Tabaku nga blloku i Sigurisë: 250 të mitur mes të arrestuarve dhe të shoqëruarve

Tabaku nga blloku i Sigurisë: 250 të mitur mes të arrestuarve dhe të shoqëruarve

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, tha sot nga blloku i Sigurisë se 250 të mitur janë mes mbi 1 mijë të rinjve të arrestuar ose të shoqëruar nga policia gjatë nëntë ditëve të protestave në Tiranë. “Mbi 1 mijë të rinj janë arrestuar dhe shoqëruar gjatë këtyre nëntë ditëve të protestave. Mes tyre, 250 janë të mitur, të cilët nuk janë kursyer nga dhuna, goditjet dhe tërheqjet me forcë, edhe pasi është konstatuar se ishin të mitur. Ata janë të rinj që po kërkojnë një Shqipëri ndryshe. “Sot takova dy 14-vjeçarë, të cilët thjesht ndodheshin në një cep të protestës, pa ushtruar dhunë dhe me duart në xhepa, por as ata nuk u kursyen. Madje, i pyesin se përse protestojnë! Të rinjtë sot protestojnë...