Tabaku: Rama po përdor tragjedinë e Martin Canit si alibi për projektin “Smart City”
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj mënyrës se si qeveria po përdor tragjedinë e Martin Canit për të justifikuar projektin “Smart City”. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tabaku akuzon kryeministrin Edi Rama se po e shndërron dhimbjen e familjes në alibi për një projekt që, sipas saj, ngre dyshime për koston, tenderimin dhe transparencën. “Të përdorësh një tragjedi për të justifikuar një vendimmarrje korruptive është një tragjedi e një lloji tjetër. Prej disa kohësh, Kryeministri po përdor tragjedinë e Martin Canit si alibi për projektin “Smart City”. Po përdor dhimbjen e një familjeje, së cilës qeveria nuk pati guximin as t’i trokiste një herë të vetme në derë. Të njëjtës familje i mbyllen veshët kur kërkon një përkujtimore për djalin e...
Burimi:
gijotina.com