SYRI TV/ Zhvlerësimi i euros fut në krizë manifakturën, prodhuesit: Qeveria të marrë masa fiskale

SYRI TV/ Zhvlerësimi i euros fut në krizë manifakturën, prodhuesit: Qeveria të marrë masa fiskale

Zhvlerësimi i euros ka futur në kolaps manifakturën, ku sektori fason është ai që po e pëson më shumë. Gjatë një takimi në Shkodër, sipërmarrës të shoqatës së Manifakturës treguan se sektori ka marrë goditje jo vetëm nga kursi i këmbimit valutor, por edhe nga rritja e kostove të prodhimit, duke sjellë pasoja të rënda në eksporte. Drejtues të manifakturës kërkuan nisma konkrete nga qeveria për të shpëtuar industrinë eksportuese të vendit. Shoqata “Manifaktura Shqiptare” ka zhvilluar në Shkodër një takim me përfaqësues të bizneseve prodhuese të qarkut. Në fokus të takimit ishin problematikat kryesore me të cilat përballet sektori, si: zhvlerësimi i euros dhe pasojat për kompanitë eksportuese, konsultimet dhe propozimet për Paketën Fiskale 2027, rritja e kostove të prodhimit, rënia e konkurrueshmërisë dhe...