Tabaku: Pse bizneset mbështesin protestën e studentëve

Tabaku: Pse bizneset mbështesin protestën e studentëve

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e ka cilësuar mbështetjen e bizneseve për protestën e studentëve si shprehje të pakënaqësisë ekonomike që, sipas saj, prek sipërmarrjet, shtresën e mesme dhe familjet shqiptare. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku u ndal te tabelat me mbishkrimin “Jemi me ju!”, të vendosura, siç tha ajo, në hyrje të shumë bizneseve. Sipas deputetes, ky mesazh shkon përtej solidarizimit me studentët dhe pasqyron shqetësime të përditshme për gjendjen e ekonomisë. Tabaku tha se bizneset po përballen me më pak klientë dhe rënie të xhiros. Ajo pretendoi se rritja e taksave, përfshirë ato që lidhen me buxhetin e ardhshëm, rëndon mbi biznesin e mesëm dhe njerëzit e punës. “Mllefi i kësaj proteste është dhe një mllef ekonomik”, u...