T.S. Eliot, poeti që ndryshoi letërsinë moderne dhe fitoi Nobelin
T.S. Eliot, një nga figurat më të rëndësishme të letërsisë moderne, lindi më 26 shtator 1888 në St. Louis, Missouri. Poet, kritik letrar, dramaturg, redaktor dhe botues, Eliot la një gjurmë të thellë në letërsinë e shekullit XX dhe në vitin 1948 u nderua me Çmimin Nobel për Letërsinë. Thomas Stearns Eliot u arsimua në Shtetet e Bashkuara dhe më pas vazhdoi studimet në Harvard, Sorbonë dhe Universitetin e Oksfordit. Gjatë viteve të studimeve në Boston dhe Paris nisi të shkruante poezitë që më vonë do ta vendosnin në qendër të modernizmit letrar. Në vitet 1910–1911 ai shkroi disa prej veprave të tij të hershme më të rëndësishme, përfshirë “The Love Song of J. Alfred Prufrock”, “Portrait of a Lady”, “Preludes” dhe “Rhapsody on a...
Burimi:
kultplus.com