SYRI TV/ Lezhë, bilanci i zjarreve gjatë verës, 2500 hektarë pyje dhe 12 banesa të shkrumbuara
Të paktën 12 banesa dhe mbi 2500 hektarë pyje, pemë frutorë apo kasolle me bagëti, janë dëmet e shkaktuara nga zjarret e verës në Lezhë. Deri më tani nuk ka pasur dëmshpërblim për të dëmtuarit, ndërsa përfaqësues të mbrojtjes civile në qarkun Lezhë tregojnë se janë ende në fazën e vlerësimit të dëmeve. Qarku i Lezhës u përball edhe këtë verë me një situatë të vështirë nga zjarret, të cilat prekën kryesisht territoret e Lezhës dhe Mirditës. Përveç sipërfaqeve të mëdha pyjore dhe pemëve frutore, flakët dogjën 12 banesa, ndërsa në disa raste u shkrumbuan edhe kasolle me bagëti brenda. Sipas të dhënave zyrtare, në të gjithë territorin e Qarkut të Lezhës zjarret kanë përshkuar rreth 2500 hektarë pyje, pjesa më e madhe e të...
Burimi:
syri.net