrata Trump e sheh këtë si një sukses diplomatik, që synon të forcojë pozicionin politik ndërkombëtar. Donald Trump e ka përmendur edhe në të kaluarën arritjen e një marrëveshje paqeje mes Prishtinës e Beogradit si një histori suksesi personal.
    Në dokumentin prej 33 faqesh po ashtu përmendet fakti që presidenti amerikan negocioi paqen edhe ndërmjet Kamboxhias dhe Tajlandës, atë në Kongos e Ruandës, Pakistan-Indi, Egjipt-Etiopi, Armeni-Azerbajxhan dhe luftën në Gaza.

  • SHBA: Europa rrezikon “asgjësimin”! Dokumenti i Trump zemëron anëtarët e BE-së

    SHBA: Europa rrezikon “asgjësimin”! Dokumenti i Trump zemëron anëtarët e BE-së

    Administrata e Donald Trump ka publikuar dokumentin e saj të politikës së jashtme ndaj Evropës, duke paralajmëruar se kontinenti përballet me “mundësinë e asgjësimit kulturor”.
    Në dokument thuhet se Uashingtoni do të mbështesë partitë “patriotike” që luftojnë kundër emigracionit dhe në favor të nacionalizmit.
    Dokumenti i ri prej 33 faqesh i strategjisë së sigurisë kombëtare përshkruan një Evropë të dobësuar nga politikat e emigracionit dhe sugjeron që “qëllimi i Amerikës duhet të jetë të ndihmojë Evropën të korrigjojë kursin e saj në dekadat e ardhshme”.
    Administrata Trump flet për “kultivimin e rezistencës” në favor të partive të tilla si “Reform UK” në Britani dhe “AfD” në Gjermani, një parti që është etiketuar si ekstremiste nga shërbimet e inteligjencës gjermane.
    Dokumenti e pranon se qeveritë europiane janë të mbërthyera nga pritshmëri joreale për luftën dhe se rruga e tyre politike është bërë pengesë për qetësimin e kontinentit.
     Reagimet evropiane ishin të ashpra. Ministri i Jashtëm gjerman theksoi se Berlini “nuk ka nevojë për këshilla nga asnjë vend apo parti”, duke nënvizuar se çështje të tilla si liria e shprehjes dhe organizimi i shoqërisë “nuk janë objekt diskutimi” midis aleatëve.
    Eurodeputeti italian Brando Benifei foli për një “sulm frontal ndaj BE-së”, duke e përshkruar tekstin si “krejtësisht të papranueshëm” dhe plot me “fraza ekstreme dhe tronditëse”.
    Ndërsa shefja e politikës së jashtme të BE-së thekson se SHBA-të vijojnë të mbeten një aleat i palëkundur i unionit.

    “SHBA-të janë ende aleati ynë më i madh. Nuk kemi qenë gjithmonë dakord për tema të ndryshme. Por parimi i përgjithshëm është ende aty. Ne jemi aleatët më të mëdhenj dhe duhet të qëndrojmë të bashkuar”, tha ajo.
    Dokumenti i Trump e bën të qartë se interesi amerikan është stabiliteti. Por e bën po aq të qartë se mënyra se si arrihet ky stabilitet ka ndryshuar. Se mjetet janë më të ashpra. Se kompromiset janë më të detyruara. Se diplomacia është më e drejtpërdrejtë.

  • Nga shtimi i ushtrisë, kufijtë, lufta ndaj drogës, deri tek “triumfi kulturor me Europën”/ Trump publikon Strategjinë e Sigurisë Kombëtare, përmendet Kosova

    Nga shtimi i ushtrisë, kufijtë, lufta ndaj drogës, deri tek “triumfi kulturor me Europën”/ Trump publikon Strategjinë e Sigurisë Kombëtare, përmendet Kosova

    Administrata e Presidentit Donald Trump publikoi Strategjinë e Sigurisë Kombëtare me në fokus shtimin e pranisë ushtarake në hemisferën Perëndimore, balancimin e tregtisë globale, forcimin e sigurisë kufitare dhe triumfin në luftën kulturore me Europën.

    Dokumenti shoqërohet me një parathënie ku kreu 79-vjeçar i Shtëpisë së Bardhë e përshkruan kohën e tij në detyrë si “një rivendosje të fuqishme të Amerikës në skenën botërore”. “Pas një neglizhence shumëvjeçare, Shtetet e Bashkuara do të rivendosin dhe implementojnë Doktrinën Monroe me qëllimin të rivendoset epërsia amerikane në Hemisferën Perëndimore e të mbrojmë atdheun dhe aksesin tonë në zona kyçe gjeografike në të gjithë rajonin”, theksohet aty.
    Dokumenti, i hartuar me një ton që nxjerr qartazi në pah arritjet e kësaj administrate, përfshin edhe një referencë të drejtpërdrejtë për Kosovën. Shmangia e tensioneve mes saj dhe Serbisë përshkruhet në referencën e përfshirë në kapitullin IV si një prej arritjeve që administrata pretendon se ka realizuar brenda tetë muajve të parë në detyrë.
    Edhe pse dokumenti nuk jep detaje mbi marrëveshjen e supozuar Kosovë-Serbi, përfshirja e saj në strategji tregon se administrata Trump e sheh këtë si një sukses diplomatik, që synon të forcojë pozicionin politik ndërkombëtar. Donald Trump e ka përmendur edhe në të kaluarën arritjen e një marrëveshje paqeje mes Prishtinës e Beogradit si një histori suksesi personal.
    Në dokumentin prej 33 faqesh po ashtu përmendet fakti që presidenti amerikan negocioi paqen edhe ndërmjet Kamboxhias dhe Tajlandës, atë në Kongos e Ruandës, Pakistan-Indi, Egjipt-Etiopi, Armeni-Azerbajxhan dhe luftën në Gaza.

    Top Channel

  • Strategjia e Sigurisë Kombëtare, Kosova renditet mes “sukseseve historike” të Donald Trump

    Strategjia e Sigurisë Kombëtare, Kosova renditet mes “sukseseve historike” të Donald Trump

    Administrata e Donald Trump ka publikuar Strategjinë e Sigurisë Kombëtare për nëntorin 2025, e shoqëruar nga një letër hyrëse ku presidenti amerikan e përshkruan periudhën e tij në detyrë si “një rikthim të fuqishëm të Amerikës në skenën botërore”. Dokumenti, i cili mbart tonin e një bilanci agresiv të arritjeve, përfshin edhe një referencë të drejtpërdrejtë ndaj Kosovës në listën e konflikteve që, sipas Trump, administrata e tij i ka “zgjidhur brenda tetë muajve”. Teksa, përmes një letre të nënshkruar nga vetë Trump, flitet për disa prej “sukseseve” të administratës amerikane në më pak se një vit drejtim të presidentit republikan. Presidenti amerikan shkruan se kur mori detyrën, SHBA-të dhe bota ndodheshin “në prag katastrofe”, por sipas tij, vendimet e shpejta të administratës ndryshuan trajektoren globale.
    Ai liston një sërë veprimesh që variojnë nga “rivendosja e kufijve sovranë të SHBA-ve”, spastrimi i ushtrisë nga “ideologjitë radikale”, investime prej 1 trilion dollarësh në Pentagon, deri te rritja “historike” e buxheteve të mbrojtjes nga aleatët e NATO-s. Ndër konfliktet që administrata e tij pretendon se ka mbyllur gjatë muajve të parë të mandatit, Trump përfshin edhe tensionet mes Kosovës dhe Serbisë. Megjithëse detajet e marrëveshjes së pretenduar Kosovë-Serbi nuk paraqiten në letër, vetë fakti që përmendet në një deklaratë presidenciale të një dokumenti strategjik e pozicionon çështjen si një nga pikat ku administrata e Trumpit kërkon të ndërtojë kapital politik ndërkombëtar. Duke e vendosur Kosovën në të njëjtin grup me disa nga konfliktet më të vështira gjeopolitike, Trump synon të japë idenë e një presidenti që arrin marrëveshje të shpejta dhe dramatike.

  • Profesori i Harvardit arrestohet nga agjentët e emigracionit në SHBA pasi qëlloi me armë zjarri pranë sinagogës

    Profesori i Harvardit arrestohet nga agjentët e emigracionit në SHBA pasi qëlloi me armë zjarri pranë sinagogës

    Autoritetet amerikane të imigracionit arrestuan këtë javë një profesor vizitor në Shkollën e Drejtësisë të Harvardit, pasi ai u akuzua për të shtënë me armë zjarri jashtë një sinagoge në Masaçusets një ditë para Yom Kippur, tha të enjten Departamenti i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së.

    Carlos Portugal Gouvea, një shtetas brazilian, u arrestua të mërkurën nga Zyra e Imigracionit dhe Doganave e SHBA-së pasi viza e tij e përkohshme jo-imigruese u revokua nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së pas asaj që administrata e Presidentit Donald Trump e quajti një “incident me të shtëna antisemite” – një përshkrim në kundërshtim me mënyrën se si autoritetet lokale e kanë përshkruar rastin.Gouvea, një profesor i asociuar në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Sao Paulos, i cili kishte dhënë mësim në Harvard gjatë semestrit të vjeshtës, ka pranuar të largohet nga vendi, tha Departamenti i Sigurisë Kombëtare.

    Përfaqësuesit e shtypit të Gouvea-s në Brazil lëshuan një deklaratë duke thënë se pasi ICE e mori për marrje në pyetje, i dha atij mundësinë të largohej vullnetarisht nga vendi, duke i lejuar atij të kthehej në Brazil që nga e enjtja.

    Arrestimi i Gouvea ndodhi ndërsa administrata Trump ushtroi presion mbi Harvardin për të arritur një marrëveshje, për të zgjidhur një mori akuzash që ka bërë kundër institucionit të Ivy League, duke përfshirë edhe atë se Harvard nuk kishte bërë mjaftueshëm për të luftuar antisemitizmin dhe për të mbrojtur studentët hebrenj në kampus.Harvard ka ngritur padi për disa nga veprimet që administrata ka ndërmarrë kundër tij, duke bërë që një gjyqtar të vendosë në shtator se administrata i kishte ndërprerë në mënyrë të paligjshme më shumë se 2 miliardë dollarë grante kërkimore të dhëna universitetit.

    Policia në Brookline, Massachusetts, arrestoi Gouvea më 1 tetor pasi iu përgjigj një raportimi për një person me armë pranë Tempullit Beth Zion në prag të festës hebraike Yom Kippur. Gouvea tha se po përdorte një armë me fishekë për të gjuajtur minj aty pranë, sipas një raporti të policisë.

    Ai arriti një marrëveshje muajin e kaluar për të zgjidhur një akuzë se kishte qëlluar në mënyrë të paligjshme me armë me fishekë, sipas së cilës do të vuante gjashtë muaj lirim me kusht para gjyqit dhe do të paguante 386.59 dollarë dëmshpërblim. Akuzat e tjera me të cilat u përball ai për prishje të rendit publik, sjellje të pahijshme dhe vandalizëm u rrëzuan si pjesë e marrëveshjes.Pavarësisht pretendimeve të administratës Trump, Tempulli Beth Zion u ka thënë më parë anëtarëve të komunitetit të tij se incidenti nuk duket se është nxitur nga antisemitizmi, një pikëpamje e ndarë nga Departamenti i Policisë së Brookline, i cili e hetoi çështjen.
    Tempulli ka thënë se policia e informoi atë se Gouvea “nuk ishte në dijeni se jetonte pranë një sinagoge dhe po qëllonte me armën e tij BB pranë saj, ose se ishte një festë fetare”.
     

  • Burime të inteligjencës amerikane kanë zbuluar se Rama e ka kthyer Shqipërinë në bazën logjistike të mafies…

    Burime të inteligjencës amerikane kanë zbuluar se Rama e ka kthyer Shqipërinë në bazën logjistike të mafies…

    Media amerikane “Washington Examiner” ka ndezur alarmin për një skandal që tejkalon kufijtë e politikës së brendshme dhe prek drejtpërdrejt sigurinë kombëtare të SHBA dhe të NATO-s. Në një analizë të gjatë, gazetari Tom Rogan ngre një pyetje të fortë: si ka mundësi që administrata Trump t’i shpallë luftë totale karteleve të drogës në Amerikën Latine, ndërsa mbyll sytë para një aleati të NATO-s, Shqipërisë, e cila sipas burimeve të inteligjencës amerikane është shndërruar në strehë të sigurt të pastrimit të parave të kartelit Sinaloa? Sipas “Washington Examiner”, imazhi i Shqipërisë si një partner perëndimor i besueshëm është vetëm fasadë. Në prapaskenë, nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, vendi paraqitet si qendra kryesore e trafikut të kokainës në Europë, një bazë logjistike për mafien shqiptare dhe një portë e artë për miliarda dollarë të karteleve meksikane që riciklohen përmes ndërtimit, turizmit dhe strukturave klienteliste.
    Ja artikulli i plotë
    “Pse administrata Trump duket se është e qetë me idenë që kryeministri i një vendi aleat të NATO-s të veprojë si partner pastrimi parash për kartelin meksikan Sinaloa? Presidenti Donald Trump e ka bërë ndalimin e drogave të paligjshme që hyjnë në SHBA një prioritet të madh të mandatit të tij të dytë. Por ai duhet të pranojë se trafiku global i drogës përfshin jo vetëm armiq të hapur si diktatori venezuelas Nicolás Maduro, por edhe aleatë që në letër janë pro-amerikanë. Vëmendja kryesore kohët e fundit i është kushtuar presionit në rritje të Trump-it ndaj Maduros për rolin e tij në kontrabandimin masiv të drogës drejt SHBA. Dhe megjithëse do të ishte gabim që Trump ta rrëzonte me forcë ushtarake Maduron, ai ka autoritetin dhe të drejtën të përdorë ushtrinë kundër karteleve të drogës që operojnë brenda dhe jashtë Venezuelës. E megjithatë, nëse ai është vërtet serioz për t’i goditur kartelet, do t’i duhet të rrisë ndjeshëm presionin ndaj një aleati të veçantë të NATO-s, Shqipërisë. Nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, Shqipëria është sot kryeqendra e pakontestuar e trafikut të drogës në Europë. Mafia shqiptare përdor aksesin në portet më të mëdha të Europës dhe kontrollon tregje shumë fitimprurëse të drogës, si ai i Londrës. Ajo është e specializuar në trafikun dhe shpërndarjen e kokainës, por merret edhe me trafik armësh dhe shfrytëzimin e grave të reja për prostitucion. Grupet kriminale shqiptare përdorin dhunë ekstreme për të dominuar tregjet e krimit dhe për të shmangur forcat europiane të rendit, të cilat shpesh janë të pafuqishme. Megjithatë, edhe pse Rama shfaqet i qeshur në takime me udhëheqës të NATO-s dhe BE-së, burime të shumta amerikane të shërbimeve sekrete dhe të sigurisë i kanë thënë “Washington Examiner” se ai përfiton drejtpërdrejt nga aktivitetet e krimit të organizuar shqiptar. Ka edhe prova publike që po shtohen për përgjegjësinë e tij. Këtu hyn në lojë Luftar Hysa. Kreu i familjes kriminale Hysa në Shqipëri, Luftar Hysa paraqitet si biznesmen i njollosur dhe si bos mafie. Realiteti, sipas burimeve të shumta të shërbimeve sekrete dhe zbatimit të ligjit që kanë folur për ‘Washington Examiner’, është se ai është një nga pastruesit kryesorë të parave të kartelit Sinaloa. Karteli Sinaloa është karteli i dytë më i fuqishëm në Meksikë, i tejkaluar vetëm së fundmi nga karteli “Jalisco New Generation”. Edhe pse i përçarë nga lufta e brendshme mes ndjekësve të Joaquín “El Chapo” Guzmán-it dhe Ismael “El Mayo” Zambada García, ky kartel mbetet tepër i fuqishëm dhe me ndikim të gjerë. Ai është përgjegjës për sasi gjigante të drogës që kontrabandohen çdo vit përtej kufirit SHBA–Meksikë.
    Sinaloa
    Sinaloa ruan lidhje të ngushta edhe me figura të larta të partisë Morena të presidentes meksikane Claudia Sheinbaum. Për të pasuruar drejtuesit e tyre dhe rrjetet e korruptuara të politikës dhe sigurisë, kartelet kanë nevojë të fusin drogën në tregjet e huaja dhe të pastrojnë fitimet. Këtu hyn rëndësia e Shqipërisë. Administrata Biden praktikisht e la pas dore korrupsionin e lidhur me kartelet në Shqipëri. Por me 13 nëntor, administrata Trump njoftoi ngrirjen e aseteve të Luftar Hysës dhe katër vëllezërve të tij. Amerikanët tani ndalohen të kryejnë biznes me ta. Departamenti i Thesarit thekson se grupi kriminal Hysa ka “përdorur ndikimin e tij përmes investimeve ose kontrollit të bizneseve të ndryshme në Meksikë, përfshirë kazino dhe restorante, për të pastruar paratë e trafikut të drogës”. Në një mesazh jo shumë të fshehur për Policinë Kanadeze, njoftimi i Thesarit përmend udhëtimet e rregullta të Luftarit në Kanada dhe përfshin dy nga bizneset e tij kanadeze në listën e sanksioneve. Më tej shpjegon se:“Grupi kriminal Hysa besohet se operon me miratimin e kartelit Sinaloa, i cili kontrollon shumë nga zonat ku ky grup zhvillon aktivitetet e tij… Luftar dhe Arben Hysa kanë përdorur një entitet me bazë në Europë për t’u pasuruar duke pastruar fonde të paligjshme të trafikut të drogës. Luftari zotëron ose drejton disa kompani të përdorura nga grupi kriminal Hysa.” Cili mund të jetë ky “entitet europian”? Nuk mund të jemi të sigurt, por një takim i tetorit 2020 me kryeministrin Rama jep një ide. Në tetor të vitit 2020, Rama priti në zyrën e tij në Tiranë një takim me ndihmësin e tij politik Dorian Duçka, ish-deputetin gjerman Mark Hauptmann, Luftar Hysën dhe Besnik Lulajn. Kur identiteti i personave u bë publik dy vite më vonë, Rama deklaroi se takimi kishte të bënte me investime të ligjshme. Mirëpo, duket se Hysa nuk e mori “nuk mori udhëzimin për të qëndruar te i njëjti skenar”, sepse ai deklaroi se kishin diskutuar për një libër turizmi që po shkruante një mik britanik. Shumë raporte dhe foto të daljes së tyre nga zyra e Ramës janë fshirë, por linket e arkivuara ekzistojnë ende. Besnik Lulaj është i rëndësishëm në këtë pjesë. Qeveria dhe familja e Ramës i kanë dhënë Lulajt projekte të shumta ndërtimi shumë fitimprurëse. Por më e rëndësishme është Marina Bay, resorti dhe kazinoja e tij. Sipas gazetës El Universal, kjo kazino është një nga qendrat kryesore të pastrimit të parave të kartelit Sinaloa në Shqipëri. Për të pastruar miliarda dollarë, kartelit i duhet diversitet gjeografik. A mund të jetë Marina Bay “entiteti europian” të cilin përmend Departamenti i Thesarit? Minimalisht, është e qartë se Rama e ka lejuar Shqipërinë të bëhet një shtet i kapur nga mafia, që ofron një strehë të sigurt për disa nga kriminelët ndërkombëtarë më të rrezikshëm dhe pasuritë e tyre të paligjshme. Në rastin më të keq, ashtu si Maduro në Venezuelë, Rama është lehtësuesi kryesor i këtij aktiviteti, duke u pasuruar ai dhe aleatët e tij në këmbim të pjesës së fitimeve. Por rreziqet e tolerimit amerikan duhet të jenë të qarta. Në Amerikën Latine, trafiku masiv i drogës ka bërë që politikanët dhe zyrtarët e sigurisë të përfitojnë vetë nga ky trafik në vend që ta luftojnë. Vetëm pak njerëz shumë të guximshëm dalin kundër karteleve. Dhe si në rastin e kryebashkiakut Carlos Manzo, ata shpesh përfundojnë të vrarë. Kartelet tregojnë se si aktorët joshtetërorë po zëvendësojnë gradualisht autoritetin e shtetit me të tyrin. Administrata Trump ka shumë mjete presioni ndaj Shqipërisë, përfshirë tarifa, sanksione dhe kufizime të bashkëpunimit. Por minimalisht, SHBA-ja duhet të kërkojë menjëherë ekstradimin e familjes kriminale Hysa nga Meksika, duke i bërë të qartë presidentes Sheinbaum se kjo është një çështje me përparësi. Më pas Trump duhet t’i bëjë të ditur Ramës se, nëse nuk ndryshon kurs dhe nuk përballet me aleatët e tij të deritanishëm, pasojat nuk do t’i pëlqejnë.”

  • Sabrina Carpenter dënon përdorimin e këngës së saj nga administrata Trump: E neveritshme dhe çnjerëzore!

    Sabrina Carpenter dënon përdorimin e këngës së saj nga administrata Trump: E neveritshme dhe çnjerëzore!

    Këngëtarja amerikane Sabrina Carpenter dhe botuesi i personazhit të dashur për fëmijë, Franklin the Turtle, kanë dënuar përdorimin e muzikës dhe imazheve të tyre nga administrata e ish-presidentit Donald Trump. Carpenter reagoi në rrjetet sociale pasi kënga e saj Juno, nga albumi i vitit 2024 Short n’ Sweet, u përdor në një video që tregonte aksione të Agjencisë së Migracionit dhe Doganave të SHBA-së (ICE). Ajo e cilësoi videon “të keqe dhe të neveritshme” dhe kërkoi që muzika e saj të mos përdoret për “agjendën e tyre çnjerëzore”.
    Ndërkohë, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Abigail Jackson, iu përgjigj me një deklaratë të ashpër, duke mbrojtur politikat e deportimeve dhe duke sulmuar ata që kundërshtojnë masat.
    Po ashtu, botuesi i Franklin the Turtle, Kids Can Press, kritikoi përdorimin e imazhit të personazhit me një bazukë nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth, duke e etiketuar këtë si një përdorim të paautorizuar dhe të dhunshëm që shkel vlerat e mirëdashjes, empatisë dhe përfshirjes. Postimi i Hegseth erdhi ndërkohë që ai po përballet me kritika për një sulm të dyshuar vdekjeprurës në Karaibe.
    Ky nuk është rasti i parë: disa artistë amerikanë, përfshirë Kenny Loggins, Celine Dion dhe Beyoncé, kanë kërkuar largimin e videove që përdornin pa leje këngët e tyre. Megjithatë, disa muzikantë, si Victor Willis nga Village People, kanë mbështetur përdorimin e këngëve të tyre nga Trump në tubime politike, duke krijuar një ndarje të qartë mes mbështetësve dhe kritikëve të ish-presidentit.
    Situata ka nxitur debate mbi përdorimin e pronës intelektuale dhe ndikimin etik të muzikes dhe imazheve artistike në politikë.

  • Bisedimet për paqen, Rubio: 20% e Donetskut që e kontrollon Ukraina është “gjembi” në negociata

    Bisedimet për paqen, Rubio: 20% e Donetskut që e kontrollon Ukraina është “gjembi” në negociata

    Sekretari i Shtetit i SHBA-së Marco Rubio ka sqaruar të mërkurën se administrata aktuale amerikane nuk e konsideron realiste një qasje që përfshin mbështetje të vazhdueshme të pakufizuar për Kievin.
    “Qeveria e Shteteve të Bashkuara po punon për të zgjidhur luftën në Ukrainë dhe kërkon të ndihmojë të dy palët ndërluftuese të kapërcejnë mosmarrëveshjet e tyre, por vendimi për t’i dhënë fund armiqësive i përket Ukrainës dhe Rusisë”, tha Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio në një intervistë me Fox News.
    “Në fund të fundit, është vendimi i tyre. Nëse ata vendosin se nuk duan ta përfundojnë luftën, atëherë ajo do të vazhdojë, por ne do të vazhdojmë të përpiqemi ta përfundojmë atë”, tha Rubio.
    Sipas ministrit amerikan, administrata e Donald Trump po përpiqet të kuptojë se si Shtetet e Bashkuara mund të ndihmojnë Ukrainën dhe Rusinë të kapërcejnë mosmarrëveshjet e tyre, prandaj po zhvillon diplomaci aktive.
    “Për ta arritur këtë, ne duhet të negociojmë me të dyja palët. Ka disa njerëz të paarsyeshëm të përfshirë në këtë proces që besojnë se ne duhet të flasim vetëm me Ukrainën dhe të mos negociojmë fare me Rusinë. Megjithatë, është e pamundur të përfundojmë luftën midis Rusisë dhe Ukrainës pa negociuar me Moskën, dhe është gjithashtu e nevojshme të merret parasysh qëndrimi i Kievit”, vuri në dukje Rubio.
    Sekretari i Shtetit i SHBA-së tha gjithashtu se pika kryesore e mosmarrëveshjes në negociata është 20% e territorit të rajonit të Donjeckut që mbetet nën kontrollin e Kievit.
    “Ajo për të cilën ata nuk pajtohen vërtet tani është 20% e rajonit të Donjeckut që mbetet nën kontrollin e Ukrainës. Ne po përpiqemi të kuptojmë, dhe mendoj se kemi bërë disa përparime, se çfarë mund të pranojnë ukrainasit dhe cilat garanci sigurie për të ardhmen do t’i gjejnë të pranueshme”, tha Rubio.
    Duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën, Rubio theksoi se administrata aktuale amerikane nuk e konsideron realiste një qasje që përfshin vazhdimin e pakufizuar të mbështetjes për Kievin.
    “Disa besojnë se politika jonë duhet të jetë të vazhdojmë t’i ofrojmë Ukrainës fonde të pakufizuara në shumat që i nevojiten për aq kohë sa zgjat kjo luftë. Kjo është jorealiste dhe nuk do të ndodhë”, tha ai.
    Shefi i politikës së jashtme të SHBA-së shtoi se administrata Trump ka deklaruar prej kohësh se është e pamundur të ofrohet mbështetje në një shkallë dhe fushëveprim kaq të gjerë.

  • Lufta/ Rubio: Donetsku që e kontrollon Ukraina është “gjembi” në negociata

    Lufta/ Rubio: Donetsku që e kontrollon Ukraina është “gjembi” në negociata

    Sekretari i Shtetit i SHBA-së Marco Rubio ka sqaruar të mërkurën se administrata aktuale amerikane nuk e konsideron realiste një qasje që përfshin mbështetje të vazhdueshme të pakufizuar për Kievin.
    “Qeveria e Shteteve të Bashkuara po punon për të zgjidhur luftën në Ukrainë dhe kërkon të ndihmojë të dy palët ndërluftuese të kapërcejnë mosmarrëveshjet e tyre, por vendimi për t’i dhënë fund armiqësive i përket Ukrainës dhe Rusisë”, tha Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio në një intervistë me Fox News.
    “Në fund të fundit, është vendimi i tyre. Nëse ata vendosin se nuk duan ta përfundojnë luftën, atëherë ajo do të vazhdojë, por ne do të vazhdojmë të përpiqemi ta përfundojmë atë”, tha Rubio.
    Sipas ministrit amerikan, administrata e Donald Trump po përpiqet të kuptojë se si Shtetet e Bashkuara mund të ndihmojnë Ukrainën dhe Rusinë të kapërcejnë mosmarrëveshjet e tyre, prandaj po zhvillon diplomaci aktive.
    “Për ta arritur këtë, ne duhet të negociojmë me të dyja palët. Ka disa njerëz të paarsyeshëm të përfshirë në këtë proces që besojnë se ne duhet të flasim vetëm me Ukrainën dhe të mos negociojmë fare me Rusinë. Megjithatë, është e pamundur të përfundojmë luftën midis Rusisë dhe Ukrainës pa negociuar me Moskën, dhe është gjithashtu e nevojshme të merret parasysh qëndrimi i Kievit”, vuri në dukje Rubio.
    Sekretari i Shtetit i SHBA-së tha gjithashtu se pika kryesore e mosmarrëveshjes në negociata është 20% e territorit të rajonit të Donjeckut që mbetet nën kontrollin e Kievit.
    “Ajo për të cilën ata nuk pajtohen vërtet tani është 20% e rajonit të Donjeckut që mbetet nën kontrollin e Ukrainës. Ne po përpiqemi të kuptojmë, dhe mendoj se kemi bërë disa përparime, se çfarë mund të pranojnë ukrainasit dhe cilat garanci sigurie për të ardhmen do t’i gjejnë të pranueshme”, tha Rubio.
    Duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën, Rubio theksoi se administrata aktuale amerikane nuk e konsideron realiste një qasje që përfshin vazhdimin e pakufizuar të mbështetjes për Kievin.
    “Disa besojnë se politika jonë duhet të jetë të vazhdojmë t’i ofrojmë Ukrainës fonde të pakufizuara në shumat që i nevojiten për aq kohë sa zgjat kjo luftë. Kjo është jorealiste dhe nuk do të ndodhë”, tha ai.
    Shefi i politikës së jashtme të SHBA-së shtoi se administrata Trump ka deklaruar prej kohësh se është e pamundur të ofrohet mbështetje në një shkallë dhe fushëveprim kaq të gjerë.