Tabaku: Familjet shqiptare mbyllin muajin me borxhe, qeveria e Ramës pasuron një grup të privilegjuarish
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e lidhi rritjen e kostos së jetesës me korrupsionin dhe mënyrën si shpërndahen paratë publike. Në videon e publikuar, ajo krahasoi vështirësitë e familjeve që jetojnë me pagë me përfitimet që, sipas saj, u shkojnë një rrethi të privilegjuar pranë pushtetit. Tabaku tha se fillimi i shkollës u ka shtuar familjeve shpenzime prej 11 mijë deri në 40 mijë lekësh për çdo fëmijë. Këto kosto, sipas saj, i shtohen ushqimit, qirasë, transportit dhe energjisë në një kohë kur pagat nuk po e përballojnë rritjen e çmimeve. Duke iu referuar llogaritjeve, deputetja tha se një familjeje me dy paga minimale i shkon rreth 90% e të ardhurave për ushqimet bazë dhe qiranë. Për të mbuluar shpenzimet e tjera, sipas saj,...
Burimi:
gijotina.com