Tabaku: Ligji i Investimeve Strategjike është ligji i qokave për miqtë e qeverisë

Tabaku: Ligji i Investimeve Strategjike është ligji i qokave për miqtë e qeverisë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar projektligjin e ri për investimet, të hedhur për konsultim publik nga qeveria. Ajo shprehet se propozimi ndryshon emërtimin e investimeve strategjike, por ruan mekanizmat dhe përfitimet që, sipas saj, kanë favorizuar miqtë e pushtetit. “Të njëjtat zakone, por me emër të ri. Të njëjtat mekanizma, por tashmë me një emër të ri”, deklaron Tabaku, duke e cilësuar ligjin ekzistues të investimeve strategjike si “ligji i qokave për miqtë e qeverisë”. Sipas deputetes demokrate, projektligji nuk sjell ndryshim në thelb. Ajo argumenton se, përmes emërtimit “Zona të Zhvillimit Prioritar”, propozimi ruan mundësinë e përfitimit të pronave dhe aseteve publike, trajtimin e veçantë, uljen e taksave dhe favoret e parashikuara për investimet strategjike. “Investimet strategjike do të vazhdojnë, por...