SYRI TV/ Fier, fermerët e misrit ankesa për prodhimin: Ky vit, rendimeti i ulët në fusha
SYRI TV Rendimeti i dobët dhe çmimi i ulët, ka bërë që fermerët që kultivuan misër në fshatrat e Fierit, të shkojnë drejt dështimit ekonomik këtë sezon. Sipas fermerëve, rreth 6 kuintalë misër për dynym është sasia minimale që e nxjerr prodhimin në pikën zero, pra mbulon kostot e prodhimit pa sjellë fitim. Akuzat për këtë situatë, fermerët i drejtojnë nga qeveria, e cila ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, ka braktisur totalisht bujqësinë në Shqipëri. Sipas tyre, rritja e kostove të prodhimit, mungesa e vaditjes dhe rendimentet e ulëta po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë sigurimin e fitimit nga kultivimi i misrit.
Burimi:
syri.net