Tabaku për progres-raportin: Nuk ka fonde të BE-së pa institucione dhe pa vlerat e BE-së

Tabaku për progres-raportin: Nuk ka fonde të BE-së pa institucione dhe pa vlerat e BE-së

Nënkryetarja e Komitetit të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE, Jorida Tabaku, ka komentuar progres-raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë, duke theksuar se dokumenti evidenton problematika serioze që lidhen me korrupsionin, funksionimin e institucioneve, lirinë e medias dhe shtetin e së drejtës. Sipas saj, raporti kërkon më shumë Evropë dhe një ndryshim rrënjësor në mënyrën se si funksionon shteti shqiptar. Tabaku u ndal veçanërisht te çështja e fondeve evropiane dhe standardeve që kërkohen për përfitimin e tyre. “Nuk ka fonde të BE-së pa institucione dhe pa vlerat e BE-së. IPARD është shembulli më i mirë i kësaj”, u shpreh ajo. Sipas Tabakut, progres-raporti shpreh qartë shqetësimet për korrupsionin dhe mungesën e vullnetit politik për ta luftuar atë në mënyrë efektive. “Për çështjet e korrupsionit, qeveria ka vullnetin politik për...