Sytë nga Haga, nesër shpallet vendimi për ish-krerëve të UÇK-së, çfarë pritet të ndodhë
Pas më shumë se katër vitesh proces gjyqësor në Hagë, nesër, më 16 shtator, pritet të shpallet aktgjykimi i shkallës së parë ndaj ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të UÇK-së, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar zyrtarisht se seanca për shpalljen e vendimit do të zhvillohet të mërkurën në orën 10:00. Seanca do të jetë publike dhe do të transmetohet në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe. Katër ish-drejtuesit e UÇK-së përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë përndjekje, burgim të paligjshëm, torturë, vrasje dhe zhdukje të detyruar. Prokuroria ka kërkuar dënime me nga 45 vite burgim për secilin, ndërsa mbrojtja ka kërkuar lirimin e plotë të tyre. Tashmë sytë janë drejtuar...
Burimi:
javanews.al