Tabaku i përgjigjet Ramës: Shqipëria vuan nga një republikë e të korruptuarve
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, i është përgjigjur përmes një reagimi në rrjetin social X video-mesazhit të bërë publik nga kryeministri Edi Rama nga Rinasi. Tabaku deklaron se shqetësimi real i vendit lidhet me përqendrimin e pamasë të pushtetit dhe pasurisë në duart e zyrtarëve të korruptuar. “Shqipëria nuk vuan nga një ‘republikë prokurorësh’; ajo vuan nga një republikë e të korruptuarve që kanë grumbulluar aq shumë pushtet, pasuri dhe arrogancë, sa besojnë se ligji është vetëm për të tjerët dhe se drejtësia duhet të ndalet te dera e tyre.”, shkruajti Jorida Tabaku, deputete e Partisë Demokratike, në rrjetin social X.
Burimi:
javanews.al