SYRI TV/ Arratisje spektakolare nga burgu grek, shqiptari realizon arratisje me skenar filmash
Një arratisje nga burgu me skenar filmash është realizuar nga një shqiptar në Greqi mbrëmjen e së premtes. 41-vjeçari nga Korça, Gentian Çipi, po dërgohej nga burgu i Nigritës drejt spitalit të qytetit. Në momentin që kanë mbërritur në spital, shokët e 41-vjeçarit janë afruar me dy automjete me fenelina policie, si të ishin njësi Komando, dhe nën kërcënimin e armëve kanë neutralizuar punonjësit e burgjeve dhe kanë marrë 41-vjeçarin për t’u larguar me shpejtësi. Njëra prej makinave u gjet mëngjesin e kësaj të shtune. Gentian Cipi rezulton kreu i një grupi kriminal që kryen trafik droge dhe veprime të dhunshme. Një arratisje spektakolare e një të burgosuri shqiptar ka tronditur Greqinë, duke u sjellë ndërmend arratisjet e Alket Rizait nga burgjet greke. 41-vjeçari shqiptar...
Burimi:
syri.net