Szoboszlai: Me Mac Allister kuptohemi symbyllurazi në mesfushë, më pëlqen të luaj me të
Dominik Szoboszlai beson se partneriteti i tij në mesfushë me Alexis Mac Allister mund të sjellë sukses afatgjatë te Liverpool, pavarësisht dyshimeve të shprehura nga kritikët në fillim të sezonit. Kapiteni i Hungarisë luajti që nga fillimi krah për krah me fituesin argjentinas të Kupës së Botës, duke formuar dyshen e pozicionuar më thellë në fushë gjatë fitores 2-1 ndaj Atletico Madrid, në ndeshjen hapëse të Champions League në “Anfield”. Debati gjatë gjithë verës u përqendrua te nevoja për të afruar një “numër gjashtë” të mirëfilltë, i cili do të merrte përsipër më shumë përgjegjësi mbrojtëse. Por, kur u pyet nëse ai dhe Mac Allister mund të ishin të suksesshëm së bashku, Szoboszlai tha: “Mundemi. E kam thënë shumë herë, më pëlqen të luaj me...
Burimi:
telesport.al