Tabaku i përgjigjet MIA-s: Shfuqizoni ligjin për zonat e mbrojtura, këtë kërkon Europa dhe protestuesit

Tabaku i përgjigjet MIA-s: Shfuqizoni ligjin për zonat e mbrojtura, këtë kërkon Europa dhe protestuesit

Pasi Agjencia për Media dhe Informim e cilësoi të rremë ripostimin e deputetes demokrate Jorida Tabaku që i atribuohej kryeministrit Edi Rama, ka ardhur edhe reagimi i deputetes. Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku thekson se kërkesa e Parlamentit Europian për shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura është zyrtare dhe e qartë. “Nuk është as dezinformim, as pavërtetësi dhe nuk mund të fshihet pas zhurmës së rrjeteve sociale”. Sipas saj Shqipëria nuk ka nevojë për propagandë rreth një imazhi te rremë. Ka nevojë për përgjigje mbi faktet. Ajo i kërkon qeverisë të shfuqizojë ligjin, duke theksuar se këtë kërkojnë edhe protestuesit dhe se kjo është në interes të integrimit europian. Reagimi i Tabakut Një imazh që qarkulloi në rrjet mobilizoi menjëherë...