SYRI TV/ Banorët e Marinzës protestojnë para Bankers, kërkojnë qiratë e tokave të tyre
Banorët e fshatit Marinzë kanë protestuar këtë të martë në zyrat e Bankers në terren, për të kërkuar pagesat e qirave të tokave të tyre. Disa banorë zhvilluan një takim me përfaqësues të kompanisë, por bisedimet nuk prodhuan asnjë zgjidhje, diçka që ka tensionuar situatën te banorët, të cilët kanë kërcënuar me përshkallëzim të protestave apo dhe bllokimin e puseve të naftës. Banorët e Marinzës kanë protestuar këtë të martë para zyrave të administratës së kompanisë Bankers Petroleum në terren, në fushën naftëmbajtëse të Marinzës, duke kërkuar pagesën e qirave për tokat e tyre. Protesta e kësaj të marte vjen pas dy protestave të zhvilluara më herët përpara zyrave qendrore të kompanisë në Fier. Banorët shprehen të revoltuar, pasi sipas tyre, Bankers Petroleum nuk ka...
Burimi:
syri.net