Tabaku thirrje qytetarëve: Sot në protestë, ky sistem do të rrëzohet nga qëndresa e njerëzve
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku u ka bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës, duke e cilësuar pjesëmarrjen masive si një përgjigje ndaj një sistemi që, sipas saj, ushqehet nga frika, përqendrimi i pushtetit dhe interesat e një pakice. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku ngriti shqetësimin për mënyrën se si, sipas saj, janë trajtuar protestuesit gjatë dhjetë ditëve të fundit. Ajo pretendoi se qytetarët që kanë dalë në rrugët dhe sheshet e Tiranës për të shprehur kundërshtimin e tyre janë përballur me dhunë, kërcënime, arrestime dhe shpifje. “Për 10 ditë me radhë, protestuesit janë rrahur, janë sulmuar, janë kërcënuar, janë arrestuar dhe është shpifur ndaj tyre”, u shpreh ajo. Deputetja demokrate akuzoi kryeministrin Edi Rama se po nxit përçarjen mes shqiptarëve....
Burimi:
gijotina.com